LIVE UPDATES

Gjyqi/ Veliaj lihet në burg, 'detyrim paraqitje për Ajola Xoxën, i ndalohet dalja jashtë vendit (ZHVILLIMET)

➤Sot Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe "detyrim paraqitje" bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, të dyshuar për korrupsion në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe pastrim parash. Dhjetëra mbështetës të kryebashkiakut janë mbledhur te Gjykata për përkrahjen morale ndaj Erion Veliajt. ➤ Gjatë seancës, Veliaj ka mohuar akuzat e SPAK dhe ka argumentuar se nuk përmbush kushtet dhe kriteret për të qëndruar në "arrest me burg". ➤ Po ashtu, i është drejtuar prokurorit të SPAK që e hetoi, Ols Dado, duke i thënë se e ka personale me të pasi i kërkoi leje ndërtimi. ➤ Para GJKKO për verifikim të masës së sigurisë janë paraqitur edhe 5 biznesmenët Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi ➤Ata janë lënë në detyrim paraqitje dhe akuzohen për korrupsion aktiv. ➤Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. ➤Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. ➤Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave.

16 artikuj për këtë temë.
4 MUAJ ME PARE

Disa minuta pas largimit të Erion Veliajt, momenti kur Ajola Xoxa lë ambientetet e GJKKO!

Gjyqi/ Veliaj lihet në burg, 'detyrim paraqitje për Ajola
Ajola Xoxa

TIRANË- Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa ka lënë ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Xoxa është larguar nga ambientetet e GJKKO disa minuta pas largimit të kryebashkiakut. Ajo nuk ka folur para gazetarëve të cilët e kanë pyetur rreth akuzat e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndaj Ajola Xoxës, GJKKO vendosi të ndryshojë masën e sigurisë, nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje”./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

“Lali, lali”, trazira para GJKKO, mbështetësit e Veliajt vërshëllejnë gjyqtarin Erjon Bani: Turp, Turp!

Gjyqi/ Veliaj lihet në burg, 'detyrim paraqitje për Ajola
Pamje nga GJKKO

TIRANË- Mbështetësit e Erion Veliajt janë mbledhur para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organziuar në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ata kanë brohoritur “lali, lali” në momentin kur makina e Policisë që po tranporton Veliajn, po largohet nga ambientete e GJKKO. Ata kanë dala para saj në tentativë për ta ndaluar atë të largohet, duke shkaktuar trazira.

Gjithashtu ata dëgjohen të vërshëllejnë “turp, turp” ndaj gjyqtarit Erion Bano që caktoi masën arrest me burg ndaj kryebashkiakut. Veliaj do të qëndrojë në parabiurgim në Durrës./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Punonjësit e administratës bllokojnë hyrjen e GJKKO-së: Duam të takojmë lali Erin

Gjyqi/ Veliaj lihet në burg, 'detyrim paraqitje për Ajola
Pamje nga SPAK

TIRANË- Punonjësit e administratës kanë bllokuar hyrjen e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke kërkuar që të takojnë kryebashkiakun Erion Veliaj. Trupa gjykuese u tërhoq 7 orë pas seancës gjyqësore për të caktuar masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut. GJKKO caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën detyrim paraqitje.

Sot dhjetëra mbështetës së Veliajt u mblodhën para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të treguar përkrahje ndaj tij./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Pas vendimit të GJKKO, zbulohet burgu që do të transferohet Veliaj

Gjyqi/ Veliaj lihet në burg, 'detyrim paraqitje për Ajola
Erion Veliaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Erion Veliajn. Mësohet se kryebashkiaku i Tiranës do të transferohet në paraburgimin e Durrësit. Vendimi i GJKKO u mor dy orë pas seancës, pasi trupa gjykuese u tërhoq për të caktuar masën e sigurisë. Por, pranoi kërkesën e avokatëve të Veliajt dhe bashkëshortës së tij, Ajola Xoxës për t’i ndryshuar kësaj së fundit masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje” dy herë në muaj.

Ndërkohë, edhe biznesmeni Elman Abule do të vazhdojë të jetë në “arrest me burg”. Nga ana tjetër për biznesmenët Gentian Sula, Neriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu, Shkëlqim Fusha janë lënë në masën “detyrim me paraqitje”.

Seanca gjyqësore zgjati rreth 7 orë, ku ka pasur përplasje mes kreut të bashkisë dhe prokurorit të çështjes Ols Dado, duke i thënë se e ka personale me të pasi i kërkoi leje ndërtimi./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

GJKKO lë në burg kryebashkiakun Erion Veliaj, detyrim paraqitje për Ajola Xoxën

Gjyqi/ Veliaj lihet në burg, 'detyrim paraqitje për Ajola
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa

TIRANË-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajn. Ky vendim u mor dy orë pas seancës, pasi trupa gjykuese u tërhoq për të caktuar masën e sigurisë. Por, pranoi kërkesën e avokatëve të Veliajt dhe bashkëshortës së tij, Ajola Xoxës për t’i ndryshuar kësaj së fundit masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje” dy herë në muaj.

Ndërkohë, edhe biznesmeni Elman Abule do të vazhdojë të jetë në “arrest me burg”. Nga ana tjetër për biznesmenët Gentian Sula, Neriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu, Shkëlqim Fusha janë lënë në masën “detyrim me paraqitje”.

Seanca gjyqësore zgjati rreth 7 orë, ku ka pasur përplasje mes kreut të bashkisë dhe prokurorit të çështjes Ols Dado, duke i thënë se e ka personale me të pasi i kërkoi leje ndërtimi.

"Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 11.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“1. Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit personal të vendosur për personat nën hetim Erion Vliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha me vendimin Nr. 7 Akti, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit me karakter shtrëngues të vendosur ndaj këtyre shtetasve”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112, 248 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 14, datë 12.02.2025, vendosi:

1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 I K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” caktuar ndaj personit nën hetim Ajola Xoxa me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 I K.Pr.Penale.

3. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:00.

4. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa të mos largohet nga territori I Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

5. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Ajola Xoxa.

6. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 I K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al.

7. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Gentjan Sula me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

8. Urdhërohet personi nën hetim Gentjan Sula që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:00.

9. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Meriman Palushi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë

ndryshim:

10. Urdhërohet personi nën hetim Meriman Palushi që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:30.

11. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Fatmir Bektashi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

12. Urdhërohet personi nën hetim Fatmir Bektashi që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:15.

13. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Shkëlqim Fusha me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

14. Urdhërohet personi nën hetim Shkëlqim Fusha që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Enjten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:30.

15. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi", njofton GJKKO. 

Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

 

4 MUAJ ME PARE

“I kam hyrë në hak familjes time”/ Zbardhet dëshmia e Veliajt në GJKKO: Vila në Qerret nuk është e imja!

Gjyqi/ Veliaj lihet në burg, 'detyrim paraqitje për Ajola
Erion Veliaj

TIRANË- Zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Posaçme të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Veliaj tha se nuk i është shpjeguar ende se përse ai është arrestuar. Kryebashkiaku u shpreh se Vila në Qerret nuk është në pronësinë e tij, por i përket vjehrrës së tij dhe kjo shpjegon arsyen përse aty janë gjetur lodrat e djalit të tij.

"Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar.

Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës sim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes", dëshmoi Veliaj. 

“Bashkëshortja ime është kryezonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse”, ka ndërhyrë prokurori Ols Dado dhe i ka kërkuar kryebashkiakut të ruajë etikën në komunikim. Veliaj iu përgjigj atij duke e pyetur se për “i dogji”, pasi nuk ka përmendur emra.

“Pse të dogji? Nuk përmenda emra dhe me këtë fjali kam parasysh median e politikën”, tha kryebashkiaku.

Por, Dado i kërkoi t’i përmbahet provave se nuk është duke komunikuar në rrjetet sociale.

“Sepse i ke shkruar në Facebook. Këtu nuk je në Facebook ndaj përmbaju provave dhe fakteve. Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale buzëkuq dhe bizhuteri”, shtoi prokurori./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Avokatët kërkojnë lirimin e Veliajt, ofrojnë garanci pasurore

Gjyqi/ Veliaj lihet në burg, 'detyrim paraqitje për Ajola
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa

TIRANË- Avokati mbrojtjës i kryebashkiakut Erion Veliaj ka kërkuar zbutje të masës përkatësisht "lirim kundrejt garancisë pasurore" dhe "detyrim paraqitje" për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

Ndërkohë, trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është tërhequr për të marrë vendimin për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe 6 personat e tjerë. Po ashtu, tmasë më të butë ka kërkuar edhe biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash. Në gjyq është edhe bashkëshortja e Veliaj, Ajola Xoxa, e cila është lënë në "arrest shtëpie".

Pjesë e seancës janë edhe 5 biznesmenët: Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

6 orë seancë në GJKKO për Veliajn, Xoxën dhe 6 biznesmenët, gjyqtarët tërhiqen për vendim

Gjyqi/ Veliaj lihet në burg, 'detyrim paraqitje për Ajola
Foto ilustruese

TIRANË- Trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është tërhequr për të marrë vendimin për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe personat e tjerë. Veliaj kërkon një masë arresti më të butë se ajo në burg, ndërsa e njëjta kërkesë vjen edhe nga biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash. Në gjyq është edhe bashkëshortja e Veliaj, Ajola Xoxa, e cila është lënë në "arrest shtëpie". Pjesë e seancës janë edhe 5 biznesmenët: Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Debat në GJKKO, Veliaj-prokurorit Dado: Të kam dhënë leje ndërtimi, më the 'do ta mbaj mend'

Gjyqi/ Veliaj lihet në burg, 'detyrim paraqitje për Ajola
Erion Veliaj dhe Ols Dado

TIRANË- Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kryebashkiakun Erion Veliaj është shoqëruar me debate. Siç bëhet me dije, gjatë seancës së sotme kryebashkiaku Veliaj i është drejtuar hetuesit Ols Dado, duke i kujtuar një leje ndërtimi të dhënë në vitin 2021. Duke pretenduar se është në konflikt interesi, i kërkon largimin nga dosja.

“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu,”-i ka thënë Veliaj hetuesit të çështjes. Por teksa Veliaj ka mbajtur fjalën gjyqtari Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës.

Në përgjigje, prokurori është shprehur: Po, është e vërtetë që në Bashkinë e Tiranës një ndërtues, zhvillues ka marrë leje për të ndërtuar, zhvilluar një pronë të nënës sime të viteve 1920 në kryeqytet dhe për këtë unë ty të kam falënderuar. Ti ndoshta nuk e ke, por unë e kam këtu telefonin dhe SMS falënderuese që të kam çuar ty për atë leje që ti ke dhënë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Rinis seanca në GJKKO për Veliajn, Helena Kadare shkon ta mbështesë

Gjyqi/ Veliaj lihet në burg, 'detyrim paraqitje për Ajola
Helena Kadare

TIRANË- Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare, ka shkuar në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Helena është filmuar duke u larguar nga ambientet e Gjykatës, në prani të dy zonjave të tjera.

"Kemi ardhur të marim pjese te seanca e Veliajt. Na thanë që mund të marrim pjesë,"-u shpreh shkurtimisht Helena Kadare.

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

DOKUMENTI- Mori leje ndërtimi për pallat, a ishte prokurori Ols Dado në konflikt interesi për të hetuar Veliajn?

Gjyqi/ Veliaj lihet në burg, 'detyrim paraqitje për Ajola
Ols Dado

TIRANË- Një dokument i ri është nxjerrë në media për prokurorin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Ols Dado. Sipas dokumentit që është bërë publik sot, Ols Dado në vitin 2021 është bërë përfitues direkt i një leje ndërtimi në Tiranë.

Dokumenti thotë se kryebashkiaku tashmë i arrestuar Erion Veliaj ka dhënë leje për një objekt banimi 9 katësh me 2 kate nëntokë në njësinë administrative nr.10, në rrugën e Bogdanëve. Por nuk është përfituesi i vetëm.

Leja e ndërtimit është dhënë për: “Godinë banimi dhe shërbim 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9 kate, me dy kate parkim nëntokë në pronë të Terezina Adhami, Ols Dado, Zef Berisha, Eduard Berisha, Ana Shkreli, Franc Berisha, Frederik berisha, Karmelina Berisha, Mike Berisha, Terezina Berisha, Xhilda Berisha, Atnand Dema, Roland Roshi, Xhuljana Karruku”, me sipërfarë trualli që zhvillohet 712 m2.

Gjyqi/ Veliaj lihet në burg, 'detyrim paraqitje për Ajola

Pas publikimit të dokumentit, ka pikëpyetje nëse Dado ka qenë në konflikt interesi për të hetuar kryebashkiakun, i cili aktualisht ndodhet në pranga. Por Dado nuk është i vetmi që ka hetuar çështjen, pasi është mbështetut edhe nga kreu i SPAK, Altin Dumani. Megjithatë për detajet e çështjes ende nuk ka një sqarim zyrtar nga ana e SPAK për median dhe publikun; a është në konflikt interesi Ols Dado? Apo çdo procedurë për hetimin e Veliajt ka qenë konform ligjit?

Kryebashkiaku Erion Veliaj po njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Erion Veliaj i dënuar?! Prokurorët sqarojnë dokumentin: Lapsus, problem i regjistrit elektronik

Gjyqi/ Veliaj lihet në burg, 'detyrim paraqitje për Ajola
Erion Veliaj

TIRANË-Në dosjen e Prokurorisë për kryebashkiakun e Erion Veliajt, thuhet se ai ka qenë i dënuar më parë. Fakt ky, që nuk është i vërtetë. Këtë gjë e kanë pranuar dhe vetë prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani në sallën e gjyqit gjatë seancë së sotme.

Gjyqi/ Veliaj lihet në burg, 'detyrim paraqitje për Ajola
DOKUMENTI

Ata kanë saktësuar se Veliaj nuk është person i dënuar. Duro dhe Dumani janë shprehur në gjykatë se në fakt, kemi të bëjmë me një lapsus. Sipas tyre ka qenë një gabim i regjistrit elektronik.

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

Gjyqi/ Veliaj lihet në burg, 'detyrim paraqitje për Ajola
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Seanca në GJKKO për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shtyrë për në orën 13:30. Avokatët kanë kërkuar kohë që të njihen me dosjen.

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Veliaj para GJKKO, qindra mbështetës kërkojnë lirinë e tij, e presin me duartrokitje

Gjyqi/ Veliaj lihet në burg, 'detyrim paraqitje për Ajola
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në GJKKO për verifikim të masës së sigurisë. Punonjës të bashkisë dhe mbështetës të Veliajt janë mbledhur dhe po protestojnë përpara SPAK. Në mbërritje të tij, ata e kanë pritur Erion Veliajn me duartrokitje dhe brohorima.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Brenda furgonit të policisë! Veliaj del nga Blloku i Sigurisë te 'Mine Peza', dërgohet në GJKKO

Gjyqi/ Veliaj lihet në burg, 'detyrim paraqitje për Ajola
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në GJKKO për verifikim të masës së sigurisë. Në pamjet e siguruara shihet momenti i daljes së makinës së shoqërimit nga Blloku i Sigurisë te “Mine Peza”, ku ndodhet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj teksa dërgohet drejt GJKKO.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Në arrest shtëpi! Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO e shoqëruar nga policët

Gjyqi/ Veliaj lihet në burg, 'detyrim paraqitje për Ajola
Ajola Xoxa

TIRANË-Bashkëshortja e kryebashkiakut, Erion Veliaj është paraqitur në ambjentet e GJKKO e shoqëruar nga efektivët. Xoxa është lënë në masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Bashkëshortja e kryebashkiakut akuzohet për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB