Ekonomi

Pushimet në kamping, Shqipëria më e lira në Europë

Krahasuar me një vit më parë, çmimet e kampingut në Europë janë rritur me 4,45%, ndërsa në Gjermani, kampistët mund të presin një rritje çmimi prej 6.5%

E.K
Pushimet në kamping, Shqipëria më e lira në Europë
Kamping ne shqiperi

TIRANË- Pushimet në kamping në Shqipëri janë jo vetëm një alternativë e mirë, por edhe më e lira në Europë, me një çmim prej 13.52 euro për një natë qëndrimi.

Portali i kampingut www.camping.info*, i cili është një nga burimet kryesore europiane të informacionit për pushimet në kamping, ka vlerësuar çmimet e mbi 20,000 kampingjeve europiane në 34 vende.

Gama e çmimeve për një natë kampingu varion nga 13 deri në 39 euro për dy persona në pikun e sezonit, duke përfshirë vendin e qëndrimit, karvanin, energjinë elektrike dhe taksat lokale.

Krahasuar me një vit më parë, çmimet e kampingut në Europë janë rritur me 4,45%, ndërsa në Gjermani, kampistët mund të presin një rritje çmimi prej 6.5%.

“Kampet janë shumë në modë për momentin dhe industria po lulëzon. Nëse doni të siguroni hapësirën tuaj të stendës me raportin më të mirë çmim/performancë, duhet të rezervoni shumë kohë më parë, ose nëse kujtoheni në moment të fundit mund të prisni çmime më të larta apo edhe vende tërësisht të rezervuara”,  shpjegon Maximilian Möhrle, CEO i camping.info.

Ndërsa kampingu në Zvicër ishte në krye të renditjes së çmimeve vitin e kaluar, Italia (39,24 €) do të jetë vendi më i shtrenjtë i kampeve në vitin 2024.

Për më tepër, kampistët në Kroaci (38,77 €), Zvicër (38,66 €) dhe Austri ( € 36.35) duhet të gërmojnë relativisht më thellë në xhepat e tyre për pushimet e tyre në kamping. Në Gjermani, çmimi mesatar i kampingut është 27.52 euro për natë.

Kampistët do të paguajnë më se 17 euro për një natë qëndrimi në një kamping në Maqedoninë e Veriut (16,78 €), Turqi (14,59 €) dhe Shqipëri (13,52 €). Sipas platformës kampingu më i mirë në Shqipëri është “Kampingu Pa emër”, i vendosur në Karpen.

Çmimet për një natë për çdo vend.

Italia 39.24 euro

Kroacia 38.77 euro

Zvicra 38.66 euro

Austria 36.35 euro

Spanja 33.75 euro

Sllovenia 32.84 euro

Danimarka 31.38 euro

Gjermania 27.52 euro

Norvegjia 26.89 euro

Luksemburgu 26.66 euro

Finlanda 26.49 euro

Suedia 26.29 euro

Britania e Madhe 26.01 euro

Greqia 25.48 euro

Franca 25.22 euro

Holanda 24.64 euro

Irlanda 24.62 euro

Islanda 22.98 euro

Hungaria 22.98 euro

Portugalia 22.33 euro

Belgjika 22.06 euro

Lituania 21.28 euro

Estonia 20.86 euro

Bullgaria 20.30 euro

Sllovakia 20.23 euro

Letonia 19.76 euro

Serbia 18.96 euro

Bosnjë-Hercegovina 18.26 euro

Çekia 18.25 euro

Polonia 18.04 euro

Rumania 17.23 euro

Maqedonia e Veriut 16.78 euro

Turqia 14.59 euro

Shqipëria 13.52 euro.

/Monitor

Poll

MOS HUMB