Aktualitet

"Hiqe dorën, plehrë"/ Këlliçi e Blushi përplasen me policët: Po pengoni lëvizjen

Deputetët kanë pretenduar se efektivët kanë penguar qytetarët të lëvizin lirshëm dhe kanë ndërhyrë edhe ndaj deputetëve.

zh.ll
"Hiqe dorën, plehrë"/ Këlliçi e Blushi
momenti i perplasjes

TIRANË- Një situatë e tensionuar është regjistruar sot pranë Kryeministrisë. Në nisje të protestës së Partisë Demokratike, deputetët Tedi Blushi dhe Belind Këlliçi, kishin mbërritur të parët te Kryeministria, teksa janë përfshirë në një përplasje me Policinë e Shtetit.

Përplasje mes tyre ka ardhur pasi nga ana e policisë nuk është lejuar të kalohet sipas tyre, perimetri i sigurisë. Deputetët kanë pretenduar se efektivët kanë penguar qytetarët të lëvizin lirshëm dhe kanë ndërhyrë edhe ndaj deputetëve.

Pjesë nga përplasjet:

Blushi-Policia

Policia: Ikni mbrapa!

Qytetari: Hap rrugën aty se do të iki në shtëpinë time!

Policia: Kemi një urdhër.

Tedi Blushi: Ça urdhri?

Përplasja Këlliçi-Policia

Belind Këlliçi: Hiqe dorën! Plehrë!

Policia: Prit pak!

Belind Këlliçi: Për çfarë i pengon njerëzit? Ça problemi ka, pse pengohen njerëzit?

Policia: Është perimetri i sigurisë.

Qytetari: Nga kush siguroheni? Nga kush keni frikë?

Belind Këlliçi: Dua të kaloj bashkë me zotërinë që është në biçikletë, në rrugë të vet.

MOS HUMB