Aksioni antidrogë zgjerohet në të gjithë Shqipërinë! Zbulohet dhe laborator droge në Qerekë

TIRANË- Aksioni antidrogë që po zhvillohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe autoritetet e huaja është zgjeruar në dsia qytete të Shqipërisë, përveç Tiranës. Mësohet se kontrolle po ushtrohen në Durrës, Vlorë dhe në disa zona të tjera.
Nga ana tjetër, është raportuar gjithashtu se është zbuluar edhe një laborator droge në Qerekë të Krujës. Në Tiranë, po ushtrohen kontrolle në rezidencën “Kodra e Diellit”. Deri më tani raportohet se ka disa të arrestuar.
Numri i tyre dhe identitetet nuk dihen ende, por raportohet se ata ishin aktivë në tregun e shitjes së kokainës. Të arrestuarit bashkëpunonin dhe me grupe të huaja kriminale.
DETAJE/ Disa të arrestuar tek Kodra e Diellit, shisnin kokainë në bashkëpunim me grupet e huaja kriminale

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni antidrogë që po zhvillohet në zonën e Kodrës së Diellit. Mësohet se deri më tani është ushtruar kontrolle në disa banesa dhe është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine. Disa persona janë vënë në pranga. Numri i tyre dhe identitetet nuk dihen ende, por raportohet se ata ishin aktivë në tregun e shitjes së kokainës. Të arrestuarit bashkëpunonin dhe me grupe të huaja kriminale.
Aksion antidrogë tek Kodra e Diellit, zona rrethohet nga Forcat Operacionale

TIRANË- Zona e Kodrës së Diellit është rrethuar nga Forcat Operacionale. Aksioni ka nisur këtë mbrëmje, por ende nuk dihet se cili është objektivi që pritet të prangoset. Forca të shumta operacionale kanë rrethuar zonën. Deri më tani nuk ka detaje të tjera nga operacioni, nuk dihet nëse po kontrollohen banesa apo jo.
vijon...