Ekonomi

FOTOT- Ulen deri në 50% çmimet në jug të vendit, të parët reflektojnë vlonjatët pas thirrjes së Ramës

Operatorët turistikë raportojnë se numri i vizitorëve në Jug të vendit edhe pse në një nivel të mirë nuk është brenda pritshmërive që kishin dhe për këtë arsye numri i strukturave që po ulin çmimet po shtohet dita-ditës

E.K
FOTOT- Ulen deri në 50% çmimet në jug të vendit, të
Ulen cmimet ne jug

TIRANË- Prej disa ditësh hotelet në jug të vendit kanë nisur uljet e çmimeve, pas një sezoni që duket të jetë larg pritshmërive të vitit të kaluar. Bizneset në Vlorë, Sarandë dhe Ksamil janë vënë në lëvizje edhe pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se rritja e çmimeve do të kthehet në një boomerang për ekonominë vendase. Në Booking, një pjesë e madhe e hoteleve apo apartamenteve në Sarandë kanë ulur tarifat e tyre me 20-50 euro nata.

Në “Maldivet” e Shqipërisë, ishujt e Ksamilit, uljet shkojnë deri në -50% ku për një natë që dikur paguaje 200 euro, tashmë paguan vetëm 100. Ishte Vlora e para që nisi këtë lëvizje, si vendi që u shigjetua direkt nga kryeministri i vendit, i cili tha se çmimet aq të larta do të çojnë në “vdekjen” e këtyre bizneseve. Brenda pak orësh tarifat e hoteleve në Vlorë u ulën me 30%.

 FOTOT- Ulen deri në 50% çmimet në jug të vendit, tëFOTOT- Ulen deri në 50% çmimet në jug të vendit, tëFOTOT- Ulen deri në 50% çmimet në jug të vendit, tëFOTOT- Ulen deri në 50% çmimet në jug të vendit, tëFOTOT- Ulen deri në 50% çmimet në jug të vendit, tëFOTOT- Ulen deri në 50% çmimet në jug të vendit, të

Në numër, Shqipëria ka një rritje të turistëve këtë verë, por në cilësi, operatorët turistikë flasin për shtim të turistëve “low-cost” dhe turistëve në moshë të re, që gjurmojnë po ashtu çmimet e ulëta. Pronarët e hoteleve në jug shprehen se kanë të rezervuara 100% të kapaciteteve për periudhën gusht-shtator, megjithatë ulja e çmimeve nuk e tregon këtë.

Thuajse dy javë më parë ishte e vështirë të siguroje për fundin e korrikut apo për gushtin një hotel me çmim ekonomik në Sarandë. Gjithçka niste nga 60 euro ku i përfshirë ishte vetëm akomodimi, kurse për Ksamilin, çmimi më i lirë ishte 80 euro nata. Çmimet e akomodimit në këtë fillim sezoni u rritën me 25-30%.

Por, rritja e çmimeve duket se e uli menjëherë kërkesën, duke nxitur veprimin e kundërt. Së fundmi ka një fushatë sponsorizimesh në rrjete sociale ku strukturat akomoduese janë bërë aktive me oferta, në një përpjekje për të rifituar pikët që destinacionet po humbisnin nga rritja e çmimeve që ndodhi gjatë qershorit dhe fillimit të korrikut.

Tashmë mund të gjesh për pikun e sezonit, pra pjesa e mbetur e korrikut deri më 20 gusht, hotele në Ksamil që ofrojnë paketa “half board” (dy vakte të përfshira) për 65-75 euro personi.

Kjo do të thotë që në dhomën dyshe të ofruar për një çmim 130 apo 150 euro ofrohet mëngjesi dhe darka, shezlonet në plazh, parkimi. Më herët edhe problematika e shezloneve u kthye në një temë diskutimi pasi në një pjesë të plazheve çmimet nisnin nga 2 mijë lekë deri në 15 mijë lekë (jo shezlone standarde).

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB