LIVE UPDATES

Borxhi në kriptomonedha/ I rrëmbyer, i vrarë...si u zhduk Eglant Koçi? 'Mand Dhelpra' u kap në kamera: Do lëviz frigoriferin

➤6 ditë i zhdukur, ende asnjë gjurmë nga Eglant Koçi! ➤Personi i fundit që e takoi para zhdukjes është Armand Shakaj, i njohur si 'Mand Dhelpra', i shpallur në kërkim për pengmarrje. ➤Pas pamjeve të publikuara nga ZËRI, ku lëvizjet e fundit të Shakajt, lidhen direkt me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçit, kërkimet janë përqëndruar në zonën e Dajtit deri në Librazhd. ➤'Mand dhelpra' i cili dyshohet se e mori peng 34-vjeçarin, u filmua duke dërguar motoçikletën e Koçit te “5 Maji”. ➤Në pamjet e kamerave ai është kapur me një objekt të zi në duar. ➤Kamerieri i biznesit të tij, Ena Zyferi i arrestuar, pretendon se nuk është i përfshirë në ngjarje, por ka dëshmuar se Shakaj i kërkruar të fikë dritat sepse do të lëvizte frigoriferin.➤ Bazuar dëshmisë dhe pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, ekziston dyshimi se Koçi mund të jetë vrarë dhe se trupi i tij mund të jetë fshehur brenda një frigoriferi. ➤Vetë Shakaj i cili ndodhet në kërkim, në dëshminë e tij pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen e Eglant Koçit, ka deklaruar se 34-vjeçari muajin e fundit (maj), kishte shqetësime dhe kërcënime që lidheshin me aktivitetin e call center-ave.

3 artikuj për këtë temë.
4 ORE ME PARE

Kërkime në Dajt dhe buzë lumit-Eglant Koçi u rrëmbye dhe u vra...trupi u zhduk me frigorifer? Dëshmitë kontradiktore

Borxhi në kriptomonedha/ I rrëmbyer, i vrarë...si u zhduk Eglant
Armand Shakaj dhe Eglant Koçi

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për pengmarrjen e Eglant Koçit, i cili prej 4 qershorit rezulton i zhdukur. Enea Zyferi, kamarieri që punonte në biznesin e Armand Shakajt, i arrestuar për përkrahje të autorit të krimit, në dëshminë e tij para policisë është kontradiktor, deklarata të cilat kanë zgjeruar pistat e kërkimit.

Fillimisht Zyferi ka deklaruar se nuk ka djeni për rrëmbimin e Eglant Koçit, ndërsa më pas ka deklaruar në gjykatë, se Armand Shakaj i ka kërkuar të fikte dritat, duke i thënë: “Fik dritat se do nxjerr frigoriferin”. Kamarieri deklaroi gjithashtu se Shakaj i ka kërkuar edhe të lante makinën, në të njëjtën që hetuesit gjetën njolla gjaku dhe që dyshohet se mund të jetë transportuar Koçi.

Bazuar dëshmisë dhe pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, ekziston dyshimi se Koçi mund të jetë vrarë dhe se trupi i tij mund të jetë fshehur brenda një frigoriferi. Në një moment Armand Shakaj i ka kërkuar që të fik dritat e biznesit dhe e ka bërë. Policia, pasi ka gjetur vendit, ka konstatuar se pavarësisht se dritat janë fikur, kamerat e sigurisë kanë filmuar. Në një moment kamerat tregojnë Shakajn duke dalë nga lokali me diçka të zezë në dorë, pamje që janë administruar.

Hetuesit po verifikojnë mundësinë që frigoriferi të jetë transportuar dhe më pas hedhur në koshat e mbetjeve urbane, ose në zona të thella malore të Dajtit, me qëllim zhdukjen e gjurmëve. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nga kryqëzimi i pamjeve filmike me të dhënat e qelizave telefonike rezulton se pasi ka futur objektin e zi në automjet, Armand Shakaj ka udhëtuar drejt Dajtit, konkretisht në një zonë kufitare mes Dajtit, Dibrës dhe Librazhdit. 

Shakaj, që tashmë është në kërkim, ka larguar dhe motorrin duke e lënë në zonën e 5 majit. Eglant Koçi u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij.  Ai dyshohet të jetë mbajtur peng dhe vrarë për përplasjen për portofolet e kriptomonedhave.

Kërkimet intensive vijojnë por pa rezultat. Trupi i Eglant Koçit nuk është gjetur ende, dhe policia nuk mund të konfirmojë vdekjen e tij.

4 ORE ME PARE

Në kërkim për zhdukjen e Eglant Koçit/ 'Mand Dhelpra' 2 ditë pas kallëzimit: Më tha se e kërcënonin për aktivitetin e call centerave

Borxhi në kriptomonedha/ I rrëmbyer, i vrarë...si u zhduk Eglant
armand shakaj-eglant koci

TIRANË- Eglant Koçi rezulton i zhdukur që prej mbrëmjes së 4 qershorit, teksa edhe pas rreth 6 ditësh, nuk ka ende asnjë gjurmë. Kanë qenë familjarët e tij ata të cilit kanë bërë kallëzimin për zhdukjen e tij, ndërsa vetëm dy ditë më pas, është marrë në pyetje Armand Shakaj, autori kryesor i dyshuar i ngjarjes.

Dëshmia e tij u zbulua nga prokurori i çështjes gjatë seancën së shqyrtimit të masës për të arrestuarin, Enea Zyferi. 

“E kam njohur Eglant Koçin prej kohësh, pasi nëna e tij ka punuar më herët si sanitare...Ai më kishte treguar muajin e fundit (maj) se kishte shqetësime dhe kërcënime që lidheshin me aktivitetin e call center-ave, por më shumë nuk di, pasi nuk më ka thënë gjë tjetër”, ka deklaruar Shakaj.

Armand Shakaj, i njohur si 'Mand Dhelpra' është shprehur se nuk di asgjë për zhdukjen e tij, edhe pse ka pretenduar se e kishte takuar një ditë para zhdukjes, 3 qershor. Madje, ai është shfaqur i shqetësuar për zhdukjen e 34-vjeçarit.

Sakaq, pasi është marrë në pyetje, ai është lënë i lirë. Por, pas verifikimi të kamerave të sigurisë të lokalit të tij, ai është shpallur në kërkim. Nga indiciet dhe provat e dokumentuara deri më tani, Shakaj rezulton autori kryesor i pengamarrjes dhe zhdukjes së Eglant Koçit. 

7 ORE ME PARE

Zhdukja e Eglant Koçit/ Gjykata lë në burg kamarierin, 25-vjeçari: Armandi më kërkoi të fikja dritat...më tha t'i laja dhe makinën

Borxhi në kriptomonedha/ I rrëmbyer, i vrarë...si u zhduk Eglant
autori armand shakaj-eglant koci

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Enea Zyferin, i arrestuar në kuadër të hetimeve për zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezulton i humbur që prej 5 qershorit. Enea Zyferi ëshë kamarieri i lokalit në pronësi të Armand Shakaj, i shpallur në kërkim si autori kryesor i pengamarrjes dhe zhdukjes së 34-vjeçarit.

Zyferi u arrestua nga policia e Tiranës për përkrahje të autorit të krimit, ndërësa në sallën e gjyqit këtë të mërkurë, ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

"Punoj në lokalin e Armand Shakajt si kamerier, ditën që thotë prokuroria e kam parë Eglantin kur ka hyrë në lokal sepse e njoh, më pas nuk e kam parë më, nëse ishte larguar apo jo. Ndërkohë Armand Shakaj më ka thënë që të fikja dritat e lokalit, për shkak se kishte për të nxjerrë një frigorifer, unë i kam fikur dritat. Të nesërmen Armandi më ka thënë që të shkoj të laja makinën në një vend larg andej diku nga fundi i bulevardit të ri. Kam shkuar atje dhe me ka kapur policia. Unë nuk kam lidhje më këtë ngjarje", është shprehur Zyferi para togave të zeza.

Ai ka pretenduar më tej se e ka parë Kocin kur ka hyrë në ambientin e punës së Shakajt, por nuk ka dijeni të mëtejshme për fatin e tij. Gjatë dëshmisë në gjykatë, Zyferi u shpreh gjithashtu se Shakaj i kërkoi të çonte makinën në lavazh për ta larë dhe ai e dërgoi diku në fund të bulevardit të ri.

Ndërkohë, prokurori i çështjes kërkoi që 25-vjeçari të lihej në qeli për një afat të pacaktuar, deri në kryerjen e plotë të hetimeve dhe deri sa të zbardhet e gjithë dinamika e ngjarjes.

Eglant Koçi u denoncua i zhdukur nga familjarët. Ai ka humbur kontaktet që prej mbrëmjes së 4 qershorit dhe për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “ëillson” në kryeqytet. Në të njëjtën kohë kur sipas burimeve, kishte shkuar në një takim me Armand Shakajn, dhe që prej aty ai nuk është kthyer më.

Në një reagim zyrtar ditën e djeshme, Policia e Tiranës njoftoi se ka gjetur ka arritur të gjejë motorin e 34-vjeçarit të zhdukur dhe vendin ku ai është mbajtur. Ndërsa në pamjet nga kamerat e sigurisë, janë dokumentuarit lëvizjet e Armand Shakajt, që ngrenë dyshimet se ai është personi që ka lidhje drejtpërdrejt me zhdukjene 34-vjeçarit.

Madje, në pamje e publikuara të siguruara nga ZËRI, shfaqet Armand Shakaj duke marrë motorin e Koçit rreth orës 00:30, mesnatën e 5 qershorit dhe duke e lënë pranë nënstacionit elektrik në Tiranë, në një përpjekje për të krijuar një alibi. Më pas, ai është kthyer në këmbë drejt Bulevardit të Ri dhe më vonë në banesën e tij.

Ndërkohë, hetimet vijojnë intensivisht. Sipas burimeve nga grupi hetimor, provat e mbledhura deri tani, si ato shkencore ashtu edhe rrethanore, kanë ngritur dyshime të forta se Eglant Koçi mund të jetë vrarë dhe më pas trupi i tij të jetë zhdukur. Megjithatë, trupi i Eglant Koçit nuk është gjetur ende, dhe policia nuk mund të konfirmojë vdekjen e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB