LIVE UPDATES

Dita e 2-të e rinumërimit të votave! Hapen 209 kuti në Tiranë, PS dhe PD me minus, Mundësia s'ka lëvizje

➤Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, vijon edhe sot në Tiranë. ➤Partia Socialiste ka humbur 105 vota në krahasim me numërimin fillestar, ndërsa Partia Demokratike ka humbur 107 vota.➤ Partia Mundësia që po ‘lufton’ për të ruajtur mandatin e dytë, nga rinumërimi deri më tani nuk ka asnjë lëvizje votash nga numërimi i parë.

1 artikuj për këtë temë.
17 ORE ME PARE

Hapen 85 kutitë e para në Tiranë! Ndryshojnë votat e Tabakut, Alimehmetit, Xhaçkës, Gjylametit

Dita e 2-të e rinumërimit të votave! Hapen 209 kuti në
kandidatët

TIRANË-Teka ka nisur rinumërimin i plotë i të gjitha votave të qarkut Tiranë, janë evidentuar edhe parregullsi brenda lsitës preferenciale të kandidatëve. Në ditën e parë u rinumëruan 85 kuti nga 1282 që janë gjithsej. 

Sa i përket votave për kandidatët, në listën e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, pretendonte se shumë vota të tij kishin kaluar te kandidatët e tjerë. Me shqyrtimin paraprak, Alimehmetit i kanë vjedhur deri tani 4 vota. Edhe rivales së tij Jorida Tabaku po ashtu i janë vjedhur 11 vota, duke mos e zbutur diferencën prej 2400 votash që kanë mes tyre.

Dita e 2-të e rinumërimit të votave! Hapen 209 kuti në
REZULTATET

Sipas të dhënave nga KQZ, rinumërimi tregon se kandidates Ilda Zhulali i ishin marrë 13 vota. Mhill Gecajt i hiqen 5 vota, Asllan Dogjanit i shtohen 10 vota apo Dhurata Çupit 4 vota. Petrit Dodës i zbriten 10 vota, Petrit Gjorgjit i zbriten 15 vota, Arjan Hoxhës i shtohen 2 vota, apo Sali Shehut që i hiqen 6 vota.

Nga Partia Socialiste, diferenca mes Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylametit mbetet pak a shumë e njëjtë. Nga rinumërimi shihet se Xhaçka ka marrë 1 votë më shumë ndërsa Gjylametit i janë hequr padrejtësisht 2 vota. Bie në sy se Fatmir Xhafaj ka marrë 32 vota padrejtësisht nga numërimi i parë, apo Kejsi Elezi që kishte marrë 22 vota që nuk i takonin.

Dita e 2-të e rinumërimit të votave! Hapen 209 kuti në

Dita e 2-të e rinumërimit të votave! Hapen 209 kuti në

Ndryshimet në parti

Nga rinumërimi, deri më tani rezulton se nga numërimi i parë PD-ASHM kishte përfituar 19 vota më shumë, ndërsa PS 42 vota më shumë, PSD 7 vota më shumë dhe Lëvizja Bashkë përfiton 1 votë më shumë. Nga 1 votë më shumë kishin përfituar edhe Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare dhe Partia Aleanca Demokracia e Re. 

“Mundësia” nga rinumërimi deri tani ka përfituar 3 vota më shumë, që i ishin hequr në numërimin e parë. Ndërkohë, 5 vota më shumë përfiton edhe partia e Lulzim Bashës dhe nga 1 votë më shumë e marrin koalicioni i Enkelejd Alibeajt dhe Lëvizja Atdheu. 

Dita e 2-të e rinumërimit të votave! Hapen 209 kuti në

Poll

MOS HUMB