"Mund të na merrni floririn, por jo hebrenjtë"! Rama: Do të hapim në Vlorë muze hebre
IZRAEL-Kryeministri Edi Rama në parlamentin e Izraelit foli për bashkëjetesën fetare në Shqipëri, ku bëri me dije se në vend do të hapet një muze për veprat që populli shqiptar ka bërë për të shpëtuar hebrenjtë për t’i shpëtuar torturave. Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është i vetmi në vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj të strehuar në territor më shumë sesa kur nisi lufta.
Edi Rama: Trashëgimia jonë lidhet dhe daton shekuj më parë. Që kur refugjatët izraelitë kërkonin strehim në tokën tonë. Në vitet ’30, një amerikano-hebre u dërgua në një mision në Europën Lindore. Ai tha që pluraliteti i besimit në Shqipëri, katolikët, myslimanët etj. jetonin në të njëjtën kornizë dhe Shqipëria nënvizoi se duhej të konsiderohej si një vend i sigurt për hebrenjtë Gjatë Holokaustit, kur nazistët dërguan njerëzit e tyre, shqiptarët thanë se mund t’u merrnin floririn, por hebrenjtë nuk i nxirrnim. Kjo nuk është legjendë, kjo është Shqipëria. Unë nuk jam mysliman, jam katolik por gjysma ime më e mirë është myslimane. Paraardhësit tanë janë krishterë ortodoksë. Nuk do të ishte një çudi që nëse djali im do të zgjidhte besimin hebre, por do të ishte po ashtu shumë pozitive të ishte mysliman apo i krishter. Kjo është një histori normale shqiptare. Ne kemi disa religjione, që e respektojnë njëri-tjetrin. Populli im me këto besime priti Papa Franceskun. Ati i Shenjtë,Francesku nuk e quajti bashkëjetesë fetare realitetin e Shqipërisë, por një bashkëvllazëri. Me të njëjtën krenari do të hapim muzeun për veprat e popullit shqiptar për të shpëtuar hebrenjtë në Vlorë. Të rinjtë tanë dhe të vizitorë të vendit tonë, kushdo që të vijë nga të rinjtë tuaj, që janë rritur me hapa dhe të larta, do të shohin këtë frymë dhe se çfarë është bërë për hebrenjtë. Shqipëria është i vetmi në vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj të strehuar në territor më shumë sesa kur nisi lufta.
"Jam i dyti pas Trump që mbaj fjalim këtu", Rama në parlamentin izraelit: Derisa Hamasi të çarmatoset s'ka paqe
IZRAEL-Kryeministri Edi Rama ka vijuar fjalimin e tij në parlamentin izraelit, Knesset. Kreu i qeverisë deklaroi se është udhëheqësi i dytë pas presidentit amerikan Donald Trump që mban një fjalim në Knesset, duke e cilësuar këtë si një moment të veçantë për Shqipërinë.
Edi Rama: Më lejoni t’iu marr me vete shumë larg me Jerusalemin, në qendër të Tiranës, është një tunel në qendër të Tiranës, ndërtuar për të torturuar armiqtë e popullit, ose për t'u strehuar nga ndonjë sulm i ndërtuar nga një regjim që kishte frikë çdo dritë lirie. Kjo memorie më ka bërë gjithnjë që të kem. Më ka ardhur keq që shumë media e kanë përshkruar Gazën si burg në qiell të hapur, por kanë dështuar të sjellin në vëmendje kush është xhelati atje, fajtori është Hamasi dhe askush tjetër. Prandaj, derisa Hamasi të çarmatoset dhe të çmontohet, asnjë paqe nuk mund të zgjasë dhe nuk mund të arrihet. Sot, ai tunel që ju fola pak më parë, në Tiranë është transformuar në një hapësirë dedikuar viktimave, të atyre që ndërtuan tunelin. Në ato tunele që Hamasi, vrau, torturoi pengjet izraelite, do të ruhen si pjesë e rikonstruktimit dhe rindërtimit të Gazës që të jetë dëshmi e paqes afatgjatë që mund të arrihet dhe si shembull e memories kolaktive që nuk duhet të harrojë dhe të sjellë vuajtjet e izraelitëve dhe palestinezëve. Uroj që trupat e vrarë nga Hamasi të jenë si qirinj të ndezur dhe si shenjë e përjetshme, e paharruar për terrorin dhe horrorin e ndërmarrë e vepruar nga Hamasi. Ata që harrojnë të shkuarën e tyre, janë të dënuar ta rijetojnë atë.
“Shqipëria mbrojti qindra hebrenj”, Netanyahu në konferencë me Ramën: Qëndruam krah pengjeve, kundër antisemitizmit
IZRAEL-Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pritur sot në një takim zyrtar kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Pas takimit 'kokë më kokë', dy homologët kanë në dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në konferencën e përbashkët, kryeministri izraelit Netanyahu vlerësoi vendin tonë dhe e falenderoi për mbështetjen ndaj popullit hebre. 'Shqipëria ishte i vetmi vend europian që gjatë Holokaustit pati një popullsi hebreje brenda Shqipërisë që u rrit e nuk u mpak', tha Netanyahu.
Sa i përket marrëdhënieve mes dy vendeve, Netanyahu theksoi numrin e lartë të turistëve izraelitë që kanë shkuar në Shqipëri, duke shtuar se do të vijojë të rritet. Po ashtu, lideri izraelit përmendi edhe çeljen e Dhomës së Tregtisë nesër që do të çojë përpara lidhjet ekonomike.
Benjamin Netanyahu: Ndoshta bota nuk e di dhe duhet ta dijë që Shqipëria ishte i vetmi vend europian që gjatë Holokaustit pati një popullsi hebreje brenda Shqipërisë që u rrit e nuk u mpak. Myslimanët shqiptarë mbrojtën mijëra hebrenj dhe i mikpritën. Njerëzit duhet të njohin rolin moral që Shqipëria luajti gjatë orëve më të errëta. Ju qëndroni krah së vërtetës, ju qëndruat krah Izraelit, busulla juaj morale nuk u lëkund dhe kjo është diçka që ne e vlerësojmë thellësisht dhe që ju shenjon si një udhëheqës të jashtëzakonshëm të popullit tuaj dhe mendoj për ato segmente njerëzimi që duan që e vërteta të mbrohet dhe të mbrohen vlerat morale që ne ndajmë. Numri i turistëve izraelitë që kanë shkuar në Shqipëri është rritur me 800% dhe së shpejti do të bëhen shumë më tepër. Kemi kompani investuese izraelite që e dinë se ka një mundësi të madhe në Shqipëri dhe gjëra që mund të zhvillohen bashkë me shqiptarët. Kjo do të çohet edhe më tej me çeljen e Dhomës së Tregtisë nesër dhe është diçka që do të çojë përpara lidhjet ekonomike. Kemi një mirëkuptim që shkon përtej interesave, por në ndjesën më të thellë të simpatisë njerëzore, ka një themel empatie dhe një bazë vëllazërie.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare kujtoi qëndrimin e Shqipërisë gjatë Holokaustit, duke theksuar se vendi ynë man një qëndrim të qartë kundër antisemitizmit. 'Edhe pse popullsia shqiptare është kryesisht muslimane, nuk u ngrit në urrejtje kundër Izraelit', tha ndër tët tjera Rama.
Edi Rama; Trashëgimia historike e Shqipërisë në mbrojtje të holokaustit është bërë një mjet shumë i fortë. Qeveria është plotësisht e përkushtuar ta kujtojë këtë histori të së shkuarës dhe mban një qëndrim të qartë kundër antisemitizmit. Edhe pse popullsia shqiptare është kryesisht muslimane, nuk u ngrit në urrejtje kundër Izraelit. Në shumë vende të Europës antisemitizmi u shndërrua në trazirë. Ne qartë nuk lejojmë urrejtjen. Vizita në Nova Site dje ishte thellësisht trazuese, edhe pse pata një lexim moral kundër atij vendi. Qëndruam krah pengjeve dhe familjeve të tyre dhe kundër kasapëve të Hamasit. Në rregullim u mbajtën fjalët dhe kuptimi i deklaratës, duke korrigjuar drejtshkrimin, pa pika fundore sipas kërkesës tuaj. Gjithashtu, është e vërtetë se Shqipëria ka një histori të veçantë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit, ku popullsia lokale i priti dhe mbrojti refugjatët hebrenj, asnjëherë duke dorëzuar emrat e tyre okupuesve nazistë dhe shpesh duke u ofruar strehë — një trashëgimi që është përmendur edhe në diskutime ndërkombëtare për luftën kundër antisemitizmit./ZËRI
Kryeministri Rama në Izrael, takim "kokë më kokë" me Netanyahun!
IZRAEL- Kryeministri Edi Rama është takuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Kreu i qevërisë ndodhet për një vizitë zyrtare në Izrael, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.
Pas takimit, pritet edhe një konferencë për shtyp mes dy homologëve, ndërsa pasdite Rama do të pritet me ceremoni të posaçme shtetërore në Kuvendin e Izraelit. Parashikohet që seanca plenare speciale e Knessetit të nisë në orën 16:15 të ditës, ku pritet që kreu i qeverisë shqiptare t’i drejtohet Parlamentit izraelit me një fjalim historik.
Në vizitën, e cila ka nisur prej 25 janarit dhe do të mbyllet ditën e martë, më 27 janar, kreu i qeverisë shqiptare është i shoëruar nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama. Rama e nisi vizitën 3 ditore, duke vizituar vendin ku në 7 Tetor 2023, gjatë festivalit Nova, Hamasi ku u vranë 370 persona e shumë të tjerë u morën peng./ZËRI
"Një vend që kumbon pa fjalë"! Vizita e Ramës në Izrael, sot fjalimi historik në Knesset
IZRAEL- Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Jeruzalem, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Kreu i qeverisë shqiptare ka mbërritur ditën e djeshme i shoqëruar nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Ndalesa e parë ka qenë në Nova Site, ku kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale disa pamje, teksa shkruan: "Nova Site, Izrael. Stacioni i parë i vizitës në Izrael, një vend që kumbon pa fjalë Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer pas një kasaphane të patregueshme në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes".
Vizia do të fillojë sot në një takim kokë më kokë homologun izraelit, Benjamin Netahyanu, për të vijuar më pas deri në momentin kulmor me fjalimin e kryeministrit shqiptar në seancën plenare speciale të Knessetit, Parlamenti i Izraelit. Ky fjalim konsiderohet historik sipas protokollit të posaçëm që Knesseti u ka rezervuar një numri të kufizuar udhëheqësish të huaj dhe së fundmi Presidentit të SHBA, Donald J. Trump.
Axhenda e plotë e vizitës:
Ditën e hënë, më 26 janar, ora 11:00 – 12:30 Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, në përfundim të të cilit do të ketë edhe deklaratë për shtyp.
Paralelisht, znj. Linda Rama, në shoqërinë e znj. Herzog, bashkëshortes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare.
Në orën 14:00, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga znj. Linda Rama, do të mbërrijë në Knesset “Plaza”, Parlamenti i Izraelit, ku do të pritet me një ceremoni të posaçme shtetërore nga Kryetari i Knessetit. Ceremonia përfshin rojet e nderit, ekzekutimin e himneve kombëtare, si dhe vendosjen e kurorave në monumentin e ushtarëve të rënë dhe në monumentin e viktimave të terrorit.
Më pas, Kryeministri Rama do të firmosë Librin e Përshtypjeve në Hollin Shagall.
Në orën 14:30, Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të zhvillojnë një takim me Kryetarin e Knessetit, z. Amir Ohana.
Në orën 16:15, do të nisë seanca plenare speciale e Knessetit, e shoqëruar nga hyrja ceremoniale në sallë. Gjatë kësaj seance do të mbajnë fjalën Kryetari i Knessetit, z. Amir Ohana, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, Lideri i Opozitës, Yair Lapid, si dhe Kryeministri Edi Rama, i cili do t’i drejtohet Parlamentit të Izraelit me një fjalim historik sipas protokollit të posaçëm që Knesseti u ka rezervuar një numri të kufizuar udhëheqësish të huaj dhe së fundmi Presidentit të SHBA, Donald J. Trump.
Në orën 17:15, do të zhvillohet një pritje zyrtare në nder të Kryeministrit Rama, me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe të ftuarve të posaçëm, në Jerusalem Hall të Knessetit.
Ndërsa, znj. Linda Rama do të ketë një takim të veçantë me gratë parlamentare.
Më 27 janar, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalë, në praninë e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.
Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Kryeministri Rama do të kryejë gjithashtu vizita simbolike në ëestern ëall (Muri i Lotëve) dhe në Kishën e Varrit të Krishtit./ZËRI