LIVE UPDATES

3 orë protestë-Kryeministria dhe Kuvendi në "flakë! Molotovë, gaz lotsjellës dhe përplasje fizike, të lënduar dhe disa të arrestuar

➤Partia Demokratike ka mbajtur sot para Kryeministrisë protestën e dytë kombëtare. ➤Kreu i PD Sali Berisha e la selinë rreth orës 17:20 për t'iu bashkuar militantëve në bulevard, i shoqëruar nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi. ➤Rreth 1 mijë e 350 efektivë policie u vendosën në terren për të siguruar rendin publik. ➤I pranishëm në protestë është edhe ish-deputeti Ervin Salianji. ➤Në podiumin përpara Kryeministrisë, i pari që mbajti fjalën ishte Luçiano Boçi, për të vijuar me aktivistët, ndërsa i fundit ishte kryedemokrati Sali Berisha. ➤Berisha deklaroi para mbështetësve të tij se ky është kilometri i fundit i opozitës drejt triumfit. ➤Menjëherë pas fjalës së Berishës, kanë shpërthyer tensionet, ku protestuesit kanë hedhur molotovë drejt Kryeministrisë. ➤Policia është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. ➤Protesta është zhvendosur para Kuvendit. ➤Janë regjistruar përplasje mes protestuesve, deputetëve demokratë dhe policisë. ➤Policia ka shpërndarë protetuesit me ujë. ➤Disa policë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore te Trauma, ndërsa raportohet për disa protestues të shoqëruar. ➤Pas 3 orësh në shesh, Berisha njoftoi nga selia blu se së shpejti do të zhvillohet protesta e radhës, teksa kërkoi dhe lirimin e protestuesve të shoqëruar.

9 artikuj për këtë temë.
4 MUAJ ME PARE

Pas 3 orësh, Berisha njofton mbylljen e protestës: Lironi të arrestuarit! Do të mblidhemi sërish…(VIDEO)

3 orë protestë-Kryeministria dhe Kuvendi në "flakë!
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur në një prononcim për mediat përpara selisë blu, duke përgëzuar protestuesit, teksa bëri thirrje që të lirohen të shoqëruarit nga policia. Berisha ka njoftuar mbylljen e protestës e cila ka zgjatur për tre orë, ndërsa theksoi se do të ketë një njoftim për protestën e radhës. 

Lideri demokrat ftoi protestuesit që të mos ndalen, duke iu thënë se po bëjnë histori në këtë fushëbetejë. 

"E garantoj që protestuesit do të përleshen me Edi Ramën, mos ndërse policinë kundër protestuesve, i bëj thirrje policëve mos u bëni ushtarë shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligje dhe as moral, mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së tij e ka të vjedhur. Me këtë betejë, do të jetë kilometri ynë i fundit, kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë që në absolute me gjithë dokumentacionin nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje vetëm me urdhër të Edi Ramës. Protesta e radhës do të njoftohet dhe variantet e saj. Tani jemi në fushëbetejë dhe nuk ndalemi deri në rrëzimin e tij. Bravo! Po bëni historinë, ky është popull vigan!", tha Berisha.

/ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Përplasje para Kuvendit, autobotet me ujë shpërndajnë protestuesit (VIDEO)

3 orë protestë-Kryeministria dhe Kuvendi në "flakë!
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Protesta e opozita ka vijuar për disa minuta para Kuvendit, ku edhe aty kanë shpërthyer tensionet dhe janë regjistruar përplasje fizike. Protestuesit kanë qëlluar me gurë drejt policëve që janë para godinës së Parlamentit, ndërsa makina e shpërndarjes së ujit ka arritur t'i shpërndajë. Të paktën 3 autobote me ujë kanë qarkulluar në zonën përreth Kuvendit. Deputetët e PD-së ndërhynë menjëherë për të mos lejuar autobotin të lëvizte, duke sjellë përplasje të tjera me policinë.

Policia po përpiqet të neutralizojë situatën, teksa duket se protestuesit po largohen pak e nga pak. Mësohet se policia ka vendosur disa kordone jo vetëm para Parlamentit, por edhe në disa rrugë.

Si pasojë e tensioneve janë lënduar disa protestues dhe punonjës të uniformave blu dhe janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore te Trauma Po ashtu, mësohet se ka edhe disa të shoqëruar nga policia, por deri më tani ende nuk ka informacione dhe shifra zyrtare./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Pas molotovit, tensionet 'zhvendoset' para Kuvendit, Boçi dhe Noka përplasen me policinë (FOTO-VIDEO)

3 orë protestë-Kryeministria dhe Kuvendi në "flakë!
boci-noka

TIRANË- Pas zhvendosjes së protestës nga Kryeministria drejt godinës së Kuvendit, protestuesit janë përplasur me punonjësit e policisë. Mes tyre është parë edhe deputeti Luçiano Boçi, i cili ka tentuar të qëllojë policët duke pretenduar se e ka provokuar.

3 orë protestë-Kryeministria dhe Kuvendi në "flakë!3 orë protestë-Kryeministria dhe Kuvendi në "flakë!

Gjithashtu, edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është parë krah protestuesve dhe është përplasur me efektivët e policisë. Noka iu është drejtuar forcave të rendit duke i bërë thirrje të mos zbatojnë, sipas tij, urdhra të paligjshëm dhe të mos arrestojnë protetuesit. 

“Të bëjnë kujdes, mos të guxojnë të prekin asnjë qytetar, kjo është një revoltë qytetare. Qytetarët ndihen të dhunuar, ndihen të shantazhuar nga narkoregjimi dhe kanë të drejtë të protestojnë. Nuk ka vend për arrestime dhe shoqërime. Arrestimet dhe shoqërimet tregojnë panik. Fundi është afër.”, tha Noka.

/ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Tensione në protestë, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë, policia shpërndan turmën me ujë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)

3 orë protestë-Kryeministria dhe Kuvendi në "flakë!
pamje nga protesta

TIRANË- Tensionet kanë shpërthyer në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë menjëherë pasi kryedemokrati Sali Berisha përfundoi fjalimin e tij. Disa protestues hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe kordonit të policisë, duke krijuar situatë të tensionuar. 

Përballë kësaj situate, policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve për t'i shpërndarë. Pas përfundimit të protestës para godinës së Kryeministrisë, protestuesit po zhvendosen drejt Kuvendit.

/ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës, Berisha në podium: Sot jemi në kilometrin e fundit, drejt triumfit (VIDEO)

3 orë protestë-Kryeministria dhe Kuvendi në "flakë!
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është ngjitur i fundit në podiumin para Kryeministrisë, duke mbajtur një fjalim përpara protestuesve dhe mbështetësve demokratë. Lideri i PD-së iu drejtua protestuesve duke u shprehur se ky është kilometri i fundit dhe 'pranë triumfit të madh'. 

Berisha ftoi qytetarët të bashkohen në rrugën drejt fitores, duke mos harruar sipas tij, qëndresën stoike të opozitës.

“Të nderuar drejtues të PD-së, partive aleate, të nderuar deputetë të pranishëm në këtë protestë. Vëllezër e motra, do ta nis këtë fjalë me një mesazh, që këtë javë, të tmerruar nga protesta jonë e kaluar, mediat e qeverisë bënë gjithçka ta vendosin në harresë. Mesazhi im është ky. Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit, asgjë nuk do të na ndalë drejt fitores sonë. Sot ne jemi pranë triumfit të madh. Shumëkujt triumfi mund t’i duket ende larg, kur sheh udhëkryqin në të cilin ndodhet Shqipëria. Por miqtë e mi, opozita që kemi bërë së bashku vitet e fundit ka qenë jo e lehtë. Një karvan maratonë e mbushur me dhunën e narko-shtetit. Por edhe një qëndresë stoike, sakrifica të dhimbshme nga ne. Ishin vite të një përballje të egër. Përdori të gjitha mënyrat për realizimin e projektit të tij, Shqipëria pa opozitë. Përdori burgjet, trillimet, manipulimet, lubimet e korruptuara, por ja ku jemi sot, më të fortë se kurrë. Në rrugëtimin tonë, që në kilometrat e parë, ne i dëshmuam shqiptarëve dhe botës që Shqipëria pa opozitë ishte turpi i tyre. Në këtë rrugëtim, ne u ngritëm si feniksi nga hiri dhe arritëm në kilometrin e fundit si partia më e mbështetur nga shqiptarët. Arritëm në kilometrin e fundit pasi plagosëm për vdekje bishën narko-diktaruë. Zoti ju bekoftë. Në rrugëtimin tonë epik, i provuam shqiptarëve dhe botës që jemi të pamposhtur dhe sot, në kilometrin e fundit, jemi më të vendosur se kurrë në objektivin tonë. Sot jemi mbledhur masivisht në këtë protestë madhështore. Secili nga ne duhet të rikujtojë ato që ne realizuam së bashku”, tha Berisha.

/ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Florjan Binaj i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë

3 orë protestë-Kryeministria dhe Kuvendi në "flakë!
florjan binaj

TIRANË- Aktori, moderatori dhe aktivisti Florjan Binaj i është bashkuar protestës kombëtare të opozitës që po zhvillohet përpara Kryeministrisë. Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranë në zgjedhjet e fundit të anuluara, prej disa kohësh tashmë, është pozicionuar si një zë kritik kundër qeverisë aktuale.

Një tjetër prezencë që ra në sy ishte dhe ajo e ish-deputeti Erviin Salianji, i cili pavarësisht përplasjeve të fundit me kryedemokratin Sali Berisha, është parë i pranishëm në protestë mes demokratëve të tjerë.

Partia Demokratike po mban sot, 24 janar, protestën përpara Kryeministrisë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë se opozita zhvilloi protestën e parë kombëtare më 22 dhjetor 2025, tubim i cili u shoqërua edhe me tensione, ku në përfundim të fjalimit mbyllës të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, protesuesit hodhën molotovë drejt kryeministrisë dhe hoqën gardhin metalik./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Ervin Salianji i bashkohet protestës në sheshin para Kryeministrisë, ja kush e shoqëron

3 orë protestë-Kryeministria dhe Kuvendi në "flakë!
ervin salianji ne proteste

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar protestës kombëtare që opozita po zhvillon para Kryeministrisë. Salianji është parë i shoqëruar nga të mbështetës dhe të rinj demokratë, mes tyre edhe Ilir Vrenozi. 

Prej disa muajsh mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës ka një krisje të marrëdhënieve të tyre politike, pasi ky i fundit është shprehur se ish-deputeti është 'vetëpërjashtuar' nga partia. Nga ana tjetër, Salianji prganizon herë pas here takime me demokratët, duke theksuar se askush nuk guxon ta përjashtojë nga partia dhe se në statutin e PD-së nuk ekziston 'vetëpërjashtimi'.

Megjithatë, pavarësisht përplasjeve dhe krisjes së marrëdhënieve mes tyre, Salianji është parë sërish i pranishëm në protestën e Partisë Demokratike, krah demokratëve./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Nis zyrtarisht protesta kombëtare e PD-së, "blindohet" Tirana, 1350 efektivë në terren (VIDEO)

3 orë protestë-Kryeministria dhe Kuvendi në "flakë!
protesta

TIRANË- Ka nisur protesta e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë, teksa raportohet se rreth 1350 efektivë ndodhen në terren. Në vetëm një rresht me efektivë, kordoni policor është vendosur para godinës së Kryeministrisë. Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e tubimit, policia u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg dhunës. 

Vetëm pak minuta nga fillimi i protestës, lideri i PD-së, Sali Berisha, mbërriti në ambientet e selisë, për t'u nisur më pas së bashku me simpatizantët e tij drejt Kryeministrisë.

Ndërkohë, që prej mbrëmjes së djeshme kanë nisur përgatitjen për protestën, teksa godina e qeverisë është rrethuar me gardh metalik. Gjithashtu, një ditë më parë, policia njoftoi edhe planin e masave për mbarëvajtjen e tubimit. Bllokimi i lëvizjes dhe parkimi i automjeteve në kryqeqytet ka nisur që prej orës 23:45 të ditës së djeshme. Ndërkohë sot që prej orës 15:00 ka nisur bllokimi i lëvizjes së automjeteve në akset kryesore në kryeqytetet ku do zhvillohet protesta. 

"Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali"", thuhet në njoftim.

Partia Demokratike do të mbajë sot, 24 janar, protestën përpara Kryeministrisë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë se opozita zhvilloi protestën e parë kombëtare më 22 dhjetor 2025, tubim i cili u shoqërua edhe me tensione, ku në përfundim të fjalimit mbyllës të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, protesuesit hodhën molotovë drejt kryeministrisë dhe hoqën gardhin metalik./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Protesta kombëtare e opozitës! Demokratët mblidhen para Kryeministrisë pa afat, Berisha: Vërshim të papërmbajtur

3 orë protestë-Kryeministria dhe Kuvendi në "flakë!
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Sot në orën 17:00, Partia Demokratike dhe aleatët e saj mban protestën e dytë kombëtare. Tubimi organizohet kundër korrupsionit të qeverisë socialiste, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku dhe krijimin e një qeverie teknike që do të cojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka reaguar pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike, para Kryeministrisë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha thotë se ora 17:00 është ‘ora e opozitës’, ndërsa ka ftuar qytetarët në një ‘vërshim të papërmbajtur drejt Tiranës’.

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e protestës. Sot duke nisur nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore./ZËRI

Poll

MOS HUMB