Ekonomi

Faturat e papaguara të energjisë, OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste

Karakaçi i drejton qytetarët që të kontaktojnë mund të kontaktojë shërbimin e kujdesit ndaj klientit për të nënshkruar aktmarrëveshjen për pagesën e detyrimeve.

k.m.
Faturat e papaguara të energjisë, OSHEE nis aplikimin e skemave
Foto ilustruese

TIRANË- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të nisë nga data 21 korrik zbatimin e një skeme të re për pagesën me këste të detyrimeve të prapambetura ndër vite. Lajmin e bëri me dije administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi, në një intervistë për mediat, duke zbuluar se çdo klient, familjar apo biznes, që dëshiron të përfitojë nga kjo skemë. Karakaçi i drejton qytetarët që të kontaktojnë mund të kontaktojë shërbimin e kujdesit ndaj klientit për të nënshkruar aktmarrëveshjen për pagesën e detyrimeve.

Por ka edhe një kusht. 

“Kushti është që klienti të jetë i rregullt në pagesat e dy viteve të fundit. Nuk hyn në skemë asnjë familjar apo biznes që ka krijuar debi për vitet 2024-2025,”- tha ai.

Skema ofron lehtësi për abonentët familjarë dhe bizneset, ku abonentëve familjarë iu falet 70% e kamatës nëse paguajnë detyrimin me një këst të vetëm. Bizneseve të vogla u falet 100% e kamatës në rast se paguajnë detyrimin në një këst të vetëm, ndërsa bizneseve të mëdha u falet 50% e kamatës.

“Për familjet në nevojë, pagesa fillon nga 1,200 lekë në muaj, me mundësi pagesash deri në 240 këste (deri në 20 vite). Për familjet normale, pagesa fillon nga 2,800 lekë në muaj, gjithashtu deri në 240 këste. Për bizneset, në bazë të vlerës së detyrimit afti shkon deri në 120 këste,”- bëri të ditur Karakaçi.

Deri në fund të prillit arkëtimet totale të Furnizuesit të Shërbimit Universal që është pjesë e OSHEE Group ishin 27 miliardë lekë apo rreth 270 milionë euro. Pagesat e faturave brenda afatit ka rezultuar në nivelin 96 për qind për katër muajt e parë të vitit. Numri i konsumatorëve të lidhur në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike sipas statistikave periodike të OSHEE rezulton në 1.34 milionë ndërkohë që faturat në total me lexim konsumi në 4 muajt të këtij viti ishin 4.1 milionë./ZËRI

Poll

MOS HUMB