“Do të vras Trump nëse fiton”, arrestohet 25-vjeçari në Michigan

MICHIGAN- Një 25-vjeçar është arrestuar në Michigan pasi dyshohet se ka kërcënuar se do të kryejë një sulm terrorist nëse ish-presidenti Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale.
“Unë do të sulmoj atë ndërysirë konservatore nëse Trump fiton zgjedhjet. Unë kam një ar15 të vjedhur dhe një objektiv. Nuk ka asgjë që FBI mund të bëjë për këtë”, tha 25-vjeçari. Ai më pas u arrestua menjëherë nga FBI.
Gjatë ditës së sotme janë rritur të gjitha masat e sigurisë në çdo shtet për shkak të zgjedhjeve që po mbahen. Për të parandaluar ngjarje kriminale janë angazhuar me mijëra forca ku po vëzhgpjnë terrenin. Ata gjithashtu janë urdhëruar të ndalojnë çdo person që duket ose bën sjellje të dyshimtë. /ZËRI
Elon Musk mbështetje Donald Trump, do të presin së bashku procesin zgjedhor

FLORIDA- Kreu i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, iu bashkua Donald Trump për të ndjekur procesin elektoral. Fushata e ish-presidentit po organizon një festë në shtëpinë e Trump në Mar-a-Lago dhe Palm Beach Club për mijëra mbështetës.
Nuk është e qartë nëse Trump dhe Musk do të marrin pjesë në këto ngjarje, por një burim i afërt me Musk tha se dyshja do të jenë bashkë.
Ndërsa, presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill do të shikojnë rezultatet e zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë së bashku me stafin e lartë të Shtëpisë së Bardhë. /ZËRI
“Mbante era benzinë”, arrestohet një person me armë zjarri pranë Kapitolit

UASHINGTON- Autoritetet në SHBA kanë arrestuar një person të armatosur pranë Kapitolit në Uashington. Sipas autoriteteve, ai u ndalua gjatë një procesi kontrollu në qendrën e Kapitolit.
“Ai mbante erë benzine, kishte një pishtar dhe një armë zjarri”, njoftoi FBI.

FBI mbylli qendrën e vizitorëve për sot, ndërsa po heton rrethanat e ngjarjes. Kapitoli i SHBA është vendi ku ndodhet Kongresi, krahu legjislativ i qeverisë federale.
Gjatë ditës së sotme janë rritur të gjitha masat e sigurisë në çdo shtet për shkak të zgjedhjeve që po mbahen. Për të parandaluar ngjarje kriminale janë angazhuar me mijëra forca ku po vëzhgpjnë terrenin. Ata gjithashtu janë urdhëruar të ndalojnë çdo person që duket ose bën sjellje të dyshimtë.
/ZËRI
Trump apo Harris? Disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë tek votat e amerikanëve

UASHINGTON- Media amerikane Vox News ka publikuar një artikull ku ka analizuar disa nga pikat kryesore që mund t’i japin fitoren kandidatit republikan Donald Trump ose kandidates demokrate Kamala Harris.
Më poshtë janë radhitur 5 faktorët që mund t’i japin fitoren Kamala Harris:
Ajo është përgjithësisht më e popullarizuar në mesin e votuesve amerikanë kur krahasohet me Trump
Anketuesit mund të kenë rënë në grackën e nënvlerësimit të saj, në një përpjekje për të shmangur nënvlerësimin e Trumpit siç kanë bërë në të kaluarën.
Inflacioni dhe imigracioni, që dikur shiheshin si pikat e dobëta të demokratëve, janë zbehur pak kohët e fundit.
Votuesit demokratë priren të mblidhen kur ndihen të kërcënuar.
Të pavendosurit vlerësohet se po lëvizin drejt Harris.
Po ashtu janë radhitur 4 faktorët kyç që mund t’i japin fitoren Donald Trump:
Sondazhet priren ta nënvlerësojnë atë sepse votuesit e tij nuk iu përgjigjen pyetjeve të anketuesve.
Partitë tashmë në pushtet (të tilla si Demokratët në SHBA) priren të humbasin elektoral, në këtë fazë, në shumicën e vendeve ndërkombëtarisht.
Për herë të parë në dekada, më shumë njerëz në SHBA identifikohen si republikanë sesa si demokratë (burimi: Gallup).
Votuesit duket se u besojnë më shumë republikanëve në trajtimin e çështjeve që ata i vlerësojnë si më të rëndësishmet (burimi: Gallup).
Amerika vendos sot nëse Kamala Harris apo Donald Trump do të jetë "banori më i ri" i Shtëpisë së Bardhë, pas një fushate zgjedhore me intensitet të jashtëzakonshëm që mbetet e paqartë deri në minutën e fundit. Qendrat e votimit u hapen në orën 06:00 me orën lokale në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara (12:00 me orën shqiptare) dhe miliona njerëz do t'i shtojnë votat e tyre më shumë se 80 milionë fletëve të votimit që janë hedhur tashmë në kuti ose janë dërguar me postë.
Është e pamundur të dihet nëse do të duhen orë apo ditë numërimi për të vendosur fituesin mes dy personazheve që nuk mund të ishin më shumë të ndryshëm. Sondazhet e fundit i kanë dy rivalët pothuajse të barabartë në shtatë shtetet kritike. Në rast të një diferencë të ngushtë midis dy kandidatëve, që ka të ngjarë të ndodhë në shtatë shtetet kryesore, do të nevojiten një ose më shumë rinumërime. /ZËRI
Kandidati për president Donald Trump voton në Florida: Po ecim mirë!

FLORIDA- Donald Trump dhe gruaja e tij Melania sapo kanë votuar në Qendrën Rekreative Mandel në Palm Beach, Florida. Pasi doli nga salla e votimit ai foli për mediat, ku tha se është shumë i sigurt se fitorja do të jetë e tij.
“Ndihem shumë i sigurt…dhe duket se republikanët janë shfaqur në fuqi. Ndihem i lumtur dhe i nderuar kur shoh shumë njerëz në radhë dhe të gatshëm për të votuar. Kam dëgjuar se po ecim shumë mirë”, tha Trump.
Ndërsa, kundërshtarja e tij politike, demokratja Kamala Harris ka votuar 2 ditë më parë.
Amerika vendos sot nëse Kamala Harris apo Donald Trump do të jetë "banori më i ri" i Shtëpisë së Bardhë, pas një fushate zgjedhore me intensitet të jashtëzakonshëm që mbetet e paqartë deri në minutën e fundit. Qendrat e votimit u hapen në orën 06:00 me orën lokale në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara (12:00 me orën shqiptare) dhe miliona njerëz do t'i shtojnë votat e tyre më shumë se 80 milionë fletëve të votimit që janë hedhur tashmë në kuti ose janë dërguar me postë.
Është e pamundur të dihet nëse do të duhen orë apo ditë numërimi për të vendosur fituesin mes dy personazheve që nuk mund të ishin më shumë të ndryshëm. Sondazhet e fundit i kanë dy rivalët pothuajse të barabartë në shtatë shtetet kritike. Në rast të një diferencë të ngushtë midis dy kandidatëve, që ka të ngjarë të ndodhë në shtatë shtetet kryesore, do të nevojiten një ose më shumë rinumërime. /ZËRI
Nga Michigan në Philadelphia, Trump dhe Harris në pritje të rezultatit historik, për kë do të vendosin amerikanët?

UASHINGTON- Sot është dita vendimtare në SHBA, dita e zgjedhjeve! Të dy kandidatët politikë kanë dhënë fjalimet e tyre të fundit dhe tashmë janë në heshtje dhe duke pritur, pasi tani flasin vetë amerikënat. Deri më tani 78 milionë amerikanë kanë shkuar drejt kutive të votimit, një përqindje shumë e lartë nga vitet e kaluara. Kandidatja demokrate Kamala Harris tha nga Filadelfia se ajo ndihet krenare për çdo vutes që shkon në kutitë e votimit.
“E jona nuk është një luftë kundër asgjëje, por për diçka... Sonte ne përfundojmë siç e nisëm: me energji, optimizëm, gëzim. Në veçanti ju them se e shoh fuqinë tuaj dhe jam shumë krenare për ju”, tha ajo.
Ndërsa nga ana tjetër, kandidati republikan Donald Trump tha nga Miçhigan se amerikanët nuk e meritojnë të jetojnë kështu dhe se erdhi koha për një ndryshim.
"Të bësh katër nga këto mitingje brenda një dite është pak e vështirë, por mbështetja që kam marrë në çdo tubim e ka bërë që t’ia vlejnë Mesazhi im për ju dhe për të gjithë amerikanët sonte është shumë i thjeshtë: ne nuk duhet të jetojmë kështu”, tha Trump.
Në çdo rast, do të jetë rezultat historik! Amerika vendos sot nëse Kamala Harris apo Donald Trump do të jetë "banori më i ri" i Shtëpisë së Bardhë, pas një fushate zgjedhore me intensitet të jashtëzakonshëm që mbetet e paqartë deri në minutën e fundit. Qendrat e votimit u hapen në orën 06:00 me orën lokale në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara (12:00 me orën shqiptare) dhe miliona njerëz do t'i shtojnë votat e tyre më shumë se 80 milionë fletëve të votimit që janë hedhur tashmë në kuti ose janë dërguar me postë.
Është e pamundur të dihet nëse do të duhen orë apo ditë numërimi për të vendosur fituesin mes dy personazheve që nuk mund të ishin më shumë të ndryshëm. Sondazhet e fundit i kanë dy rivalët pothuajse të barabartë në shtatë shtetet kritike. Në rast të një diferencë të ngushtë midis dy kandidatëve, që ka të ngjarë të ndodhë në shtatë shtetet kryesore, do të nevojiten një ose më shumë rinumërime. Në vitin 2020, fitorja e Joe Biden ndaj Donald Trump u njoftua katër ditë pas ditës së zgjedhjeve. Në vitin 2016, fitorja e Trump ndaj Hillary Clinton u shpall të nesërmen. Në 2008 dhe 2012, Barack Obama ishte në gjendje të festonte fitoren e tij natën e zgjedhjeve.
Ligji amerikan parashikon që të gjitha apelimet zgjedhore duhet të vendosen përpara se të mblidhen 538 të zgjedhurit më 17 dhjetor. Më pas, rezultati i votimeve do të ratifikohet nga Kongresi më 6 janar 2025. /ZËRI
Zgjedhjet në SHBA 2024: Kur përfundon procesi dhe si do të bëhet numërimi vendimtar i votave

SHBA- Në çdo rast, do të jetë rezultat historik! Amerika vendos sot nëse Kamala Harris apo Donald Trump do të jetë "banori më i ri" i Shtëpisë së Bardhë, pas një fushate zgjedhore me intensitet të jashtëzakonshëm që mbetet e paqartë deri në minutën e fundit. Qendrat e votimit hapen në orën 06:00 me orën lokale në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara (12:00 me orën shqiptare) dhe miliona njerëz do t'i shtojnë votat e tyre më shumë se 80 milionë fletëve të votimit që janë hedhur tashmë në kuti ose janë dërguar me postë.
Është e pamundur të dihet nëse do të duhen orë apo ditë numërimi për të vendosur fituesin mes dy personazheve që nuk mund të ishin më shumë të ndryshëm. Sondazhet e fundit i kanë dy rivalët pothuajse të barabartë në shtatë shtetet kritike.
Demokratja, babai i së cilës është xhamajkan dhe nëna indiane, po organizon natën e saj zgjedhore në universitetin e saj të vjetër, Hoëard në Uashington, i njohur gjithashtu si "Harvardi i zi". Donald Trump do të jetë në Palm Beach, Florida.
Procesi i komplikuar i numërimit të votave
Pasi të mbyllen qendrat e votimit në SHBA, do të fillojë numërimi i votave, një proces që ndryshon sipas shtetit dhe mund të zgjasë disa ditë, veçanërisht nëse ka apelime gjyqësore. Në një vend kaq të madh sa SHBA-ja, që përfshin gjashtë zona kohore , qendrat e votimit fillojnë të mbyllen në orën 00:00, e më e fundit është ora 07.00 e mëngjesit. Më shumë se 80 milionë amerikanë kanë votuar tashmë, si me postë, ashtu edhe në qendrat fizike. Por këto vota nuk mund të numërohen përpara mbylljes së qendrave të votimit, edhe pse ka disa shtete që bëjnë përjashtim.
Në rast të një diferencë të ngushtë midis dy kandidatëve, që ka të ngjarë të ndodhë në shtatë shtetet kryesore, do të nevojiten një ose më shumë rinumërime. Në vitin 2020, fitorja e Joe Biden ndaj Donald Trump u njoftua katër ditë pas ditës së zgjedhjeve. Në vitin 2016, fitorja e Trump ndaj Hillary Clinton u shpall të nesërmen. Në 2008 dhe 2012, Barack Obama ishte në gjendje të festonte fitoren e tij natën e zgjedhjeve.
Por në vitin 2000 emri i fituesit, George ë. Bush, u shpall më 12 dhjetor, 5 javë pas ditës së zgjedhjeve dhe pas një procesi të gjatë rinumërimi dhe disa apelimeve në Florida përpara se të vendoste Gjykata e Lartë.
Ligji amerikan parashikon që të gjitha apelimet zgjedhore duhet të vendosen përpara se të mblidhen 538 të zgjedhurit më 17 dhjetor. Më pas, rezultati i votimeve do të ratifikohet nga Kongresi më 6 janar 2025./ZËRI
Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?

Wisconsin, një shtet në pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara, që njihet për prodhimet e bulmetit dhe të birrës, është njëri prej shteteve përcaktuese në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Me një histori garash shumë të ngushta zgjedhore, 10 votat elektorale të shtetit Wisconsin mund të përcaktojnë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm.
Dy partitë kryesore po investojnë shumë në Wisconsin, të vetëdijshëm për rëndësinë e tij për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve. Ndërkohë që kandidatët po bëjnë ndalesa të shpeshta në këtë shtet, që nga qyteti i saj më i madh Miluaki e deri tek qytetet më të vogla, votuesit në Wisconsin e gjejnë veten në qendër të procesit demokratik të Amerikës. Wisconsin është aktualisht njëri nga shtatë shtetet e pavendosura që mund të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.
Ky shtet, që gjendet në pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara është i njohur për prodhimet e bulmetit dhe kulturën e konsumit të birrës, si dhe për gara tejet të ngushta zgjedhore. Në dy zgjedhjet e fundit, ndryshimi mes fituesit dhe humbësit ka qënë më i vogël se 1 për qind. Profesori Barry Burden sqaron karakteristikat e këtij shteti.
“Ka diçka magjike në Wiskonsin, karakteristikat demografike të grupeve që favorizojnë dy partitë baraspeshojnë njëri-tjetrin. Kur demokratët për shembull fitojnë përkrahje nga një grup në rritje – si votuesit e zonave urbane në Madison - republikanët arrijnë përkrahje në nivele të barabarta përmes votuesve në zona rurale, apo atyre që jetojnë jashtë qendrave urbane”.
Por përkundër këtyre zgjedhjeve historikisht të ngushta, kandidatët demokratë kanë fituar në Wisconsin deri në vitin 2016.
“Viti 2016 ishte një tronditje e vërtetë për republikanët dhe për demokratët. Ishte befasi që një kandidat republikan fitoi në një shtet pas aq shumë ciklesh zgjedhore – qysh nga mesi i viteve ‘80-të. Hera e fundit kur një republikan kishte fituar në këtë shtet ishte në vitin 1984. Ky zhvillim i alarmoi të dyja partitë se diçka po ndodhte në këtë shtet. Për Trumpin, ishin votuesit në zona rurale dhe votuesit që jetojnë jashtë qyteteve të mëdha, të cilët e mbështetën dhe mendoj mungesa e vëmendjes nga kandidatja demokrate Hillary Clinton. Është fakt i njohur se ajo nuk e vizitoi këtë shtet”, thotë profesori Burden.
Presidenti Joe Biden e riktheu përkrahjen për demokratët në Wisconsin në zgjedhjet e vitit 2020. Por kandidatja demokrate Kamala Harris nuk po ia lë rastësisë. Ajo e nisi fushatën e saj nga Miluaki. Republikanët po ashtu organizuan kuvendin e tyre në Wisconsin. Si edhe në shtete të tjera, çështja kryesore për votuesit në Wisconsin është ekonomia. Por është edhe një çështje tjetër që mund të jetë thelbësore.
“Aborti është bërë çështje kryesore, ndoshta më shumë se në pjesët tjera të vendit. Kur Gjykata e Lartë mori vendimin që shfuqizoi vendimin për mbrojtjen me Kushtetutë të abortit (Roe v. Wade), pati më shumë rëndësi në Wiskonsin se në shtetet e tjera, ngaqë deri në atë moment aborti kishte qenë i ligjshëm dhe po ofrohej në tërë shtetin. Por gjatë javës kur u shpall vendimi, klinikat që ofronin abortin si shërbim e ndërprenë atë dhe çështja e abortit po i largon disa gra, sidomos gratë e shkolluara, nga mbështetja për Partinë Republikane", thotë zoti Burden.
Profesori Burden thotë se një grup i rëndësishëm që duhet vëzhguar është ai i afrikano-amerikanëve.
“Afrikano-amerikanët përbëjnë vetëm rreth 6 për qind të popullsisë në këtë shtet. Ata votojnë në shkallë më të ulët se votuesit e bardhë, por ata janë përkrahës të mëdhenj të demokratëve, edhe pse më pak këto vitet e fundit. Siç ishte edhe prirja në nivel kombëtar, votuesit afrikano-amerikanë kanë filluar paksa të migrojnë në drejtim të republikanëve, sidomos votuesit e rinj afrikano-amerikanë”.
Eksperti Burden thotë se në rezultatin e zgjedhjeve në shtetin Wisconsin ndikim mund të ketë edhe ndonjë kandidatët i tretë.
“Çfarëdo përqindje, sado e vogël që i shkon një kandidati të pavarur, apo një kandidati të një partie të vogël, mund të ketë rëndësi. Ekziston një traditë e kandidatëve të tillë, që dalin mirë në Wiskonsin. Jill Stein, kandidatja e Partisë së Gjelbër këtë vit, ishte gjithashtu kandidate në vitin 2016 dhe fitoi rreth 100,000 vota. Hillary Clinton humbi ndaj Donald Trump me një diferencë prej rreth 20 mijë votash. Pra, ekzistojnë prova që një kandidat mund të marrë aq vota, sa të ndikojë në rezultatin e përgjithshëm”.
Sipas anketave, zgjedhjet në Wisconsin janë të paparashikueshme. Por, një gjë mund të parashikohet: pjesëmarrja e lartë në votime. Ky shtet zakonisht renditet në mesin e pesë shteteve në nivel kombëtar sa i përket pjesëmarrjes në votime./VOA
Dixville Notch votoi! Trump dhe Harris dalin barazim

SHBA- Kamala Harris dhe Donald Trump kanë barazuar me nga tre vota secili në qytetin e vogël të New Hampshire, i cili tradicionalisht fillon votimin në ditën e zgjedhjeve.
Që nga vitet 1960, votuesit në Dixville Notch, që ndodhet afër kufirit me Kanadanë, janë mbledhur pas mesnate për të hedhur votat e tyre në kuti. Votat, më pas numërohen votat dhe shpallen rezultatet – disa orë përpara se shtetet e tjera të hapin qendrat e votimit.
Sipas CNN, katër republikanë (të deklaruar) dhe dy votues të padeklaruar morën pjesë në votim pak pas mesnatës të së martës. Rezultati ishte...barazim! Mesa duket një nga republikanët ka zgjedhur të votojë për Harris./ZËRI
Harris dhe Trump në Pensilvani në ditën e fundit të fushatës presidenciale
Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump mbajtën fjalimet e tyre të fundit para votuesve të hënën në të njëjtën pjesë të Pensilvanisë, afërsisht në të njëjtën kohë, duke kaluar ditën e fundit të fushatës presidenciale në një shtet që mund të jetë vendimtar në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Dy kandidatët mbajtën tubime elektorale në këndin juglindor të Pensilvanisë. Zoti Trump bëri fushatë në Reding, rreth 48 kilometra larg qytetit të Allentaunit, ku demokratja Harris mbajti një fjalim rreth gjysmë ore më vonë.
“Fitorja në Pensilvani do të na jepte fitoren në zgjedhjet në të gjithë vendin”, tha zoti Trump.
Në të vërtetë, një fitore e zotit Trump në Pensilvani, një shtet me 19 vota në Kolegjin Elektoral, do të vështirësonte përpjekjen e zonjës Harris për të siguruar 270 votat e nevojshme për të fituar zgjedhjet presidenciale.
Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris e kaloi gjithë të hënën në Pensilvani, shteti i pavendosur me numrin më të madhe të votave në Kolegjin Elektoral, duke theksuar nevojën për të fituar në këtë shtet.
"Ne kemi nevojë që të gjithë në Pensilvani të votojnë", tha ajo. “Vota juaj do të jetë vendimtare në këto zgjedhje.”
Përveç Allentaunit, zonja Harris vizitoi edhe qytetin e Skrantonit, vendlindjen e Presidentit Joe Biden. Ajo mori pjesë në një tubim elektoral në Reding dhe mbylli fushatën në Filadelfia në orët e vona të natës në një tubim, ku ishin të pranishëm këngëtarja Lady Gaga dhe personaliteti i njohur televiziv Oprah Winfrey.
"A jeni gati?", tha zonja Harris para një tubime fushate më herët në Skranton, me një tabelë të madhe "VOTO PËR LIRI" mbrapa saj.
Zoti Trump shkoi fillimisht në Karolinën e Veriut përpara se të vizitonte qytetin Reding në Pensilvani. Ai më pas shkoi në anën tjetër të Pensilvanisë, në qytetin e Pitsburgut, përpara se të mbyllte fushatën me një tubim elektoral në Grand Rapids të Miçiganit. Zoti Trump ka mbajtur tubimin e tij të fundit elektoral në këtë qytet edhe në zgjedhjet e viteve 2016 dhe 2020.
Ish-Presidenti Trump në Karolinën e Veriut më herët foli për politikat e tij të ashpra të imigracionit dhe u përqëndrua në disa nga kritikat e tij të zakonshme ndaj rivalëve demokratë. Ai gjithashtu dukej se i referohej videos që gati fundosi fushatën e tij të vitit 2016, ndërsa shprehu habinë për dy krahët gjigantë mekanikë që kapën raketën e ripërdorshme të Elon Muskut, "sikur të kapësh fëmijën tënd të bukur".
"Shikoni, unë jam përmirësuar shumë. Vite më parë, do të kisha thënë diçka tjetër. Por unë kam mësuar”, tha zoti Trump, duke shkaktuar të qeshura nga turma. “Do të kisha qenë pak më i rrezikshëm.”
Në javët e fundit të fushatës së vitit 2016 u publikuan disa kaseta të emisionit "Access Hollywood", në të cilën zoti Trump mburrej për kapjen e grave nga organet e tyre gjenitale.
Ish-Presidenti Trump do të bëj fushatë në qytetet Reding dhe Pitsburg në Pensilvani, në të cilat po bën fushatë edhe demokratja Kamala Harris. Kandidati republikan për president do ta mbyllë fushatën e tij ashtu siç i mbylli dy të parat, me një tubim natën vonë në Grand Rapids të Miçiganit.
Rreth 77 milionë amerikanë tashmë kanë votuar herët. Rezultati i zgjedhjeve do të jetë historik, pavarësisht se kush fiton.
Një fitore e ish-Presidentit Trump do ta bënte atë presidentin e parë të shpallur fajëtor për një krim. Një juri në Nju Jork e shpalli atë fajtor për pagesat për një aktore të filmave pornografikë në këmbim të heshtjes mbi një marrëdhënie intime, që ajo e ka patur me zotin Trump. Nëse i fiton zgjedhjet, ai do të mund të përdorë komptencat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për t'i dhënë fund hetimeve të tjera federale ndaj tij. Zoti Trump do të bëhej gjithashtu presidenti i dytë në histori që fiton mandate jo të njëpasnjëshme në Shtëpinë e Bardhë, pas ish-Presidentit Grover Cleveland, e cili e realizoi këtë në fund të shekullit të 19-të.
Nëse fiton, zonja Harris do të hynte në histori, duke u bërë gruaja e parë presidente dhe zezakja e parë dhe gruaja e parë me origjinë aziatike në këtë post. Katër vjet më parë ajo hyri në histori, duke u bërë gruaja e parë amerikane në postin e nënpresidentes.
Nënpresidenjta Harris u bë kandidate e demokratëve për presidente pas paraqitjes katastrofike të zotit Biden në një debat me zotin Trump në qershor, që nxiti një lëvizje për largimin e tij nga gara.
Ish-Presidenti Trump i mbijetoi me milimetra plumbit të një atentatori në një tubim elektoral në Batllër të Pensilvanisë. Reagimi i shpejt i shërbimit sekret pengoi një atentat të dytë ndaj tij në shtator, kur një person i armatosur ishte fshehur në shkurret e pronës së tij në Flordia, ku ai po luante golf.
60 vjeçarja Kamala Harris ka minimizuar natyrën historike të kandidaturës së saj, e cila u bë e mundur pasi presidenti 81-vjeçar u tërhoq nga gara për një mandat të dytë mes kritikave në rritje nga rivali i tij 78 vjeçar mbi moshën dhe aftësitë e tij mendore.
Në vend të kësaj, Nënpresidentja Harris e ka paraqitur veten si një kandidate që ofron ndryshim në nivel brezash dhe ka theksuar mbështetjen e saj për të drejtat e abortit pas vendimit të Gjykatës së Lartë të vitit 2022, që i dha fund të drejtës kushtetuese për abort. Zonja Harris gjithashtu e ka kritikuar vazhdimisht zotin Trump për rolin e tij në sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol.
Duke mbledhur një koalicion të larmishëm politikë të përbërë nga progresistë si ligjvënësja Aleksandria Ocasio-Cortez dhe konservatorë si ish-nënpresidenti republikan Dick Cheney, zonja Harris e ka quajtur zotin Trump një kërcënim për demokracinë dhe në fund të fushatës madje u është bashkuar disa ish-ndihmësve të zotit Trump, të cilët e kanë quajtur atë "fashist.”
Ditët e fundit zonja Harris nuk e ka përmendur shpesh rivalin e saj republikan Donald Trump. Ajo ka premtuar se do të përqëndrohet në zgjidhjen e problemeve dhe gjetjen e konsensusit, me një ton pothuajse ekskluzivisht optimist që të kujton ditët e hapjes së fushatës së saj, kur ajo përqafoi "politikën e gëzimit" dhe temën e fushatës së saj "Liria".
Në Allentaun, ku jetojnë dhjetëra mijëra portorikanë, zonja Harris mbajti një tubim elektoral me këngëtarin e muzikës “Rap” Fat Joe dhe vizitoi një restorant portorikan në Reading me ligjvënësen Ocasio-Cortez. Fat Joe, emri i vërtetë i të cilit është Joseph Cartagena dhe Ocasio-Cortez janë me origjinë portorikane. Ndalesat në këto qytete pasojnë komentet e një komediani në një tubime fushate të zotit Trump, në të cilat sugjerohej se Portoriko ishte një "ishull plehrash".
Ish-Presidenti Trump, duke përsëritur sloganet e tij "Ta bëjmë Amerikën sërish të Madhe" dhe "Amerika e Para", e ka bërë imigracionin dhe kritikat e forta ndaj punës së zonjës Harris dhe zotit Biden në katër vitet e fundit tema kryesore të fushatës së tij presidenciale. Ai ka kritikuar demokratët për ekonominë e dobët dhe inflacionin e lartë dhe është zotuar të udhëheqë vendin drejt një "epokë të artë" ekonomike. Ai ka premtuar se do t'i japë fund konflikteve ndërkombëtare dhe do të mbyllë kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara.
Por zoti Trump gjithashtu është rikthyer shpesh tek ankesat për gjyqet, në të cilat ai akuzohet për përpjekje për të përmbysur fitoren e zotit Biden dhe vazhdimisht e ka denigruar Amerikën, duke e quajtur "vend të dështuar".
Të dielën, ai përsëriti pretendimet e tij të rreme se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin manipuluar dhe tha se ai "nuk duhej të largohej" nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021, duke lënë në hije argumentin e tij përmbyllës “Kamala e shkatërroi. Unë do ta rregullojë.”
Rezultati në 7 shtetet e pavendosura do të jetë përcaktues në shpalljen e fituesit të zgjedhjeve. Zoti Trump fitoi Pensilvaninë, Miçiganin dhe Uiskonsinin në vitin 2016, por i humbi ato në garën ndaj zotit Biden në vitin 2020. Karolina e Veriut, Xhorxhia, Arizona dhe Nevada janë shtetet e tjera vendimtare në zgjedhjet e 5 nëntorit. Zoti Trump fitoi dy herë në Karolinën e Veriut dhe humbi dy herë në Nevada. Ai fitoi në Arizona dhe Xhorxhia në vitin 2016, por i humbi ato në zgjedhjet e vitit 2020./VOA