U gjet i vrarë në Mirditë-Valter Lleshi, i implikuar në eliminimin e Anton Kelit, 3 muaj më parë i shpëtoi një atentati
MIRDITË-Personi në foto është Valter Lleshi, 45-vjeçari i cili u gjet sot i ekzekutuar me armë zjarri brenda automjetit të tij tip “Toyota” në fshati Shkorret. Lleshi dyshohet se ka qenë i implikuar në vrasjen e Anton Kelit në Rrëshen në vitin 2020, ngjarje që asokohe u lidh me hakmarrje për prishje të pazareve të drogës.
Keli u ekzekutua në 15 dhjetor 2020. Ai është djali hallës së Armando dhe Preng Gjinit. Armando u ekzekutua në 2019 në Rrëshen, ndërsa i vëllait u plagos rëndë nga lënda plasëse që ju vu në makinë në 2020 në zonën e Vasil Shantos në Tiranë. Megjithatë, burime nga policia sqarojnë se deri më tani Valter Lleshi nuk ka qenë i hetuar dhe as i skeduar si i dyshuar për vrasjen e Anton Kelit.
Ndëkohë viktima ishte punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç, ku mars të këtij viti, kësaj kompanie i ishte vendosur një sasi tritoli në një prej makinerive, e cila nuk kishte shpërthyer. Asokohe Lleshi i shpëtoi atentatit. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndëra policia po heton më shumë mbi rastin.
Vrasja me armë zjarri në Mirditë/ Policia: 45-vjeçari u gjet brenda automjetit të tij, në fshatin Shkorret
MIRDITË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Valter Lleshit, cila ndodhi në Miriditë mëngjesin e sotëm. Policia njofton se 45-vjeçari u gjet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij tip “Toyota” në fshati Shkorret.
Mësohet se viktima ishte punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç, të cilës në mars të këtij viti, ishte vendosur një sasi tritoli në një prej makinerive, e cila nuk kishte shpërthyer.
Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, ndërsa policia po vijon hetimet dhe identifikimin e autorit.
Njoftimi i policisë:
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorret, Mirditë, në aksin rrugor Reps–Spaç, është gjetur në automjet, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi V. Ll., rreth 45 vjeç.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t'i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./ZËRI
Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, vritet 45-vjeçari (EMRI)
MIRDITË- Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë është shënuar në Mirditë, ku një peson ka mbetur i vrarë. Viktima është identifikuar si Valter Lleshi 45-vjeç, ndërsa ende nuk bëhen të ditura rrethanet në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon drejt Spaçit, teksa pritet dhe reagimi i uniformave blu./ZËRI