LIVE UPDATES

Në Tiranë protestohet, PS feston sot 35-vjetorin në Shkodër! Rama i veshur me flamingo 'përshëndet' protestuesit: Ku ishin?

➤Sot, 8 qershor, Partia Socialiste në Shkodër feston 35-vjetorin e themelimit. ➤I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë mbërritjes u prit me protestë nga qytetarët. ➤Ndërkohë, paralelisht me eventin e socialistëve në Shkodër, po mbahen edhe protesta. ➤Rama është shfaqur i veshur me një bluzë me flamingo, ndërsa nuk hezitoi t'u përgjigjej dhe kritikonte protestuesit. 

3 artikuj për këtë temë.
59 MINUTA ME PARE

Rama ironizon influencerët: Dalin në Paris e Dubai...ktej duan foto me bikini në bregdetin e virgjër me atë lidhsen e hollë

Në Tiranë protestohet, PS feston sot 35-vjetorin në Shkodër!
edi rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me komentet ironike ndaj blogerëve dhe influencerëve që janë shprehur publikisht në mbështetje të protestave kundër investimeve të planifikuara në zonën e Zvërnecit të Vlorës.

Nga Shkodra ku PS feston 35-vjetorin e themelimit, Rama ka ironizuar blogerët, duke vënë në dyshim qëndrimet dhe mesazhet e tyre për mjedisin dhe zhvillimet në vend.

Sipas Ramës, influencerët përdorin protestën si arsye për të reklamuar punën e tyre, teksa shtoi se ata kanë 'mundësinë të shkojnë edhe në Paris dhe Dubai'.

"Më tregonte një nga ato punonjësit e rinj, ishte njëra te kulla Eiffel dhe kishte bërë një foto kështu dhe dukej 3 herë më e gjatë se unë, aq sa kur e pashë thashë po më bie për sipër.

Thoshte shyqyr u hap koha në Paris. Natyrisht nëse ti i ke mundësitë të shkosh sa në Paris dhe sa në Dubai, ti nuk ke pse i thua shqiptarëve atje e dua komplet të virgjër bregun e detit, dua rërën, flamingot dhe pemët, se atje do dal me bikini dhe do dal në profil me atë fijën e vogël.

Hë hë hë, dhe ja ecin kështu dhe ato e shohin thonë ishalla po i këputet lidhësja dhe ta shohim tamam flamingon. Ishte një tjetër, ajo ishte super fare. Dynja e madhe me likes. Kjo tjetra kishte një stil tjetër, para se të fliste për natyrën, kjo nxirrte kremra që kur ti të futeshe për të bërë solidaritet, të kapte dhe ndonjë reklamë.

Mua si krem fytyre mu dukej, po kush e di çfarë tjetër fërkohej me ato. Unë kam respekt për ata që bëjnë fytyrën me krem, po rrezikun e Shqipërisë ku e shohin këta. Kjo është gjëja që pyes unë. Këto video, foto, selfie bëhen në këtë Shqipëri, në këto qytete, në këtë natyrë. Duhet pak më tepër kujtesë sesa postimi i fundit që sheh. Nuk shkohet kështu përpara”, u shpreh Rama.

1 ORE ME PARE

Tiranë 'vlon' nga protestat, Rama në Shkodër kritikon protestuesit: Çfarë s'dëgjon nga këta, por ku ishin kur...

Në Tiranë protestohet, PS feston sot 35-vjetorin në Shkodër!
edi rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër, ku po merr pjesë në aktivitetin për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste në këtë degë, ndërsa paralelisht në Tiranë vijojnë protestat kundër projekteve të qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu kritikat ndaj protestuesve, duke theksuar se një pjesë e tyre janë bërë ambientalistë “krejt papritur”. Ai ironizoi akuzat ndaj qeverisë, duke i cilësuar si të pabazuara dhe të nxitura nga interesa politike.

Ai theksoi se Partia Socialiste nuk e ka tradhtuar kurrë interesin kombëtar dhe se projektet zhvillimore synojnë të sjellin përfitime për vendin.

“Është e lehtë që të mbash një flamur dhe ta valëvitësh. Çfarë nuk dëgjon nga këta “patriotë”. Njëri thoshte që Rama ka ulur qëllimisht çmimin e biletave të avionëve, që shqiptarët të ikin nga atdheu. Çfarë duan këta, që të rrisim çmimet e biletave të avionëve? Këta kërkojnë ta shpëtojnë Shqipërinë nga unë e nga ju. Ku ishin këta, kur vriteshin zogjtë dhe kafshët, që janë specie të mbrojtura? Ku ishin këta, kur pyjet ishin bërë vendi, ku dëgjohej vetëm një zog, sharra elektrike?

Ku ishin këta? Nuk e kam për ata që në atë kohë ishin 10 vjeç, por e kam për ata që papritur u bënë ambientalistë. Papritur morën vesh se paska një plan djallëzor për ta shitur Shqipërinë. Harrojnë se kanë përballë PS-në, që nuk e ka tradhtuar kurrë interesin kombëtar. Këtu kalonin kontrabanda, që furnizonte naftën për makinerinë shkatërruese të Millosheviçit. Pala tjetër e shiste interesin kombëtar. Ata që quajnë PS-në tradhtare, janë pa din e iman. Atdheu nuk është për t’u mbajtur në gojë, por në zemër e në mendje. Ne nuk jemi shkatërrimtarët, por shpëtimtarët”, u shpreh Rama.

2 ORE ME PARE

PS feston sot 35-vjetorin në Shkodër, kryeministri Edi Rama pritet me protestë: Turp, jep dorëheqjen! (VIDEO)

Në Tiranë protestohet, PS feston sot 35-vjetorin në Shkodër!
edi rama ne shkoder

SHKODËR- Këtë të hënë, 8 qershor, dega e Partisë Socialiste në Shkodër feston 35-vjetorin e themelimit. Gjatë mbërritjes në eventin e organizuar, kryeministri Edi Rama u prit me protesta nga qytetarët.

Dhjetëra banorë dolën poshtë Kalasë Rozafa për të shprehur pakënaqësi ndaj ndërtimit të resortit në Zvërnec të Vlorës dhe projektit të Bashkim Ulajt në Rrjoll. Nw kor, qytetarwt iu drejtuan kryeministrit Rama me thirrjet: "Turp, turp", "Jep dorëheqjen", "Rama në burg, Berisha në burg". 

Ndërkohë që për sigurinë e tubimit dhe mbarëvajtjen e eventit, në vendngjarje janë të pranishme dhjetëra forca policore./ZËRI

Poll

MOS HUMB