LIVE UPDATES

Masakra në Dobraç/ Makina e autorëve u vodh në Durrës! Kush ishte "i treti" tek makina e viktimave? (PISTAT)

➤ Si rrallëherë, Policia e Shkodrës duhet të hetojë dy palë në masakrën e Dobraçit; autorët dhe mjetin e viktimave. ➤ Kjo pasi dyshohet se pasditen e 30 shtatorit, në mjetin "Benz" që drejtohet nga Hamza Lici me Arlind Bushatin pasagjer, ishte edhe Ibrahim Lici. ➤ Ky version ende nuk është konfirmuar. ➤ Policia e Shkodrës ka kontrolluar 2 klinika private në qytet por nuk dihet nëse ka zbuluar ndonjë të dhënë shtesë. ➤ Sa i përket autorëve ka disa dyshime. ➤ Gazetari Elton Qyno shkruan se në ngjarje mund të kenë marrë pjesë disa persona që i ka identifikuar me iniciale: S.Xh, D.M, E.H., por sërish asnjë konfirmim nga Policia. ➤ Mjeti i përdorur nga autorët, "Range" ishte vjedhur në Durrës më 17 prill dhe pasi ishte dërguar në Grudë të Re, fillimisht ishte shkrumbuar me acid dhe më pas i ishte vënë flaka. ➤ Por hetuesit kanë mundur që të zbulojnë numrin e shasisë dhe tani do të ndjekin gjurmët e hajdutit të mjetit që mund të zbulojë blerësin dhe lidhjen e tij me autorët e ngjarjes. ➤“Range Rover Sport” dyshohet se ka dalë nga rruga ku ka shtëpinë Astmer Bilali, anëtar i grupit të Bajrave, por nuk ka kamera sigurie për të shkuar më tej dhe praktikisht kjo pistë mbetet e paverifikuar.

3 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

Masakra e Dobraçit/ FNSH dhe RENEA-t zbarkojnë natën në Shkodër, kontrolle në "zonat e kuqe"

Masakra në Dobraç/ Makina e autorëve u vodh në
Foto nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- Forcat speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar sërish në Shkodër. Kërkohen autorët dhe porositësit e masakrës së Dobraçit, që i mori jetën 4 personave: Hamza Licit, Arlind Bushatit, Flutura dhe Bashkim Bashës. Gazetari Igli Çelmeta raporton se mbrëmjen e djeshme, forcat RENEA dhe FNSH-të, kanë kontrolluar makina dhe banesa në disa zona të Shkodrës. Sipas tij, kontrollet janë zhvilluar në Dobraç, në Kiras dhe në lagjen "Guerile".

Ende nuk dihet nëse nga këto kontrolle janë gjetur prova që mund të hedhin më shumë dritë mbi autorët e masakrës, apo nëse janë zbulaur detaje se kush ishte personi i tretë në makinë me viktimat, Licin dhe Bushatin.

Sipas informacioneve të përftuara nga burimet e policisë së Shkodrës, makina e cila u përdor nga autorët ka dalë nga rrugica ku ndodhet shtëpia e Astmer Bilalit, i cili aktualisht ndodhet në qeli si i arrestuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”. Por sërish ky informacin nuk është i konfirmuar për shkak se pranë kësaj banese nuk ka kamera sigurie./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

FOTO/ Ky është mjeti që u përdor në masakrën e Shkodrës, para se të digjej u shkrumbua me acid

Masakra në Dobraç/ Makina e autorëve u vodh në
Mjeti i autorëve

TIRANË- Ky është automjeti tip “Range Rover Sport”, i cili u përdor nga autorët në masakrën e Dobraçit, ku humbën jetën 4 persona, Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha. Mjeti ishte vjedhur më datë 17 prill, në lagjen 12 të Durrësit.

Grabitja e mjetit ishte denoncuar nga pronari i saj, por nuk ishte gjetur derisa u "kap" e shkrumbuar në fshatin Grudë e Re në Shkodër.  

Por para se të digjej, mjeti është "larë" i gjithi me acid për të mos lënë asnjë gjurmë të personave që ishin në bordin e makinës. Vetëm numri i shasisë është arritur të rikuperohet nga ekspertët që kanë bërë edhe lidhjen me mjetin e djegur.

Sipas informacioneve të përftuara nga burimet e policisë së Shkodrës, makina e cila u përdor nga autorët ka dalë nga rrugica ku ndodhet shtëpia e Astmer Bilalit, i cili aktualisht ndodhet në qeli si i arrestuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”. Por sërish ky informacin nuk është i konfirmuar për shkak se pranë kësaj banese nuk ka kamera sigurie./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Kush ishte i treti në Dobraç? Policia kontroll në 2 klinika private/ “Range-i” i autorëve doli nga rruga ku ka shtëpinë Astmer Bilali

Masakra në Dobraç/ Makina e autorëve u vodh në
Misteri i masakrës së Dobraçit

SHKODËR- Përveç autorëve të ngjarjes, Policia e Shkodrës po kërkon edhe personin e tretë që ndodhej në vendin ku ndodhi masakra e Dobraçit që shkaktoi vdekjen e 4 personave. Për shkak se dyshohet që personi i tretë ishte në makinë me dy viktimat, Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, Policia ka ushtruar kontrolle në dy klinika private në Shkodër. Kjo pasi besohet se edhe personi i tretë që në videot nga vendi i ngjarjes shfaqet i gjakosur, mund të ketë mbetur gjithashtu i plagosur.

Sipas gazetarit të “Ora News”, Elton Qyno, kontrollet janë kryer pas dyshimeve të arsyeshme se në këto klinika është paraqitur një person i plagosur dhe pas marrjes së shërbimit mjekësor është larguar sërish. Në dy klinikat policia ka pasur si qëllim të sekuestrojë pamjet filmike dhe material mjekësore, për të provuar nëse personi i plagosur është paraqitur në këto ambiente për mjekim ose jo. Por sërish duket se nuk ka asgjë të re. Megjithatë, po sipas gazetarit, ka dyshime se personi në fjalë mund të jetë një nga personat më të shumëkërkuar të Policisë së Shtetit, Ibrahim Lici.

Gjithashtu, nga makina me të cilin lëviznin të ndjerët janë marrë mostra të njollave të gjakut, shenja gishtash dhe dije floku për të zbuluar më shumë detaje për personin e tretë. Mesa duket deri më tani nuk po konsiderohet pista që personi të jetë një banor i zonës që ka shkuar në vendin e ngjarjes për t'i dhënë ndihmën e parë viktimave. 

Sa i përket mënyrën sesi është kryer vrasja, ka të reja të tjera. Policia e Shkodrës ka konfirmuar se dy viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ditën e ngjarjes kanë hyrë në territorin Shqiptar nga Mali i Zi. Nga vendi fqinjë, atentatorët i kanë ndjerkur deri në Shkodër. Po sipas gazetarit, janë dy persona që besohet se kanë bërë ndjekjen e shënjestrave, të cilët kanë lënë gjurmë në pikën kufitare dhe janë identifikuar nga Policia. Mendohet se këta persona mund të jenë Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të cilët janë shpallur në kërkim Policor nga "blutë" e Shkodrës. 

Një tjetër detaj i zbuluar është se goditja e Licit dhe Bushatit ka ndodhur sapo kanë hyrë në lagjen Dobraç, pikërisht në të njëjtën rrugë ku u ekzekutua edhe i ashtuquajturi "kumbari i Shkodrës", Bardhok Pllanaj. Sipas burimeve të policisë së Shkodrës, makina që është përdorur nga vrasësit, ka dalë nga rrugica ku ndodhet shtëpia e Astmer Bilalit, i cili aktualisht ndodhet në burg si i arrestuar në dosjen “Metamorfoza”. 2 persona kanë shtënë në drejtim të mjetet "Benz" me targa kroate, ndërsa një tjetër ka qenë në drejtimin e mjetit. 

"Deri në këtë fazë policia ka ngritur dyshime të forta se pjesëmarrës në këtë vrasje të paprecedentë në Shkodër, mund të kenë marrë pjesë S.Xh, D.M, E.H, si dhe 3 persona të tjerë që kanë pasur rolin e transportuesit dhe vëzhguesit. Nga ana e policisë Shkodër është kërkuar ndihmë e ndërsjellë dhe tek policia e Malit të Zi për të mësuar rreth lëvizjeve të Arlind Bushatit dhe Hamza Licit, në këtë shtet.,"-shkruan gazetari Qyno. 

Por sërish, përveç njoftimeve të bëra në ditën e ngjarjes, Policia e Shkodrës nuk ka dalë me detaje të reja për ngjarjen që solli 4 viktima, mes tyre 2 të pafajshëm. Teksa Hamza Lici kishte humbur jetën në timon, makina e tij përplasi një motoçikletë me të cilin udhëtonin çifti Flutura dhe Bashkim Basha. 66-vjeçarja humbi jetën në vend nga përplasja, ndërsa i shoqi ndërroi jetë të dielën në spitalin e Shkodrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB