Ekonomi

Opozita u 'kyçi' dyert, 'Ekonomia' miraton online në parim paketën fiskale 2024

Vëmendjen kryesore e mori propozimi i bërë nga deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe për të hequr TVSH-në në import për gjedhë, dhen, dhi, derra dhe njëthundrakë.

E.K
Opozita u 'kyçi' dyert, 'Ekonomia' miraton online
Komisioni i Ekonomisë mblidhet online

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë ka miratuar vetëm me votat e socialistëve katër projektligjet e paketës fiskale të vitit 2024 në mbledhjen e zhvilluar online pas bllokimit që deputetët e Partisë Demokratike i bënë këtë të hënë punimeve të Kuvendit.

Vëmendjen kryesore e mori propozimi i bërë nga deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe për të hequr TVSH-në në import për gjedhë, dhen, dhi, derra dhe njëthundrakë. Ky projektligj parashikon ndryshimin e ligjit të TVSH-së i cili parashikon përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar për importimin e mëshqerrave mbarsë dhe insekteve.

Erion Braçe: Këto lopët e mbarsura kur vijnë kanë certifikatë nga veterineri nga vendi ku importohen që lopa është e mbarsur, tani a mund të më thoni pse duhet të mbahet garanci në doganë për këtë gjë, pasi kjo vjen me deklaratë nga veterineri. Një proces rimarrje parash në doganën e Shqipërisë zgjat mbi 1 vit e gjysmë. Kaq kollaj e kemi ne 12 milionë lekë në doganë dhe më pas t’ja kthejmë pas.

Po ashtu në mbledhjen e zhvilluar online ku ishte e pranishme zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjero deputetët e Partisë Socialiste në parim edhe projektligjin për akcizat, për taksat kombëtare, dhe ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB