LIVE UPDATES

Skema e mashtrimit/ 3 të miturit që shfaqeshin si eskorta përfituan 30 mijë euro

➤3 të mitur në Tiranë janë bërë protagonistë të një skeme mashtrimit të denjë për filma ➤Ata shfaqeshin si vajza në rrjetet sociale, dhe ofronin shërbime si eskorta ➤Mashtrimet e tyre kanë prekur qindra njerëz në Tiranë ➤Klientët fusnin paratë poshtë derës ose nga dritarja e banesave të ndryshme, sipas porosive që të miturit iu jepnin duke u paraqitur si vajza ➤Më pas atyre iu bëhej bllok në llogaritë e 'vajzave' në rrjetet sociale ➤Shuma që kanë përfituar të miturit në kohë të ndryshme llogaritet rreth 30 mijë euro

2 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

“Cin kam për takim, 200 euro nata”, zbardhen bisedat e të miturve që shtireshin si eskorta

Skema e mashtrimit/ 3 të miturit që shfaqeshin si eskorta
Pjese nga bisedat e tyre

TIRANË- Zëri.ai zbardh disa prej skemave të mashtrimit që përdornin të miturit që u vunë në pranga në Tiranë, nën akuzën e mashtrimeve kompjuterike. Duke përdorur foto të vajzave të ndryshme, ata shtireshin si eskorta, dhe merrnin para nga klientë të ndryshëm, të cilët i linin paraprakisht në ambiente banesash, apo nga dritaret e pallateve. Të miturit siguroheshin që klientët e pretenduar të linin paratë në banesat që ata kishin në zotërim, dhe më pas iu bllokonin llogaritë në rrjetet sociale.

Klienti- Mirëmbrëma! Sa e ke takimin për një orë!  

Profili që menaxhohej nga të miturit -100

Klienti- A e ke shtëpinë tende apo në hotel?

Profili që menaxhohej nga të miturit- Kam shtëpinë time 

………..

-Sa do rrish dhe sa vonohesh?

-Deri nga ora 3

-I bie 200 euro deri në orën 3

…..

“Cin kam për takim tani në Tiranë, çmimi 200 euro”, thuhej në një prej postimeve në story, ose “kush o për takime te apartamenti im”.

“Zemër, pa hyrë ke hyrja e shef një si pompë, si kuti. Leji aty dhe më ço foto”, ishin disa nga udhëzimet që iu bëheshin klientëve. “Ajo është dera e shefes sime, leje aty dhe ngjitu lart në kat të tretë që të dal unë, ma ço me foto që e le pagesën, t’ia konfirmoj menaxheres”, thuhej në një tjetër takim, ku në momentin që klientët e pretenduar linin paratë, atyre iu bëhej bllok nga të rinjtë.

Skema e mashtrimit/ 3 të miturit që shfaqeshin si eskorta
Biseda me nje prej klienteve

/Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Para te dritarja për s*ks me ‘Aurorën’/ Nga pas fshiheshin 3 të mitur

Skema e mashtrimit/ 3 të miturit që shfaqeshin si eskorta
Momenti kur nje prej viktimave te mashtrimit linte parapagim

TIRANË- Një rast i mashtrimit kompjuterik është zbuluar së fundi nga policia e Tiranës, për të cilin janë vënë në pranga 3 të rinj. Këta të fundit kishin hapur llogari vajzash në rrjetet sociale, të cilat ofronin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Personat kontaktonin fillimisht përmes telefonit, dhe më pas të miturit i orientonin drejt banesave të ndryshme për të lënë paratë, dhe më pas iu bllokonin komunikimin në rrjet. Të rinjtë dyshohet se kanë përvetësuar shuma deri në 30 mijë euro.

Të rinjtë postonin foto joshëse të vajzave të ndryshme, duke tjetërsuar dhe identitetin e tyre, me qëllim joshjen e klientëve. Ne vetëm njërën prej llogarive në Instagram, ka pasur më shumë se 100 njerëz të bllokuar, viktima të mashtrimeve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Takimi".

Përvetësuan shuma të ndryshme parash, nëpërmjet mashtrimit kompjuterik, duke hapur llogari me të dhëna false në rrjete sociale, identifikohen dhe procedohen penalisht 3 shtetas.

Falë punës intensive të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, zbardhen dhe dokumentohen rreth 150 raste të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik, prej të cilave këta shtetas kanë përvetësuar shumën rreth 30 000 euro.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, gjatë monitorimeve të rrjeteve sociale dhe burimeve te hapura, kanë konstatuar llogari të ndryshme me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë monitorimeve të këtyre llogarive janë konstatuar publikime të ndryshme në të cilat premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme monetare, dhe menjëherë është organizuar puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik.

Pas një pune të mirëorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar "Takimi", në kuadër të cilit u identifikuan dhe proceduan penalisht tre shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç. 

Tre autorët, krijonin llogari me të dhëna të falsifikuara të shtetaseve të ndryshme, dhe me anë të postimeve në këto profile, premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme. Administratorët e këtyre profileve, kërkonin nga të interesuarit që pagesa të kryhej në disa vendndodhje të përcaktuara prej tyre, i merrnin paratë pasi i orientonin të interesuarit për vendet ku duhej të lihej pagesa dhe më pas largoheshin duke i bllokuar personat në llogaritë e tyre, në rrjetet sociale ku komunikonin.

DVP Tiranë fton qytetarët që nqs do të konstatojnë profile të tilla nëpër rrjete sociale, të paraqiten në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në DVP Tiranë.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB