Politikë

“Shqipëria ka përparuar”, ambasadorja e BE: Dialog për protestat, dhuna s’ka vend në demokraci

Ndërkohë, duke u ndalur te protestat në vend, të cilat zënë një vend të rëndësishëm në raport, ambasadorja theksoi se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike.

zh.ll
“Shqipëria ka përparuar”, ambasadorja e BE: Dialog
Sofia Moreira de Sousa

TIRANË- Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, vlerësoi ecurinë e Shqipërisë drejt rrugës së integrimit Europian, por theksoi se ka ende sfida të rëndësishme si korrupsioni.

“Dje KE miratoi progresraportin e Shqipërisë. Raporti është tashmë publik dhe të gjithë shqiptarët mund ta lexojnë. Mesazhi i këtij raporti është shumë i thjeshtë: ‘Shqipëria ka ecur përpara’. Ky raport paraqet punën tuaj, vijimi i kësaj rruge kërkon përpjekje të vazhdueshme. Sa i takon drejtësisë, korrupsionit, raporti evidenton një punë të mirë. Këto përpjekje duhet të vazhdojnë, sepse korrupsioni mbetet një sfidë reale”, tha ambasadorja.

Ndërkohë, duke u ndalur te protestat në vend, të cilat zënë një vend të rëndësishëm në raport, ambasadorja theksoi se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Ambasadorja vuri theksin te dialogu për angazhimin e të gjitha palëve, në mënyrë që sipas saj, pakënaqësitë të dëgjohen dhe të trajtohen.

“Protestat paqësore janë një e drejtë demokratike. Dhuna nuk ka vend në jetën demokratike, pavarësisht se nga kush vjen. Ajo që mungon sot është dialogu dhe të gjitha palët, pa përjashtim, duhet të bëjnë përpjekje të vërteta për të nisur dialogun. Ne duhet ta luftojmë këtë polarizim dhe kjo mund të bëhet vetëm me mënyra demokratike, duke gjetur mënyrat që pakënaqësitë të dëgjohen dhe të trajtohen, jo me anën e dhunës. Protesta kemi edhe në Europë, në shumë shtete. E rëndësishme është të kuptojmë se cilat janë pakënaqësitë dhe të gjejmë mënyrat për t’i trajtuar ato", tha ambasadroja Sofia Moreira de Sousa.

/ZËRI

MOS HUMB