LIVE UPDATES

Hyrja e Atilla Kardesh në shtëpinë e “BBVK 3”, ngjall reagime të ashpra, ministria e Drejtësisë: Të largohet menjëherë!

➤ Futja e Atilla Kardesh në Big Brother VIP Kosova ka ngjallur shumë reagime në Kosovë. Jashtë ambienteve të "Klan Kosova" janë mbledhur shumë aktivistë, të cilët janë kundër vendimit të produksionit për futjen e banorit brenda shtëpisë më të famshme në vend. Kjo pasi sipas tyre, ai, si një dhunues fizik, mund të lëndojë sërish modelen Drenusha Latifi, e cila është pajisur me urdhër mbrohtje nga ish-bashkëshorti. ➤ Ministria e Drejtësisë ka kërkuar menjëherë të largohet Atilla Kardeshi nga ky edicion, pasi paraqet rrezik për ish-bashkëshorten e tij. Po ashtu, ka kërkuar të merren masa menjëherë ndaj Klan Kosova. ➤ Flutura Kusari përmes një postimi në rrjetet sociale shkroi se ka depozituar një ankesë pranë Komisionit të Pavarur për Media kundër emisionit Big Brother dhe Klan Kosova. Sipas saj, ky emision po i jep hapësirë një dhunuesi

4 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

Hyrja e Atilla Kardesh në shtëpinë e “BBVK 3”, juristja: Po promovoni dhunën në familje

Hyrja e Atilla Kardesh në shtëpinë e “BBVK 3”, ngjall
Flutura Kusari

TIRANË- Hyrja e Atilla Kardesh në shtëpinë e Big Brother Kosova VIP ka shkaktuar reagime të shumta në publik, por edhe në instuticionet shtetërore. Juristja për mediat, Flutura Kusari përmes një postimi në rrjetet sociale shkroi se ka depozituar një ankesë pranë Komisionit të Pavarur për Media kundër emisionit Big Brother dhe Klan Kosova. Sipas saj, ky emision po i jep hapësirë një dhunuesi dhe promovimi i tij në një emision me shikueshmëri të madhe është abuzim me lirinë e medias dhe të shprehjes. Ajo tha se ky është një rast kyç për Komisionin e Pavarur për Mediat

“Sapo parashtrova ankesë pranë Komisionit të Pavarur për Media kundër emisionit Big Brother dhe Klan Kosova. Liria e shprehjes dhe liria e medias nuk janë absolute. Këto të drejta dhe liri vijnë me përgjegjësi dhe është përgjegjësi e televizionit Klan Kosova, që këto të drejta t’i ushtrojë duke transmetuar materiale në pajtim me normat etike dhe ligjore. Vendimi i emisionit Big Brother për t’i ofruar hapësirë një dhunuesi dhe promovimi i tij në një emision me shikueshmëri të madhe është abuzim me lirinë e medias dhe të shprehjes. Kërkova nga ana e Komisionit të Pavarur për Media që të shqiptojë gjobën më të lartë financiare ndaj televizionit Klan Kosova për shkelje të nënit 3 të Kodit të Etikës së për ofruesit e shërbimeve mediale në Republikën e Kosovës nr. KKPM-2016/03. Ky do të jetë një rast kyç (landmark case) për Komisionin e Pavarur për Media dhe precedent në fushën e mbrojtjes së grave nga ky institucion”, shkruan ajo.

Hyrja e Atilla Kardesh në shtëpinë e “BBVK 3”, ngjall

Gjithashtu edhe ministria e Drejtësisë reagoi pas futjes në shtëpinë e BBVK 3 të Atilla Kardesh, ku kërkuan të largohej menjëherë, pasi ai përbën një kërcënim për ish-bashkëshorten e tij Drenusha Latifi. Latifi e ka denoncuar Kardeshin për dhunë familjare, ku dhe ka kërkuar mbrojtje nga ai për veten dhe fëmijët e tyre. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Hyrja e Atilla Kardesh në “BBVK”, ministria e Drejtësisë së Kosovës: Të largohet menjëherë

Hyrja e Atilla Kardesh në shtëpinë e “BBVK 3”, ngjall
Atilla Kardesh

PRISHTINË- Koordinatorja Kombëtare e Grupit Ndërministror kundër Dhunës në Familje ka reaguar ashpër ndaj hyrjes së Atilla Kardesh në “Big Brother VIP Kosova 3”, i cili është denoncuar për dhunë në familje nga ish-bashkëshortja e tij Drenusha Latifi.

Në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë thuhej se ky vendim ka për qëllim minimizimin dhe normalizimin e një fenomeni të rrezikshëm më të cilin po përballet shoqëria, siç është dhuna në familje. Ministria e Drejtësisë ka kërkuar menjëherë të largohet Atilla Kardeshi nga ky edicion, pasi paraqet rrezik për ish-bashkëshorten e tij. Po ashtu, ka kërkuar të merren masa menjëherë ndaj Klan Kosova.

Reagim i Koordinatores Kombëtare dhe Grupit Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore

Koordinatorja Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, dhe Grupi Ndërministror reagojnë ashpër ndaj vendimit të Televizionit Klan Kosova për të futur brenda një shtëpie në kuadër të një emisioni televiziv, personin që është denoncuar për dhunë në familje ndaj të cilit deri në shtator të këtij viti ka pasur Urdhër Mbrojtës.  Ky vendim përveç tjerash ka për qëllim minimizimin dhe normalizimin e një fenomeni të rrezikshëm më të cilin po përballet shoqëria jonë, siç është dhuna në familje.

Grupi ndërministror për mbrojtjen dhe parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, kërkon të ndërmerren veprime urgjente:

1. Vendimin për largim nga emisioni – shoë televiziv Big Brother personin e denoncuar për dhunë në familje, Atilla Kardesh

2. Ndërmarrjen e masave nga Komisioni i Pavarur i Mediave në raport me këtë vendim skandaloz të televizionit Klan Kosova

3. Vlerësimin e përgjithshëm të përmbajtjeve të emisioneve në Kosovë në raport me raportimin e ndjeshëm gjinor, riviktimizimin e viktimave të dhunës dhe presionin psikologjik që u shkaktohet viktimave të dhunës.

Republika e Kosovës përmes amandamentimit të Kushtetutës ka bërë Konventën e Stambollit pjesë integrale të saj dhe e njëjta mbizotëron mbi legjislacionin vendor. Nisur nga mandati i dhënë sipas kësaj Konvente, respektivisht përgjegjësive institucionale Neni 12 i Konventës së Stambollit  – Detyrimet e përgjithshme:

Pika 2. Palët marrin masat e nevojshme legjislative dhe masa të tjera për të parandaluar të gjitha format e dhunës të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente nga çdo person fizik ose juridik.

Pika 3. Çdo masë e marrë sipas këtij kapitulli merr në konsideratë nevojat specifike të personave pa mbrojtje për shkak të rrethanave të veçanta dhe i japin prioritet të drejtave të të gjitha viktimave.

Koordinatorja Nacionale dhe përfaqësuesit e grupit ndërministror me qëllim të zbatimit ‘’të masave për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për çdokënd, veçanërisht gratë, për të jetuar pa dhunë në sferën publike, si dhe në atë private”, tërheqin vëmendjen e televizionit të lartëcekur, në rastin e znj. Drenusha Latifi pjesëmarrëse e emisionit ‘’Big Brother’’ e cila është e mbijetuar e dhunës në familje, dhe e cila ka poseduar Urdhër Mbrojtje (UM) prej ish bashkëshortit të saj, z. Atilla Kardesh, i cili UM ishte aktiv nga data 10/02/2024 për periudhën kohore në afat prej 6 muajsh.

Vendosja e znj. Latifi nën presion psikologjik përballë ish bashkëshortit i cili është cilësuar si dhunues me vetë lëshimin e UM, është formë e dhunës psikologjike, e cila e vendos znj. Latifi në pozitë të cenueshme psikologjike, dhe paraqet mundësi të ri-viktimizimit por tani në situatë të presionit psikologjik publik. 

Situata me të cilin potencialisht do të përballet znj. Latifi, në praninë e ish bashkëshortit “dhunues” paraqet rast të veçantë, dhe në emër të prioritizimit të mbrojtjes së dinjitetit të një të mbijetuare të dhunës në familje – viktimë,  e cila është shprehur publikisht për kërcënimet nga ish bashkëshorti, tashmë të provuara, bëjmë thirrje menaxhmentit të Klan Kosova të tërheqë z. Atilla Kardesh nga formati televiziv, për të parandaluar çfarëdo lloj forme të presionit, ose dhunës psikologjike, që rëndon pozicionin dhe krijon kushte për ri-përjetimin e dhunës nga e mbijetuara znj. Latifi.

Konventa e Stambollit obligon shtetin që të ndërmarr të gjitha veprimet përmes Nenit 13 të   Konventës “për të rritur ndërgjegjësimin dhe perceptimin nga publiku i gjerë, në lidhje me manifestimet e ndryshme të të gjitha formave të dhunës të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente, pasojat e tyre për fëmijët dhe nevojën për të parandaluar një dhunë të tillë”.

Nisur nga fakti se znj. Latifi dhe ish bashkëshorti i saj kanë dy fëmijë të përbashkët, shprehim shqetësimin tonë, se fëmijët e ish çiftit janë vendosur në rrethanat e rrezikut potencial për viktimizim dhe ri-viktimizim, duke u bërë publikisht dëshmitarë të situatave potencialisht të dhunshme verbale apo fizike, përmes presionit publik i cili do të transmetohet në opinion, dhe kjo do të ketë ndikim negativ në mirëqenien emocionale të fëmijëve.

Media ka rol të pa zëvendësueshëm edukimi dhe krijimi në opinion, ruajta e lirisë së shprehjes dhe shprehja e kreativitetit për tërheqjen e shikueshmërinë pa dyshim se është e drejtë e garantuar, mirëpo legjislacioni vendor dhe ai ndërkombëtarë drejtpërdrejtë i zbatueshëm në Republikën e Kosovës, bën përgjegjës edhe median për të siguruar mbrojtje dhe inkurajim të pjesëmarrjes së grave në jetën publike, duke parandaluar çdo formë të diskriminimit apo vënies në situatë të pa lakmueshme përmes mos cenimit të dinjitetit dhe ruajtjes së mirëqenies fizike dhe emocionale.

Konventa e Stambollit Neni 17 “Pjesëmarrja e sektorit privat dhe medias” njeh rolin dhe përgjegjësinë e Medias dhe sektorit privat në parandalimin e çfarëdo lloj dhune ndaj grave citojmë: ‘’Palët nxisin sektorin privat, sektorin e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit dhe medias, në lidhje me lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e tyre, për të marrë pjesë në përpunimin dhe zbatimin e politikave dhe për të caktuar udhëzime dhe standarde vetë rregullatorë për parandalimin e dhunës kundër grave dhe rritjen e respektit për dinjitetin e tyre”.

Prandaj, në cilësinë e Mekanizmit institucional për koordinim mbarëkombëtarë kundër dhunës ndaj grave, me synim të parandalimit të çfarëdo lloj dhune psikologjike, verbale, apo fizike apelojmë tek Menaxhmenti i Klan Kosova të marrë vendim për largimin e z. Atilla Kardesh nga emisioni, me synim të parandalimit dhe mbrojtjes së mirëqenies psikologjike, fizike dhe ruajtjes së dinjitetit të viktimës.

Duke u nisur nga historia e përjetimeve të të mbijetuarës së dhunës, të dëshmuar me ekzistencën faktike të UM në afat prej 6 muajsh, si dhe me rrëfimet e bëra publike nga vetë e mbijetuara, me qëllim të parandalimit të dhunës dhe presionit psikologjik që potencialisht mund të ushtrohet nga ish bashkëshorti prezent në formatin e emisionit, si dhe të parandalimit të presionit publik që mund të ushtrohet nga vetë audienca e emisionit, sepse një qasje e tillë relativizon dhunën ndaj grave,  hapë rrugë për shprehje të gjuhës së urrejtjes në diskursin publik, përmes komenteve denigruese që mund ta përcjellin situatën.  

Mediat i konsiderojmë si aleatët më të fuqishëm në parandalimin e dhunës ndaj grave dhe qasja proaktive e tyre për transmetim të programeve mediatike që fuqizojnë rolin e gruas në shoqëri, parandalojnë dhunën ndaj grave duke krijuar ambiente të sigurta dhe jo diskriminuese ndaj grave është imperativ.

Emisioni në fjalë ka audiencë të gjerë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë e vendos publikun dhe shoqërinë në pozitë të ‘’ bashkëfajtorit’’, në kohë reale, të presionit dhe dhunës psikologjike, e cila besojmë që nuk është synim i emisionit dhe politikave redaktoriale të Televizionit. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Dhunoi bashkëshorten/ Futja e Atilla Kardesh në BBVK ngjall reagime të ashpra në Kosovë, aktivistët protestojnë

Hyrja e Atilla Kardesh në shtëpinë e “BBVK 3”, ngjall
Pamje nga sulmi në ambientët e Klan Kosova

PRISHTINË- Futja e Atilla Kardesh në Big Brother VIP Kosova ka ngjallur shumë reagime në Kosoë. Jashtë ambienteve të "Klan Kosova" janë mbledhur shumë aktivistë, të cilët janë kundër vendimit të produksionit për futjen e banorit brenda shtëpisë më të famshme në vend. Kjo pasi sipas tyre, ai, si një dhunues fizik, mund të lëndojë sërish modelen Drenusha Latifi, e cila është pajisur me urdhër mbrohtje nga ish-bashkëshorti.

Pavarësisht pretendimeve, produksioni i "BigBrother" ka zgjedhur që të heshttë.

Por denoncuan një sulm të ndodhur pranë ambienteve ku është ndërtuar shtëpia. Media, raportoi se në një makinë ku ndodheshin katër gra, ka hyrë brenda hapësirës së televizionit dhe kanë hedhur mjete piroteknike duke rrezikuar jetën e punonjësve. Gjithashtu në vendngjarje u thërriten forcat e policisë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Hyrja e Atilla Kardesh në shtëpinë e “BBVK 3”, ngjall

Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i këngëtares Drenusha Latifi, u bë pjesë e “BBVK 3” si banori më i ri. Futja e tij në shtëpi shkaktoi reagime në publik, pasi Drenusha është pjesë si konkurrente në këtë edicion.

Ish-çifti, të cilët kanë dy fëmijë së bashku dhe u ndanë, pasi Drenusha tha se ai e dhunonte. Ajo publikoi disa fotografi të dhunës që kishte përjetuar. Drenusha u pajis me urdhër mbrojtje ndaj ish-bashkëshortit, duke theksuar nevojën për të mbrojtur veten dhe fëmijët e saj. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Drama që përfshiu Kosovën! Modelja e akuzon për dhunë, ish-burri i Drenusha Latifi, Atilla Kardesh futet në "Big Brother"

Hyrja e Atilla Kardesh në shtëpinë e “BBVK 3”, ngjall
Atila Kardesh dhe Drenusha Latifi

PRISHTINË- Një ngjarje që ka shkaktuar shumë bujë në Kosovë është hyrja në shtëpinë e "Big Brother VIP Kosova" e ish-bashkëshortit të modeles Drenusha Latifit, Atilla Kardesh. Modelja është ndarë së fundmi nga bashkëshorti i saj, madje dhe e ka denoncuar publikisht për dhunë në familje. Madje publikoi edhe fotot e saj me të nxira dhe shenja evidente dhune, që pretendonte se ia kishte shkaktuar ish-bashkëshorti.

Teksa modelja ka hyrë që në ditën e parë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ndërsa Kardesh hyri mbrëmë për t'u bërë banori më i ri i "BBVIP Kosovë". Të dy patën një ballafaqim, ku nuk i kursyen akuzat.

Jonida Vokshi: Çfarë mendove kur e pe?

Drenusha Latifi: Unë nuk ndjej kurrgjo karshi këtij njeriu. Deri vonë e kam pasur një lloj inati për shkak se nuk kemi gjetur rrugën e bashkëpunimit për 2 fëmijët.

A je e hapur për bashkëpunim për fëmijët?

Drenusha Latifi: Ka kaluar shumë kohë që kur jemi ndarë. Gati 2 vjet, por akoma nuk gjejmë bashkëpunim sa i përket fëmijëve. Ai ka tentuar të më nxjerrë gënjeshtare dhe si një nënë e keqe. Ka pasur shumë gjëra që i kam bërë dhe në asnjë moment nuk më ka thënë faleminderit.

Atilla Kardesh: I kam dëgjuar këto në dhjetra programe. Dhunues unë? Jo! Tani dua të tregoj edhe unë anën time të historisë. Se çdo histori ka dy anë, dua të tregoj edhe unë historinë time.

Ish-çifti, të cilët kanë dy fëmijë së bashku, u ndanë në rrethana shumë problematike dhe mediatike. Drenusha e kishte akuzuar publikisht Atilla-n për dhunë, madje pretendon se në atë periudhë, ajo u pajis me një urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit, duke theksuar nevojën për të mbrojtur veten dhe fëmijët e saj.

Hyrja e Atilla Kardesh në shtëpinë e “BBVK 3”, ngjall
Drenusha Latifi e dhunuar
Hyrja e Atilla Kardesh në shtëpinë e “BBVK 3”, ngjall
Drenusha Latifi e dhunuar
Hyrja e Atilla Kardesh në shtëpinë e “BBVK 3”, ngjall
Drenusha Latifi e dhunuar

Futja e Atilla Kardesh në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka shkaktuar polemika të shumta në opinionin publik. Për shumë ndjekës dhe mbështetës të modeles, por edhe ndjekës të spektaklit, prania e ish-bashkëshortit, i cili pretendohet se është dhunues, në të njëjtën hapësirë është konsideruar shqetësuese për gjendjen e saj emocionale./ZËRI 

Poll

MOS HUMB