Ekonomi

Shqiptarët, turistët 'besnik' të Janinës, shpenzuan 42 milionë euro vetëm në një vit!

Rajoni i Epirit priti gjithsej 1.7 milionë turistë në vitin 2023, nga të cilët 219,000 ishin nga Shqipëria, 80,000 nga Gjermania dhe 76,000 nga Mbretëria e Bashkuar.

M.M
Shqiptarët, turistët 'besnik' të Janinës,
Janina

GREQI- Rreth 220 mijë vizitorë nga Shqipëria qëndruan në qytetin e Janinës gjatë vitit 2023, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për ekonominë greke, sipas të dhënave të Shoqatës së Hoteleve të Rajonit të Janinës. 

Stathis Sioutis, ish-president dhe anëtar aktual i bordit të Shoqatës së Hoteleve, theksoi se shifrat e vitit të kaluar nxjerrin në pah marrëdhëniet e qëndrueshme ekonomike dhe kulturore midis Shqipërisë dhe Janinës. Sipas tij, turistët shqiptarë kanë qenë për vite me radhë ndër më të rëndësishmit për qytetin, pas vizitorëve grekë.

Rajoni i Epirit priti gjithsej 1.7 milionë turistë në vitin 2023, nga të cilët 219,000 ishin nga Shqipëria, 80,000 nga Gjermania dhe 76,000 nga Mbretëria e Bashkuar. Të ardhurat totale turistike për Epirin arritën në 330 milionë euro, me 42 milionë euro që vinin nga vizitorët shqiptarë.

Sioutis vuri në dukje rëndësinë e vizitorëve shqiptarë si një burim të qëndrueshëm të ardhurash për ekonominë e Janinës, duke mbështetur hotelet, restorantet dhe sektorin e shitjes me pakicë. Shumë prej këtyre vizitorëve udhëtojnë për biznes, argëtim apo shërbime mjekësore, duke përfituar nga infrastruktura e mirë shëndetësore e qytetit.

Lidhjet e forta tregtare mes Janinës dhe Shqipërisë vazhdojnë të lulëzojnë, me kompani të shumta që kanë bashkëpunime të gjata me biznese shqiptare. Për më tepër, hapja e rrugës së re që lidh Janinën me Kakavinë në kufirin greko-shqiptar pritet të rrisë më tej numrin e vizitorëve shqiptarë në vitet e ardhshme./ ZËRI

Poll

MOS HUMB