Veliaj në burg! Rama: Dëshmitarët janë intimiduar, u morën nga rruga

TIRANË-Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se dëshmitarët e thirrur për të dëshmuar gjatë procesit hetimor ndaj kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj janë kërcënuar. Rama u shpreh i bindur se njerëz të artit janë intimiduar për të dëshmuar para drejtësisë, dhe për këtë, ai thotë se ka takuar personalisht disa prej tyre. Madje, një artist i njohur pretendon Rama, ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe për këtë, kryeministri tha se “i ka ardhur turp” që ndihet i pafuqishëm ndaj këtij rasti.
Edi Rama: Janë intimiduar njerëz, i kam takuar unë, kam folur unë me ta. Dhe pse, pa asnjë lidhje me Erionin! Për shkak se janë njerëz me lidhje në botën e artit, dikush më ka thënë se një artist është në gjendje të rënduar psikologjike, e njoh kur është, një personalitet. E kam kërkuar, nuk kishte telefon, ia kishin marrë telefonin. E kam marrë me telefonin e gruas dhe kam dëgjuar një grua që vetëm qante. Jam takuar me të, më ka ardhur turp mua kur kam menduar që sot jam kryeministër dhe ndjehem i pafuqishëm karshi një rasti dhe personi që më ka kujtuar veten time. Unë pak më i praptë se ai se nuk u shokova kur me morën dhe më çuan te Myslym Keta te Brraka. Jo po këtu jo po familja jo po nderi, ma thoni dot mua? Nuk figuron ai nuk ka lidhje fare. Si mund të merret në rrugë një baba që po çon fëmijën në kopsht me karrocë, hajde me ne. Ku jemi këtu ne? Dhe e kam marrë me telefonin e gruas. Dhe kam dëgjuar nga ana tjetër e telefonit një grua që vetëm qante. Dhe pastaj jam takuar me personin. Po ju them që mua personalisht më ka ardhur turp, mua, kur kam menduar që sot unë jam kryeministër dhe ndjehem i pafuqishëm karshi një rasti, karshi një personi që më ka kujtuar veten time. Unë pak më i prapë se ai se nuk u shokova psikologjikisht kur më morën atëherë dhe më çuan këtu tek “Braka” dhe jo po këtu, jo po aty, jo po familja, jo po nderi. Ndërkohë që ma thoni dot ju mua një person. Nuk figuron ai prandaj po flas se po të ishte në emrat nuk do ta përmendja, nuk figuron fare, s’ka lidhje, nuk figuron fare, është një person nuk e di që për çfarë është thirrur madje, për arsye të aktiviteteve kulturore. Si mund të merret një prind me fëmijën 3 vjeç me karrocë në rrugë dhe t’i thuhet: hajde me ne. Si mund t’i tregohet dikujt nga dritarja: e shikon atë godinën atje. E di çfarë është ajo?. Nga ta dijë ai, është profesor, njeri i artit, njeri që ka nderuar Shqipërinë? Nga ta dijë ai? I thuhet: është burgu ai, atje mund të përfundosh dhe mendo për djalin tre vjeç.
Kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI
Gruaja e biznesmenit Sula u emërua zv.ministre e Punës, Rama: Veliaj s’ka lidhje, ma kërkoi Meta

TIRANË-Kryeministri Edi Rama duke folur për arrestimin e krybashkiakut Erion Veliaj, u ndal edhe në një akuzë që është ngritur ndaj kryebashkiakut se ka emëruar zv.ministre të Punës, gruan e biznesmenit Gentian Sula. Rama tha se kjo nuk është e vërtetë, pasi emërimin e zv.ministres Gentjana Sula ia ka kërkuar kryetari i Kuvendit gjatë kohës kur PS ishte në koalicion me LSI. Pra, Rama thotë se ia ka kërkuar Ilir Meta.
Edi Rama: Një element të thjeshtë që unë e di. Aty thuhet që Veliaj ka bërë zëvendëse ministrie grua e një biznesmeni, pasi ky i fundit e ka marrë me avion diku. Nuk di a ka pasur një udhëtim më parë, por që të arrish në konkluzionin që zv.ministrja është vendosur si rezultat i atij udhëtimi këtë mund ta bësh në dy rrugë, ose me shkollën e sigurimit të shtetit, çfarë bëjë ti në veturën e ambasadës jugosllave, ose ta kesh të provuar bisedën. Zv.ministrja e Punës dhe çështjeve sociale është vendosur aty me kërkesë të ish-kryetarit të Kuvendit mua personalisht kur ishim në koalicion. Më ka kërkuar që të flas me Erionin dhe të vendoset kjo grua nga shoqëria civile se është pranë nesh, është vajzë e mirë, etj etj. Kjo është e vërteta. Si mund ta shkruash ti në një aktakuzë penale këtë. Të tilla ka plot. Provat janë ato që e ndajnë këtë punë.
"Emri im nuk vlen 112 mijë euro", Bushka: Si t’ja u shpjegoj fëmijëve që jam e pafajshme

TIRANË-Deputetja Klotilda Bushka, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, është shprehur se bashkëshorti i saj, i cili ka biznes për teknologjinë e informacionin, ka ofruar shërbime për organizatën jofitimprurëse BYL-A.
Klotilda Bushka: Dua të sqaroj disa çështje. Së pari sa i përket lidhjes sime apo bashkëshortit me një projekt, bashkëshorti im ka një biznes që prej 2006 dhe i ka faturuar një OJF “Byla” një kosto 16 euro në muaj, faturimi total 112 mijë lekë për shërbime të kryera realisht prej disa vitesh. Kolegë a kaq vlen dinjiteti dhe emri im, si balancohet kjo. Si t’ja u shpjegoj fëmijëve të mi dhe shokëve të tyre që jam e pafajshme. Prezumimi i pafajësisë nuk është vetëm fusnotë.
Deputetja socialiste Klotilda Bushka është nën lupën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bushka po hetohet nga SPAK për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Bushka ka ndërhyrë në hetimet e SPAK ndaj Erion Veliaj në dhjetor të vitit 2024.
'Deri në këtë fazë kontatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë te dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim, K.B ka kryer veprime aktive të kundraligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues…,” -thuhet në njoftimin e SPAK./ZËRI
"Kush ia dha Berishës dosjen sekrete ‘Toyota’, Rama-Dumanit: Heto 2 gjyqtarët e PD në GJKKO!

TIRANË-Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, lexoi mesazhin që i kishte dërguar një qytetar, që akuzon gjyqtarin e çështjes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Erion Banin. Rama citoi qytetarin duke u shprehur se dosjen “Toyota Yaris”, publikimi i së cilës është i ndaluar, ia ka dhënë kryedemokratit Sali Berisha dhe ky i fundit, në shkelje me ligjin, e lexon në parlament. Kreu i qeverisë i bëri thirrje prokurorit Altin Dumanit të hetojë vendimin në lidhje me dosjen dhe gjyqtarët e Partisë Demokratike.
Edi Rama: Po lexoj një mesazh tani që më erdhi, nuk është qytetari dixhital. “Unë jam dëshmitar personalisht nga një person x e y e nuk po ia them emrin. Pse tani dhe jo një apo dy muaj para? Sepse tani ishte i gatshëm i njëjti gjyqtar me target njerëzit tuaj, me çështjet e veçanta". Shortet dhe cështjet organizohen sipas kërkesave të gatshme, të ngutshme dhe të menjëhershme, ndodhi tani krimi, urgjent duhet ta marrim e ta bëjmë. Jo Nensti, Nesti ishte aty që në shkurtin e kaluar. Qartazi është selektuar gjyqtari në këtë rast dhe ju informoj se gjyqtarët e tjerë nuk kanë pranuar që t’i rrinte të njëjtës kërkesë për arrest, sepse gjyqtari vetëm e zbut masën e prokurorit dhe jo ta ashpërsojë, por edhe pse ligjin e keni bërë për këtë, keni garantuar vulosjen 100% të çështjeve. Ky gjyqtar e ka nisur karrierën me një koleg, e keni deputet këtu, s'po ia them emrin, kur ministër ishte Eduart Halimi. Ky dhe një tjetër, të njohur familjarisht si eksponent të PD-së, kanë ndjekur eksponentë të PS. Ka ndjekur shumë masa, vepra, kërkesa, masa shtesë, i tillë është edhe rasti x, që diskutohet shumë si skandal në të gjitha rrethet e juriste. I njëjti gjyqtar është i njëjti me 'Toyota Yaris', vetëm një fakt, ka urdhëruar mospublikimin e tij, por në raste të tjera nuk e bën, si në rastin e PS-së, për shkak se përmenden shumë kolegë të tyre (për Toyota), por tani e ka ‘bufi i kënetës’ që ia lexon komunikimet nga Enchrochati në Parlament (Sali Berisha). E ndaluar për t’u përhapur dhe nzjerrë në publik. Ku jemi këtu? Kjo është vepër penale. Bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së në GJKKO, që se kanë asnjë problem që ta shprehin marrjen në dorë të këtij dhe atij dhe ta shprehin duke thënë se “ne do t’i shkrijmë”. Altin Dumani të kërkojë gjurmët e vendimit të Toyota Yaris dhe t’ia thotë publikut se si përfunduan te ‘bufi kënetës’, kur është e ndaluar për publikim dhe dihet se nga kush e ka marrë.
Çfarë është dosja “Toyota Yaris”
Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në marrjen e 3.4 milionë eurot. Akuzat, socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur padi ndaj tij për shpifje dhe dekonspirim të operacionit. Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit. Balla e fitoi gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje./ZËRI
'Prokuroria të merret me fakte', Rama: Mos të bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, boll i kanë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa foli rreth arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, paralajmëroi prokurorët që “të mos guxojnë të shkojnë ti marrin telefonin, pasi i kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë”. Rama kërkoi që Prokuroria të merret me fakte.
Edi Rama: E fundit, që kam është një ngushëllim për veten time dhe për ju bashkë me mua, që i keni hyrë detit në këmbë, që është mirë ta ndaj me ju. Kemi marrë përsipër të jemi në pushtet dhe brinjët t’ia lemë në dispozicion drejtësisë. Nuk kam pishman. E vetmja pyetje është a do t’ia dalim ta bëjmë të pakthyeshme reformën në drejtësi. A do t’ia dalim që institucionet e drejtësisë të përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi apo do të bëjnë politikë. Meqë njërin po e lemë në ballkon, të shkojmë të kapim tre nga këta. Të shkojmë të kapim njërin për diplomë. Mos të bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, boll i kanë. Kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë. Të shkojnë të merren me faktet. Në vazhdën e indeksit të perceptuar të korrupsionit, Shqipëria dje doli në Transparency International në pozicionin më të mirë që ka qenë ndonjëherë për luftën kundër korrupsionit. Kur ka dalë keq, është bërë lajm, kanë dalë nëpër konferenca, kanë bërë emisione, për këtë s’e di a doli gjëkundi.
Kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI
Arrestimi i Veliajt, Rama- Manjës: Si ka mundësi Ulsi që s'ka akoma mjete për të regjistruar intervistat

TIRANË-Kryeministri Edi Rama i pranishëm në mbledhjen e Grupit të PS, kërkoi që seancat e marrjeve në pyetje nga Prokuroritë të regjistrohen. Rama iu drejtua ministrit të drejtësisë Ulsi Manja, që pavarësisht fondeve të mëdha të alokuara për drejtësinë, hetuesit ende nuk përdorin mjete moderne për regjistrimin e intervistave me personat që merren në pyetje. Ai tha se kur ka shkuar të fliste vetë, kishte makinë daktoligrafike.
Edi Rama: E shikon atë godinën atje e di çfarë është ajo, ai është profesor është njeri i arrtit nga ta dijë ai, është burgu ai, atje mund të përfundosh. Edhe mendo për djalin 3 vjeç, ku jemi këtu ne. Si ka mundësi Ulsi ministri i Drejtësisë dhe ti kryetar i komisionit të Financave që kjo shumicë qeverisëse ka miratuar fonde, dy fonde janë në buxhetin e shtetit shqiptar që janë komplet jashtë trajektores normale, fondi i mbrojtjes dhe fondi i drejtësisë, paga që nuk krahasohen me pagat e askujt këtu, këta nuk kanë akoma mjetet për të regjistruar intervistat që marrin në pyetje dhe i mbajnë me orë të tërë dhe në fund i japin një copë letër. Se kam shkuar unë flisja dhe ai ia bënte makinës daktoligrafike, sa shkon atje tek dhoma e para njëherë i tregohen të drejtat dhe i shtypet regjistrimi, këtu Filip Çakullit t’i merrni dhe t’i bëni një kontratë hajde na ndihmo nëse nuk, kemi lek të regjistrojmë njerëzit që vijnë, ç’lidhje ka kjo me ne këtu, në fund të ditës kemi kusurin e baltës më të madhe por kemi edhe mikrofonin, dhjetëra punonjës të administratës që thirren atje, sikur të kishim inspektorë të lartë të drejtësisë, por si mundet të shikojmë pak si respektohen të drejtat e njeriut. Kur futesh atje je në një republikë tjetër atje.
Arrestimi i kryebashkiakut/ Rama: Veliaj nuk vesh fustane e bizhu, SPAK të tregojë provat

TIRANË-Kryeministri Edi Rama edhe sot gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama preku një nga pikat e dosjes, ndaj Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ku SPAK thotë se kjo e fundit ka bërë mbi 800 mijë euro blerje online për bizhuteri dhe rroba. Kreu i qeverisë deklaroi tha se në momentin që ka prova, nuk ka më çfarë të diskutohet.
Edi Rama: Është shumë e rëndësishme të jemi shumë të rëndësishme të mos harrojmë se jemi garancia e pavarësisë së SPAK dhe GJKKO. Kjo dëgjesë duhej bërë sepse nuk ka një hapësirë tjetër për të thënë qetësisht të vërtetën tënde, në një mjedis kur vërteta shkelmohet pa pushim dhe ku media të kërkojnë dhe të tregojnë ka prova apo jo. Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu dhe fustanë kur kryetari i baskisë nuk vesh bizhu dhe fustane, të marrë një njeri që ka një kontratë me qytetarët, duhet të tregosh minimalisht fustanët dhe bizhutë, provat. Dhe nuk kemi më ne as ça diskutojmë, as ça vëmë në dyshim, provat, është shumë e thjeshtë dhe prandaj i kërkoj edhe njëherë mediave që të bëjnë mundësisht hulumtimin për provat. Në atë roman 400 faqësh nuk ka prova, por ka një tregim shumë të ngarkuar dhe të ndërlikuar me gjithë ato personazhe, shkak-pasojë, por nuk ka prova.
Kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI
Nën hetim nga SPAK/ Rama për Bushkën: E mori vesh akuzën nga televizori

TIRANË-Kryeministri Edi Rama e cilëson të papranueshëm faktin që ndaj kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, është ngritur akt-akuzë, pa e thirrur asnjëherë në prokurori.
Edi Rama: Për mua është e pakonceptueshme që kryetarja e Komisionit të Ligjeve, pa diskutuar fare se a ka, apo s’ka të drejtë akuza që e përfshin në atë roman thuajse 400 faqe, e merr vesh nga televizori dhe duke dëgjuar gazetarët specialë. Se ne kemi edhe gazetarë specialë, që disponojnë sekrete hetimore, ushqim që u vjen nga stacioni i trenit për t’u hedhur në pazarin e madh të gjësë së gjallë. Kjo është e papranueshme! As dje, as sot, as nesër, kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi, por ama kjo forcë politike nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante të standardeve dhe brutalitetit të kujtdoqoftë që ushtrimin e forcës së konsoliduar tashmë të pavarësisë. Se vetëm një idiot apo maskara mund të thotë tani se ne kontrollojmë drejtësinë. Kemi marrë zyrtarisht certifikatën që duart tona janë larg drejtësisë, ama ne nuk jemi këtu hu gardhi dhe të most hemi asgjë kur biem në gjurmë me ose pa dashje të episodeve si ky. Minimalisht kryetarja e Komisionit duhej thirrur dhe duhej pyetur. Ku jemi këtu?!
Deputetja socialiste Klotilda Bushka është nën lupën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bushka po hetohet nga SPAK për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Bushka ka ndërhyrë në hetimet e SPAK ndaj Erion Veliaj në dhjetor të vitit 2024.
'Deri në këtë fazë kontatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë te dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim, K.B ka kryer veprime aktive të kundraligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues…,” -thuhet në njoftimin e SPAK./ZËRI
Nën hetim nga SPAK/ Bushka: Ina Goxhaj është kushërira ime, se di kush i ka bërë presion në Prokurori

TIRANË-Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka në fjalën e saj në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ka folur në lidhje me faktin që është nën hetim nga SPAK. Bushka pranoi se ka njohje me Veliajn dhe Xoxen dhe miqësi të vjetër me ta, por kurrë nuk ka interferuar në paligjshmëri, madje akuzat dhe lajmin eka mësuar vetëm nga mediat. Sa i përket vajzës për të cilën flitet në dosje, deputetja u shpreh se është kushërira e saj, lidhje gjaku, që është presionuar nga ana e SPAK dhe trysnuar nga institucioni i akuzës.
Bushka: Sa i përket pretendimit për pengesë të së vërtetës. Po e kam takuar vajzën në fjalë si person që kam punuar më parë dhe kam lidhje gjaku. Ina Goxhaj është kushërira ime. E kam qetësuar duke e këshilluar të thotë të vërtetën dhe i kam sugjeruar si juriste një kushërire të drejtat e saj. vetëm kaq, nuk e kam penguar të thotë asgjë, as kam tentuar të fsheh ndonjë të vërtetë sepse jam e para e interesuar që e vërteta të dalë. E kam kritikuar kushërirën time për faktin se adresa e organizatës ku ajo ishte drejtoreshë nuk ishte ndryshuar nga viti 2017 edhe pse ia kisha kërkuar disa herë këtë gjë. Nuk di të shpjegoj çfarë ka ndodhur në prokurori apo çfarë trysnie ka ndjerë kushërira ime, që në bisedat tona private ajo i ka sjellë me kontekst tjetër. Kjo është e vërteta ime, por për këtë nuk jam thirrur kurrë.
Deputetja socialiste Klotilda Bushka është nën lupën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bushka po hetohet nga SPAK për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Bushka ka ndërhyrë në hetimet e SPAK ndaj Erion Veliaj në dhjetor të vitit 2024.
'Deri në këtë fazë kontatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë te dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim, K.B ka kryer veprime aktive të kundraligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues…,” -thuhet në njoftimin e SPAK.
Arrestimi i Veliajt! Rama në Grupin e PS: Nuk jemi hunj gardhi, duart tona janë larg drejtësisë

TIRANË-Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mbledh sot pas arrestimit të Veliajt, ku deputetja Klotilda Bushka sqaroi pozicionin e saj pasi u mor në hetim nga SPAK. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama e konsideroi shkelje flagrante të standardeve arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Edi Rama: E papranusheme nuk do të hesht nga sot, përballë shkeljeve flagrante të standardeve dhe brutalitetit të kujtdoqoftë që ushtrimin e forcës së konsoliduar të pavarësisë se vetëm idiot apo një maskara mund të thonë që pas kësaj, duart tona janë larg fare drejtësisë, nuk jemi këtu hunj gardhi që vetëm të përcjellim lajme e të japim mbështetje, të mos themi asgjë kur biem në gjurmë me ose pa dashje të episodeve si ky.
Kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI