Factcheck

Afera Bankers/ Prokuroria dyshon se Leonidha Çobo bëri ‘batërdi’, 45 milionë përfunduan në xhepat e të vëllait (FOTO)

A ka një kompani tjetër që mund ta paguajë administratorin e saj 1.7 miliardë lekë në vit, ose 141 mijë euro në muaj? Dhe përtej kësaj, të dalë me humbje dhe ti fshihet detyrimeve që ka me shtetin ku ushtron aktivitetin?

f.g
Afera Bankers/ Prokuroria dyshon se Leonidha Çobo bëri
Artur Cobo dhe Leonidha, ish- administratori i Bankers

TIRANE- Një skemë mashtrimi, më e madhja e dekadës së fundit është zbuluar nga Prokuroria e Fierit dhe ka si protagonistë drejtuesit e “Bankers Petroleum” dhe rrjetin e bashkëpunëtorëve të tyre. “ZËRI” analizoi materialin e organit të akuzës ku dje treguam sesi nisi hetimi për këtë aferë.

Sot, shkojmë më tej te një nga personazhet kryesorë të Bankers. Ai është ish-Administratori i Bankers, Leonidha Çobo. Çobo punoi në Bankers nga viti 2010 deri në vitin 2019 dhe në total ka përfituar si pagë dhe shpërblime një vlerë jo të zakonshme. Plot, 584,741,220 lekë, ka përfituar Çobo nga puna në Bankers ku vlen të përmendet shuma prej 172,803,098 lekë gjatë vitit 2016. A ka një kompani tjetër që mund ta paguajë administratorin e saj 1.7 miliardë lekë në vit, ose 141 mijë euro në muaj? Dhe përtej kësaj, të dalë me humbje dhe ti fshihet detyrimeve që ka me shtetin ku ushtron aktivitetin?

Por kaq nuk mjafton…

Më tej, zbulohet sesi Leonidha Çobo përzgjedh për mbi 1 dekadë kompaninë e familjes së tij, pa asnjë tender apo procedurë konkurruese. Bëhet fjalë për subjektin “TEA-CO shpk”, në pronësi të Artur dhe Antigone Çobo, vëllai dhe kunata e Çobos.

Pra për të mos u mjaftuar me vetëm shpërblimet e vitit 2016, ku Çobo dhe 2 drejtorë të tjerë të Bankers morën 3 milionë euro shpërblim, edhe përgjatë aktivitetit ndër vite, duartë e administratorit të Bankers ishin shtrirë në çdo qelizë të kompanisë. Nga viti 2005 deri në vitin 2019, kompania “Tea Co” mori nga Bankers përmes faturimit një vlerë prej 45 milionë euro.

Afera Bankers/ Prokuroria dyshon se Leonidha Çobo bëri
Pagesat e Bankers per Tea

Në dosje thuhet se në 15 vite, xhiroja e kompanisë me vlerën e 45 milionë euro lidhet direkt dhe vetëm me ‘Bankers’. Prokuroria vijon më tej duke thënë se “Tea CO”, kompania e vëllait dhe kunatës së Leonidha Çobos i kanë kaluar paratë te llogaria e bashkëshortes së tij. I vetmi kontraktor i kësaj kompanie është Bankers.

Dhe skema zbërthehet me largimin e Çobos, ku menjëherë pas largimit të tij nga Bankers në vitin 2020, të ardhurat e kësaj shoqërie ranë në mënyrë drastike, çka sugjeron se fitimet ishin të lidhura drejtpërdrejt me pozicionin e tij në Bankers.

Afera Bankers/ Prokuroria dyshon se Leonidha Çobo bëri
Pagesat e Bankers per Tea

Por kjo nuk është afera e vetme, kjo ndoshta është më kryesorja…

Një tjetër skemë e Leonidha Çobos dhe daljen e parave nga Bankers është bërë me një subjekt “Leonidha Çobo Person Fizik”, të cilin administratori i Bankers e krijoi pak përpara largimit nga Bankers. Paratë duhet të dilnin të ligjshme në një mënyrë ose në një tjetër…ndër vite ky subjekt ka përfituar qindra miliona lekë përmes faturimeve nga Bankers.

Afera Bankers/ Prokuroria dyshon se Leonidha Çobo bëri
Pagesat e Bankers te rrjeti i Leonidha Cobos

E njëjta skemë është përsëritur edhe me subjektin “Tetra shpk” ku vetë Çobo është aksioner që nga qershori i vitit 2023. Ky subjekt pa staf përfitoi mbi 180. milionë lekë nga Bankers në dy vite.

Afera Bankers/ Prokuroria dyshon se Leonidha Çobo bëri
Pagesat e Bankers te rrjeti i Leonidha Cobos

Ndihmesa në të gjitha këto subjekte është vëllai i tij. Artur Çobo bashkë me të shoqen, Antigonën kanë qenë rrjeti që nxorri paratë nga Bankers për ti kaluar më pas nëpër llogaritë e familjes së administratorit Leonidha Çobo. Ku janë paratë?/ZËRI

Poll

MOS HUMB