Ekonomi

KLSH 'skanon' doganat! Borxhi në rritje! 10 mld lekë më pak në buxhet

Sipas KLSH, në vitin 2022 borxhi doganor arriti mbi 46 miliardë lekë. KLSH thekson se ky borxh u përket 4858 subjekteve. Për vitin 2022, Doganat kanë arkëtuar 1,060,800 lekë më pak në buxhetin e shtetit.

Zeri
KLSH 'skanon' doganat! Borxhi në rritje! 10 mld lekë më
Foto ilustruese

TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimin e fundit të kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave ka ngritur alarmin sa i përket borxhit, i cili që nga vitit 2022 është gjithnjë në rritje. Sipas KLSH, në vitin 2022 borxhi doganor arriti mbi 46 miliardë lekë. KLSH thekson se ky borxh u përket 4858 subjekteve. Për vitin 2022, Doganat kanë arkëtuar 1,060,800 lekë më pak në buxhetin e shtetit.

“Në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave (DPD), në fund të vitit 2022, rezulton një nivel borxhi doganor në shumën 46,690,911 mijë lekë, e përfaqësuar nga 4,858 raste, i cili rezulton gjithmonë në rritje, ku për vitin 2022 ka pësuar një rritje prej 979,324 mijë lekë, ose me 2,14%. Nga auditimi konstatohet një diferencë në borxhin doganor prej 3,101 mijë lekë më shumë se borxhi i raportuar nga ana e Drejtorisë së Planifikimit dhe Analizës së të Ardhurave, si rezultat i raportimit të gabuar nga ana e Degës Doganore Rinas. Gjithashtu transferimi i përgjegjësive për vjeljen e detyrimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave drejt Degëve Doganore, ku në pjesën më të madhe të Degëve Doganore ka vetëm një punonjës përgjegjës për arkëtimin e detyrimeve, si dhe nisur nga fakti që ekziston një numër i lartë rastesh dhe rritje e stokut të borxhit, veprimtaria e ndjekjes së detyrimeve është jo efektive, fakt që evidentohet nga viti në vit me rritjen e stokut të borxhit”, thuhet në raportin e KLSH.

KLSH 'skanon' doganat! Borxhi në rritje! 10 mld lekë më
Tabela
KLSH 'skanon' doganat! Borxhi në rritje! 10 mld lekë më
Tabela

Lidhur me këtë rast, Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon se kjo situatë duhet të analizohet me kujdes nga Drejtoria e Përgjithme e Doganave.

“Të analizohet me kujdes situata e krijuar përsa i përket rritjes së borxhit doganor në mënyrë të përvitshme, duke nxjerrë përgjegjësitë përkatëse, të plotësohet struktura organike për këtë qëllim, të rritet niveli i bashkëpunimit me DPT, si dhe të ndiqen të gjitha procedurat ligjore me qëllim rekuperimin e borxhit doganor në shumën prej 46,690,911 mijë lekë, duke parandaluar rritjen e mëtejshme të borxhit, duke rritur monitorimin edhe ndaj zyrave përmbarimore”, shton KLSH.

Sa i përket të ardhurave nga akciza, KLSH bën me dije se gjatë vitit 2022, realizimi i të ardhurave nga akciza paraqitet në shumën 53,781 milion lekë. Faktorë në këtë nivel realizimi janë parashtruar rritja e akcizës se cigares me 1.9 miliard lekë dhe konsumit me rreth 191 ton, duke rezultuar në një rritje prej rreth 2.3 miliard lekësh; dhe rritja e sasisë se konsumit të gazit me 500 milion lekë më shumë, pijeve alkoolike me 50 milion lekë më shumë, si dhe indeksimi i akcizës me 3.3%.

KLSH 'skanon' doganat! Borxhi në rritje! 10 mld lekë më

Ndërsa negativisht në nivelin e realizimit të të ardhurave të akcizës kanë ndikuar importit i karburantit me 1.2 miliard lekë më pak si pasojë e rënies se konsumit të tij me rreth 57,000 ton, e ndikuar nga situata e luftës ne Ukraine dhe embargos ruse. Në raport thuhet se pesha kryesore të stokut të borxhit doganor në 31 dhjetor 2022, paraqitet në Degën Doganore Tiranë në masën 39.34%, Dega Doganore Fier në masën 31.53%, Dega Doganore Durrës në masën 15.65%, DD Lezhë në masën 4.07%, DD Berat në masën 2.77%, DD Vlorë në masën 1.53%.

KLSH 'skanon' doganat! Borxhi në rritje! 10 mld lekë më
Tabela

Kritika, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dhe për njësinë e Antikontrabandës, e cila sipas tij nuk ka përmbushur detyrimet ligjore në ndëshkimet administrative të shkelësve. Mosfunksionikmi i koncensionit të skanimit sipas audituesve ka sjellë mosvënien e sanskioneve të parashikuara në ligj.

 “Nga auditimi i kryer pranë Drejtorisë së Antikontrabandës në DPD konstatohet se, nuk është identifikuar asnjë rast i ekzistencës së gabimeve në skanim, për të cilat sipas kontratës është vlerësuar aplikimi i penaliteteve në situatat në të cilat “analiza e dështuar e imazheve”, e cila përfshin rastet kur nga ana e skanerit nuk janë identifikuar parregullsi, po ndërkohë nga ana e personelit doganor janë identifikuar përmbajtje të lëndëve të paligjshme. Drejtoria e Antikontrabandës në DPD nuk dispononte një databazë përmbledhëse historike të të gjitha rasteve kur kjo strukturë është përfshirë në kontrolle që lidhen me rezultatet e skanerit, për të dokumentuar kështu diferenca të mundshme që mund të kenë rezultuar nga përgjigja e skanerit me atë që ka rezultuar pas kontrollit, për të cilat kontrata parashikon penalitete nga 30,000 euro për çdo gabim në skanim, deri në zgjidhjen e parakohshme të kontratës. Informacioni u hartua në vijim të kërkesës së grupit vetëm për vitin 2021 dhe 2022 të kontrolleve dhe shoqërimeve të mjeteve për skanim, të raportuara dhe evidentuara nga grupet e terrenit të kësaj drejtorie, ku kanë mbajtur/dorëzuar dhe dokumentacionin përkatës vetëm për rastet ku në dokumentacion është shënuar se ka patur markim nga skaneri, ndërsa për deklaratat e pastra nuk janë raportuar të jenë kryer kontrolle që kanë rezultuar me parregullsi nga ana e kësaj drejtorie. Sipas informacionit, për vitin 2021 janë raportuar 26 raste si indicie nga skaneri, me detyrim në vlerën 12,522,264 lekë, nga të cilat pas kontrollit janë identifikuar parregullsi në 4 raste, dhe për vitin 2022 janë raportuar 7 raste si indicie nga skaneri, ku është përllogaritur detyrimi në vlerën 56,716 lekë, nga të cilat pas 221 kontrollit janë identifikuar parregullsi në 2 raste. Këto dobësi të identifikuara në drejtim të sistemit të ngritur për të kontrolluar/verifikuar procesin e punës së lidhur me skanerin, konstatohet se vonojnë vlerësimin e rezultateve të skanimit, për të gjykuar kështu nëse ka patur ose jo dështime në analizat e imazheve”, thuhet në raport.

Probleme KLSH ka hasur dhe në kontratat e lidhura nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Sipas KLSH, ka pasaktësi dhe parregullësi në kontratën e lidhur ndërmjet DPD dhe Operatorit Ekonomik “I” shpk për “Rikonstruksion dhe zgjerim i terminalit për krijimin e kushteve optimale për udhëtarët e pikës së kalimit kufitar Kakavijë”, vlera e kontratës pa TVSH është 24,037,167 lekë dhe vlera totale e saj është 28,531,680 lekë, vlerë në të cilën janë përfshirë të gjithë detyrimet fiskale, përfshirë TVSH.

Nga auditimi konstatohet se kontrata nuk ka përcaktuar afat sikundër është cituar më sipër për evidentimin e mospërputhjeve nga ana e OE dhe për afatet lidhur me vendimmarrjen që do të vijojë pas konstatimit të tyre.

“Nga auditimi i procedurës së prokurimit “Rikonstruksion dhe zgjerim i terminalit për krijimin e kushteve optimale për udhëtarët e pikës së kalimit kufitar Kakavijë”, u konstatuan mangësi në argumentimin e specifikimeve teknike, situatë kjo që përbën një risk të shtuar për ndikimin në një ngushtim të konkurrencës së lirë, duke kufizuar pjesëmarrjen, veprime të cilat bien ndesh me qëllimin dhe parimet e kuadrit ligjor për prokurimin publik e konkretisht nuk janë në përputhje Ligjin nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, por që nuk kanë impaktuar vlerën e prokuruar pasi operatori fitues ka qenë oferta më e ulët. Konkretisht problematikat 162 e konstatuara lidhen me mos argumentimin e kriterit për të figuruar si drejtues teknik në licencën e operatorit ekonomik ofertues punonjësit sipas profesioneve (arkitekt, inxhinier, etj); kriteret për angazhimin e punonjësve sipas profesioneve dhe numri i fuqisë punëtore; dhe kriteri për nevojën e pajisjes me certifikatat e cilësisë së punimeve, përllogaritja e orëve të punës, mjeteve të kërkuara dhe argumentimi i stafit të kërkuar. Gjithashtu KVO, pas shpalljes së fituesit, nuk ka verifikuar formularët e listëpagesave të shoqërisë për të evidentuar përputhshmërinë e punonjësve sipas kritereve, duke u mjaftuar me kontratat e punës të dorëzuara pranë AK”, thotë KLSH.

Shkjelje janë konstatuar dhe në kontratën e lidhur me Operatorin Ekonomik “IS” shpk për “Blerje kompjuterash”, në vlerë totale 9,487,200 lekë me TVSH.

“Nga auditimi konstatohet se komisioni per marrjen në dorëzim nuk ka dokumentuar procesin e verifikimit te pajisjeve në përputhje me specifikimet teknike, për të verifikuar çdo specifikë të kompjuterëve me ato të parashikuara në kontratë, referuar kapacitetit apo kritereve të tjera të përcaktuar në DST”, thotë grupi i auditimit.

Largimet e padrejta nga puna dhe transferimi i punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në detyra të tjera përbëjnë një risk të lartë të funskionimit të këtij institucioni. Largimet e padrejta nga puna i kanë shkaktuar DPD dëm me vlerë 8,210,144 lekë. Nga auditimi konstatohet se përgjatë vitit 2022 janë kryer 172 procedura transferimesh, nga të cilët 131 transferime të nëpunësve civil dhe 41 transferime të punonjësve jashtë statusit të nëpunësit civil.

Në fund të auditit Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar vendosjen e masave disiplinore për disa punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave./Zëri.ai

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB