Ekonomi

Fillon puna, hiqen gjobat që u vunë për vonesë deklarimi në ditët e pushimit!

Sipas ligjit të procedurave tatimore, nëse afati i deklarimit ose pagesës së taksave bie në një ditë pushimi zyrtar (ose fundjavë), afati shtyhet automatikisht në ditën e parë pasardhëse të punës.

Redaksia Zëri
Fillon puna, hiqen gjobat që u vunë për vonesë deklarimi
foto ilustruese

TIRANË- Gjatë ditës së djeshme, bizneset u acaruan, pasi në datën 20 mars (festë zyrtare, Bajram) administrata tatimore ka gjobitur për mos dorëzim deklarate Tatimi ne burim dhe listë-pagesën sigurimeve.

Sipas ligjit të procedurave tatimore, nëse afati i deklarimit ose pagesës së taksave bie në një ditë pushimi zyrtar (ose fundjavë), afati shtyhet automatikisht në ditën e parë pasardhëse të punës.

“Mire që nuk mbështesin dhe të na mirëkuptojnë për vonesat dhe angaritë e shkaktuara nga E-Albania për mbylljet dhe dorëzimet e bilanceve por na stresojnë edhe kur zbatojmë ligjet dhe kodet proceduriale të punës”, thotë M.S, ekonomiste.

Gjatë ditës së sotme, subjektet kanë raportuar se sistemi është rikthyer në normalitet dhe gjobat janë hequr.

Mesa duket dhe vetë sistemi është “çakorduar” nga ditët e shumta të pushimit që kishte administrata.

Këtë fundjavë të gjatë, bizneset u ankuan se kishin marrë gjoba për deklarim të vonuar, ndonëse afati është shtyrë automatikisht për shkak se e premtja dhe e hena ishin pushim.

Por, sipas ligjit të procedurave tatimore, nëse afati është të shtunën apo të dielën, kalon të hënën. Nëse është festë zyrtare kalon në ditën tjetër të punës. Nuk ka penalitete nëse veprimi kryhet në atë ditë të parë pune.

Ky është një parim i përgjithshëm procedural (zbatohet edhe në ligje të tjera administrative), që garanton që tatimpaguesit të mos penalizohen për ditë kur administrata nuk funksionon.

Megjithatë, bizneset u ankuan pranë Monitor se afati i deklarimit të sigurimeve për shkurtin ishte data 20 mars, që ishte pushim. Edhe e hëna është pushim, kështu që afati shtyhet në datën 24, jo vetëm për dorëzimin, por edhe pagesën. Por subjektet raportojnë se atyre u janë shfaqur në sistem kamatëvonesat (shiko foton)./Monitor

Poll

MOS HUMB