Kur Suel Çela rrezikoi jetën e “Shqiponjave”

TIRANË- Marjus Lulaj alias Suel Çela është në arrati, por në dosjen e fundit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) rezulton se menaxhonte mjaft mirë marrëdhëniet me drejtësinë dhe Policinë e Shtetit. Por, po të kthehemi pas në kohë, në vitin 2017, Suel Çela u gjend përpara një situate jo të parashikuar. Mbrëmjen e 18 shtatorit të vitit 2017, Policia e Elbasanit doli në rrugë dhe nisi aksionin për verifikimin e të gjitha mjeteve luksoze dhe mjeteve me xhama të zinj me qëllim kapjen e personave me precedent penalë apo që lëvizin të armatosur. ‘Lapsi’ i kontrollit kapi dhe “Range Rover”-in luksoz me targa “AA 040 OJ” me vlerë 100.000 euro, në të cilin po udhëtonin dy anëtarët e grupit të Suel Çelës, Ledio Zhabeli dhe Kelmend Xhaferri. Në momentin që efektivët po bënin kontrollin e dokumentave të nevojshme të automjetit dhe kërkuan të shoqëronin Zhabelin dhe Xhaferrin për verifikim në komisariat, u shfaq vetë Suel Çela. Ai po udhëtonte me mjetin tip “Audi” dhe me shpejtësi ‘skëterrë’ goditi makinën e Policisë së Shtetit me qëllimin e vetëm për të çorientuar situatën e efektivëve të grupit “Shqiponja” dhe për të shpëtuar dy ‘djemtë’ e tij. E për të arritur këtë synim, ai nuk mori parasysh as rrezikun që iu kanos jetës së policëve! Madje nuk i shpëtoi as anëtarët e grupit, pasi si Ledio Zhabeli edhe Kelmend Xhaferri u vunë në pranga pasi në banesën e tyre u gjet dhe sekuestrua një sasi kanabisi dhe armë pa leje. Në pranga u vu dhe roja i Tregut Ushqimor, i cili nuk iu bind urdhrit të Policisë për të hapur derën ku u fut mjeti “Audi”, pasi përplasi automjetin e efektivëve. Enea Bekteshi ishte personi i tretë që u vu në pranga pasi u raportua se ishte ai që e drejtonte mjetin “Audi”, por hetimet e mëtejshme dolën në përfundimin se në drejtimin e mjetit kishte qenë vetë Suel Çela.
“Mami është e mërzitur me ju”, Suel Çela i shkruan ish-gjyqtares: Për ty hidhemi në zjarr

TIRANË- Biseda të tjera janë zbardhur dosja e SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës, ku u lëshuan 18 urdhër arreste. Në bisedat e zbardhura Megi Fetahu, vajza e ish-gjyqtares së Pajtime Fetahut është ankuar se mamaja është mërzitur me Suel Çelën dhe vëllain e tij Marion. Ajo është ankuar se nëna e saj ka rrezikuar duke e ndihmuar në shumë raste, si ai i Brikin Rustës, për amnistinë e Kelmend Xhaferrit dhe rastin e tritolit të vënë Fuad Verzivollit. Më tej ajo shprehet se nëna ka thënë se ata e marrin vetëm kur kanë halle.
“Mami dje në dark kur u shtri po thoshte qe ishte mërzit me shok me Mario. E nisi kështu. Kur erdhe sot te tavolina ime dhe m’the ka thënë Mario u gëzova tha për një sekondë se mendova që ka thënë ndonjë fjalë të mirë ai tha kishte thënë shif rregullo ankimin. Thërret Mario tha unë në Tr i shkoj në shpi. Thrret Titi tha i shkoj ne shpi. Thotë shoku tha ik në Tr tako Gencin iki në Tr. Thonë tha mos ia bëj nderet atyre megjithëse mund ti kisha marrë shume lek të tjerëve s’ja kam bëë. Thonë bëj këtë e bëj. Po atë telefonin tha për ca e marrin ata tha vetëm kur kanë hallet e veta? Bëj kushurinin ia bëra. Për Rukën. Bej amnistin e bëra. Futu te tritoli u futa. Unë rrezikoj jetën time”, i shkruan Megi, Klausit.
Ndërsa, pas kësaj bisede Suel Çela kërkon që të takoj ish-gjyqtaren Pajtime Fetahun, ku dhe e falenderon atë për punën e saj. Ai shprehet se ajo është e rëndësishme, jo vetëm për të por dhe për të gjithë grupin.
Marjus Lulaj: Të presim për kafe. Pa diskutim o do fitojm o do fitojm”.
Pajtime Fetahu: Të rrini gëzuar.
Marjus Lulaj: Faleminderit”.
Pajtime Fetahu: Bëj se ti e meriton dhe te kam thënë qe ju kam në zemër”.
Marjus Lulaj: Mirë motra shikoje vet ne këtu jemi, dhe me thuaj për ca të nevojitem se vetëm ti po bën për ne”.
Pajtime Fetah: Faleminderit shumë o yll. Po për Kelin nuk u gëzove qe nuk po e përmend? Unë bëra gjithë atë lufte nëe gjykate me burgjet me prokurorin. Apo nuk tregon blerina? Apo thotë qe i ka bërë ajo?”.
Marjus Lulaj: Për ty hidhen ne zjarr jo vetëm unë të gjithë ne dhe ne tkemi ciper kokës ty”.
Pajtime Fetahu: Ishalla nuk me nevojitesh haha.
Më pas, Çela i ka dërguar Fetahut 10 mijë euro përmes nënës së tij, për nderet që ajo i ka bërë. /ZËRI
446 pako kokainë u kapën! Ergys Dashi i shkruante i shqetësuar Suel Çelës: Na kanë përgjuar!

TIRANË- Më 5 janar të vitit 2021 u sekustruan 446 kg drogë në Portin e Roterdamit në Holandë. Kontejnerët ishin nisur nga Amerika Latine, ku pretendohej se në to po transportoheshin babane, por gjatë skanimit, rezultoi se ato përmbanin drogë, e cila u asgjësua menjëherë. Sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, kapja e drogës e acaroi Suel Çelën, gjë që vërehet dhe nga bisedat me Ergys Dashin, i cili kishte rolin e organizatorit, bashkëfinancuesit dhe siguruesit.
Sipas dosjes, Dashi rezulton një person që ka lidhje me grupet e fuqishme kriminale dhe autoritetet ne Ekuador dhe një person që kryen trafik kokaine në disa vende të Evropës. Por, ai u ekzekutua më 22 janar 2022 në një atentat mafioz. Plani për të transportuar sasinë e kokainës ishte thurur më 28 shtator 2020 mes një takimi të Suel Çelës dhe Ergys Dashit në tregun agro-ushqimor në Elbasan. Ngarkesa u nis nga Ekuadori në drejtim të Holandës më 14 dhjetor, por SPAK disponon bisedat prej shtatorit të vitit 2020.
Llogaritej se një kilogram drogë do të kushtonte 5500 euro, ndërsa fitimi do të ishte kolosal. Ndërsa do t’i ndanin në dy pjësë fitimet, gjysma para nisjes së ngarkesës, ndërsa gjysma pas mbërritjes. Suel Çela kërkoi që të përfshijë edhe të shumëkërkuarin e drejtësisë Ervin Mata, të cilit i referohet si “Boli”, por ai nuk tregoi interes dhe Çela do ta financojë vetë.
“Rregullo at transfertën, nisim lekët, unë po flas me Bolin nëse ai ska qejf me marr pjesë të kjo punë”, shkruan Çela.
Por, sipas dosjes së SPAK, Ervin Mata ka është gati të marrë pjesë në këtë transport dhe biseda mes tyre është zhvilluar fillimisht me telefonin e Dashit, dhe më pas ai flet personalisht me Çelën.
Biseda 14 tetor 2020
Ervin Mata: Ky thotë këtë muaj vjen kutija aty ke 188, 100%
Suel Çela (Marius Lulaj): shumë mirë
Ndërsa sipas planeve Çela do të financonte blerjen e 100 kilogramëve dhe do të merrte përsipër që sasinë ta shiste vetë në tregun evropian, por fitimet do t’i sillte në Shqipëri. Ndërsa çdo individ që dëshironte të bëhej pjesë e ngarkesës duhej të paguante 10% grupit që kishte marrë përsipër transportin. Në bisedat me Ergys Dashit, Suel Çelës dhe Ervin Matës, theksohet se plani do të realizohej me mbështetjen e autoriteteve ekuadoriane.
SPAK disponon transkriptimet e bisedave që lidhen me transferimin e parave në Ekuador, kryesisht një shumë prej 200 mijë paundësh, organizimin e transportit dhe si ndarjen e detyrave. Ndërsa në një foto të dërguar nga Suel Çela për Gazmend Dishën më 11 dhjetor tregonte se ngarkesa u nis. Por planet nuk iu realizuan, pasi në fund të muajit dhjetorit, teksa po prisnin ngarkesën, gjë që vërhehej nga sms e dërguara, autoritetet holandeze sekuestrojnë kokainën. Ndërsa sipas bisedës mes Dashit dhe Çelës, ky i fundit dyshon se dikush i ka spiunuar.
Ergys Dashi: Presim ça do ndodhi, s'ka mundësi të ketë ndodh ndryshe, vetëm përgjime
Suel Çela: Dikush ka dhënë info Policisë aty
Më pas, Çela kërkon që për dështimin e operacionit të ndëshkohet kush i ka tradhëtuar, ndërsa paralelisht ai kishte një tjetër dërgesë me 930 kg lëndë narkotike që do të transportohej po nga Ekuadori në Evropë, dhe me të cilën po bashkëpunonte me Bujar alias Marsel Shegën, që zotëronte disa biznese dhe ndihmonte në pastrimin e parave. /ZËRI
“Të kam xhan, ti je engjëll mbrojtës”/ Afeksion e biznes mes Suel Çelës dhe Pajtime Fetahut

TIRANË- Afeksion dhe biznes! Kështu duket se mund të përshkruhet marrëdhënia që Marjus Lulaj alias Suel Çela, kreu i grupit që u godit nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Fetahu e mbronte në përballjen me drejtësinë, ndërsa Çela i dilte ‘për zot’ në botën e nëndheshme të krimit, aty ku kishte ngulur rrënjë mjaft forta dhe kështu kishin krijuar një aleancë disa vjeçare.
ZËRI ju sjell një pjesë të bisedave të shkëmbyera mes tyre, ku nuk mungon shprehja e dashurisë dhe mbështetja e madhe për njëri-tjetrin, sidomos në situata të vështira.
Biseda e parë:
Pajtime Fetahu: Ti si je, je mërzitur?
Suel Çela: Pastaj dihet jeta luftë qënka, jo nuk dorëzohem kollaj ti e di.
Pajtime Fetahu: S’ka gjë, prapë ne në majë do dalim.
Suel Çela: Pa diskutim po.
Pajtime Fetahu: Pse mua qysh më di ti.
Suel Çela: Hahahaha.
Pajtime Fetahu: S’dorëzohemi ne.
Biseda e dytë:
Suel Çelaj: Rri e qetë nuk je vetëm.
Pajtime Fetahu: Unë të kam xhan, ti je engjëll mbrojtës.
Suel Çela: Edhe unë, rri super e qetë…
Pajtime Fetahu: Unë të kam ty, ti më ke mua.
Biseda e tretë:
Suel Çela: Mirmbrëma si jeni.
Pajtime Fetah: Mirmbrëma o i bukuri dheut.
Suel Çela: Hahahaha, si te kam.
Pajtime Fetah: Unë ç’ka, kam qenë vetë dhe çunin e kam pasur sëmurë. Ti si je? Nuk më pëlqejnë veprimet qe mora vesh dje.
Suel Çela: Unë s’kam vdek akoma t’i lejoj ata te bëjnë përshesh
Pajtime Fetahu: 90% po e bëjnë përsheshin. Por mos i bjer ne sy qe te informova unë sepse ai dje me tha dhe duket që të kam thënë unë.
Suel Çela: Ta thashë jam gjallë akoma unë
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për Pajtime Fetahun?

TIRANË- Dosja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur jo vetëm lidhjet në trafikun ndërkombëtar të drogës të grupit të Suel Çelës apo planifikimin e eliminimit të rivalëve të tij, por edhe ndikimin e fortë që kishte në institucionet e drejtësisë. Në një pasazh të dosjes, Suel Çela pretendon se ka ndikuar edhe tek Ilir Meta, në kohën që ai ka qenë President dhe për rrjedhojë ishte dhe në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Qëllimi i Suel Çelës ishte që gjyqtarja Pajtime Fetahu të vijojnte të ishte në krye të detyrës në mënyrë që t’i lehtësonte përballjen e tij me drejtësinë, siç edhe kishte bërë në të shkuarën, pasazhe që janë zbardhur gjithashtu në dosje. Kështu, kur në shkurt të vitit 2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi nga detyra dhe filloi procedimin disiplinor për gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetah, pasi dyshohej se kishte kryer akte dhe sjellje që diskretitojnë figurën e gjyqtarit, pas publikimit në emisionin investigativ “Stop” më 31 janar 2017, në të cilin Fetahu kërkonte 2 mijë euro për lirimin e të burgosurit me emrin Kristjan Leka. Pavarësisht materialit të publikuar, Prokuroria e Krimeve të Rënda pushoi çështjen penale për gjyqtaren, me arsyetimin se nuk u provua përfshirja e gjyqtares në korrupsion dhe me mbylljen e dosjes, gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi rikthimin në sistem, proces që duhet të kalonte përmes Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2018, KLD-ja nuk e përfshiu kërkesën e Fetahut dhe këtu lindi nevoja e Suel Çelës për të ndërhyrë tek Presidenti i asaj kohe, Ilir Meta. Dhë në fakt, pretendimi i Suel Çelës gjen zbatim. Kjo pasi, në maj të vitit 2018, Ilir Meta i hapi rrugë rikthimit të Pajtime Fetahut në gjyqësor.
Megi Fetahu, pedagogia në Universitetin e Elbasanit që u bë ‘ura lidhëse’ mes gjyqtares dhe Çelës!

TIRANË- Megi Fetahu, vajza e gjyqtares Pajtime Fetahu duket se ka qenë një urë komunikimi mes grupit të Suel Çelës dhe nënës së saj. Kryesisht në bisedat e zbardhura në dosje, ajo komunikon me bashkëpunëtorin e Suel Çelës, Klaus Metishin.
Pjesë nga dosja:
Klaus Metishi: Dhe më tha ça duhet ti bëjmë ndonjë dhuratë se lekë nuk merr. Ti them ti marrë një apple të madh për në zyrë dhe një nga ato mek për shtëpi
Megi Fetahu: Asgjë, ça i duhet ça thua. Jo zemër mos i thuaj. Nuk bëhet fjalë se thotë ia kërku kjo. Se unë i thash do të ta blej për ditëlindje. Nuk bëhet fjalë, se mendon që kam thënë unë
Klaus Metishi insiston për një dhuratë për Pajtime Fetahun
Megi Fetahu: ...jepi lek…
Klaus Metishi:…Ti jai lek?…
Megi Fetahu:… po ti po mthu ca ti blej, unë s’di qe ti duhet gjë, por do ta pys.
Megi Fetahu rezulton se është pedagoge në Universitetin e Elbasanit, në fakultetin e Ekonomisë, por pavarësisht bisedave, SPAK për të nuk ka lëshuar asnjë masë sigurie.
"Rrethi im mafia", gjyqtarja Enkeleda Kapedani refuzoi mjetin 40 mijë euro të Suel Çelës: E kam të rëndësishme karrierën në drejtësi

TIRANË- Gjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila u bë subjekt i mediave për videot që publikonte në ‘Tik Tok’ me këngë që flisnin për mafian, rezulton se ka pasur kontakte me grupin e Suel Çelës që u godit nga SPAK.
Në dosjen hetimore, rezulton se Suel Çela ka ndërhyrë për të bërë të mundur emërimin e Pajtime Fetahut në krye të Gjykatës së Elbasanit dhe madje i ka ofruar një makinë me vlerë 40 mijë euro Enkeleda Kapedanit që të tërhiqej nga gara. Por, Kapedani e ka refuzuar dhe është shprehur se kishte mjaft respekt për grupin, por që e konsideronte të rëndësishme karrierën në sistemin e drejtësisë.
“Më tha pak dupi. I ka ngel qefi Fates (I referohet Pajtime Fetahut) me ne. Po kjo është apsurde ded, un u bana copash I thashë tib le makinë 40 mi enkeledes vetem per tu tehek na gara. Ca ka prit me shume ca kemi ndor ne ate se dun koleget e vet… do kishim ba gabim tmeth po tishte rrealizu te terhiqesh enkeleda sepse nuk do ja jepshin voten ksaj se nuk e dun faten shikoje votimin sot ka lan nam vetem voten e vetes vet ka pas asnji vot tjeter… justifikimi ka ndiku pak po ta kuptosh se dun me ate mo ded… ne ja kerkum enkeledes tha kam shum rrespekt per cunat e vlersoj por un kam karrjeren time e kam fitoren e sigurt…enkeleda kupton seshte si kjo… shikoje pergjigjen ca na ktheu… po ma mir do ishte mos ishim perzi hic… po normal qe ka lobu land edhe ka ba mire se po tja jepte tomi fitonte ajo shur*a… se ca i duheshi vot ksaj torrollinges…”, thuhet në një nga komunikimet e Suel Çelës me Klaus Matishin.
Më tej në dosje rezulton se Kapedani e ka favorizuar Suel Çelën duke pushuar çështjen në ngarkim të tij. Ishte vetë Suel Çela që u angazhua bashkë me gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe kryetarin e gjykatës Zihni Shahu për të kaluar një dosje të tij kriminale për gjykim në duart e Enkeleda Kapedanit, duke ia hequr gjyqtarit Tomorr Kullolli.
Dhe në fakt, biseda gjen zbatim, pasi Tomorr Kullolli jep dorëheqjen, dhe dosja i kalon Kapedanit, e cila e pushon.
Si ra ‘rruga’ me 446 pako me kokainë e grupit të Suel Çelës, ishte nisur nga Ekuadori

TIRANË- Trafiku ndërkombëtar i drogës ka treguar se sfida më e madhe e grupeve kriminale është ‘rënia e rrugëve’ në momentin që një ngarkesë kapet nga autoritetet. Dhe grupi i Suel Çelës nuk ka bërë përjashtim nga kjo gjë. Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dokumentohet dhe biseda mes anëtarëve të grupit që flasin për kapjen e 446 pakove me lëndë narkotike, kokainë, që ishte nisur më 12 dhjetor të vitit 2020 në portin Guayaquil në Ekuador dhe ishte transportuar për në Roterdam ndërsa vendi ku do të shkarkohej ishte Antëerp më 5 janar 2021.
Në dosje thuhet se në janar të vitit 2023 një kontejner i është nënshtruar skanimit me rreze X në portin e Roterdamit ku është konstatuar pamje jo e zakonshme në dyshemenë e tij, ku dhe ishte fshehur lënda narkotike. Më tej theksohet se në vijim kamioni është dërguar për verifikime të mëtejshme në të cilën janë gjetur pako me lëndë narkotike të cilat janë nxjerrë nga kontejneri. Pas verifikimeve 446 pakot e dyshuara me kokainë janë asgjesuar me djegie.
Pjesë nga dosja:
EPISODI Nr. 4. (Trafikimi narkotikëve Holandë datë 05.01.2021). Në muajin Maj 2023, Byroja Kombëtare e Hetimit ka administruar informacion policor se më datë 05.01.2021, autoritetet ligjzbatuese Holandeze gjatë kontrollit të konteinerit me numër identifikimi SUDU8014922-5 në në portin detar të Roterdamit, Holandë, kanë zbuluar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 446 pako me lëndë narkotike, të dyshuar kokainë të fshehura në dyshemenë e kontenierit.
Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit 78 viti 2023 ka dërguar kërkesën për ndihmë juridike nr.L207 prot., datë 30.05.2023 drejtuar Autoriteteve Gjyqësore të Mbretërisë së Holandës. Ministria e Drejtësisë me shkresë Nr.2778/1 Prot. datë 17.07.2024 ka përcjellë kërkesën për ndihmë juridike Autoriteteve Gjyqësore Kompetente të Mbretërisë së Holandës, ku nga aktet e përcjella rezulton se: Më datë 05.01.2021, konteineri me numër SUDU 801492-5 pasi i është nënshtruar skanimit me rreze X në portin e Rotterdamit janë konstatuar pamje jo të zakonshme në dyshemenë e tij. Ne vijim kamioni me targë 3-BNJ-5, me trajler dhe konteinerin me numër SUDU 801492-5, janë dërguar për verifikime të mëtejshme në një vend të posaçëm në ambientet e doganës. Pas shkarkimit të ngarkesës me banane është çmontuar dyshemeja e konteinerit në të cilën janë konstatuar pako me lëndë të dyshuara narkotike të cilat janë nxjerrë nga konteineri dhe pas numërimit dhe fotografimit kanë rezultuar gjithsej 446 pako që përmbanin lëndë të dyshuara narkotike.
Më pas janë përzgjedhur 30 pako të rastësishme për kampionim dhe 3 pako të rastësishme për testim për prani të lëndëve narkotike. Pas peshimit bruto të 30 pakot janë hequr të gjitha shtresat e paketimit dhe është realizuar peshimi neto. Nga çdo paketim i përzgjedhur, janë marrë 3 gramë lëndë, pluhur i bardhë, dhe është dëguar për analiza për ekzaminime të mëtejshme në laboratorin e doganës. Çdo qese ishte e pajisur me një numër unik SIN, përkatësisht SIN AA006501NL deri me AAOO6530NL. Më pas, mbi substancën pluhur të bardhë të përzgjedhur në mënyrë rastësore është spërkatur një sasi e vogël e lëngut narko spray. Lëngu më pas u kthye në blu, gjë që tregonte praninë e dyshuar të kokainës. Pas peshimit të 446 pakove me lëndë narkotike të dyshuar kokainë të gjetura në dyshemenë e konteinerit janë peshuar dhe ka rezultuar se pesha bruto e tyre ka qenë 526.25 kilogramë. Pas llogaritjes, pesha totale neto ka rezultuar 446.99 kilogramë. Pas këtij veprimi të 446 pakot e dyshuara me kokainë janë asgjesuar me djegie.
Sipas sistemit të Doganës AFIS, ka rezultuar se konteineri i ngarkuar me banane ishte ngarkuar më 12 dhjetor në portin Guayaquil (Ekuador) dhe ishte transportuar për në Rotterdam me kompaninë MAERSK BRANI. Në Urdhrin e Transportit të kompanisë P. Visser Transport BV (me numër sendi 31-BNJ-5.04) vendi ku do të shkarkohej konteineri ishte "Antëerp Neë Fruit Terminal" Rostockëg 1 haven 212 në Antëerpen dhe se konteineri do të linte terminalin në Antëerpen më 5 janar 2021. Marrësi i konteinerit doli se ishte kompania RIVA Fruit, me adresë në: Koopliedenëeg 5, 2991LN në Barendrecht.
Kompania e tranporteve MAERSK Benelux B.V. ka përcjellë të dhënat që kjo kompani dispononte në lidhje me konteinerin me numër SUDU 801492-5, i cili ishte ngarkuar me banane në Ekuador. Dërgues ishte kompania Sentiver S.A., e cila e kishte ngarkuar atë në anijen
MAERSK Brani në portin Quayaquil, në Ekuador me destinacion portin e Antëerpen. Si pritës i mallit ishte dhënë emri i kompanisë ABC Fresh Trading B.V. me seli në Hagë, së cilës i ishte dhënë edhe release/pinkodi për nxjerrjen e konteinerit. Nga analizat e kryera nga Laboratori i Doganës u konstatua se të gjitha mostrat me identifikimi SIN AAOO6501NL deri me AAOO6530NL përmbanin kokainë.
Nga verifikimet e kryera nga HARC Rotterdam ka rezultuar se kompania P.Vissert Transport BV ka patur edhe një incident ku është gjetur lëndë narkotike në konteinerin që transportonte më datë 02.12.2020 dhe për këtë arsye HARC ka patur në monitorim shoferin Roelf Otter dhe persona të tjerë që bashkëpunonin me të, duke e finalizuar më datë 05.01.2021, sipas dosjes së HARC Rotterdam kanë qenë të përfshirë R.Ottter, D. Buijtenhuis, P.visser dhe R. Van Soest.
Në kuadër të këtyre hetimeve autoritetet ligjzbatuese kanë arrestuar shtetasit: Dirk Evert Patrick Buijtenhuis i datëlindjes 16 shkurt 1985, Roelof den Otter, i datëlindjes 17.04.1971 lindur në Zoelen, Holandë, Dirk Evert Buijtenhuis, i datëlindjes 16.02.1985 lindur në Amersfoort, Holandë.
SPAK goditi grupin e Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar masat e sigurisë për 21 personat e përfshirë në dosjen për goditjen e SPAK ndaj Suel Çelës. Në seancën e sotme, Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë "arrest në burg" për 14 anëtarët e grupit kriminal. Në detyrim paraqitje është lënë edhe avokatja e grupit të Suel Çelës, Blerina Beqiri, e cila nga SPAK u kërkua të mbahej në "arrest shtëpie". Ndërkohë që për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu është lënë masa "arrest me burg". Në dosjen e SPAK, Fetahu në atë kohë gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit kishte dhënë vendime gjyqësore në favor të Çelës dhe personave të afërt me të.
Në burg do vijojnë të qëndrojë:
-Mario Çela (arrestuar në Itali, i arrestuar më parë për vepër tjetër penale)
-Xhino Roka
-Klaus Matishi
-Sergei Hasanpapaj (arrestuar në Belgjikë)
-Bruno Azizolli
-Ledio Zabeli
-Marsel Roka
-Ado Xhika
-Metin Mehja
-Renato Hasani
-Pajtime Fetahu
-Dedan Gjoni
-Bujar Shega (arrestuar në Itali)
-Hajdar Lala
Në kërkim janë:
-Suel Çela
-Prekë Kodra
-Fuad Verzivolli
-Skënder Sufaj
Detyrim paraqitje:
-Artan Hoxha
-Elton Qyno
-Blerina Beqiri (avokatja)
Ndërkohë që për dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha është lënë në fuqi e njëjta masë, ajo e ‘detyrim paraqitje’. Masa u vu pas hetimeve dhe operacionit të Prokurorisë që goditi bandën e Suel Çelës në Elbasan. Gazetari Elton Qyno akuzohet për korrupsion pasiv në sektorin privat, ndërsa ndaj Artan Hoxhës, përveç të njëjtës akuzë rëndon edhe dyshimi si anëtar i organizatës kriminale./ZËRI
Zbardhen bisedat në SKY ECC/ Suel Çela dhe trafiku i drogës, pagesa për kokainën bëheshin nga Bruno Hazizolli në një lokal në Tiranë

TIRANË- Dosja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për grupin e Suel Çelës ka zbardhur edhe trafikun ndërkombëtar të drogës. Në biseda zbardhen edhe pazaret. Në një episod, nga konteksti i bisedës, sipas SPAK, dyshohet se Suel Çela alias Marjus Lulaj i kërkon Gazmend Dishës t’i dërgojë para në Shqipëri. Kjo shumë parash dyshohet se do t'i shërbejë Marjusit për pagesën e pjesës së tij të investimimit në blerjen e lëndës narkotike në Ekuador, pagesë e cila dyshohet se do t’i bëhet shtetasit të cilin Marjus Lulaj e identifikon me emrin "Bujar". Ky i fundit dyshohet se do të organizojë trafikimin e e lëndëve narkotike nga Ekuadori në Evropë. Pas kësaj Çela i kërkon Bruno Hazizollit që gjithashtu është lënë në masën “arrest me burg” që paratë t’i dorëzohen “Bujarit”, në një lokal që ndodhet në Tiranë ne Rrugën Dervish Hima, në katin e parë pranë kompleksit "Ambasador 3".
PJESË NGA DOSJA:
Më datë 30.09.2020, ora 10:09 Marjus Lulaj komunikon me Gazmend Dishan të cilin e pyet. "...sa lek jan akoma te neri...ta di pak a shum...mir te baj dhe 300 bashk me i ven...tjerat nisi belgjik...ta lekujdojm bujarin ktu...kto qe u ndrrun i ndrrova me 8%...kto qe u cun me kinez ekuador...ato paret ktu ca ore vin sot...sh mir ti numeroi mir ose ti numerojm ktu bashk me makin...sa lek bahen gjithse?...sa lek bahen me gjith kte sot, "sa bahen total bashk me tujat?...bahen rreth 600 total?..".
Më datë 01.10.2020 Marjus Lulaj komunikon me Gazmend Disha të cilit i shkruan "...mos me bli mall mu per kte her...shiko mi nis ktu leket...tbaj lekujdimet mka shkrujt dy her bujar mshkrujti dhe tani...". Nga konteksti i bisedës dyshohet së Marjus Lulaj i kërkon Gazmend Dishës ti dërgojë para në Shqipëri. Kjo shumë parash dyshohet se do t'i shërbejë Marjusit për pagesën e pjesës së tij të investimimit në blerjen e lëndës narkotike në Ekuador, pagesë e cila dyshohet se do ti bëhet shtetasit të cilin Marjus Lulaj e identifikon me emrin "Bujar", ky i fundit dyshohet se do të organizojë trafikimin e e lëndëve narkotike nga Ekuadori në Evropë.
Më datë 01.10.2020, Marjus Lulaj komunikon sërish me Gazmend Dishan të cilit i kërkon që ditën e nesërme ti dërgoj 100 mijë euro, pasi ka për të bërë pagesën për pjesën të lëndës narkotike e cila dyshohet së është në sasinë 50 kilogramë.
Në kontekst të bisedave të mësipërme, në të njëtën datë në orën 11:51 Marjus Lulaj komunikon me shtetasin Bruno Hazizolli të cilit i shkruan "...ca po ban...po vjen te cojm paret tr...ok po tpres ktu...". Në orën 13:02 i dërgon sërish mesazh me tekst "...nisu po tpret bujar atje...." dhe në në vijim i dërgon dy fotografi dhe pas tyre i shkruan "...ktu po tpret bujari...".
Nga përmbajtja e bisedës së mësipërme dyshohet Marjus Lulaj i kërkon Bruno Hazizollit të dërgojë një shumë parash në Tiranë. Fotografitë e dërguara prej tij tregojnë pamjet të lokalit ku duhet të dorëzojë paratë të cilat dyshohet se do të shërbejnë për pagesën e pjesës së lëndës narkotike të Marjus Lulaj. Marrësi i kësaj shume është një shtetas të cilit Marjus Lulaj i referohet me emrin "Bujar". Nga verifikimet e kryera rezulton se ky lokal ndodhet në Tiranë ne Rrugën Dervish Hima, në katin e parë pranë kompleksit "Ambasador 3".
Më datë 15.10.2020 Marjus Lulaj komunikon me Gazmend Disha te cilit i thotë se po komunikon me Bujarin, ku sipas Marjus Lulaj, Bujari i ka kërkuar që 5 "copë", duke nënkuptuar 5 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë t'i dërgoheshin një bashkëpunëtori të Bujarit i cili e merrte vetë përsipër rrezikun. Marjus Lulaj i kërkon që para se t'i dërgonte lëndën narkotike në Itali t'i dërgonte fotografi.
Më datë 16.10.2020 Marjus Luaj komunikon me Gazmend Disha të cilit i shkruan "...pregatitu do kesh 100 tjera tani...200...", dyshohet se kjo bisedë ka të bëjë me sasinë e lëndës narkotike e cila pritet të mbërrijë në Belgjikë së shpejti. Per këtë qëllim ai shkruan "...do te jap ma shum se 100 pra...i ke 1.5 posht tregut...do i zgjedhesh para...ato qe zbajn i kthen nvend...e para esht me bujar e dyta me nje tjeter ai i gjermanis... jo do bahet dalja belgjik...e ke llokum aty...". Nga biseda dyshohet së Marjus Lulaj ka planifikuar investimin në blerjen dhe trafikimin dy sasive të ndryshme lëndësh narkotike me dy grupe të ndara nga njëri tjetri, ku njëra sasi është organizuar me shtetasin të cilit Marjus Lulaj i referohet me emrin Bujar dhe grupi tjetër si grupi i gjermanisë. Marjus Lulaj i premton Gazmend Dishës së do t'i japë më shumë se 100 kilogramë lëndë narkotike me çmim 1.5 mije euro poshtë vlerës së t tregut me qëlim shpërndarjen dhe shitjen ë lëndëve narkotike, pasi lënda narkotike do të shkonte në Belgjikë.
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta? Biseda: Riktheva Pajtime Fetahun se Likja nuk e fuste në rend dite

TIRANË- Dosja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur jo vetëm lidhjet në trafikun ndërkombëtar të drogës të grupit të Suel Çelës apo planifikimin e eliminimit të rivalëve të tij, por edhe ndikimin e fortë që kishte në institucionet e drejtësisë. Në një pasazh të dosjes, Suel Çela pretendon se ka ndikuar edhe tek Ilir Meta, në kohën që ai ka qenë President dhe për rrjedhojë ishte dhe në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Qëllimi i Suel Çelës ishte që gjyqtarja Pajtime Fetahu të vijojnte të ishte në krye të detyrës në mënyrë që t’i lehtësonte përballjen e tij me drejtësinë, siç edhe kishte bërë në të shkuarën, pasazhe që janë zbardhur gjithashtu në dosje.
Kështu, kur në shkurt të vitit 2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi nga detyra dhe filloi procedimin disiplinor për gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetah, pasi dyshohej se kishte kryer akte dhe sjellje që diskretitojnë figurën e gjyqtarit, pas publikimit në emisionin investigativ “Stop” me 31 janar 2017, në të cilin Fetahu kërkonte 2 mijë euro për lirimin e të burgosurit me emrin Kristjan Leka.
Pavarësisht materialit të publikuar, Prokuroria e Krimeve të Rënda pushoi çështjen penale për gjyqtaren, me arsyetimin se nuk u provua përfshirja e gjyqtaret në korrupsion dhe me mbylljen e dosjes, gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi rikthimin në sistem, process që duhet të kalonte përmes Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Në vitin 2018, KLD-ja nuk e përfshiu kërkesën e Fetahut dhe këtu lindi nevoja e Suel Çelës për të ndërhyrë tek Presidenti i asaj kohe, Ilir Meta.
Më datë 03.03.2020 Marjus Lulaj komunikon me gazetarin Artan Hoxha të cilit i shkruan: Desha të të pyes...me atë Saimirin e STOP-it (e ka fjalën për Saimir Kodrën) ke muhabet...ke shumë...apo thjesht?...Më ka kërkuar një mikesha ime ndihmë...është gjyqtare në Elbasan...i bie në qafë ai...Pajtime Fetahu...Pajtime...i ka kap ana e keqe...e sulmoi ai...ajo e denoncoi...e kështu me rradhë....ai denonco, ajo kallëzim në Gjykata...e ka kap personale pak....vetëm mos merret më me atë....mirë zotëri...unë e riktheva në punë këtë...se nuk e fuste në rend dite Likja...kur ishte kreu i KLGJ-së (e Ka fjalën për KLD)...është burrnesh...bëhet copash për të të ndihmuar...ti s’ke nevojë për këta por s’i dihet ta kërkon ndonjë mik...".
Dhë në fakt, pretendimi i Suel Çelës gjen zbatim. Kjo pasi, në maj të vitit 2018, Ilir Meta i hapi rrugë rikthimit të Pajtime Fetahut në gjyqësor.
VIDEO e vitit 2017! Kur Suel Çela rrezikoi jetën e “Shqiponjave”, me shpejtësi ‘skëterrë’ përplasi makinën e Policisë së Shtetit

TIRANË- Marjus Lulaj alias Suel Çela është në arrati, por në dosjen e fundit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) rezulton se menaxhonte mjaft mirë marrëdhëniet me drejtësinë dhe Policinë e Shtetit. Por, po të kthehemi pas në kohë, në vitin 2017, Suel Çela u gjend përpara një situata jo të parashikuar.
Mbrëmjen e 18 shtatorit të vitit 2017, Policia e Elbasanit doli në rrugë dhe nisi aksionin për verifikimin e të gjitha mjeteve luksoze dhe mjeteve me xhama të zinj me qëllim kapjen e personave me precedent penalë apo që lëvizin të armatosur.
‘Lapsi’ i kontrollit kapi dhe “Range Rover”-in luksoz me targa “AA 040 OJ” me vlerë 100.000 euro, në të cilin po udhëtonin dy anëtarët e grupit të Suel Çelës, Ledio Zhabeli dhe Kelmend Xhaferri. Në momentin që efektivët po bënin kontrollin e dokumentave të nevojshme të automjetit dhe kërkuan të shoqëronin Zhabelin dhe Xhaferrin për verifikim në komisariat, u shfaq vetë Suel Çela.
Ai po udhëtonte me mjetin tip ‘Audi” dhe me shpejtësi ‘skëterrë’ goditi makinën e Policisë së Shtetit me qëllimin e vetëm për të çorientuar situatën e efektivëve të grupit “Shqiponja” dhe për të shpëtuar dy ‘djemtë’ e tij. E për të arritur këtë synim, ai nuk mori parasysh as rrezikun që iu kanos jetës së policëve!
Madje nuk i shpëtoi as anëtarët e grupit, pasi si Ledio Zhabeli dhe Kelmend Xhaferri u vunë në pranga pasi në banesën e tyre u gjet dhe sekuestrua një sasi kanabis dhe armë pa leje.
Në pranga u vu dhe roja i Tregut Ushqimor, i cili nuk iu bind urdhrit të Policisë për të hapur derën ku u fut mjeti “Audi”, pasi përplasi automjetin e efektivëve.
Enea Bekteshi ishte personi i tretë që u vu në pranga që u raportua se ishte ai që e drejtonte mjetin “Audi”, por hetimet e mëtejshme dolën në përfundimin se në drejtimin e mjetit kishte qenë vetë Suel Çela.
“1 mm larg ZEMRËS”/ Plani i Suel Çelës për vrasjen e Ardjan Çopjas, snajperisti bënte praktikë me derra të egër: Na shpëtoi, do i shkojmë 'talebançe'

TIRANË- Suel Çela kishte një qëllim; të vriste rivalin e tij të përbetuar Ardjan Çapjën! Në dosjen e zbardhur nga SPAK, zbulohen me detaje të gjitha lëvizjet që Çela kishte bërë dhe sigurinë që merrte nga Dedan Gjoni, asokohe zyrtar i Policisë së Shtetit në Elbasan. Por nuk ishte vetë Çela që komunikonte me këtë të fundit, përkundrazi, ishte miku i tij i ngushtë që në dosje prezantonte me nofkën "bisha", Xhino Roka. Madje aq të afërt ishin, saqë Dedan Gjoni i kërkon një makinë Rokës, të cilën ky i fundit ia siguron pas 3 ditësh. Ishte një "Benz familjar" që Gjoni tenton ti japë para, por Roka nuk ia pranon, mesa duket kishte plane të tjera për efektivin e Policisë.
Më datë 13.05.2020, Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin, zëvëndës shef i komisariatit të policisë Elbasan, dhe nga konteksti i përgjithshëm i bisedës dyshohet se Dedan Gjoni i ka kërkuar një automjet shtetasit Xhino Roka dhe ky i fundit shpreh gadishmërinë për ta gjetur. Xhino Roka shkruan "... Po me thuj shok... Kam muhabet me njerin shok... Me thuj ca duhet... Ca makine... Ca lloji... Se i bin nga kanadaja dhe kam ngju shkojn lir... Me oriento afersisht qe ta ve ne levizje ta gjej makinen ai... Okk shok ne rregull... Do flas me von dhe te them shoku... Po jo mor ca sikleti thu... Sa te merem vesh te lajmeroj... Gjejm nje tjëter shok... Tjet dhe e majtme se do rri familja lart... Asigja shok..."
Më datë 14.05.2020, Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin dhe e bën me dije për faktin që ka gjetur një automjet Mercedz Benz B klas familjar. Xhino Roka shkruan, "...Ckemi shok...Si kalove... Mir shok... Me than per nje benc B klas per familjen... Ka naft ka dhe benzin... Okk shok... Ne rregull... Neser te lajmeroj un...".
Paralelisht, Xhino Roka flet edhe me Klaus Matishin, të cilit i tregon se po bënte gati terrenin për vrasjen e "xhaxhit", pra të Çapjas.
Më datë 14.05.2020, Xhino Roka komunikon me shtetasin Klaus Matishi të cilit i tregon që sapo ka ardhur në Tiranë dhe ka matur rrugën e cila zgjat 25 minuta. Të gjitha po i bën për punën e "xhaxhit" (i dyshuar Ardjan Çopja). Gjithashtu i tregon që është duke sistemuar disa armë të cilat po i heq nga shtëpia që ka, po heq edhe "bazukat" (armë të kalibrit të rëndë). Në vazhdimësi e bën me dije që për pak do të vij dikush, por nuk do të gjuet ditë të shtune ose të diele. Do të bëjnë vendin gati, të hapi ferrat dhe të provojnë armën. Dyshohet se diskutojnë në lidhje me ardhjen e një personi i cili është qitës me armë me qëllim vrasjen e personit të cilit i referohen si "xhaxhi".
Pas rreth 3-orësh, Xhino e lajmëron që e kanë takuar këtë person (i dyshuar si qitësi) dhe javës tjetër mbarojnë punë. I tregon që kur të vijë do të flejë këtu, do të bëj vendin gati dhe do të futet tek vendi për punë dhe më pas makinën me pushkë brenda do ta nxjerri dhe ta djeg në lumin e Shkumbinit. Xhino Roka shkruan, "... Mir mir sa erdha na tr... Tgjitha per punen e xhaxhit... Mata rrugen ne rregull per 35 min... Dhe ai kurva doli ne rregull... Te shtunen me kismet... Po sistemoj ca arm zemrq... Ti heq na shpia qe kemi... Te heqim ato bazukat... Po vjen sot zemra... Per pak do e takojm... Per te pre bileten... Nuk do gjuhet shtun dil... Te baj venin gati te hapi ferrat... Dhe te provoj armen... Po ishalla... Mir zemra.......Sa marum... Shum mir... Javes tjeter... Jemi gati... Po jo e zemra ku e provoi... U takum per detaje... Kur tvi do e provoj i dit para... Si shpesh... Spo te kuptoj... Erdhi per takim sot dhe javes tjeter maron puna... Ishalla... Kur tvi tbaj venin dhe armen sdo levizi... Do flej ktu... Te nesmen hyn per pun... Ishalla zemra jemi ne rregull... Do e nxjerrim makinen me pushk mrena te digjet shkumi...".
Më datë 16.05.2020, Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin të cilit rreth orës 10:36 i shprehet që pak më vonë do të them se ku do të marrësh makinën. Rreth orës 11:00 i tregon që makina është gati dhe që të presin tek Karburant Krasniqi në autostrradë kur vjen për në qytet. Makina është me targa e me letra dhe ta gëzosh. Xhino Roka shkruan, "... Ckemi shok... Si je... Mir qeci... Pak me von te them ku te maresh makinen... Ktu je ne qytet? Ska problem... Kur tvish te them... Hajde takojm rrim icik... Se e rrgullojm kte pun... Ok shok... Shok makina esht gati... Te karburant krasniqi ne autostrad kur vjen per qytet... Te presin aty... Ok shok... Je nis? Se po te pret robi... Ok shok... Me targa shok me letrq... Jo esht ne rregull... I pari shok... Ku shite
Në këtë episod të dosjes kuptohet se vetë Suel Çela kishte dijeni të plotë, madje ishte edhe organizatori i vrasjes së Ardjan Çapjas, Në momentet që Klaus Matishi i ndërhynte dhe kërkonte edhe vrasjen e Ervis Koçit, që në dosje përmendet si "Korçari", Lulaj e qetëson shokun dhe i liston prioritetet. Çela kundërshtarit i kishte shkuar edhe në shtëpi, në një mënyrë ene të paqartë kishte siguruar edhe foto të tij në oborrin e banesës. Por teksa flet me Matishin për vrasjen, e siguron që nëse nuk do të bëhej me snajper nga distanca, do ta bënin "talebançe". Pra, plani tjetër është që disa persona të futeshin me armë në shtëpinë e Çapjave dhe ta ekzekutonin atë dhe këdo tjetër që do të gjenin.
Më datë 12.04.2020, Marjus Lulaj komunikon me Klaus Matishin të cilit i shkruan mesazhet me tekst "...e ishalla ded sjemi pa kismet fare ja qifsha ropt po munoemi....kte her do ta palos....do tja qim mamin dhe xhindit...". Nga biseda dyshohet se Marjus Lulaj ështe i bindur në realizimin me sukses të ekzekutimit të shtetasit Ardjan Çopja dhe me shprehjen "kte her do ta palos", arsyeshëm lë të dyshohet se Marjus Lulaj është munduar edhe më parë për të ekzekutuar Ardjan Çopja, por nuk evidentohen si veprime pasi kanë ndodhur jashtë harkut kohor që disponohen komunikimet SkyECC.
Më datë datë 03.02.2016, ora 19:54, në lagjen "Emin Matraxhiu", persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në ambientet e brendshme të lokalit në pronësi të shtetasit Agron Çapja, për pasojë kanë mbetur të vrarë shtetasit, Agron Ramazan Çapja, Ardit Enver Sinakolli dhe Eno Kujtim Bedalli, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë shtetasit Ardian Sali Zharri, Fejzulla Ramazan Capja, Ferit Mefail Muça, Luan Hamza Muça, Bujar (Panajot) Haxhi Rreshka, Florenc Fejzulla Çapja dhe Arnold Agron Çapja.
Më datë 06.06.2016, ora 10:15, në lagjen "5 Maj" rruga "28 Nëntori", një person i pa identifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip "Volksvagen Golf", me targë AA997NE, duke plagosur shtetasin Bledar Mefail Muça, i datëlindjes 29.04.1979, banues në Elbasan, si dhe është plagosur shtetasja Matilda Partizan Kërmezo, e datëlindjes 18.09.1967 banuese në Elbasan, kalimtare e rastit, punonjëse e policisë në DVP Elbasan, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 22.03.2019 ora 19:17, në ambjentet e jashme të lokalit "KONTI" në lagjen "Luigj Gurakuqi" Elbasan, një shtetas i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Ravik Vasip Gurra, i datëlindjes 01.06.1969, prefesion avokat, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Më datë 20.04.2020, nga analizmimi i komunikimeve të kësaj date midis Marjus Lulaj dhe Klaus Matishit, Marjusi dërgon mesazhe lidhur me vëzhgimin që i bën Ardjan Çopjas, ku i dërgon Klausit mesazhin "...shi si qesh xhindi...", dhe pas këtij mesazhi i dërgon 3 fotografi të cilat dyshohet se i përkasin shtetasit Ardjan Çopja të cilit bashkëbiseduesit i referohen me nofkën "xhindi", si vijon.
Pas shumë javësh atentati ndodh dhe në dosje palët shfaqen të shqetësuar sepse nuk po zbulojnë dot nëse Çapja ishte plagosur, ishte vrarë apo ishte thjesht në gjendje të rëndë. Në fund, Lulaj zbulon se rivali i tij i ka shpëtuar për 1mm plumbit në zemër, por në momentin që ka rënë, snajperi (Prekë Kodra) nuk ka pasur më fushëpamje për ta qëlluar sërish. Edhe pse "objektivin" nuk e realizoi dot, sërish dukej i kënaqur me rezultatin.
Më datë 10.06.2020 në orën 07:30; Marjus Lulaj komunikon me shtetasin Ledio Zabeli të cilit i dërgon mesazhet me tekst; "....mimjes dak....po bahemi gati....na drreka besoj jam aty....", pas rreth dy orësh Marjus Lulaj komunikon sërish me Ledio Zabelin të cilit i dërgon një fotografi në të cilën shfaqet një person i ulur në gjunjë dhe përpara tij dallohen të vrarë dy derra të egër. Në fotografi nuk shfaqet pjesa e fytyrës së personit i veshur me bluzë kamuflazhi dhe pantallona ngjyrë bezhë.
Pas dërgimit të fotografisë, Marjus Lulaj i dërgon mesazhet me tekst "....ka dal per derra ky...ska ba asnji gabim...ka gjujt duke pa vetem pjesen e poshtme trupit...mos flasim mas oreksit... 1 mm afer zemres...ske ca thu...ka gjujt tamam...finalen e ka ai lart...". Nga konteskti i përgjithshëm i këtyre komunikimeve dyshohet se pikërisht personi i shfaqur pjesërisht në fotografinë e mësipërme është personi i cili ka qënë në rolin e ekzekutorit në ngjarjen e datës 08.06.2020, ngjarje në të cilën ka mbetur i plagosur shtetasi Ardjan Çopja. Marjus Lulaj i shpjegon bashkëbiseduesit të tij se qitësi nuk ka kryer asnjë gabim, ai shpjegon se qitësi i ka parë vetëm pjesën e poshtme të trupit, dhe pavaresisht shkallës së lartë të vështirësisë, plumbi e ka tejshpuar shumë afër zemrës. Këto veti që përmend Marjus Lulaj për personin që ka qelluar ndaj Ardjan Çopja, janë identifikuar edhe nga specialistët e repartit RENEA të cilët referuar gjetjeve të distancës dhe dyshimit për pozicion kanë konkluduar se qitësi në tentativën e vrasjes së Ardjan Çopja ka njohuri të mira në përzgjedhjen dhe përcaktimin e pozicionit të qitjes, ka njohuri shumë të mira në përcaktimin e armës së duhur për të realizuar qitje në distancë të largët, ka njohuri shumë të mira në njohjen e sistemit të operimit të pushkës dhe ka njohuri shumë të mira në njohjen e operimit të optikës së pushkës.
Por atentati që dështoi shkaktoi bujë, kështu që për të zbuluar më shumë detaje rikthehet në skenë Xhino Roka, i cili flet me Dedan Gjonin për "koperativën", pra për Policinë e Shtetit. Kërkon të dijë nëse Policia ka rënë në gjurmët e tyre dhe ku do të bëhen kontrolle, detaje që Gjoni ia jep me lehtësi sidomos pas 'faljes' së mjetit disa javë më parë nga Ruka.
Në orën 16:10, Xhino Roka komunikon Dedan Gjoni, ku interesohet nëse gjatë mbrëmjes do ketë apo jo kontrolle në Elbasan. Xhino i shpreh siguri në lidhje me disa persona të cilët edhe nëse kapen nuk/flasin se janë të provuar, gjithashtu i jep informacione që ai duke ju referuar Ardjan Çopja ka kundërshtarë edhe një person me emrin "Kamer". Në vazhdimësi e pyet për gjendjen e atij dhe cila ishte arsyeje që e trasferuan në Tiranë. Në përfundim i shkruan që do të dëgjohemi për çdo të re dhe e falenderon. Xhino Roka ka dërguar mesazhet "...Ckemi shok...Si kalove... Mir qeci... Ju si jeni... Cthot koperativa... Hahah... Kuptoj... Nga darka mund tvin kontrroll? Ndonje per tu shqecu nga kto te voglat ka? Kuptoj... Ajo info e atyre fmive te vegjel... Po sbesoj... Ti ma ndan te sakt kan gje te sakt apo jo... Hahah... Ato jan te specialuzuar per kte fush... Hahah... Super sigurt... Ky esht me i mir... Rri pa merak... Ndalun ca djem ne gjermani... Sja nxorren dot bisedat... Dhe ne itali po ashu... Jam i sigurt shok jan te provuara... E kemi merak vet... Esht dhe nje tjeter... Ai te qendrra... Ai te qendrra... Kameri... Dhe ai i ka kundershtar... Dhe per ate esht fol... Kuptoj... Po gjendja e atit si esht... Si tu duk ty... Po per ca e cun tr kto... Kuptoj... Ka tveten cdo njeri... Mir shok ngjojm per cdo te re... Te falenderoj... Flm..."
Në orën 16:44:15, Mario Çela komunikon me Klaus Matishin, i cili e ka pyetur për gjendjen e Ardjan Çopjas. Mario Çela i tregon se Ardjan Çopja është në gjendje të rëndë dhe se tani do merren edhe me lidhjet shoqërore të Ardjan Çopjas të cilët i përmend në bisedë si "çerrat". Mario i tregon se do filloi dhuna tani. Ai i shpjegon Klausit se është bërë gjithçka e mundur për ta ekzekutuar Ardjan Çopjan. Po ashtu i tregon se ka edhe alibinë në rast se vjen policia për ti shoqëruar, ku tregon se ai vetë do shkoj në polici kurse Marjus Lulaj do fshihet. Mario shton se 15 minuta para ngjarjes ka dalë tek kamerat e vëzhgimit për ta përdorur si alibi në rast se dyshimet kthehen tek vëllezërit Mario Çela dhe Marjus Lulaj, ai ka dërguar mesazhet si vijon "...mir ded si je ti...rand esht kurva...hahHh...hahaha...po ti qish ropt...shpirt mace kurva....hahahaha mir ded...po me kte si jeni dup...po mu do me marim...po erdhen deda do ncifet...kemi kamreta...15 min para ngjarjes...posht shpis...dolem te kamera...po qifsha ropt...bastardit...kush te tha...po te shofim ashu esht kurva her her...te haj nai kolpo plera...po ded yzmeti ju be...do filloi kebaci tashi...kto cerrat qe kan rrugve...tja palosim...po po...ja do ikim dhe ne kte jav nga shpait te puna...dhe skemi levizje qe dihen...po katin e par e kam gati...e futa dhomen e gjumit kolltuqet dhe guzhinen e kam gati...po sma do menja se ske fush per te gjujt...si mer jeri keto misjone...te pengon tenda plas kot...kto jan rop qima...te rrujn bolen per vazuk keto...po karakurv...po futja kot esht kjo baxhella...ne gjendje kritike..."
Po në orën 16:44, Xhino Roka ka komunikuar me Klaus Matishin, ku nga biseda lë të kuptohet që Klaus Matishi kërkon të informohet se çpo ndodh me veprimet e policisë si dhe me gjendjen e Ardjan Çopjas. Xhino i tregon se është në kontakt me punonjës policie dhe se policia nuk ka asnjë pistë apo dyshim deri në momentin që flasin ndërsa për Ardjan Çopjan i tregon se e ka kaluar rrezikun për jetën por që do bëjnë në plan për të goditur "korçarin". Xhino Roka ka dërguar mesazhet "...Shpi zemra...Po flas me kto ne shtet...Asigja skan der tani...As venin mga esht gjujt...Ja hudhi them...Vk...Se po dal pak...Te baj nai xhiro zemra...Shpetoj pidhi robe... Vk...Se di fare... Spo shof gja fare zemra...Aa du tja di...Mka ik menja...Po 1 muj jo iher...Ska njeri men...Po do bajm korcarin shpejt... Shum shpejt... Duhet patjëter... Me kte deshtimin...".
Por teksa Xhino Roka ishte i vetëmi që komunikonte me Dedan Gjonin, asokohe me detyrë zv/shefin e komisariatit të Policisë së Elbasanit, ky i fundit ishte shqetësuar. Kjo pasi i druhej faktit që mund të zbulohej se u jepte informacione, por Roka i garanton se askush nuk do e marrë vesh. Gjithashtu, ai i tregon se i ka treguar "shokut" (Suel Çelë) të gjitha çfarë më ke thënë ti dhe i kërkon që ta lajmërojë nëse del diçka e re.
Xhino Roka shkruan:...Ca provash te reja kan?...Po e kan mar ne pytje ate qe ka targat ne emer...Po ska pas lidhje...E kan lcu...Po tani ku jan ca pike?...Ai sqetlla?... Ca kishte then prap u pengova?...Po dihet puna atyre...Po per golfin kan te dhen tjeter...Apo vetem targat dhe ikjen te markata?...Kuptoj...Si duket situata ty?...Hahaha Okk u kry... Vetem bashk flasim...Ato kan probleme me gjith qyteti... Kshuqe kush smund ta ket be...Hahaha....Jemi fiks paket...Sbehet fjal...Ban shum mir qe ma thu...Dhe ja kam trregu tgjitha ca mke than shokut...E di shok...Te kuptova... Marrje... Hahaha... Mir shok ngjojm prap se u lirun dhe kto flasim rehat... Me lajmero per ndonje te re...Klm...Pa merak...Sdi gje asnji... Qysh e tham zoti un ti zjarrmi dhe shoku... Hahaha..."./ZËRI
Do vriste për llogari të Bajrajve? Suel Çela këshillon Prekë Kodrën: Amanet...me ta mos u përzi! Je o në burg, o i vdek'

ELBASAN- Prekë Kodra do të kryente një vrasje për llogari të fisit Bajri, ose të paktën kështu kishte në plan! Por ndërhyrja e Suel Çelës e bëri që të ndryshonte mendim. Një ditë pas lëshimit të 21 masave të sigurisë në lidhje me operacionin e SPAK, të zhvilluar në Elbasan, janë zbardhur detaje nga dosja dhe po ashtu janë zbardhur komunikimet e Suel Çelës dhe personave që ai kishte afër. Nga komunikimet më 9 gusht të viti 2020, në këto mesazhe të shkëmbyera sa në Enchrochat dhe SkyECC, Prekë Kodra i tregon planin, por nuk i zbulon emrin e shënjestrës në Shkodër. Por sapo i përmend emrin e fisit nga Shkodra, Marjus Lulaj (Suel Çela) e këshillon që të mos ketë besim tek ta. Kodra mesa duket në vështirësi ekonomike lëkundër, ndërsa më 27 gusht 2020, Lulaj e fton për t'u takuar fizikisht, si dhe e informon se telefonat që kanë në përdorim nuk janë të sigurtë, pasi ka gjasa që platforma e enkriptuar e komunikimeve EnchroChat janë hapur në Holandë dhe Angli, por ka menduar se ata që përdoren në Shqipëri janë të sigurtë.
Pjesë nga dosja:
Nga komunikimet në datën 09.08.2020, dyshohet se Prekë Kodra, do të përfshihej në një ngjarje kriminale, për të cilën nuk janë përftuar të dhëna me interes për identifikim. Në lidhje më këtë çështje Marjus Lulaj e këshillon të mos e bëjë, nga konteksti i bisedës dyshohet se kjo ngjarje kriminale do të realizohej për llogari të fisit Bajri. Marjus Lulaj e këshillon, pasi nuk duhet të ketë besim te ata për këtë qëllim i shkruan mesazhet me tekst; "...amanet aty mos u perzi...tjesh i sigurt do maresh fun me ata aty...bajrit sjan tmir ti i ke provu e un i kam provu me ata je o nburg o nvarr ma nigjo fjalen per buk nuk ngel skam vdek akoma un...shok as mos e meno me u perzi me ta sje budalla...ato dy rrug ke me ata ma nigjo fjalen...do merje fun me ata kte koh...ti je perfol direkt kan me arth te ty sa tnodhi ngjarja bajrit flasin gjitha mohabetet nuk i rruhet k*** mrapa te ty koha e ka tregu...po i di dhe kto i kam nigju...shok zhytja me ata ash noqean celsat...po e lem qecohet ca dit e po tthem tvish te flasim gojarisht...".
Nga bisedat e zhvilluar midis Marjus Lulaj dhe Preke Kodra më datë 27.08.2020, Marjus Lulaj e fton për t'u takuar fizikisht, si dhe e informon se telefonat që kanë ne perdorim nuk janë të sigurte, pasi ka gjasa që platforma e enkriptuar e komunikimeve EnchroChat të ciles Marjus Lulaj i referohet me termin "enkro", janë hapur në Hollandë dhe Angli, por jo në Shqipëri. Nisur nga sa më sipër Marjus Lulaj e këshilllon që edhe "keetu" duke nënkuptuar platformën SkyEСС të mos flasin me detaje. Marjus Lulaj shkruan "...pranaj tkam shkru...kur tbahesh mar fund javes hajde po tpres...se as kto tel sjan shum sigurt...mir mir...po po flitet se i kan hap dhe kto si enkrot...por jo ktu holland angli....mir ash mos me fol me detaje dhe ktu... desha me ba i pun u organizum...e anollova...skam pa kaq shum civila e polic ne qytet...ktu ktu...kam ba hyrje na mrapa..."
Marjus Lulaj e informon Prekë Kodren se në Elbasan ka prezencë të shtuar policore të shërbimeve operacionale dhe për shkak të tyre nuk ka arritur të realizonte një ngjarje kriminale të cilës i referohet me termin "punë".
Nga bisedat e kryera në datën 29.08.2020 Marjus Lulaj komunikon me Prekë Kodrën të cilin e fton për të shkuar në Elbasan dhe në vijim i dërgon një fotografi të një personi i cili nuk shfaqet i plotë, dhe për pasojë nuk mund të identifikohet, por dyshohet së në fotografi është shtetasi Fuad Verzivolli të cilit i referohet me nofkën "miri". Marjus Lulaj në vijim e pyet "nai derr eger e desha....mir shok tpaca mir ardhsh...".
Përgjatë gjithë komunikimeve të dosjes, Prekë Kodra ndyrshohet me pseudonimet "gjahtari", "gjuetari", dhe "mjeshtri". Dyshohet se është pikërisht ky personi që ka qëlluar ndaj Ardjan Çapjes, të cilin e la të plagosur në oborrin e banesës së tij. Gjuajtja u bë nga kodra përballë shtëpisë dhe po në dosje, rivalët shkruanin se "xhindi" u kishte shpëtuar për 1 mm, pasi aq larg e kishte pasur plumbin nga zemra./ZËRI
'Rrethi jem o mafia'/ Suel Çela 'rekrutoi' edhe gjyqtaren e Tik-Tokut, Enkeleda Kapedanin ia mbylli dosjen

TIRANË- Në dosjen e përpiluar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përveç tashmë të arrestuarës Pajtime Fetahu, del edhe gjyqtarja Enkelejda Kapedani. Kjo e fundit u bë e njohur për publikun pak kohë më parë jo për punën e saj, por për videot që nxirrte në rrjetet sociale duke i kënduar mafias dhe krimit. Mesa duket këngët i ka lidhur me jetën e saj reale. Kjo, pasi në dosjen e SPAK, Suela Çela i ofron një makinë 40 mijë euro gjyqtares Enkeleda Kapedani, tashmë e shkarkuar nga Vetingu, në këmbim të tërheqjes së saj nga gara për kryetare të gjykatës. Për qëllim kishte që në krye të Gjykatës së Elbasanit të zgjidhej mikesha e tij, Pajtime Fetahu, e cila ishte mëse e gatshme që të merrte vendimet që i interesonin Çelës.
Më tej në dosje, Suel Çela angazhohet bashkë me gjyqtaren Pajtime Fetah dhe kryetarin e gjykatës Zihni Shahu për të kaluar një dosje të tij kriminale për gjykim në duart e Enkeleda Kapedanit, të cilën e kosideron të besueshme dhe në krahun e tij, për t'ja hequr gjyqtarit Tomorr Kullolli tek i cili nuk kishte shumë besim. Me disa ndërhyrje, Tomorr Kullolli jep dorëheqjen, e cila pranohet nga Zihni Shahu dhe dosjen e Çelës e merr Enkeleda Kapedani.
Në këtë dosje, Marjus Lulaj (Suel Çela) dhe Endri Çopja akuzoheshin për veprën penale të armëmbajtjes dhe heqjes së paligjshme të lirisë. Lidhur me kërkesën e prokurorit, gjykata ka vendosur pushimin e çështjes pasi Marjus Lulaj ka paraqitur të dëmtuarin dhe ai ka mohuar që të ketë qenë Marjus Lulaj dhe Endri Çopja. I dëmtuari dyshohet të jetë personi të cilit në bisedat më sipër Marjus Lulaj dhe Mario Çela i referohen si "Bled", që më vonë identifikohet si Bledar Karaj.
Sipas porosisë së Suel Çelës, mee 30 prill 2020, gjyqtarja Enkeleda Kapedani vendos pushimin e çështjes penale.
PJESË NGA DOSJA:
Me datë 07.05.2020, Marjus Lulaj komunikon me përdoruesin e SkyECC ***780 poka nje jav...ta thash me duket...e paskam harru...e mbylla e pushova te parapraku...erdhi deshmoi ai sjan keto... ridvan sylkja i ceshtjes...e ka ushtar ky i rrethit kte ridvanit...mir shoku...I min sa te pys vllain... (dërgon mesazhet e shkëmbyera me Mario Çela) "s.s-ca ka kerku ridvani per mu ne givgi? - DD kaq ka fol prokurori ne givgi, dergimin e dosjen ne gjykim per arm pa leje dhe heqe te pa ligjshme te liris ne bashkpunim me deshmin e nei personi qe ka ngju ne qytet"... po...shoku ka hapsir per ta ba kte qe kerkojm...nese do e ban as ne tv ska dal te asnji portal qe u mbyll kjo...po ishalla shoku...dhe po e beri kete e paskemi deren hap me kte...". Nga konteksti i bisedës dyshohet së Marjus Lulaj informon bashkëbiseduesin e tij në lidhje me çështjen penale në ngarkim të tij në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Lë të kuptohet që prokurori i çështjes Ritvan Sukaj ka dërguar për gjykim çështjen penale në ngarkim të shtetasit Marjus Lulaj dhe Endri Çopja për vepra penale të armëmbajtjes dhe heqjes së paligjshme të lirisë. Lidhur me kërkesën e prokurorit, gjykata ka vendosur pushimin e çështjes pasi Marjus Lulaj ka paraqitur të dëmtuarin dhe ai ka mohuar që të ketë qenë Marjus Lulaj dhe Endri Çopja. I dëmtuari dyshohet të jetë personi të cilit në bisedat më sipër Marjus Lulaj dhe Mario Çela i referohen si "Bled" me avokat "Altin" në bisedat e datës 02.03.2020. Persa më sipër, me qëllim verifikimin dhe identifikimin e çështjes penale të cilës i referohet Marjus Lulaj, u kryen kërkime në portalin zyrtar online te Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan ku u administrua vendimi nr 3-2020-1955, datë 30.04.2020, e regjistruar me datë 13.02.2020. Në përmbledhje të vendimit rezulton se: Gjatë gjykimit zhvilluar në prani të përfaqësuesit të Prokurorisë Ritvan Suka, në mungesë të të pandehurit Marjus Lulaj alias Suel Çela dhe në prani të av Sokol Hazizaj të zgjedhur nga i pandehuri, në mungesë të të pandehurit Endri Çopja dhe në prani të av. Blerina Beqiri të zgjedhur nga i pandehuri, në prani të viktimës Bledar Karaj dhe të av. Altin Ago të zgjedhur nga viktima. Nisuar nga vendimi i mësipërm rezulton se ka përputhje të plotë të bisedave në lidhje me palët ndergjygjëse dhe vendimmarrjes së gjykatës në datën 30.04.2020 e cila ka vendosur: 1. Pushimin e çështjes për procedimin penal nr.627/1, viti 2013 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të pandehurin Marjus Lulaj alias Suel Çela për veprën penale të "Mbajtjes pa leje tëarmëve të zjarrit" dhe "Heqjes sëpaligjshme të lirisë" e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 278/2dhe 110/2 të K.Penal dhe për të pandehurin Endri Çopja për veprën penale të "Heqjes së paligjshme të lirisë" e kryer në bashkëpunim parashikuarnga neni 110/2 te K.Penal. 2. Shuarjen e masës së sigurimit "Arrest me burg" për të pandehurin Marjus Lulaj alias Suel Çela dhënë me vendimin nr.475 dt 11.06.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Kapedani ishte personazhi më i njohur i drejtësisë për vitin 2022, pasi pasi në media i rrodhën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”. Në video gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa këndon: Rrethi im o mafia! Vetë ajo pretendonte se nuk ka “TikTok” dhe nuk ka asnjë dijeni se kush ia ka publikuar pamjet në rrjet. Më pas ajo u justifikua duke thënë se këto video mund t’ia kenë publikuar fëmijët e saj, të cilët janë të mitur. Por pavarësisht pretendimeve, sot, ajo nuk është më në detyrë./ZËRI
Artan Hoxha mohon akuzat në VOA: Nuk kam marrë para nga Suel Çela

TIRANË- Në Shqipëri, SPAK-u dha sot detaje mbi operacionin e një dite më parë ndaj organizatës kriminale, që drejtohej nga Suel Çela, i shpallur në kërkim. SPAK-u bën të ditur se organizata trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt BE-së, kishte lidhje me gjyqtarë, policë dhe gazetarë. Mes të dyshuarve janë edhe gazetarët e kronikës së zezë Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët, sipas Prokurorisë, dyshohet të kenë marrë para nga Çela për qëndrimet e mbajtura në daljet mediatike apo artikuj të shkruar prej tyre. Por gazetari Hoxha, i pyetur nga Zëri i Amerikës, mohoi kategorikisht akuzën, ndërsa thotë në reagimin e tij se kurrë nuk e ka përdorur profesionin në favor të krimit, politikës dhe biznesit.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar detajoi sot në njoftimin publik se grupi i drejtuar nga Suel Çela ishte përqëndruar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine, si dhe ishte përfshirë në vrasje e tentativa për vrasje, goditjen e një organizate rivale në qytetin e Elbasanit, si dhe korruptimin e funksionarëve të policisë dhe drejtësisë. Hetimi që çoi në goditjen e organizatës së Suel Çelës ka patur si bazë, ndër të tjera, komunikimet e koduara përmes Sky dhe Encrochat-it, dhe është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë së Francës, Belgjikës, Holandës, Ekuadorit si dhe me Europol-in dhe Eurojust-in.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Çela synonte “kontrollin e territorit, kryesisht në Shqipërinë e Mesme, duke përdorur mekanizma të ndryshëm si dhe dhunë të vazhdueshme ndaj grupeve rivale kriminale”, ndërsa lënda narkotike nga vendet e Amerikës Latine përfundonte në tregjet europiane, si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.
Suel Çela, i konsideruar si kreu i organizatës, ishte sipas SPAK-ut “përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave. Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe, ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve”.
Prokuroria e Posaçme deklaron se ka arritur të dokumentojë një vrasje të mbetur në tentativë në vitin 2020, përpjekjet për vrasjen e dy personave po në vitin 2020, dy tentativa për trafikimin 930 kg dhe 466 kg kokainë nga Ekuadori, drejt vendeve europiane, në dhjetor të vitit 2020 dhe në janar të vitit 2021, si dhe “ushtrimin e ndikimit përmes akteve korruptive në segmente të caktuara të sistemit të drejtësisë, policisë së shtetit dhe medias”.
Përveç anëtarëve të organizatës, urdhërat e arrestit kanë përfshirë dhe ish komisarin Dedan Gjoni, i arrestuar më herët për lidhje me organizata kriminale si dhe ish gjyqtaren Pajtime Fetahu, e cila ndodhej nën arrest shtëpie për një episod tjetër. Sipas Prokurorisë së Posaçme “duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale”. Organizata, shfrytëzonte lidhjet me njerëz në polici dhe drejtësi, jo vetëm për të lehtësuar aktivitetin e saj, por dhe për të goditur rivalët e vet.
Hetimi solli lëshimin e 19 urdhërave të arrestit dhe masave “detyrim paraqitje” për dy gazetarët e kronikës së zezë Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët sipas Prokurorisë dyshohet të kenë marrë para nga Çela, për qëndrime që ata kanë mbajtur në daljet mediatike apo artikuj të shkruar prej tyre.
Dy gazetarët e njohur të kronikës Hoxha dhe Qyno dyshohet se ndihmonin organizatën për të ndikuar në opinionin publik, me qëllim dobësimin e pozitave të grupeve rivale. Por gazetari Artan Hoxha, i kontaktuar nga Zëri i Amerikës, mohoi akuzën kategorikisht në reagimin e tij, ku thekson se nuk ka qenë bashkëpunëtor i ndonjë organizate kriminele, dhe se nuk e ka përdorur kurrë profesionin në favor të interesave të krimit, politikës apo biznesit.
“Do të provojmë në gjykatë se akuzat ndaj nesh janë të padrejta dhe se shërbimi që i kemi bërë publikut ka qenë tërësisht profesional, korrekt, i paanshëm, duke i qëndruar gjithmonë publikimit të së vërtetës”, tha Hoxha.
Ai shtoi se në rastin konkret, përkundrazi ka denoncuar veprimtarinë e këtyre organizatave kriminale, lidhjet e tyre me agjencitë e zbatimit të ligjit si dhe bashkëpunimin me njerëz të pushtetit.
SPAK-u theksoi se “Suel Çela ka synuar të manipulojë perceptimin publik, duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve të dyshuara që ata mund të kenë me politikën. Trysnia për hetime pasurore në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas tij, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, dhe në të njëjten kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve”.
Prokuroria tha se “dyshohet se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët Hoxha dhe Qyno, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik”.
Por zoti Hoxha theksoi se akuza si pjesëtar i një organizate është krejtësisht e pambështetur në prova dhe fakte të vërteta apo të besueshme, ndërsa organi i hetimit ka ngatërruar qëllimisht profesionin e gazetarit, teknikat gazetareske për të marrë informacion me aktivitetin kriminal të një organizate kriminale.
“Veprimi i SPAK-ut është shoqëruar nga një lumë akuzash dhe të pavertetash të publikuara në media nga eksponentë të rëndësishëm politikë, për të cilët kam publikuar akte korruptive në të kaluarën. Duket e çuditshme, për të mos thënë e qëllimshme, që SPAK-u vendos të veprojë ndaj dy gazetarëve kryesorë, të cilët kanë denoncuar informacione të siguruara nga rrjeti i kriptuar SkyECC, të cilat tregojnë implikimin e krimit të organizuar me njerëz të politikës dhe zbatimit të ligjit. Kontrolli i paligjshëm i kryer në banesat tona, duke na sekuestruar mjetet dhe arkivën e punës si gazetarë, u shoqërua me akuzat që na kanë adresuar në mënyrë të padrejtë”, tha zoti Hoxha.
Ai theksoi se në karrierën 30-vjeçare si gazetar investigativ, jo vetëm nuk ka bashkëpunuar me krimin e organizuar aq më pak të ketë kuruar imazhin e tij, por ka rrezikuar jetën e vet dhe të familjes, duke denoncuar aktivitetin e krimit të organizuar, bosët më të rëndësishëm të tij, lidhjet e tyre me pushtetin dhe politikën në dëm të shoqërisë shqiptare dhe të vendit.
Dje u kontrollua imtësisht banesa e gazetarit Hoxha dhe iu sekuestrua të gjithë mjetet e punës dhe arkiva elektronike, si dhe dokumentare, ndërsa në orët e pasdites u thirr në SPAK dhe iu komunikua se kontrolli ka qenë i paligjshem, duke ia kthyer të gjitha sendet e sekuestruara.
Personat e përfshirë deri më tani në këtë hetim të SPAK-ut dyshohen për të paktën 9 vepra të ndryshme penale, nga vrasje në tentativë, trafik lëndësh narkotike, organizatë kriminale, korrupsion apo pastrim parash./VOA