Aktualitet

Florian Pullazi emërohet administrator i ri i “Illyrian Guard”

Administratori i ri është prezantuar nga vetë zëvendësministri Xhemal Qefalia, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Kledia Ngjela dhe këshilltarja Arlinda Topçiu.

F.I
Florian Pullazi emërohet administrator i ri i “Illyrian Guard”
Xhemal Qefalia dhe Florian Pullazi

TIRANË- Florian Pullazi, i njohur për angazhimin e tij të gjatë dhe të suksesshëm si Administrator i Njësisë Nr.2 në Tiranë, është emëruar drejtues i shoqërisë shtetërore të sigurisë “Illyrian Guard” Sh.a.

Administratori i ri është prezantuar nga vetë zëvendësministri Xhemal Qefalia, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Kledia Ngjela dhe këshilltarja Arlinda Topçiu. Gjatë drejtimit të shoqërisë nga Florian Pullazi, vëmendje të veçantë do të ketë forcimi i strukturave organizative, rritja e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimi i vazhdueshëm i standarteve të shërbimit.

Pullazi ka qenë një prej kandidatëve për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë në zgjedhjet e 14 majit, si dhe kryetar i Njësisë Bashkiake Nr.2.

MOS HUMB