LIVE UPDATES

“Zoti e di si vij në zyrë”, 15 vite nga tragjedia e 21 Janarit, Rama kritika për SPAK: U soll sikur kjo çështje nuk ekziston, ujku është aty…

➤Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot së bashku me familjarët, 4 viktimat e 21 Janarit, në 15 vjetorin e tragjedisë. Rama tha se protestuesit nuk paraqisnin asnjë rrezik për Kryeministrin e kohës, Sali Berisha dhe nuk kishin si qëllim të merrnin godinën. ➤ “Gjithçka u zhvillua jashtë rrezes së çdo rreziku të imagjinueshëm për këtë godinë dhe lëre pastaj për VIP-in e vetëngujuar brenda saj me hordhinë e vet dhe me gjithë karafilin e tij ambulant lart në tarracë”, tha Rama. ➤Ai i bëri thirrje SPAK-ut të përfundojë hetimet për këtë çështje, të cilën e quajti të pakrahasueshme me çdo çështje tjetër. ➤ “Nëse drejtësia e re nuk bën drejtësi për këtë çështje, do të mbetet e vjetër”, tha Rama, duke kujtuar sërish se prokurorët dhe gjykatësit specialë paguhen më shumë se ai dhe se Presidenti Begaj. ➤ “Gjurmët mund të kenë humbur, por ujku është aty”, tha Rama. “Në krahasim me 21 Janarin, çështjet e tjera janë si kafet e Nexhmies”.

5 artikuj për këtë temë.
4 MUAJ ME PARE

“Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi”, xhaxhai i Aleks Nikës: Të na mbështesin dhe ambasadorët….

“Zoti e di si vij në zyrë”, 15 vite nga tragjedia e 21
mark nika dhe rama ne homazhe

TIRANË- Pas homazheve të kryera në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, për 4 viktimat e 21 Janarit, xhaxhai i Aleks Nikës, pati një komunikim të shkurtër me mediat, ku kërkoi drejtësi, dhe jo hakmarrje.

Mark Nika, u shpreh se shoqëria shqiptare pret ende për të vendosur drejtësi për 4 vrasjet gjatë protestës së 21 janarit 15 vite më parë.

Ai u shpreh se familjarët e viktimave kanë besim te SPAK, ndërsa iu drejtua edhe ambasadorëve të huaj për t’i mbështetur në betejën e tyre për drejtësi.

“Koha për sqarim të plotë. Si çdo vit për shpirtin e Aleksit nipit tim. Shpresojmë se ambasadorët e vendeve aleate të na dëgjojnë na kanë premtuar se do të na mbështesin në kërkesat tona për drejtësi. Dhe sot ky angazhim institucional është më i domosdoshëm se kurrë. Shoqëria shqiptare pret drejtësi.

Ne nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi. Barazi para ligjit. Kujtesa nuk duhet të zhbëhet dhe përgjegjësia nuk mund të harrohet. Kemi besim te SPAK dhe gjykata e Strasburgut për drejtësi”, u shpreh ai.

Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot së bashku me familjarët, 4 viktimat e 21 Janarit, në 15 vjetorin e tragjedisë. Rama tha se protestuesit nuk paraqisnin asnjë rrezik për Kryeministrin e kohës, Sali Berisha dhe nuk kishin si qëllim të merrnin godinën. “Gjithçka u zhvillua jashtë rrezes së çdo rreziku të imagjinueshëm për këtë godinë dhe lëre pastaj për VIP-in e vetëngujuar brenda saj me hordhinë e vet dhe me gjithë karafilin e tij ambulant lart në tarracë”, tha Rama.

Ai i bëri thirrje SPAK-ut të përfundojë hetimet për këtë çështje, të cilën e quajti të pakrahasueshme me çdo çështje tjetër. “Nëse drejtësia e re nuk bën drejtësi për këtë çështje, do të mbetet e vjetër”, tha Rama, duke kujtuar sërish se prokurorët dhe gjykatësit specialë paguhen më shumë se ai dhe se Presidenti Begaj. “Gjurmët mund të kenë humbur, por ujku është aty”, tha Rama. “Në krahasim me 21 Janarin, çështjet e tjera janë si kafet e Nexhmies”./ZËRI 

4 MUAJ ME PARE

‘Shumë gjurmë kanë humbur, por ujku mbetet aty’, Rama kritika SPAK: Për shumë vite u soll sikur 21 Janari nuk ekzistonte

“Zoti e di si vij në zyrë”, 15 vite nga tragjedia e 21
rama homazhe per 21 janarin

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë përpara familjarëve të viktimave të 21 Janarit, në 15-vjetorin e tragjedisë, ku 4 protestues u vranë në mes të Bulevardit.  Rama u shpreh përgjegjësit kryesorë të tragjedisë mezi u thirrën për t’u pyetur vetëm pas thuajse 15 vitesh, ndërsa theksoi se historia tregon se krimet shtetërore nuk mbeten pa u ndëshkuar.

“21 Janari është ana tjetër e medaljes së drejtësisë së vonuar, me përgjegjësit kryesorë të tragjedisë që me zi u thirrën për t’u pyetur pas thuajse 15 vitesh. Unë e kam ditur dhe e kam thënë, është në shumë kronika apo intervista, se 21 Janari, si një krim shtetëror, hyn në atë kategori për të cilën historia na mëson se drejtësia vonon shumë, por nuk harron kurrë”, tha Rama, ndërsa kritikoi edhe SPAK-un, duke deklaruar: “Për vite me radhë edhe vetë SPAK-u bëri sikur kjo çështje nuk ekzistonte, pavarësisht se bëhet fjalë për kryeçështjen mes çështjeve të lidhura me abuzimet e pushtetit politik në Shqipëri, të cilat SPAK i merret drejtpërdrejt.” Rama tha se shumë gjurmë nga krimi i 21 Janarit janë zhdukur në këto 25 vite, megjithëse ‘ujku mbetet aty’, duke iu referuar Sali Berishës.

Pjesë nga fjala e Ramës:

21 Janari është ana tjetër e medaljes së drejtësisë së vonuar, me përgjegjësit kryesorë të tragjedisë që me zi u thirrën për t’u pyetur pas thuajse 15 vitesh. Unë e kam ditur dhe e kam thënë, është në shumë kronika apo intervista, se 21 Janari, si një krim shtetëror, hyn në atë kategori për të cilën historia na mëson se drejtësia vonon shumë, por nuk harron kurrë.

Është shumë interesante historia e krimeve shtetërore, sepse nuk rezulton asnjë krim shtetëror i pandëshkuar. Por nga ana tjetër është shumë evidente se sa shumë vonon ndëshkimi për një krim shtetëror.

Po ama, edhe me orvatjen për të gjetur ngushëllim te historia e botës demokratike ndaj krimeve shtetërore, nuk e kam menduar, me thënë të drejtën, se reforma në drejtësi, për të cilën 21 Janari, si një nevojë prioritare e jona për drejtësi, ka qenë një prej burimeve të energjisë sonë për ta çuar atë përpara.

Më pas, me strukturat speciale, nuk do të ngrihej, gjë e paimagjinueshme për mua, asnjë akuzë pas 15 vitesh për katër vrasjet në shesh. Për vite me radhë edhe vetë SPAK-u bëri sikur kjo çështje nuk ekzistonte, pavarësisht se bëhet fjalë për kryeçështjen mes çështjeve të lidhura me abuzimet e pushtetit politik në Shqipëri, të cilat SPAK i merret drejtpërdrejt.

Vetëm falë këmbënguljes së familjeve të viktimave, dosja e krimeve më të egra të krimeve shqiptare u vendos në tryezën e SPAK. 21 janari ka një specifikë, ndërkohë që gjurmë të shumta janë humbur, ujku është i dukshëm në sytë e të gjithëve. Gjykata e Strasburgut i nënvizoi si shkelje të konventës evropiane, përdorimin e forcës vdekjeprurëse, edhe mungesës e bazë legjitime për të mbrojtur zyrën e kryeministrisë më forcë vdekjeprurëse duke kërkuar autoriteteve të zbardhin ngjarjen. Ulërima e kësaj padrejtësie nuk do të shuhet asnjëherë. Dhe nevoja për drejtësinë e munguar do të triumfojë me se sbën.

Pas fjalimit, Rama, deputetë socialistë dhe familjarë të viktimave, vendosën lule pranë vendit ku u vranë 4 protestuesit.

21 Janar 2011, 4 protestues mbetën të vrarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në një protestë të socialistëve në opozitë, që kërkonin rrëzimin e qeverisë Berisha pas videoskandalit Meta- Prifti. Sot 15 vite më vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar, por personazhet e asaj ngjarje tragjike mbeten në skenën politike, edhe pse një pjesë e tyre kanë ndryshuar rolet. Pas zvarritjes në të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri, për familjarët e viktimave u shfaq një rreze shprese, me vendimin e Gjykatës së Strasburgut, që i kërkoi shtetit shqiptar hetimin e plotë të ngjarjes.

Tashmë çështja është rihapur nga Prokuroria e Posaçme, e përpara prokurorit Alfred Shehu, janë rrëfyer një sërë politikanësh e shtetarësh me pozitë të kohës, që nga ish-kryeministri Sali Berisha, te ish-presidenti Bamir Topi, dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha. Ndërkohë që ‘shkaktari’ që çoi në protestën e dhunshme, ish-presidenti Ilir Meta, ka dëshmuar në SPAK me kërkesën e tij, për protestën e 21 Janarit, për skenarin e dhunshëm të së cilës, sipas tij kanë qenë në dijeni dhe përfaqësitë diplomatike në Tiranë.

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale.

Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK. Alfred Shehu është prokurori i SPAK, i cili do të hetojë çështjen e 21 janarit. Në mesin e personave që akuzohen nga familja si përgjegjës për vrasjen e Aleks Nikës, janë edhe drejtuesit më të lartë të shtetit, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i brendshëm Lulzim Basha./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

“Zoti e di si vij në zyrë në 21 Janar”, Rama me familjarët e viktimave: Guri sa vjen dhe bëhet më i rëndë, ju që ishit fëmijë po bëheni prindër…

“Zoti e di si vij në zyrë”, 15 vite nga tragjedia e 21
edi rama dhe ana veizi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur sot familjarët e viktimave të 21 Janarit, në 15 vjetorin e tragjedisë, ku në Bulevardin Dëshmorët e Kombit mbetën të vrarë katër protestues. Rama hodhi akuza në drejtim të drejtësisë shqiptare, që sipas tij çdo vit që kalon, thellojnë dhimbjen e familjarëve. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se asnjë protestues nuk kishte armë me vete, ndërsa shtoi se mbi ta u hodh gaz lotsjellës nga një autoblindë, teksa qytetarët ishin duke u mbledhur për tubim.

“Kujtoj se bashkë me Pandeli Majkon dhe disa të tjerë po kalonim urën e bulevardit për të ardhur këtu, një autoblind u shfaq dhe një valë gazi lotsjellës u lëshua mbi kokat e njerëzve pa nisur ende protesta, duke na zmbrapsur nga parku Rinia. Kjo e ktheu protestën në një lëmsh kaotik, duke na detyruar të ktheheshim në selinë e partisë.

Protesta doli jashtë kontrollit. Vatrat e zjarrit u ndezën, protestuesit nuk tentuan të kapërcenin gardhin e godinës së Kryeministrisë, veç një veturë që u filmua duke hyrë në portën anësore të hekurit. Askush nga protestuesit nuk bëri përpjekje për të shkelur perimetrin e sigurisë dhe të futej brenda në godinë. Asnjë pamje filmike nuk nxori në pah praninë e një arme në radhët e protestuesve”, u shpreh Rama.

Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit, i cili mbeti i vrarë në protestën e 21 Janarit të 15 viteve më parë, u shfaq e përplotur, gjatë fjalët të kryeministrit Edi Rama, në kujtim të 4 viktimave. “Zoti e di me çfarë guri në zemër unë vij në këtë godinë, kur del drita e ditës së 21 Janarit. Është një gur që sa vjen dhe bëhet më i madh…”, u shpreh mes të tjerave Rama, teksa Ana Veizi u pa e perlotur. 

“Është një gur që bëhet gjithnjë e më i madh dhe që më tregon përmes një sekëlldie të madhe se sa më i madh bëhet në çdo 21 janar zhgënjimi juaj të dashur familjarë të katër dëshmorëve, hidhërimi juaj, pengu juaj, për mosardhjen e drejtësisë. 15 vjet pa drejtësi për 21 janarin, janë 15 vjetët e një padrejtësie të madhe jo thjesht për disa, por mbi Shqipërinë dhe mbi popullin shqiptar. Ndërsa për ju familjarët e dëshmorëve të 21 janarit, 15 vjetët e këtij boshllëku janë sa një jetë e tërë e jetuar në ankth, dhe poshtërim. Atyre që ndër ju ishin gjyshër, u ka ardhur koha për tu bërë stërgjyshër. Atyre që ishit fëmijë u ka ardhur koha për t’u bërë prindër. Ndërsa atyre katër copave të shpirtit tuaj nuk u ka ardhur koha ende të prehen qetë, sepse as përmbysja e sistemit të vjetër të drejtësisë, as pavarësimi i pushtetit gjyqësor dhe as rënia e kultit të pandëshkueshmërisë së individëve të veshur me pushtet politik nuk kanë mjaftuar për ta zhdukur hijen e padrejtësisë për 21 janarin”, tha Rama.

Më tej Rama shtoi se, “Nuk ka mjaftuar as vendimi nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut më shumë se dy vjet më parë që prokurorët speciale të kësaj republike t’ia kishin kërkuar deri tani gjykatës speciale drejtësinë për katër vrasjet shtetërore të 21 janarit ndërkohë që në emër të drejtësisë dhe vetëm drejtësisë, të drejtësisë së barabartë për të gjithë dhe të barazisë së secilit para ligjit prej plot gjashtë vjetësh ne u bëjmë atyre veç duvara dhe hosanara dhe u paguajmë rroga ku e ku më të larta sesa vetes dhe vetë presidentit të Republikës, pa llogaritur justifikim me durim dhe heshtje nga ana jonë, të gabimeve të tyre ndonjëherë tejet shqetësuese si gabime të rritjes së një institucioni të ri dhe jetik për shtetin e së drejtës”.

21 Janar 2011, 4 protestues mbetën të vrarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në një protestë të socialistëve në opozitë, që kërkonin rrëzimin e qeverisë Berisha pas videoskandalit Meta- Prifti. Sot 15 vite më vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar, por personazhet e asaj ngjarje tragjike mbeten në skenën politike, edhe pse një pjesë e tyre kanë ndryshuar rolet. Pas zvarritjes në të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri, për familjarët e viktimave u shfaq një rreze shprese, me vendimin e Gjykatës së Strasburgut, që i kërkoi shtetit shqiptar hetimin e plotë të ngjarjes.

Tashmë çështja është rihapur nga Prokuroria e Posaçme, e përpara prokurorit Alfred Shehu, janë rrëfyer një sërë politikanësh e shtetarësh me pozitë të kohës, që nga ish-kryeministri Sali Berisha, te ish-presidenti Bamir Topi, dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha. Ndërkohë që ‘shkaktari’ që çoi në protestën e dhunshme, ish-presidenti Ilir Meta, ka dëshmuar në SPAK me kërkesën e tij, për protestën e 21 Janarit, për skenarin e dhunshëm të së cilës, sipas tij kanë qenë në dijeni dhe përfaqësitë diplomatike në Tiranë.

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale.

Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK. Alfred Shehu është prokurori i SPAK, i cili do të hetojë çështjen e 21 janarit. Në mesin e personave që akuzohen nga familja si përgjegjës për vrasjen e Aleks Nikës, janë edhe drejtuesit më të lartë të shtetit, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i brendshëm Lulzim Basha./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

‘21 Janari’, Rama: Katër të vrarë nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë

“Zoti e di si vij në zyrë”, 15 vite nga tragjedia e 21
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kujtuar protestën e dhunshme të 21 janarit 2011, gjatë së cilës u vranë 4 protestues dhe u plagosën disa të tjerë. Kreu i qeverisë shqiptare, shkruan se katër të vrarët nuk prehen dot në paqe dhe shkruan se drejtësia ngjan me një breshkë që lutet për harresë.

Edi Rama: Mirëmëngjes dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë.

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 15 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Sot 15 vite nga “21 Janari”! Katër protestues u qëllluan për vdekje, ende kërkohet drejtësi...

“Zoti e di si vij në zyrë”, 15 vite nga tragjedia e 21
viktimat e 21 janarit

TIRANË-Sot shënohen 15 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Edhe pse vitet kalojnë ende nuk është bërë ‘paqe’ me atë që ka ndodhur, pasi familjet që kanë humbur të dashurit e tyre kërkojnë të vendoset drejtësi. 

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri nga Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale.

HETIMET

Dosja e 21 janarit ka kaluar në 'duart' e SPAK! Ashtu siç u udhëzua edhe nga Gjykata e Lartë, hetimi që do të kryhet nga SPAK duhet që të zbardhë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha; ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, Ndrea Prendit dhe të tjerëve të përfshirë në vrasjen e 4 protestuesve në bulevard. SPAK njoftoi se më datë 15 korrik 2024 është regjistruar nisja e hetimeve për disa vepra penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, Lulëzim Basha dhe kreu i Partisë Ilir Meta janë thirrur në SPAK në lidhje me çështjen. Kujtojmë se protesta e 21 janarit 2011 u thirr pas publikimit të një video mes ish-ministrit të ndjerë Dritan Prifti dhe Zv. Kryeministrit Ilir Meta në atë kohë, ku bëhej fjalë për një korrupsion prej 700 mije eurosh. Video-skandali u publikua në emisioni investigative “Fiks Fare” ku Ilir Meta, ndodhej në zyrën e ministrit (të atëhershëm) të Ekonomisë dhe i kërkon favore për një tender hidrocentrali dhe disa afera të tjera korruptive. Në bisedë përmenden përqindje apo shifra për 700 mijë euro që sipas Prifti i ishin ofruar në këmbim të nje licence hidrocentrali. Videoja ishte regjistruar nga vetë Dritan Prifti më 1 mars 2010. Ish-ministri për të bërë përgjimin kishte përdorur një orë tavoline e cila mund të gjendej lehtësisht në internet.

Meta, në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen, ka folur për një skenar të parapërgatitur. Mësohet se Meta ka dëshmuar se amerikanët dhe shërbimet inteligjente ishin në dijeni të skenarit të dhunshëm të organizuar nga Edi Rama, për të patur viktima që t'i jepej një kauzë.

PËRGJIMET E PLOTA TË DITËS SË 21 JANARIT:

KOMUNIKIMI I PARË:

Ndrea Prendi: Alfred dëgjon?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj
Ndrea Prendi: Po afrohen shumë, duhet të jeni gati për zjarr
Alfred Ahmetcenaj: Po të kuptova drejt.

KOMUNIKIMI I DYTË:

Komandanti i Gardës Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajë. Pastaj kur të them unë në trup.
Ndrea Prendi: Artan (Artan Hoxha, zv komandanti i Gardës). Dëgjon? Artan dëgjon?
Artan Hoxha: Dëgjoj, dëgjoj.

KOMUNIKIMI I TRETË:

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak
Artan Hoxha: Kuptova, kuptova
Ndrea Prendi: Ky është urdhëri, Dashamir dëgjuat
Dy efektiva të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta-ta-ta gjakos (urdhëri për të vrarë)

Komunikimet (urdhërat) janë dhënë vetëm me radio nga komandanti i Gardës për vartësit e tij. Pasi u dha urdhëri për të qëlluar, u zbatua duke realizuar të shtënat një nga një dhe me breshëri, nuk është dhënë me asnjë urdhër tjetër për të qëlluar. Nga komunikimi në radio, menjëherë pas vrasjeve të protestuesëve, ka jnë qetësi absolute tek komandanti i Gardës dhe oficerët drejtues me të cilët ai komunikon. Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrasë apo të plagosur.

I panjohur: 260 i Luanit, dëgjon?
260 i Luanit: Ju dëgjoj
I panjohur: Të kërkon ministri, këtu në radio

KOMUNIKIMI I KATËRT:

Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një nga një.

Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)
Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!

KOMUNIKIMI I PESTË:

Ndrea Prendi: Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 i Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?
202 i Tufanit: Këtu jam. Ngjitur, ngjitur.
Ndrea Prendi: Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 2.
Alfred Ahmetcenaj: Të kuptova
Ndrea Prendi: Artan më dëgjon
Artan Hoxha: Dëgjoj
Ndrea Prendi: Le ta djegin pemën nuk ka problem
I panjohur: 260 e Luanit?
I panjohur: Luani 3

Por kush komunikoi në radion speciale, tek e cila jo të gjithë mund të dërgonin mesazhet e tyre?

Kodi i radios ishte "202 i Tufanit"!

Në përgjimet dëgjohet zëri i Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës; Zv/komandantit të gardës, Artan Hoxha; Komandantit të Njësisë Speciale të Gardës majorit Alfred Ahmetcanaj; dhe vetë asokohe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. E megjithatë ka edhe emra ende të "po çkoduar" si psh: "260 i Luanit"; "I panjohuri"; Martini, mbiemri i të cilit nuk del. Sipas Artan Hoxhës në radio ka pasur akses edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Saimir Muça, i cili ka dëgjuat gjithashtu urdhërin e dhënë për vrasje.

Pas publikimit të përgjimeve, një reagim erdhi asokohe edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. I ftuar në studion e emisionit “Open”, Berisha deklaroi se gjithçka ishte një krijim i ish-kreut të Policisë Ardi Veliut, ndërsa shtoi se ka teknika që mund të krijojnë zërin e kujtdo, duke vënë në dyshim vërtetësinë e komunikimeve të publikuara në media. 

“U tha që është audio pa e dëgjuar publiku. Ai është një transkript që shkruhet si të duash. Pse Ardi Veliu ka një teknikë të krijimit të zërit, a doni t’ua jap këtu? Duket se zëri nuk u ka dalë dot, se gjë më qesharake se të paraqesësh atë. Të thonë që ka audio kur nuk ka zë është e turpshme. Kur të dalë nuk ka asnjë kredibilitet më, sepse duhet të dilte me transkriptin. Krijohet zëri i kujt të duash. Zëri që ti nuk e dikton dot, sot ka teknika. Do thuash pse Ardi Veliu, dy skena të keni parasysh. Anila Hoxha po ndiqte një herë një zhvillim te Mali me gropa dhe desh e hodhi polici te gremina, kujtoni kur u kap Klement Balili, ky që servirte shkrimin për audio raportonte nga makina e tij takimin e Veliut me Balilin. Ky është një njeri i shumë përdorur. Nëse e ke zërin e merr e dërgon në SPAK, ministri çfarë tha. SPAK të verifikojë është apo jo e vërtetë. E kuptoni ju ku është ky? Jam pro për çdo hetim, nuk ka pasur pengesa, po këtyre u duhen të ndjerët kur u leverdisin për qëllime politike. Personi që ka fshirë serverin e kanë marrë dhe e kanë nxjerrë të pafajshëm,”- tha Berisha.

 

 

Poll

MOS HUMB