LIVE UPDATES

Një ditë pas vrasjes së turistit në Ksamil! ZËRI zbulon autorin e dytë, truproja i 'Principote': Thikën ia mora nga dora portugezit

♦ Një ditë pas vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, janë pezulluar nga detyra dy punonjësit e Policisë, Miosid Matushaj, punonjës i strukturave të Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, dhe Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër. ♦Matushaj, Shehu dhe Luçiano Seferi, punonjës në burgun e Fierit në momentin e vrasjes ndodheshin në lokalin “Principote” dhe nuk reaguan apo njoftuan Policinë për ngjarjen.♦ Ndërkohë ZËRI ka zbuluar identitetin e autorit të dytë të vrasjes. ♦Bëhet fjalë për David Gjana, 29 vjeç nga Kukësi i njohur edhe me mbiemrin Heurtevent, i shpallur në kërkim nga Policia. ♦Nga ana tjetër denoncimet kanë vërshuar lidhur me aktivitetin e Principotes, ku raportohet se resorti është ndërtuar pa leje dhe në pronë private.

6 artikuj për këtë temë.
57 MINUTA ME PARE

Vrau turistin në Ksamil, zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës: Thikën e kishte portugezi, ia mora nga dora, kërkova të mbanin qetësi

Një ditë pas vrasjes së turistit në Ksamil! ZËRI zbulon
Sokrat Vata

KSAMIL-Është zbardhur dëshmia e Sokrat Vatës, truprojës së Principotes, i cili vrau me thikë turistin portugez Luis Miguel Varela Mendes një ditë (18 gusht) më parë në Ksamil. Vata pretendon se thika fillimisht ka qenë në duart e turistit portugez dhe se ai ia ka marrë gjatë konfliktit. Sipas tij, ai u kërkuar të rinjve mbanin qetësi por ishte e pamundur dhe ka nisur konflikti. Vata deklaron se situata nuk është qetësuar dhe konflikti ka vijuar të përshkallëzohet.

Sokrat VataThikën e kishte portugezi, ia mora nga dora. U kërkova të mbanin qetësi, kishte edhe njerëz të tjerë. Ishte e pamundur të mbahej qetësi dhe nisi konflikti.

Sipas raportimit të Policisë, 20-vjeçari portugez u dhunua nga grupi i kamarierëve të Principotes, ku i përfshirë kryesor bashkë me Sokrat Vatën ka qenë edhe David Gjana, i shpallur në kërkim. Gjana (Heurtevent), klient në lokal, ka qëlluar me grushte të riun portugez dhe pasi është dhunuar edhe nga pjesëtarët e tjerë të stafit, ka qenë Sokrat Vata nga Hasi që e ka tërhequr të riun duke e nxjerrë jashtë ambientit clubit të natës brenda Principotesit, “La Guerre”.

Turistin portugez e ka dërguar deri te shezlongët e beach bari-t aty pranë, “Paradise”, ku edhe e ka goditur me thikë për vdekje. Vata u arrestua 5 orë pasi u konstatua trupi i pajetë i turistit në Levan, ku ishte fshehur në bagazhin e mjetit tip Ford të dy shtetasve turq. 

Policia ka shpallur në kërkim pronarin e Principotes, Bekim Bulica ndërkohë është ndaluar edhe polici i kufirit në Gjirokastër, Moisid Matushaj, pasi dyshohet se e ka ndihmuar të riun. Po në Sarandë, 3 ditë më parë, u dhunua shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, pasi ndërhyri në një sherr ku po dhunohej një turist i huaj. Truprojat e Orange e dhunuan efektivin. Lidhur me rastin janë arrestuar 11 persona, të përfshirë kamarierë dhe efektivë të cilët punonin truproja në 'Principote'.

2 ORE ME PARE

Vrasja në Principotes, Lamallari: Kush linçon shërbëtorët e ligjit meriton përgjigje nga Policia!

Një ditë pas vrasjes së turistit në Ksamil! ZËRI zbulon
Besfort Lamallari

TIRANE- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së turistit portugez në Ksamil. Në një reagim në rrjetet sociale, ministri thotë se kushdo që sfidon ligjin dhe efektivët e Policisë së Shtetit do të marrë një përgjigje shembullore. 

“Balanca mes të drejtave të njeriut dhe rendit ligjor vlen për qytetarët dhe mbron shoqërinë. Ata që sfidojnë ligjin dhe linçojnë shërbëtorët e tij, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit”, shkruan Lamallari.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në Ksamil, atje ku është vrarë me thikë 21- vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendez. I riu u qëllua me thikë për vdekje nga truproja i Principotes, Sokrat Vata, që pas një sherri banal e la të pajetë mbi shezlonet e plazhit dhe u arratis. Arratia mori fund pas 5 orësh kur u arrestua në Levan, i fshehur në bagazhin e një makine, i shoqëruar nga dy shtetasë turq. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e Principotes, Bekim Bulica ndërkohë është ndaluar edhe polici i kufirit në Gjirokastër, Moisid Matushaj, pasi dyshohet se e ka ndihmuar të riun. Po në Sarandë, 3 ditë më parë, u dhunua shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, pasi ndërhyri në një sherr ku po dhunohej një turist i huaj. Truprojat e Orange e dhunuan efektivin./ZËRI

2 ORE ME PARE

Ekskluzive/ Zbulohet identiteti i autorit të dytë të vrasjes së turistit portugez në Ksamil, kush është i riu nga Kukësi (EMRI-DETAJET)

Një ditë pas vrasjes së turistit në Ksamil! ZËRI zbulon
Sokrat Vata

KSAMIL- David Gjana, 29 vjeç nga Kukësi është autori i dytë i vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez. Burime i thanë ZËRI se i riu ka dy mbiemra, Gjana dhe Heurtevent. Policia dyshon se gjatë rrahjes së 20-vjeçarit portugez nga grupi i kamarierëve të Principotes, i përfshirë kryesor bashkë me Sokrat Vatën ka qenë edhe Gjana.

David Gjana (Heurtevent), klient në lokal, ka qëlluar me grushte të riun portugez dhe pasi është dhunuar edhe nga pjesëtarët e tjerë të stafit, ka qenë Sokrat Vata nga Hasi që e ka tërhequr të riun duke e nxjerrë jashtë ambientit clubit të natës brenda Principotesit, “La Guerre”.

Turistin portugez e ka dërguar deri te shezlongët e beach bari-t aty pranë, “Paradise”, ku edhe e ka goditur me thikë për vdekje. David Gjana rezulton se është lidhje e afërt familjare e Bekim Bulicës, pronarit të Principotes, i shpallur gjithashtu në kërkim. Gjana akuzohet për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim. 

"Në orën 05:15, të datës 18.08.2026, në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise”, në Ksamil, gjatë një konflikti midis disa personave, shtetasi S. L., alias S. V., dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) disa herë në trup shtetasin e huaj portugez L. V., 20 vjeç. Po në të njëjtën kohë, edhe shtetasi D. H., tashmë i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte 20-vjeçarin. Të dy këta shtetas akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim."-thotë Policia. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në Ksamil, atje ku është vrarë me thikë 21- vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendez. I riu u qëllua me thikë për vdekje nga truproja i Principotes, Sokrat Vata, që pas një sherri banal e la të pajetë mbi shezlonet e plazhit dhe u arratis. Arratia mori fund pas 5 orësh kur u arrestua në Levan, i fshehur në bagazhin e një makine, i shoqëruar nga dy shtetasë turq. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e Principotes, Bekim Bulica ndërkohë është ndaluar edhe polici i kufirit në Gjirokastër, Moisid Matushaj, pasi dyshohet se e ka ndihmuar të riun. Po në Sarandë, 3 ditë më parë, u dhunua shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, pasi ndërhyri në një sherr ku po dhunohej një turist i huaj. Truprojat e Orange e dhunuan efektivin./ZËRI

3 ORE ME PARE

Panë sherrin dhe vrasjen e turistit në Ksamil/ Pezullohen nga detyra dy policë, punonin si bodyguard te ‘Principote’

Një ditë pas vrasjes së turistit në Ksamil! ZËRI zbulon
pamje nga Principotes

KSAMIL-Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil më 18 gusht. Konkretisht bëhet fjalë për Miosid Matushaj, punonjës i strukturave të Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, dhe Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër.

Matushaj, Shehu dhe Luçiano Seferi, punonjës në burgun e Fierit në momentin e vrasjes ndodheshin në lokalin “Principote”, në rolin e bodyguard-ëve dhe duhej të garantonin sigurinë në ambientet e lokalit. Truprojat e 'Elite Security Grup' nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar Policinë. Ndërkohë efektivi Moisid Matushaj, dyshohet se e ka ndihmuar autorin e vrasjes, Sokrat Vata po ashtu truprojë te 'Principotes' të largohej nga vendngjarja.

Ata janë arrestuar dhe do hetohen për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 18 gushtit në Ksamil, atje ku u vra me thikë 21- vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendez. I riu u qëllua me thikë për vdekje nga truproja i Principotes, Sokrat Vata, që pas një sherri banal e la të pajetë mbi shezlonet e plazhit dhe u arratis. Arratia mori fund pas 5 orësh kur u arrestua në Levan, i fshehur në bagazhin e një makine, i shoqëruar nga dy shtetasë turq. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e Principotes, Bekim Bulica ndërkohë është ndaluar edhe polici i kufirit në Gjirokastër, Moisid Matushaj, pasi dyshohet se e ka ndihmuar të riun. Po në Sarandë, 3 ditë më parë, u dhunua shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, pasi ndërhyri në një sherr ku po dhunohej një turist i huaj. Truprojat e Orange e dhunuan efektivin./ZËRI

4 ORE ME PARE

Vrasja e turistit në Ksamil, vërshojnë denoncimet: Principotes, i ndërtuar pa leje, në tokë të vjedhur

Një ditë pas vrasjes së turistit në Ksamil! ZËRI zbulon
Bekim Bulica

KSAMIL-Pas vrasjes së turistit portugez 20-vjeçar, Luis Miguel Varela Mendez, i cili u gjet i pajetë në shezlonët e plazhit 'Principotes' në Ksamil, denoncimet kanë vërshuar lidhur me aktivitetin e loklait luksoz, i cili ndodhet në një nga zonat më të shtrenjta dhe elitare të jugut. 

Bekim Bulica, 36 vjeç, pronari i 'Principotes' është shpallur në kërkim lidhur me vrasjen, pasi nga hetimet rezulton se ai ndodhej në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar me qëllim shmangien e hetimit. ZËRI riktheu në vëmendje një ditë më parë të kaluarën e errët të Bulicës, të përfshirë në trafik droge në Paris, tentativë vrasje, kanosje, armëmbajtje pa leje, dhunë ndaj efektivëve dhe pastrin parash. Nga dokumentet e shqyrtuara u zbulua se 'Principotes' është në emër të nënës së Bulicës, 70-vjeçares Kade Bulica. Lokali luksoz është themeluar në janar 2022, me kapital fillestar vetëm 100 lekë.

Por skandali nuk mbaron këtu, pasi ndërtesa dhe resorti 'Principote' janë ndërtuar pa leje dhe në pronë private. Vetë pronarët në letra, kanë denoncuar vjedhjen e tokës në Prokurorinë e Sarandës. Në dokumentet e dhëna për faqen Lol Albania, thuhet se

"Sipas dokumentave Kadastrale (arkivore) te origjines se prones, rezulton se prona eshte nje siperfaqe trualli e lire e kthyer me Vendimin nr.321 te Kthimit dhe kompensimit te pronave me sieprfaqe 8800 m2 ne pronesi te Selfo Çoçoli dhe trashegimtareve te tij. Nje nga te drejtat qe kane pronaret e nje pasuries eshte edhe mbrojtja e kesaj te drejte nga ana e Organeve Ligjzbatuese ne rastin konkret eshte organi i Prokurorise tek i cili po kerkohet nje mebshtetje per te vene ne vend te drejten qe po i mohoet pronareve te ligjshem me pa te drejte. Cdo vendim i dhene nga Komisioni i kthimit dhe kompensimit te pronave i cili nuk eshte ankimuar brenda afateve ligjore merr forme te prere i cili eshte i detyrueshem per te gjithe subjektet madje nuk mund te kufizohet as per hir te interesave publik fakt i cili eshte mbeshtetur dhe nga vendimi nr.27, date 26.05.2010 i Gjykates Kushtetues.

Ne te gjitha keto dokumenta te cilat jane vene ne dispozicion nga Institucionet shteterore keto prona rezultojne te lira gje e cila bie ndesh me verifikimin ne terren te kryer nga ana jone pasi kemi konstatuar qe nje pjese e konsiderueshme e kesaj siperfaqeje eshte zaptuar ne menyre te padrejte nga subjekti "PRINCIPOTES" shpk i cili ka si objekt te veprimtarise: Ofrimin e sherbimeve ne fushen e Bar-Kafe, Restorant, Hotel, Mirmbajtje Plazhi, Club dhe Parking. Ajo qe ne konstatojme eshte qe ky subjekt ka pervetesuar dhe po posedon ne menyre te padrejte nje prone te ndertuar mbi nje siperfaqe toke e cila ka pronare dhe nuk eshte nje toke djerr, e drejta e pronesise eshte nje e drejte e fituar me ligj qe ne asnje moment nuk shuhet pervec rastit kur vete pronaret e saj vendosin te transferojne tagrat e tyre te pronesise."

Një ditë pas vrasjes së turistit në Ksamil! ZËRI zbulon

Një ditë pas vrasjes së turistit në Ksamil! ZËRI zbulon

Një ditë pas vrasjes së turistit në Ksamil! ZËRI zbulon

Teksa pronarët i janë drejtuar Gjykatës ende nuk është marrë asnjë masë dhe resoti vijon aktivitetin e tij.

5 ORE ME PARE

U dhunua nga stafi dhe u godit me thikë! Dinamika e vrasjes së portugezit te 'Principotes', kush janë 11 të arrestuarit

Një ditë pas vrasjes së turistit në Ksamil! ZËRI zbulon
Sokrat Vata

KSAMIL-Bregdeti i Ksamilit u tronidit mëngjesin e 18 gushtit nga një ngjarje e rëndë ku një turist 20-vjeçar, Luis Miguel Varela Mendez (i identifikuar si shtetas i huaj, fillimisht i raportuar si francez apo portugez) u gjet i vrarë në shezlongët e  plazhit Principotes. Autori i dyshuar i vrasjes së turistit, truproja i Principotes, Sokrat Vata u arrestua disa orë pas konstatimit të trupit të pajetë në Levan të Fierit. Vata ishte fshehur në bagazhin e një makine, tip Ford, që drejtohej nga një shtetase turke 31-vjeçare, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, po shtetas turk.

Dy shtetasit turq kanë deklaruar se ishin klientë të përhershëm në lokalin “Principotes” dhe se e paguanin 29-vjeçarin si bodigard e shoqërues personal. Dy shtetasit turq kanë sqaruar se e kishin marrë Vatën në automjet thjesht për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin krijuar me të.

Teksa orët kalonin Policia zbardhi dinamikën e ngjarjes dhe rezultoi se turisti fillimisht u dhunua fizikisht nga kamarierët dhe më pas u godit për vdekje me thikë. Konkretisht Policia e Shtetit sqaroi se konflikti ka nisur më herët dhe bashkë me Vatën, ka qëlluar edhe David Heurtevent, i cili e ka rrahur me grushta, ndërsa Vata e ka qëlluar me thikë.

Po ashtu, 4 kamarierë kanë qëlluar me grushta 20-vjeçarin para se Sokrat Vata ti merrte jetën dhe janë larguar. Policia njofton se janë arrestuar 11 persona, mes tyre edhe 4 truproja që nuk kanë reaguar dhe as kanë njoftuar Policinë. Bekim Bulica, pronari i Principotes ka qenë prezent dhe nuk ka njoftuar Policinë. Sokrat Vata dhe David Heurtevent i shpallur në kërkim akuzohen për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim.

U arrestuan:

Sokrat Lipan alias Sokrat Vata
Nuh Mahmutoglu, dhe Ezgi Perlak, të dy me shtetasi turke
Serxhi Selimi,
Ervis Bunci,
Ildi Cekani
Murat Zhabina
Miosid Matushaj
Luciano Seferi,
Romeo Shehu
Kristi Koshi

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit David Heurtevent dhe Bekim Bulica.

Për personat e arrestuar dhe të shpallur në kërkim janë ngritur akuza që variojnë nga vrasja me dashje në bashkëpunim, te përkrahja e autorit të krimit, moskallëzimi i krimit dhe mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme.

ZËRI raportoi hap pas hapi zhvillimet nga ngjarja, ku sipas burimeve gjithçka dyshohet se ka nisur pas një konflikti mes të riut dhe disa personave të tjerë, po me kombësi portugeze gjatë një feste me katër DJ të ardhur nga Franca. Një vështrim, një fjalë më shumë për një vajzë shqiptare dhe debati është përshkallëzuar në përplasje fizike, e mëpas në vrasje. Pas sherrit banal turisti 20 vjeçar u la i pajetë mbi shezlonët e plazhit.

Poll

MOS HUMB