LIVE UPDATES

DOSJA-Si u vra turisti te 'Principotes', gjithçka ndodhi në 6 minuta...thika e krimit gjendet në ferra, Vata u largua me DJ-in (Dëshmitë)

♦ZËRI ka siguruar dosjen hetimore të vrasjes së 20 vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes mëngjesin e 18 gushtit te 'Principotes' në Ksamil. ♦Sipas materialit hetimor dhe dëshmive, vrasja e turistit ka ndodhur gjatë një sherri masiv mes portugezit dhe miqëve të tij me një grup shqiptarësh. ♦Nga dëshmitë është verifikuar se autor i vrasjes është Sokrat Vata, i cili pretendon se hyri për të ndarë të rinjtë dhe e kanë sharë. ♦Autori shprehet se thikën e ka pasur Migueli dhe ja ka marrë nga dora gjatë përplasjes fizike. ♦Ndryshe nga ai pretendojnë miqtë e viktimës.♦ Në dosje zbardhet edhe momenti i arratisjes së Vatës, i cili është ndidhmuar nga DJ i 'Principotes' dhe më pas nga shtetasit turq. ♦Ndërkohë pesë ditë pas vrasjes te "Principotes" në Ksamil, grupi hetimor ka arritur të gjejë edhe thikën me të cilën u godit për vdekje turisti portugez.♦ Sipas ekspertizës së trupit, 20-vjeçari është goditur 9 herë me thikë.

3 artikuj për këtë temë.
7 ORE ME PARE

Plagë në zemër dhe 7 në shpinë...gjendet thika me të cilën u vra turisti portugez në Ksamil

DOSJA-Si u vra turisti te 'Principotes', gjithçka ndodhi
Luis Miguel Varela Mendes

SARANDË-Policia e Sarandës ka gjetur dhe sekuestruar thikën me të cilën dyshohet se u vra në 'Principotes' 20-vjeçari portugeze, Luis Miguel Varela Mendes. Mjeti prerës pritet t’i nënshtrohet ekspertizave për të përcaktuar nëse është arma e përdorur në vrasje. Arma e krimit është gjetur në disa ferra ku autori e ka hedhur pas ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 18 gushtit në Ksamil, atje ku është vrarë me thikë 20- vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendez. 20-vjeçari ishte pa rroba në pjesën e sipërme të trupit, ndërsa kishte veshur pantallona blu dhe atlete të zeza. I riu u qëllua me thikë për vdekje nga Sokrat Vata, që pas një sherri banal e la të pajetë mbi shezlonet e plazhit dhe u arratis.

Në dosjen e siguruar nga ZËRI, thuhet se Miguel u godit 9 herë me thikë. Në pjesën e majtë, poshtë gjoksit, u konstatua një plagë me buzë të çrregullta. Pasi trupi u kthye në shpinë, ekspertët evidentuan një zonë dëmtimesh ne anën e majtë, me përmasa rreth 16 me 17 centimetra. Brenda kësaj zone janë evidentuar shtatë dëmtime të ngjashme me plagë të shkaktuara nga një mjet prerës.

Në konflikt me turistët u përfshinë 4 kamarierët e Principotes: Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani, Murat Zhabina; 3 truprojat e lokalit Miosid Matushaj, oficer i Policisë në Gjirokastër, Luçiano Seferi, punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier, Romeo Shehu polic bashkiak në Gjirokastër; Kristi Koshi, dy shteasit turq: Nuh Mahmutoglu, Ezgi Perlak si dhe autori i vrasjes, Sokrat Vata dhe David Gjana. Ky i funsit së bashku me pronarin e Principotes janë shpallur në kërkim. 

Hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave të rasit dhe personat e përfshirë në vrasje./ZËRI

7 ORE ME PARE

Vrasja e turistit! 'Nxito o k**', Vatën e largoi DJ i 'Principote': I gjakosur kokë e këmbë më tha më ço në spital, iku zbathur...

DOSJA-Si u vra turisti te 'Principotes', gjithçka ndodhi
momenti i arrestimit të Sokrat Vatës

SARANDË-Në dosjen e siguruar nga ZËRI janë zbardhur edhe rrethanat pas sherrit që përfundoi në vrasjen e turistit Luis Miguel Varela Mendes, i cili u gjet i vrarë në shezlongët e plazhit në Ksamil, mëngjesin e 18 gushtit. Dokumenti zbardh edhe lëvizjet e Sokrat Vatës pas krimit, ku fillimisht rezulton se është larguar nga vendi i ngjarjes nga DJ i club-it “Principote”, Armando Zeneli.

DJ ka deklarauar se ka qenë ora 05:00 e mëngjesit pjesa e restorantit kanë ardhur një grup kolegësh pune të panikosur të cilët i kanë thënë merre Sokratin dhe coje në spital se ti ke makinë këtu afër. Vetë Vata i gjakosur kokë e këmbë i ka thënë nxito dhe Zeneli teksa ka dalë të marrë makinën ka parë një grup turistësh të cilët po i jepnin ndihmë një personi të shtrirë në tokë.

Sipas Dj, Sokrati gjatë rrugës i tha ik vetëm drejt dhe mbas dy tre minutash kur shkuan në një rrugë me kalldrëmë i ka thënë ndalo këtu dhe ka ikur zbathur. Armandua kishte vënë re gjithashtu se Sokrati kishte hedhur dicka me forcë nga makina.

"I është marrë deklarim në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasit Armando Zeneli, i cili ka deklaruar se punon si DJ në disko “Principote” dhe se rreth orës 05:00 të datës 18.08.2026 ka parë rojet e sigurisë që iknin me vrap në drejtim të hyrjes së klabit. Në vazhdim kur ka qenë te pjesa e restorantit kanë ardhur një grup kolegësh pune të panikosur të cilët i kanë thënë merre Sokratin dhe coje në spital se ti ke makinë këtu afër. Në drejtim të Armandos ka ardhur shtetasi Sokrat Vata i cili ishte i gjakosur kokë e këmbë dhe mbante dorën poshtë bluzës në pjesën e barkut dhe i ka thënë disa herë ku e ke makinën më co në spital, nxito o k...r.

Armandua kishte njoftuar menaxherin në lidhje me situatën dhe më pas ka ikur me vrap për të marrë makinën te parkimi dhe kur ka dalë jashtë ka parë një grup turistësh të cilët po i jepnin ndihmë një personi të shtrirë në tokë. Armandua ka marë makinën dhe në pjesën e sipërme të lokalit ka dalë Sokrati i cili kishte hipur në pjesën e mbasme të makinës dhe është nisur menjëherë në drejtim të qendrës shëndetësore të Ksamilit, ku Sokrati gjatë rrugës i tha ik vetëm drejt dhe mbas dy tre minutash kur shkuan në një rrugë me kalldrëmë Sokrati i ka thënë ndalo këtu dhe ka ikur zbathur. Disa metra pak larg makinës Armandua kishte vënë re që Sokrati kishte hedhur dicka me forcë. Pas këtij momenti ka shkuar në banes i shokuar, ku pasi është qetësuar ka telefonuar policinë dhe ka ofruar ndihmë për kapjen e Sokratit,"-thuhet në dosje.

Në konflikt me turistët u përfshinë 4 kamarierët e Principotes: Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani, Murat Zhabina; 3 truprojat e lokalit Miosid Matushaj, oficer i Policisë në Gjirokastër, Luçiano Seferi, punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier, Romeo Shehu polic bashkiak në Gjirokastër; Kristi Koshi, dy shteasit turq: Nuh Mahmutoglu, Ezgi Perlak si dhe autori i vrasjes, Sokrat Vata dhe David Gjana. Ky i funsit së bashku me pronarin e Principotes janë shpallur në kërkim. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 18 gushtit në Ksamil, atje ku është vrarë me thikë 21- vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendez. I riu u qëllua me thikë për vdekje nga truproja i Principotes, Sokrat Vata, që pas një sherri banal e la të pajetë mbi shezlonet e plazhit dhe u arratis. Arratia mori fund pas 5 orësh kur u arrestua në Levan, i fshehur në bagazhin e një makine, i shoqëruar nga dy shtetasë turq. Po në Sarandë, 3 ditë para vrasjes, u dhunua shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, pasi ndërhyri në një sherr ku po dhunohej një turist i huaj. Truprojat e Orange e dhunuan efektivin./ZËRI

8 ORE ME PARE

"Më erdhi drejt me thikë, ja kapa....trupi i tij më ra sipër'! DOSJA, çfarë deklaroi Sokrat Vata: Ika në kodër...

DOSJA-Si u vra turisti te 'Principotes', gjithçka ndodhi
Luis Miguel Varela Mendes dhe Sokrat Vata

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e vrasjes së 20 vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes mëngjesin e 18 gushtit te 'Principotes' në Ksamil. Në dosjen e siguruar nga ZËRI evidentohen dëshmitë e dhëna nga të përfshirët në ngjarjen e rëndë, mes tyre autorin e dyshuar kryesor të ngjarjes, Sokrat Vatën.

Ky i fundit ka deklaruar se kishte rreth dy javë që kishte filluar punë si hostes në lokalin “Principote”, ndërsa natën e ngjarjes ndodhej në lokal si klient pasi e kishte mbyllur turini. Vata shprehet se kishte qëndruar në ambjentet e lokalit deri në orën 04:00 të mëngjesit, duke konsumuar alkool dhe në momentin që ka dalë të pijë cigare ka parë një grup djemsh që ishin duke u konfiktuar me njëri-tjetrin, shqiptarë dhe të huaj.

Vata pretendon se e kanë sharë dhe situata ka agravuar. Ai ka pretenduar se gjatë konfliktit njëri prej turistëve kishte thikë dhe ju drejtua për ta goditur, por 29-vjeçari ia kishte marrë. Në këtë moment, sipas dëshmisë së tij, një prej turistëve e ka goditur me shkelm në nofull dhe ky person i ka rënë përsipër.

Ai ka deklaruar se, ndërsa turistët kanë tentuar ta godasin sërish, ka lëvizur dorën instinktivisht për t’u mbrojtur, por nuk kujton se si e ka goditur viktimën. Pas ngjarjes Vata thotë se është larguar drejt një kogre në Ksamil ku ka kontaktuar shtetasin turk.

"Pa hyrë brenda në lokal ka parë një grup djemsh që ishin duke u shtyrë ku njëra palë ishte shqiptarë dhe tjetra të huaj. Ndërhyri për ti ndarë dhe ju drejtua shtetasve të huaj, por dëgjoi se në drejtimin e tij po e shanin në gjuhën angleze dhe nga e folura më pas kuptoi që ishin shtetas francez. Sokrati ua ka kthyer të sharën dhe ka parë se një nga shtetasit e huaj me trup të vogël kishte një thikë në dorë, i cili ju drejtua për ta goditur. Sokrati ishte shmangur, i kishte kapur thikën dhe ja kishte hedhur në tokë. Kur i ka marrë thikën këtij personi është çarë në dorën e djathtë. Një tjetër person i huaj, me trup të madhë nga pas e ka goditur me shkelmë nga fytyrë dhe ky person i ka rënë përsipër. Pasi ka parë që kishte një dyndje njerëzish që goditeshin me njëri tjetrin është shmangur dhe ka ikur në një kodër të Ksamilit.

Aty ka kontaktuar me një shtetas turk Mahmut, të cilin e ka njohur në plazh dhe i kërkoi ta çonte në Tiranë sepse nuk e dinte se çdo të ndodhte më tej. Sokrati ishte futur në bagazhin e makinës së shtetasit turk, të markës ford, me targa shqiptare dhe shtetasi turk mori të dashurën në hotel e më pas u nisëm drejt Tiranës. Arsyeja pse Sokrati ishte futur në bagazh ishte se do flinte gjumë. I pyetur nëse kishte goditur ndonjë person me thikë ai ka deklaruar se nuk ka goditur ndonjë person me thikë. I pyetur për shtetasin David Gjana deklaron se e njeh dhe gjatë kohës së party e konfliktit nuk e ka parë këtë person."-thuhet në dosje.

Poll

MOS HUMB