Ekonomi

Pagat në klinikat estetike dhe spitalet private në 'lupën' e tatimeve, Malaj: Kontrolli do të fillojë së shpejti

Në fokus do të jenë rreth 10 mijë biznese që operojnë në këtë sektor, me një total prej 45 mijë të punësuarish.

F.I
Pagat në klinikat estetike dhe spitalet private në
Petrit Malaj

TIRANË-Në një konferencë për shtyp, ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se administrata tatimore do të zhvendosë vëmendjen drejt sektorëve të shërbimeve mjekësore dhe kujdesit estetik, ku janë evidentuar problematika me deklarimin e të ardhurave dhe pagave. Malaj u shpreh se ky sektor është identifikuar me risk shumë të lartë dhe kontrollet do të fillojnë muajt në vijim.

Petrit Malaj: Ne kemi vijuar me punën përsa i përket sektorëve që ne i kemi identifikuar me risk. Ka qenë sektori i turizmit, ndërtimit dhe sektori i hidrokarbureve. Këto nisma kanë dhënë rezultate konkrete, pra ndërgjegjësimi i operatorëve që operojnë në këto sektorë. Hapi i radhës do të jetë edhe kontrolli i sektorit mjekësor por edhe atij të kujdesit personal dhe estetik. Është një sektor që ne e kemi identifikuar me risk shumë të lartë dhe do të jetë objekt i punës së administratës tatimore në muajt në vijim.

Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, bëri të ditur se në fokus do të jenë rreth 10 mijë biznese që operojnë në këtë sektor, me një total prej 45 mijë të punësuarish. Ai njoftoi se më 1 prill do të publikohen pagat indikative për sektorin mjekësor dhe estetik, çka pritet të shërbejë si bazë për verifikimet dhe kontrollet në terren./ZËRI

Poll

MOS HUMB