Politikë

Jo vetëm 'sofra' e gurtë para kryeministrisë, Rama sot hap dialog online me 3 grupe studentësh

Ftesa e Ramës është refuzuar çdo ditë, ndërsa sot pritet që kreu i qeverisë të prezantojë një dritare të re dialogu online, përmes së cilës të interesuarit do të kenë mundësi të ndërveprojnë drejtpërdrejt me të dhe qeverinë.

F.I
Jo vetëm 'sofra' e gurtë para kryeministrisë, Rama sot
Edi Rama

TIRANË-Edhe mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama me 'sofrën e gurtë' të vendosur përpara kryeministrisë ka përsëritur thirrjen për dialog me studentët dhe protestuesit. Mbi tryezën prej betoni janë vendosur letrat me mbishkrimin “dialog”.

Ftesa e Ramës është refuzuar çdo ditë, ndërsa sot pritet që kreu i qeverisë të prezantojë një dritare të re dialogu online, përmes së cilës të interesuarit do të kenë mundësi të ndërveprojnë drejtpërdrejt me të dhe qeverinë. Rama gjatë konferencës së përbashkët me ambasadoren e BE-së njoftoi se dialogu do të zhvillohet me tre grupe studentësh.

“Nesër do të ndezim një tjetër dritare dialogu, që i ofrohet atyre që duan të ndërveprojnë me mua dhe qeverinë. Studentë që kërcënohen nga pseudo studentë që shfaqen në dyert e auditorëve dhe i çojnë mesazhe të ndryshme atyre që mendojnë ndryshe. Tre grupe studentësh janë kthyer mbrapsht me dhunë, online dhe offline në përpjekjet e tyre për të ardhur në takim me mua, pa kamera, pa foto, thjesht për të biseduar. Tre grupe studentësh, me emra dhe mbiemra. Pastaj të bullizuar në ekstrem. Një gjë dua të jetë e qartë, nuk jam më student dhe pedagog, por vij nga një rrugë ku kam qenë student dhe pedagog,"-deklaroi kreu i qeverisë.

/ZËRI

MOS HUMB