Pezullimi i Ballukut, Gjykata Kushtetuese përfundon shqyrtimin: Do njoftojmë për datën e vendimit
TIRANË- Është mbyllur pak minuta më parë seanca për çështjen “Balluku” në Gjykatën Kushtetuese, pa vendim. Kushtetuesja ka theksuar se data dhe ora e vendimit do të njoftohet në një moment të dytë.
Seanca e sotme u mbajt pas ankimimit të Kryeministrit Rama, i cili pretendon se me vendimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër. Palët që morën pjesë në seancë ishin prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Presidenti Begaj u përfaqësua nga Ilir Rusmali, këshilltar; Hemioni Braho, shef kabineti; dhe Eriola Shia, drejtoreshë e përgjithshme. Ndërkohë, Kuvendi u përfaqësua nga drejtoresha juridike, Mimoza Arbi. Përfaqësues i Kryeministrisë në këtë seancë ishte Herald Jonuzaj.
Në nisje të seancës, kryetarja e Gjykatës, Fjona Papajorgji, komunikoi vendimin e GJKKO-së për mosqenien e saj si palë në këtë proces.
Gjykata theksoi se pjesëmarrja në seancën e sotme në Kushtetuese do të cënonte ndarjen e pushteteve: “Në një shtet demokratik të së drejtës, të bazuar në parimin e sundimit të ligjit dhe të ndarjes së pushteteve, një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të legjitimohet si palë në një gjykim kushtetues për të bërë parashtrime apo për të mbrojtur një vendim të dhënë prej saj.”/ZËRI
SPAK në Kushtetuese: Pezullimi i Ballukut i përkohshëm, pretendimi se ka bllokuar funksionimin e Qeverisë nuk qëndron
TIRANË- Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca për rastin e Belinda Balluku, ku po shqyrtohet ankimi i kryeministrit Edi Rama pas pezullimit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës. Prokurori i SPAK, Dritan Prençi, tha se hetimet kanë zbuluar prova për vepra të tjera penale, prandaj është lënë në fuqi masa e pezullimit ndaj Ballukut. Sipas Prençit nuk ka një konflikt kompetencash mes GJKKO-së dhe Kryeministrit.
Prokurori i SPAK, Dritan Prençi: Prokuroria e posaçme vlerëson se kërkesa e kryeministrit për shfuqizimin e vendimeve të gjykatës së posaçme për masën e sigurimit personal, apo për interpretimin e nenit 103.3 i Kushtetutës nuk paraqet konflikt kompetencash mes pushteteve pasi masat e sigurimit janë vendime individuale penale me juridiksion penal dhe nuk krijojnë konflikt kompetencash. Kërkuesi nuk mund të përdorë këtë pretendim për të bllokuar hetimin penal ndaj ministrit pasi ndjekja penale dhe vlerësimi i masës së pezullimit janë kompetenca ekskluzive të Prokurorisë së Posaçme dhe GJKKO-së, pra të pushtetit gjyqësor dhe nuk mund të cënohen nga ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv. Masat e sigurimit janë të ankimueshme dhe ekziston një procedurë e plotë ankimi në gjykatën e apelit dhe Gjykatën e Lartë. Pretendimi se pezullimi i zv.kryeminsitrit dhe ministrit të Infrastrukturës ka penguar funksionimin normal të Këshillit të Ministrave ose kompetencat e Kryeministrit, nuk qëndron. Është fakt që masa ndaluese prek vetëm individin dhe nuk ndalon funksionimin e institucionit ashtu siç lejon Kushtetuta për rastet e mungesës së përkohshme të ministrit. Masat e pezullimit kanë natyrë të përkohshme dhe janë të nevojshme për të siguruar vijimin e hetimit penal dhe nuk shkakton pasoja të pariparueshme. Prokuroria e Posaçme i qëndron qëndrimit të saj se kërkesa e kryeministrit në tërësinë e saj nuk duhet të pranohet.
Arrestimi dhe pezullimi i Ballukut, duhet të vendoset nga Kuvendi? Përfaqësuesi i qeverisë: Po, mbron edhe interesin publik
TIRANË-Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca për rastin e Belinda Balluku, ku po shqyrtohet ankimi i kryeministrit Edi Rama pas pezullimit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës. Përfaqësuesi i Kryeministrisë, Herald Jonuzaj, i pyetur nga anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari ka deklaruar se masa e sigurisë e pezullimit dhe arrestimit të ministrit duhet të zbatohet me autorizim të Kuvendit jo me vendim gjykate.
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari: Masa e sigurisë e pezullimit të ministrit nuk duhet të vendoset fare apo duhet të vendoset me autorizim të Kuvendit?
Përfaqësuesi i Kryeministrisë, Herald Jonuzaj: Duhet të vendoset me autorizim të Kuvendit, ne e kemi sqaruar edhe në kërkesën tonë fillestare, që përsa kohë kemi cënim të ushtrimit të veprimtarisë së ministrit i cili është i barazuar me imunitetin e deputetit atëhere patjetër që autorizimi duhet të merret te organi përkatës. Nëse Kuvendi jep autorizimin kjo masë mund të vendoset. Kuvendi mbron të drejtën e deputetit për të ushtruar funksionin e tij.
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari: Prokuroria vjen tek Kuvendi dhe Kuvendi jep autorizimin për arrestimin, a mbron në një fare mënyre edhe interesin publik për të garantuar integritetin e hetimeve?
Herald Jonuzaj: Patjetër që po mbron edhe interesin publik.
Përfaqësuesja e Ramës në GJK: Nuk ka të drejtë GJKKO të pezullojë Ballukun, nuk mund të arrestohet...
TIRANË-Përfaqësuesja e Kryeministrit ka parashtruar argumentet se pse pezullimi i Belinda Ballukut nuk mund të bëhet nga një gjykatë.
"A ka të drejtë gjykata të pezullojë një ministre? Ne argumentojmë se jo. Për ta bërë më të qartë, sjellim një shembull. Supozojmë se GJKKO do kishte lëshuar masën e arrestit për një deputet. A do duhet të priste sa përfundonte ankimin në të gjitha shkallat e gjykatat? Edhe Këshilli i Ministrave dhe kryeministri nuk kanë asnjë detyrim për të pritur shqyrtimin. Në lidhje me themelin e kërkesës. Deputeti gëzon imunitet, nuk mund të kontrollohet ose të arrestohet pa pëlqimin e Kuvendit. Nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdolloj forme pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi i Kuvendit kërkohet jo vetëm për masa kufizimi personal. Çfarë mbron imuniteti i deputetit, lirinë apo detyrën që kryen si deputet. Synon mbrojtjen e detyrës së deputetit. Në të kundërt nuk do kishte asnjë arsye pse Kushtetuta ta mbronte lirinë personale. Vetë GJK ka mbajtur qëndrimin se autorizimi nga Kuvendi është i nevojshëm për arrestin me burg dhe arrestin në shtëpi."
LIVE- Seanca për Ballukun në Kushtetuese, përfaqësuesja e qeverisë: U pezullua puna e Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës
TIRANË- Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese, ku po diskutohet ankimimi i kryeministrit Edi Rama, në lidhje me pezullimin nga detyra me vendim të GJKKO të zv.kryeministres Belinda Balluku. Në nisje të seancës, kryetarja e Gjykatës, Fjona Papajorgji komunukoi vendimin e GJKKO për të mos qenë e pranishme, si palë në këtë proces.
Në gjykatë janë të pranishëm prokurorët e çështjes Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Presidenti Begaj përfaqësohet nga Ilir Rusmali, këshilltar, Hemioni Braho, shef kabineti dhe Eriola Shia, Drejtore e përgjithshme. Ndërkohë Kuvendi përfaqësohet nga drejtoresha juridike, Mimoza Arbi.
Gjatë argumentimit të palëve, përfaqësuesja e kryeministrisë Jona Qosja u shpreh se qeverise i është cënuar pushteti dhe është pezulluar veprimtaria në Ministrinë e Energjitikës dhe Infrastrukturës.
“GJKKO dhe SPAK pretendojnë se kërkesa nuk mund të ngrihet sepse nuk janë shqyrtuar të gjitha shkallët e gjykimit. Këshilli i Ministrave nuk është palë në gjykimin penal dhe nuk mund të ankohen për këtë.
Në përgjigje të këtyre pretendimeve, duhet theksuar se nuk bëhet fjalë për një ankim individual. Kërkimi i shkaqeve në këtë rast nuk lidhet me mbrojtjen e të pandehurve, por me raportin ndërmjet pushteteve, dhe ngrihet pyetja nëse gjykata penale ka të drejtë të pezullojë nga detyra një ministër, në të njëjtën mënyrë si mund të pezullojë një tjetër anëtar qeverie. Ne gjykojmë se jo.
Ne vijojmë si përfaqësues të qeverisë që na kanë pezulluar një anëtar të saj dhe fushën e veprimtarisë së tij. Vendimmarrja është pezulluar, dhe tani ministri nuk mund të propozojë aktet", tha Qosja.
/ZËRI
“Mundësia” proteston para Gjykatës Kushtetuese, dorëzon 20 mijë firma në mbështetje të drejtësisë
TIRANË- Partia Mundësia ka protestuar sot në hyrje të Gjykatës Kushtetuese, e cila zhvillon sot seancë për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj dorëzoi në GJK 20 mijë firma qytetarësh në mbështetje të luftës kundër korrupsionit dhe fundit të pandëshkueshmërisë.
“Populli shqiptar është me drejtësinë kundër korrupsionit, që mos të dëgjojnë vetëm lobimet e politikanëve të korruptuar. Si Veliaj që thoshte gjyqtarët në Shqipëri arrestohen pa akuza. Gjykata Kushtetuese u përdor një herë nga Rama në rastin e Veliajt në një vendim skandaloz.
Qëllimi i dorëzimit të 20 mijë firmave është që të tregojmë se populli shqiptar është pro drejtësisë dhe ngrenë zërin për të treguar një Shqipëri ku pa ndëshkueshmëria merr fund. Do të mbledhim 100 mijë firma, nuk kanë vlerë juridike por simbolike që të tregojmë se populli shqiptar është me drejtësinë dhe kundër korrupsionit, ky është mesazhi që duam të përcjellim”, tha Shehaj në një prononcim për mediat. /ZËRI
U thirr si palë në procesin për Ballukun, Gjykata e Posaçme: Nuk do të shkojmë sot në Kushtetuese
TIRANË- Gjykata e Posaçme nuk do të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në qëndrimin e GJKKO thuhet se një Gjykatë nuk mund të konsiderohet si palë në një gjykim kushtetues.
Në qëndrimin e Gjykatës së Posaçme thuhet më tej se pjesëmarrja në seancën e sotme në Kushtetuese, do të cënonte ndarjen e pushteteve. "Në një shtet demokratik të së drejtës, të bazuar në parimin e sundimit të ligjit dhe të ndarjes së pushteteve, një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të legjitimohet si palë në një gjykim kushtetues për të bërë parashtrime apo për të mbrojtur një vendim të dhënë prej saj", thuhet mes të tjerave në njoftimin e GJKKO për mediat.
NJOFTIMI I GJKKO
Nisur nga pyetjet e vazhdueshme nga ana e gazetarëve dhe interesi i lartë që ka në media dhe në publik seanca plenare publike që do të zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me:
Kërkues: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë.
Subjekte të Interesuara: Presidenti i Republikës, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Objekti: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave…,
Ju informojmë se GJKKO nuk do të marrë pjesë në këtë seancë plenare pasi vlerëson se nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.
Në një shtet demokratik të së drejtës, të bazuar në parimin e sundimit të ligjit dhe të ndarjes së pushteteve, një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të legjitimohet si palë në një gjykim kushtetues për të bërë parashtrime apo për të mbrojtur një vendim të dhënë prej saj. Pjesëmarrja e GJKKO-së si palë e interesuar në Gjykatën Kushtetuese do të cenonte parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e brendshme të pushtetit gjyqësor.
Bashkëlidhur gjeni të plotë shkresën nr. 5560/1 Prot., datë 29.12.2025, nëpërmjet së cilës GJKKO i ka kthyer përgjigje Gjykatës Kushtetuese, duke parashtruar arsyet ligjore për të cilat kjo gjykatë nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot çështjen ndaj zëvëndëskryeministres dhe ministres ministër së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një seancë plenare publike. Në seancë Kushtetuesja do të vendosë për kërkesën e qeverisë për shqyrtimin në themel të çështjes.
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së të marrë në nëntor 2025 për pezullimin e Ballukut nga detyra. Në këtë proces do të jenë të pranishëm edhe SPAK, GJKKO-ja e Shkallës së Parë, Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës.
Më 12 dhjetor, Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Me shumicë votash, 5 me 3, u vendos pezullimi i vendimit të GJKKO-së i datës 20 nëntor. Po në të njëjtën mbledhje, dhe me të njëjtën shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi edhe pranimin e ankimimit të Qeverisë të bërë ndaj kësaj çështjeje. /ZËRI
Rama kërkon rikthimin në detyrë të Ballukut, kush do të përfaqësojë Presidentin, Kuvendin dhe SPAK në Kushtetuese
TIRANË-Në Gjykatën Kushtetuese do të përballen sot qeveria dhe SPAK, për rastin e zëvendëskryeministres, Belinda Balluku. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së të marrë në nëntor 2025 për pezullimin e Ballukut nga detyra. Rama ka deklaraur se kjo kompetencë ndahet mes kryeministrit, Kuvendit dhe Presidentit, ndaj edhe këto dy institucione janë thirrur sot si palë të interesuara.
Në seancë, Presidenti i Republikës do të përfaqësohet nga Ilir Rusmali këshilltar, Hemioni Braho shef kabineti dhe Eriola Shia Drejtore e përgjithshme, ndërsa Kuvendi nga drejtoresha juridike, Mimoza Arbi. SPAK do të përfaqesohet në Kushtetuese nga dy prokuroret e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Në seancë Kushtetuesja do të vendosë për kërkesën e qeverisë për shqyrtimin në themel të çështjes. Më 12 dhjetor, Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Me shumicë votash, 5 me 3, u vendos pezullimi i vendimit të GJKKO-së i datës 20 nëntor. Po në të njëjtën mbledhje, dhe me të njëjtën shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi edhe pranimin e ankimimit të Qeverisë të bërë ndaj kësaj çështjeje.
Cili ishte vendimi i GJKKO
Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. Ndërkohë, Balluku është vënë në hetim edhe për të 7 lotet e Unazës së Madhe, një projekt për të cilin janë prokuruar 45.9 miliardë lekë (450 milion euro)./ZËRI
Pezullimi i Ballukut! Qeveria, SPAK dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese
TIRANË-Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot çështjen ndaj zëvëndëskryeministres dhe ministres ministër së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një seancë plenare publike. Në seancë Kushtetuesja do të vendosë për kërkesën e qeverisë për shqyrtimin në themel të çështjes.
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së të marrë në nëntor 2025 për pezullimin e Ballukut nga detyra. Në këtë proces do të jenë të pranishëm edhe SPAK, GJKKO-ja e Shkallës së Parë, Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës.
Më 12 dhjetor, Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Me shumicë votash, 5 me 3, u vendos pezullimi i vendimit të GJKKO-së i datës 20 nëntor. Po në të njëjtën mbledhje, dhe me të njëjtën shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi edhe pranimin e ankimimit të Qeverisë të bërë ndaj kësaj çështjeje.
Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. Ndërkohë, Balluku është vënë në hetim edhe për të 7 lotet e Unazës së Madhe, një projekt për të cilin janë prokuruar 45.9 miliardë lekë (450 milion euro).
Në vijim të çështjes Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve do të mblidhet më datë 28 janar për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres dhe njëkohësisht ministrres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. SPAK kërkon arrestimin e Ballukut për shkak se situata penale është rënduar dhe zv.kryeministrja dyshohet për manipulim në të paktën 11 tendera dhe rrezikon që të kryejë krime më të rënda për shkak të personalitetit të saj./ZËRI