Energji & Mjedis

Studimi, valët e të nxehtit janë vrastare! Mbi 150 mijë njerëz vdiqën në tre dekada

Stresi i nxehtësisë gjithashtu mund të përkeqësojë gjendjet kronike para-ekzistuese, duke çuar në vdekje të parakohshme, çrregullime psikiatrike dhe rezultate të tjera.

f.t
Studimi, valët e të nxehtit janë vrastare! Mbi 150 mijë
foto ilustruese

SHBA-Një studim i udhëhequr nga Monash - i pari që hartoi globalisht vdekshmërinë e lidhur me valët e të nxehtit gjatë një periudhe tre dekadash nga viti 1990 deri në vitin 2019 ka zbuluar se mbi 153,000 vdekje shtesë në sezonin e ngrohtë ishin të lidhura me valët e të nxehtit, me gati gjysmën e këtyre vdekjeve në Azi, raportojnë mediat e huaja.

Temperatura sipërfaqësore në botë është rritur me 1.14°C në periudhën 2013-2022, krahasuar me periudhën 1850-1990. Por parashikimet nuk janë aspak optimiste pasi pritet një tjetër rritje nga 0.41-3.41°C  në vazhdim .Valët e të nxehtit nuk po shtohen vetëm në shpeshtësi, por edhe në ashpërsi dhe masë.

43 vende. Analiza zbuloi se, gjatë stinëve të nxehta të periudhës 1990-2019, afro 0.94% e numrit total të vdekjeve lidhej drejtpërdrejt me valët e të nxehtit,  153.078 të vdekur çdo vit, ose ndryshe 236 të vdekur për çdo 10 milionë banorë. Në veçanti, në rajonet e Evropës perëndimore dhe lindore, si dhe në zona të caktuara me klima polare dhe alpine, normat e vdekshmërisë së lidhur me valët e të nxehtit janë më të larta, ndërsa në rajonet me klima tropikale, apo me të ardhura më të ulëta janë regjistruar rënie më të mëdha në tre dekada.

Sipas autorëve të studimit, valët e të nxehtit shkaktojnë një rrezik të shtuar të vdekjes për shkak të stresit dërrmues termik në trupin e njeriut dhe duke shkaktuar mosfunksionim të organeve të shumta, si dhe lodhje nga nxehtësia, ngërçe nga nxehtësia dhe goditje nga nxehtësia. Stresi i nxehtësisë gjithashtu mund të përkeqësojë gjendjet kronike para-ekzistuese, duke çuar në vdekje të parakohshme, çrregullime psikiatrike dhe rezultate të tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB