Protestuesit para Kryeministrisë, Rama pak metra larg protestës iu bën thirrje: Bujrum, ejani dhe shikoni faktet
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen ndaj qytetarëve që kundërshtojnë projektet në Zvërnec dhe Sazan, duke i ftuar ata të njohin drejtpërdrejt faktet dhe dokumentacionin zyrtar.
"Ndaj bujrum, ejani t’i shikoni dhe dëgjoni faktet, të merrni provat dhe të ndiheni krenarë që institucionet tona e kanë përfaqësuar, qoftë me Sazanin apo me procesin e aplikimeve për zhvillimin e Zvërnecit", iu drejtua Rama qytetarëve që protestojnë.
Gjatë aktivitetit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Tiranë, vetëm pak metra larg protestës, Rama deklaroi se do të ndante të njëjtin shqetësim me qytetarët nëse pretendimet që qarkullojnë do të ishin të vërteta, por theksoi se realiteti është ndryshe.
“Mbaj përgjegjësi për çdo fakt që them. Po të ishin të vërteta ato që ju kanë mbushur në mendje, do isha dhe unë po aq i neveritur sa më duket se janë disa prej jush. E vërteta është se po hetojmë këto vite një nga zhvillimet e rrjeteve sociale, kur vende të tjera kanë rënë në kurth nga metoda të provuara dhe të demaskuara manipulimi.
Kush është i interesuar për të mbrojtur interesin publik, për mjedisin, të ardhmen e shpendëve në zonën e Zvërnecit dhe Sazanit, i them se faktet që kemi në dispozicion duhet të jenë më se të mjaftueshme për të qetësuar shpirtin e kujtdo. Ndaj bujrum, ejani t’i shikoni dhe dëgjoni faktet, të merrni provat dhe të ndiheni krenarë që institucionet tona e kanë përfaqësuar, qoftë me Sazanin apo me procesin e aplikimeve për zhvillimin e Zvërnecit.
Ejani të shikoni që s’ka asnjë status për investitor strategjik.”, u shpreh Rama.
Debate për investimin në Zvërnec? Rama: Ne hartuam për herë të parë ligjin, 25% e territorit zonë e mbrojtur
TIRANË- Kryeministri Edi Rama vuri në dukje se qeveria e tij ka qenë e para që hartoi ligjin për zonat e mbrojtura në Shqipëri, duke iu referuar debateve për investimin në Zvërnec.
Rama rikujtoi se deri në vitin 2017 vendi nuk kishte një kuadër ligjor për zonat e mbrojtura. Ai theksoi se më pas janë krijuar 12 parqe kombëtare, 11 peizazhe të mbrojtura dhe rreth 700 monumente natyre, ndërsa një e katërta e territorit shqiptar sot është e mbrojtur.
“Flitet për zonat e mbrojtura. Ajo që nuk është aspak e mirë është fakti që ngatërrohen gjërat. Ligjin e parë për zonat e mbrojtura e bëri qeveria e PS-së në mandatin tonë të parë. Deri në vitin 2017, Shqipëria nuk kishte ligj për zonat e mbrojtura. Ishim ne që, gjatë mandatit të dytë dhe të tretë, e kemi çuar në 25% sipërfaqen e zonave të mbrojtura të Republikës së Shqipërisë. Një e katërta e territorit është zonë e mbrojtur. Ishim ne që krijuam Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Shqipëria është i vetmi vend i rajonit me administratë në të gjithë territorin për zonat e mbrojtura, me 12 parqe kombëtare, 11 peizazhe të mbrojtura dhe 700 monumente natyre. Ishim ne që bllokuam lejet e dhëna mbi shtretërit e lumenjve tanë, ku vetëm mbi lumin magjik të Valbonës kemi ndaluar ndërtimin e 9 hidrocentraleve.
Për shpalljen e Vjosës park kombëtar, bashkë me degët e veta, në një sipërfaqe prej plot 12 mijë hektarësh, kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh. Në Greqinë fqinje dhe mike, ku ndodhen 17 kilometrat e para të Vjosës, nuk i është dhënë lumit të fundit të egër në Europë mbrojtja që i kemi dhënë ne”, tha Rama./ZËRI
"Në muajin e ditëlindjes sonë nisën protestat!" Rama në 35 vjetorin e PS: Rrjetet sociale keqinformojnë për Zvërnecin
TIRANË- Socialistët janë mbledhur sot në Tiranë për të përkujtuar 35-vjetorin e themelimit Partisë Socialiste, pas festimeve në disa prej rretheve kryesore.
Në nisje të fjalës së tij, Rama u ndal tek zhvillimet e fundit politike dhe debatet për investimet në Zvërnec, si dhe protestat e organizuara në Tiranë.
Rama tha se protesta nisi si reagim ndaj një akti dhune, por u shoqërua më pas, sipas tij, me kërkesa për anulimin e një projekti investimi që pritet të ketë ndikim të rëndësishëm ekonomik dhe social për Shqipërinë.
Sipas Ramës, në rrjetet sociale janë përhapur informacione dhe pamje të ekzagjeruara ose të manipuluara që kanë ndikuar në rritjen e shqetësimeve publike.
“Të dashur themelues, përfaqësues të familjes sonë të madhe politike, të PS. Qëlloi që pikërisht në muajin e kremtimit të 35-vjetorit të lindjes së kësaj familjeje për Shqipërinë një masë e madhe njerëzish të dilte vrullshëm mbi sipërfaqen e kanaleve të internetit dhe një bashkësi përfaqësues e saj të merrte në zotërim çdo mbrëmjeje bulevardin e Tiranës. Protesta nisi me zemërimin e drejtë për një akt dhune dhe me kërkesën e padrejtë për anulimin e një investimi të madh që do ndikojë ndjeshëm parametrat ekonomikë dhe socialë të Shqipërisë, duke futur të paktën 4 mld euro në një ekonomi me një volum të përgjithshëm prej 27 mld eurosh, vetëm ky investim është më shumë se 1 nga 7 e prodhimit të përgjithshëm të vendit tonë.
Edhe unë po të isha një qytetar, të informohesha nga rrjetet sociale, duke parë gjysmë të vërtetat të fryra dhe lloj-lloj videosh dhe fotosh të sajuara për të ushqyer zemërimin, pelikanë të ngordhur, flamingo në arrati, gradaçela mbi lagunë dhe Sazan, tabela “Kufiri i Izraelit”, do kisha dalë në bulevard i llahtarizuar nga ai apokalips. Befas krejt bota u zgjua si në një ankth dhe u bashkua për të shpëtuar atdheun tim të vogël nga një investim shkatërrues për jetën e gjelbër. Pa diskutim, anulimi i një projekti kriminal që u trumbetua me nota ulëritëse”, u shpreh Rama.
'Zvërneci'/ Nis protesta e 13-të! Qytetarët mblidhen në shesh, pritet marshimi drejt Kryeministrisë
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur në protestën e 13-të radhazi, të cilët kërkojnë ndalimin e ndërtimeve në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.
Prej orës 18:00, tubimi është mbledhur në sheshin “Skënderbej”, teksa pritet të marshojnë më pas drejt Kryeministrisë.
Kjo është dita e 13-të e protestave, të cilat tashmë kanëmarrë përmasa të gjera, duke u zgjeruar edhe në qytete të tjera të vendit dhe në komunitetet shqiptare në Diasporë.
Prej gati dy javësh tashmë, qytetarwt shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë, duke kërkuar ndryshime politike. 5 kërkesat e qytetarëve ndaj qeverisë: dorëheqjen e qeverisë, shfyqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë, shfuqizimin e Paketë së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare.
Edhe qytete të tjera të vendit i janë bashkuar valës së protestave që vijojnë prej 10 ditësh në Tiranë. Tubimi janë mbajtur edhe nga diaspora, ku shqiptarët ka
Tirana sot e ndarë: Protesta për "Zvërnecin" dhe 35-vjetori i PS! Policia del me plan masash
TIRANË- Kryeqyteti sot do të jetë i ndarë në dy pjesë. Në njërën anë do të jenë qytetarët që do të protestojnë për të 13-ën ditë radhazi kundër projektit të Zvërnecit dhe nga ana tjetër, aktiviteti i 35-vjetorit të Partisë Socialiste.
Protesta e qytetarëve do të nisë si çdo mbrëmje në orën 18:00 në në sheshin "Skënderbej" edhe vijon deri te Kryeministria, ndërsa aktiviteti i socialistëve po në të njëjtën orë, do të zhvillohet te sheshi "Italia".
Në kuadër të aktiviteteve, Policia e Tiranës ka hartuar një plan masash për sigurimin e rendit. Sakaq, duke nisur nga ora 16:00 do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë/ Në vijim të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të detajuar masash për sigurimin e rendit dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillohen pasditen e sotme dhe në mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (tubimit) dhe në sheshin “Italia” (aktivitet i subjektit politik Partia Socialiste).
Në këtë kuadër, Policia e Tiranës njofton se nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve dhe tubimit, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore.
Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët:
● “Papa Gjon Pali II”;
● “Dervish Hima”;
● “Faik Konica”;
● “Lek Dukagjini”;
● “Gjergj Filipi”;
● “Hasim Zeneli”;
● “Themistokli Gërmenji”;
● “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”.
Gjithashtu, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri te sheshi “Nënë Tereza”.
Policia e Tiranës apelon për mirëkuptimin e qytetarëve dhe këshillon përdorimin e akseve alternative të lëvizjes, si dhe respektimin e udhëzimeve të shërbimeve të Policisë në terren.