Ekonomi

Emetimet e viteve 92-96 dalin nga qarkullimi, këmbehen kartmonedhat e vjetra

Alba Gjoka nga Banka e Shqipërisë theksoi se ka pasur interes të lartë të qytetarëve për të këmbyer kartmonedhat e vjetra.

D.XH
Emetimet e viteve 92-96 dalin nga qarkullimi, këmbehen kartmonedhat e
Kartmonedhat e vjetra

TIRANË – Data 31 dhjetor 2023 ishte afati i fundit i lënë nga Banka e Shqipërisë për qytetarët, për të këmbyer gjashtë kartmonedha të vjetra, që ishin emetime të viteve 1992-1996, për të cilat ishte thënë se do të dalin nga qarkullimi.

Alba Gjoka nga Banka e Shqipërisë ka thënë për Vizion Plus se interesi i shfaqur për t’u drejtuar në sportelet e bankave dhe për t’i këmbyer ato me kartëmonedha të tjera, me të njëjtën vlerë, ka qenë i lartë. “Gjatë muajit dhjetor janë këmbyer një numër relativisht i madh i kartëmonedhave. Në numër janë këmbyer afërsisht 2.500 kartëmonedha, të cilave u kishte mbaruar kursi ligjor. Interes më të lartë kishte dega jonë në Korçë, Gjirokastër, Lushnjë, Elbasan, Shkodër”, tha ajo.

Gjoka shtoi se në përditshmëri mund të kenë ngelur shumë pak kartmonedha.

“Duhet të ketë ende akoma kartëmonedha të tilla në qarkullim. Një numër fiks nuk kemi, por mendojmë se duhet të jetë i vogël, pasi BSH ka rreth 15 vjet që ka njoftuar që kursi ligjor i këtyre monedhave ka mbaruar kështu që publiku ka pasur 15 vite kohë për t’i këmbyer këto kartëmonedha, besojmë që numri duhet të jetë shumë i ulët i këtyre kartëmonedhave në duart e njerëzve”, tha Alba Gjoka.

Banka e Shqipërisë informon se të gjitha kartmonedhat e vjetra, qofshin seri e re ose e vjetër, do të përdoren si zakonisht për të blerë mallra dhe shërbime./ZËRI/

Poll

MOS HUMB