LIVE UPDATES

Krim brenda familjes në Tiranë, babai vret djalin me thikë, dëshmia: Ishim të dehur, më bullizonte

➤Krim brenda familjes në Tiranë. Hekuran Gjoni, 74 vjeç ka vrarë me thikë djalin e tij, Asim Gjoni, 37 vjeç. ➤Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tyre në zonën e njohur si “Kodra e Priftit”. ➤Gjoni ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. ➤Në momentin e krimit, si autori ashtu edhe viktima kanë qenë në gjendje të dehur. ➤Paraprakisht dyshohet se dyshja kishin konflikte të vzhdueshme dhe se 37-vjeçari e bullizonte dhe ofendonte të atin.

4 artikuj për këtë temë.
4 MUAJ ME PARE

Detaje nga krimi në Tiranë, viktima la pas dy fëmijë, dëshmitare u bë gjithë familja

Krim brenda familjes në Tiranë, babai vret djalin me thikë,
Foto Ilustruese

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga krimi që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme. Mësohet se viktima, Asim Gjoni ishte baba i dy fëmijëve. Ai jetonte në një banesë me të atin në zonën e njohur si “Kodra e Priftit” në Tiranë dhe për rrjedhojë, dëshmitarë të krimit janë bërë edhe familjarët e tjerë.

Hekuran Gjoni, 74 vjeç e qëlloi të birin me thikë pas një sherri. 37-vjeçari u dërgua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Në momentin e krimit, si autori ashtu edhe viktima kanë qenë në gjendje të dehur. Paraprakisht dyshohet se dyshja kishin konflikte të vazhdueshme dhe se 37-vjeçari e bullizonte dhe ofendonte të atin.

 

4 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Publikohen pamje nga vendi ku ndodhi krimi brenda familjes, policia rrethon zonën

Krim brenda familjes në Tiranë, babai vret djalin me thikë,
Vendngjarja

TIRANË- Pamjet që po shikoni vijnë nga vendi ku ndodhi krimi brenda familjes. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si "Kodra e Priftit" në Tiranë. Hekuran Gjoni, 74 vjeç qëlloi me thijkë djalin e tij Asim Gjoni, 37 vjeç. I riu ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Autori është vënë në pranga. 

Në momentin e krimit, si autori ashtu edhe viktima kanë qenë në gjendje të dehur. Paraprakisht dyshohet se dyshja kishin konflikte të vzhdueshme dhe se 37-vjeçari e bullizonte dhe ofendonte të atin.

4 MUAJ ME PARE

Zbardhen emrat! Babë e bir u zunë të dehur në shtëpi, më pas ndodhi krimi

Krim brenda familjes në Tiranë, babai vret djalin me thikë,
Foto Ilustruese

TIRANË- ZËRI ka zbardhur emrat e protagonistëve të krimit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se viktimë ka mbetur Asim Gjoni 37 vjeç. Ndërsa autor është babai i tij, Hekuran Gjoni, 74 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesë, në zonën e njohur si “Kodra e Priftit”. Babë e bir janë konfliktuar në gjendje të dehur dhe 74-veçari e ka qëlluar të birin me thinë. I riu është dërguar në spital, pork a humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Hekuran Gjoni ndodhet në polici dhe po nerret në pyetje.

4 MUAJ ME PARE

Vrasje në Tiranë, babai qëllon djalin me thikë

Krim brenda familjes në Tiranë, babai vret djalin me thikë,
Foto Ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën mbrëmjen e sotme. H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij A. Gj., 37 vjeç. 37-vjeçari është dërguar në spital, por ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. 74-vjeçari është vënë në pranga. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e njohur si Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë. Rrethanat e konfliktit që sollën dhe krimin në familje nuk dihen ende. 

Njoftimi i policisë Tiranë: 

Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital. Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB