Përcillet në banesën e fundit Kryepeshkopi Anastas, do të prehet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

TIRANË-Ka përfunduar ceremonia mortore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos të cilit sot do t’i jepet lamtumira e fundit. Besimtarë të shumtë kanë shoqëruar arkëmorti e Kryepeshkopit, ndërkohë që përfaqësues të klerit ortodoks nga brenda dhe jashtë vendit, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri i kanë dhënë atij lamtumirën.
Trupi i Kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur përjetësisht në Kriptën e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” që do jetë edhe i vizitueshëm. Klerikët do të mbajnë meshë përshpirtjeje me turne e pa ndërprerje deri nesër, kur trupi i kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur në kriptën e nëndheshme.
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë ku ishte i shtruar prej 3 janarit. Janullatos lindi më 4 nëntor të vitit 1929, në Pire të Greqisë dhe prej vitit 1992 ai ishte Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ndërsa më 22 dhjetor të vitit 2017, atij iu dha shtetësia shqiptare nga ish-presidenti Ilir Meta. Janullatos njihet si një person i lidhur me rilindjen e besimit Orthodoks, pasi praktikimi i fesë ishte i ndaluar me ligj prej viteve 1967-1991./ZËRI
Lamtumira e Janullatosit, por sytë tek Rama-Berisha! Kryedemokrati e "retushon" kryeministrin, Mistotakis mes dy zjarreve

TIRANË- Përtej lamtumirës për kryepeshkopin Anastas Janullatos, mesha e sotme ka një tjetër kuptim për politikën shqiptarë. Për herë të parë, prej vitesh, kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha janë bashkë në një dhomë. Herën e fundit kur kjo ka ndodhur, ishte në ceremoninë e largimit të Ilir Metës nga Presidenca e Shqipërisë. Që nga ajo kohë, Rama dhe Berisha nuk kanë qenë më kurrë në të njëjtën kohë, në të njëjtin event.
Ndaj për shqiptarët, përveç lajmit të përcjelljes për në banesën e fundit të kryepeshkopit, një sy ka qenë gjithëmonë nga karrigët në reshtin e parë.
Por më kot!
As Rama dhe as Berisha nuk këmbejnë asnjë fjalë me njëri-tjetrin. As kur futen në sallë! Berisha vjen i parë, e më pas e ndjek kryeministri me bashkëshorten e tij, Lindën. Por asnjë prej tyre nuk bën asnjë përshëndetje, por as kryedemokrati nuk i jep asnjë sinjal "afrimiteti". Në pozitën më të sikletshme ishte kryeministri grek, Kyriakos Mistotakis! Herë komunikonte me njërin, e herë më tjetrin.
Asnjëherë me të dy bashkë!
Në një moment, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek janë parë duket biseduar mes njëri-tjetrit, ndërsa Berisha duket sikur po lexon, por mesiguri po i dëgjon me vëmendje.
Po ashtu, në fotot që Partia Demokratike ka shpërndarë me mediat, duket vetëm Berisha, ndonjëherë edhe kryeministri grek. Rama, jo!
Megjithatë duket qartë se paqe nuk ka!/ZËRI
Ceremonia e lamtumirës! Mitsotakis: Janullatos urë miqësie mes dy popujve, e qajnë grekë e shqiptarë

TIRANË-Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë mortore në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, ku po i jepet lamtumira e fundit Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Mitsotakis u shpreh se guximi dhe shpresa ishin dy busulla që udhëhiqnin Kryepeshkopin dhe rrugëtimin e tij. Kreu i qeverisë greke e konsideroi Janullatos si urë komunikimi mes dy vendeve, ndërsa sot deklaroi ai e vajtojnë grekë e shqiptarë.
Kyriakos Mitsotakis: Guximi dhe shpresa janë dy busulla që udhëheqin Anastasin dhe rrugëtimin e tij të mrekullueshëm. Përulemi para madhështisë së këtij personaliteti të veçante. Një shembull i ndritur i urtësisë dhe i veprimit. Largimi i tij nga jeta lë një boshllëk të pazëvendësueshëm jo vetëm në vendin, ku shërbeu por kudo ku rreh zemra e helenizmit. Ishte një dritë dashurie dhe sakrifice. Një dritë e ortodoksisë dhe jetës së krishterë. Ai hodhi themelet e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Hapi dhjetra institucione shëndetësore dhe arsimore. Nuk është rastësi qëe vajtojmë si grekët dhe shqiptarët dhe kudo në botë. Kryepeshkopi ishte urë miqësie mes dy popujve dhe hallkë komunikim mes dy shtetev. Kryepeshkopi ishte njëherazi një intelektual i besimit dhe një shërbëtor i përulur i të afërmit të tij. Me fjalë të tjera, një shembull i ndritur i urtësisë, por edhe i veprimit. Largimi i tij nga jeta lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm. Jo vetëm në vendin ku shërbeu dhe në diasporën tonë, por kudo ku rreh zemra e Helenizmit, për të cilin ai ishte, për dekada me radhë, një dritë udhërrëfyese. Një dritë dashurie dhe sakrifice, fisnikërie dhe thjeshtësie, bindjeje dhe efikasiteti.
Një dritë e Orthodhoksisë dhe e jetës së krishterë. Shumica prej të pranishmëve e dinë mirë se çfarë arriti Anastasi që nga çasti i parë kur mbërriti në Shqipëri, në vitin 1991. Në një vend të rrënuar nga regjimi autoritar, me të krishterët të persekutuar dhe bashkëkombasit tanë të lënë në harresë. Megjithatë, duke marrë forcë nga besimi i tij i thellë, ai hodhi themelet e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Krijoi mbi 400 enori, ndërtoi qindra kisha dhe dorëzoi 145 klerikë të rinj. Njëkohësisht, hapi dhjetëra institucione arsimore, shëndetësore dhe bamirëse. Një mrekulli e vërtetë mes rrënojave!
Për grekët dhe orthodhoksët në Shqipëri dhe kudo në botë, Anastasi ishte burim krenarie. Ai ishte një shërbëtor i palodhur dhe i përulur, duke ofruar shpresë dhe udhëzim shpirtëror për besimtarët orthodhoksë kudo në botë. Me urtësinë e tij teologjike dhe përulësinë e tij, ai dëshmoi se Kisha Orthodhokse mund të jetë një komunitet i gjallë dashurie dhe kujdesi shoqëror, që bashkon popujt. Prandaj, sot të gjithë ndjejmë një trishtim të thellë, por edhe një ndjenjë përgjegjësie për trashëgiminë e rëndë që ai na lë. Si bari shpirtëror, ai ndërtoi kisha. Si udhëheqës, ai krijoi ura bashkëpunimi mes popujve dhe feve. Ai tregoi se si mund të jesh njëkohësisht një grek i vërtetë dhe një figurë universale. U bëftë shembulli i tij një burim frymëzimi për brezat që do të vijnë dhe vepra e tij gjettë pasues të denjë. E përcjell me të njëjtat fjalë që ai vetë na la si amanet: "Guxojmë të shpresojmë."
Trupi i Kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur përjetësisht në një ambient të posaçëm brenda Kishës, që do jetë edhe i vizitueshëm. Klerikët do të mbajnë meshë përshpirtjeje me turne e pa ndërprerje deri nesër, kur trupi i kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur në kriptën e nëndheshme./ZËRI
Ceremonia e përcjelljes së kryepeshkopit Janullatos
PAMJET nga homazhet! Rama dhe Berisha, afër dhe larg...asnjëri nuk i flet tjetrit

TIRANË- Katedralja “Ngjallja e Krishtit” ka pritur sot qytetarë dhe zyrtarë të lartë për t'i dhënë lamtumirën e fundit kryepeshkopit Anastas Janullatos. Homazhet në nderim të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas, kanë bërë bashkë edhe politikën shqiptare. Si rrallë herë, kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha janë bashkë në një dhomë.
ZËRI ka kapur pamjet kur kryeministri futet pas kryedemokratit në Katedrale, por në asnjë moment as nuk e sheh dhe as nuk i jep dorën.
Të dy ndjekin meshën, duke injoruar tërësisht njëri-tjetrin. Berisha ishte i shoqëruar nga grupi i deputetëve të Partisë Demokratike, ndërsa Rama u fut në sallë me bashkëshorten e tij, Linda Rama. Por as kjo e fundit nuk kishte asnjë përshëndetje për Berishën.
Madje në foto dallohen Rama e Berisha teksa i ndan një karrige bosh. Ky është momenti para se të bashkohej edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili po ashtu po merr pjesë në meshë. Ai ka ardhur me një delegracion prej 5 ministrash dhe ka kryer nderimet pranë trupit të pajetë të Fortlumturisë së Tij, Janullatos. Më pas, është ulur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD.
Në fund të meshës, të tre, do të mbajnë nga në fjalë të shkurtër për Janullatos./ZËRI
Nis ceremonia mortore e Kryepeshkopit, klerikë e politikanë të pranishëm

TIRANË-Ka nisur ceremonia mortore për Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, ku po zhvillohet ceremonia mortore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Mitsotakis ka ardhur bashkë me delegacionin e tij që përbëhet nga 5 ministra. Kryeministri pasi ka bërë nderimet për Kryepeshkopin Anastas është afruar pranë kryeministrit Edi Rama dhe kyeopozitarit Sali Berisha.
Trupi i Kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur përjetësisht në një ambient të posaçëm brenda Kishës, që do jetë edhe i vizitueshëm. Klerikët do të mbajnë meshë përshpirtjeje me turne e pa ndërprerje deri nesër, kur trupi i kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur në kriptën e nëndheshme.
Ceremonia do të drejtohet nga Mitropoliti i Korçës, Joan, i cili u vendos nga mbledhja e Sinodit të Shenjtë si kujdestar i fronit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në ceremoninë mortore priten në kryeqytetin shqiptar të vijnë figurat më të larta të klerit në botë dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse./ZËRI
Sot ceremonia mortore e Kryepeshkopit, pjesëmarrës figurat më të larta të klerit botëror

TIRANË-Sot do të zhvillohet ceremonia mortore në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për Kryepeshkopin Anastas, pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore. Trupi i Kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur përjetësisht në një ambient të posaçëm brenda Kishës, që do jetë edhe i vizitueshëm. Klerikët do të mbajnë meshë përshpirtjeje me turne e pa ndërprerje deri nesër, kur trupi i kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur në kriptën e nëndheshme.
Ceremonia do të drejtohet nga Mitropoliti i Korçës, Joan, i cili u vendos nga mbledhja e Sinodit të Shenjtë si kujdestar i fronit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në ceremoninë mortore priten në kryeqytetin shqiptar të vijnë figurat më të larta të klerit në botë dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse.
Nga Vatikani pritet një delegacion i gjerë i drejtuar nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin. Konfirmohet pjesëmarrja e Kryeministrit grek, Mitsotakis, me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar, ndërsa do ketë fjalime nga klerikë e politikanë, mes tyre edhe dy Kryeministrat Rama e Mitsotakis.
Gjithashtu në ceremoni do të marrë pjesë Patriarku i Kostandinopojës, Bartolomeu, Patriarku i Izraelit Theofili i Jerusalemit, Kryepeshkopit të Greqisë Jeronimi, Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë; i Bullgarisë, i Rumanisë etj.
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë ku ishte i shtruar prej 3 janarit. Janullatos lindi më 4 nëntor të vitit 1929, në Pire të Greqisë dhe prej vitit 1992 ai ishte Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ndërsa më 22 dhjetor të vitit 2017, atij iu dha shtetësia shqiptare nga ish-presidenti Ilir Meta. Janullatos njihet si një person i lidhur me rilindjen e besimit Orthodoks, pasi praktikimi i fesë ishte i ndaluar me ligj prej viteve 1967-1991./ZËRI