Energji & Mjedis

RAPORTI: Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe

Lisat me cilësinë më të mirë të ujërave ku mund të lahesh kryesohet nga Qipro, Austria, Kroacia dhe Greqia.

f.t
RAPORTI: Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë
foto ilustruese

TIRANË- Ujërat e brigjeve ku do të lahen pushuesit këtë sezon turistik në Shqipëri nuk kanë marrë një vlerësim pozitiv për cilësinë. Sipas raportit të vitit 2023 të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EAA), vendi ynë ka vetëm 30% të ujërave me cilësi të shkëlqyer. Lisat me cilësinë më të mirë të ujërave ku mund të lahesh kryesohet nga Qipro, Austria, Kroacia dhe Greqia.

 

RAPORTI: Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë
GRAFIKU

“Nga 22,081 ujërat e raportuara në Evropë në vitin 2023, rreth 85% ishin të cilësisë së shkëlqyer. Në katër vende, Qipro, Austri, Kroaci dhe Greqi, 95% ose më shumë e ujërave të banjës ishin të cilësisë së shkëlqyer. Në Austri, Belgjikë, Bullgari, Maltë, Luksemburg dhe Rumani të gjitha ujërat përmbushnin të paktën standardin minimal të cilësisë në vitin 2023. Megjithatë, në pesë vende, Shqipëri, Belgjikë, Estoni, Hungari dhe Poloni, më pak se 70% e ujërave ishin me cilësi të shkëlqyer. Një nga kërkesat kryesore të BËD ishte që të sigurohej që të gjitha ujërat ku mund të lahesh të ishin të cilësisë të paktën 'të mjaftueshme' deri në vitin 2015. Në sezonin e verës 2023, kjo kërkesë u plotësua nga 96% e të gjithë ujërave së BE-së”, thuhet në raport.

RAPORTI: Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë
GRAFIKU
Poll

MOS HUMB