Ilir Gjini u vra me 7 plumba para banesës, në kërkim Emiljan Suti
LAÇ- Një atentat me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Gjini. Policia ka arritur të identifikojë dhe shpallë në kërkim autorin Emiljan Suti. 40-vjeçari, i cili njihej gjithashtu me 3 mbiemra të tjerë, Kokaj, Lika e Nure, është qëlluar me shtatë plumba pranë banesës së tij. Ndaj tij është hapur zjarr sapo ka zbritur nga automjeti i parkuar, rreth orës 22:10, por teksa ka tentuar të largohet ai është ndjekur dhe qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës ku banonte. 40-vjeçari humbi jetën gjatë rrugës për në spital, pasi nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të marra. Ndërkohë, mësohet se nga ana tjetër, pasi kreu krimin, autori është larguar në këmbë nga vendngjarja. Sipas burimeve, viktima dhe autori ishin fqinj pasi banonin në të njëjtën lagje dhe dyshohet se shkak i atentat është bërë një konflikt i mëparshëm me tyre. Madje, burime bëjnë me dije se palët kishin pasur edhe një konflikt verbal pak momente para vrasjes, teksa ishin pikasur në qendër të Laçit. Në njoftimin zyrtar, Policia bëri me dije se autori Emiljan Suti rezulton person me precendë kriminal dhe i dënuar me 5 vite burg për “kanosje për shkak të detyrës” dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje.
/ZËRI
Para se të niste breshëria e plumbave, viktima dhe autori ishin grindur në qendër të Laçit, gjendet një pistoletë
SHKODËR- Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laç, ku humbi jetën 40-vjeçari Ilir Gjini. Autori i dyshuar, Emiljan Suti, është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Pista kryesore lidhet me një konflikt të mëparshëm mes viktimës dhe autorit të dyshuar. Ata ishin fqinj në një lagje të qytetit të Laçit, ndërsa mësohet se mes tyre kishte pasur përplasje të vazhdueshme.
Sipas burimeve, bëjnë me dije se rreth një muaj më parë ata ishin përfshirë në një konflikt tjetër. Ndërsa mbrëmjen e së enjtes, të dy janë parë në qendër të Laçit, ku dyshohet se kanë pasur një debat verbal për motive që ende nuk janë bërë të qarta.
Në vendngjarje është gjetur një pistoletë, e cila është sekuestruar dhe dërguar për ekspertizë për të përcaktuar nëse arma i përkiste autorit të dyshuar, ndonjë personi tjetër apo ndoshta edhe viktimës. /ZËRI
Detaje nga atentati në Laç: Viktima dhe autori i dyshuar ishin fqinj, dyshohet një konflikt i mëparshëm mes tyre
LAÇ- Detaje të reja kanë dalë nga atentati i mbrëmjes së djeshme në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Gjini, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar 40-vjeçari Emiljan Suti.
Sipas burimeve, në momentin e ngjarjes, 40-vjeçari, i njohur edhe me mbiemrat Kokaj, Lika dhe Nure, ndodhej në këmbë dhe po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte, kur është qëlluar me shtatë plumba. Mësohet se ndaj 40-vjeçart është hapur zjarr sapo kishte zbritur nga automjeti i tij i parkuar dhe pasi ka tentuar të largohet është ndjekur dhe është qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës.
Autori i dyshuar, Emiljan Suti alias Artur Suti, dyshohet se ka përdorur një armë zjarri tip pistoletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë. Ndërkohë, policia po heton mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë, të cilët mund të kenë ndihmuar autorin e dyshuar për t’u larguar pas krimit.
Po sipas burimeve, rezuton se viktima dhe autori ishin fqinj, pasi banonin në të njëjtën zonë. Motivi i ngjarjes mbetet i paqartë, ndërsa dyshohet se mes tyre ka pasur një konflikt të mëparshëm.
Në kuadër të hetimeve, në komisariat janë shoqëruar nëna dhe vëllai i Emiljan Sutit, ndërsa kontrollet për kapjen e tij vijojnë./ZËRI
Zbardhet atentati në Laç ku u vra Ilir Lika, Policia: Autori me precedent kriminal, i arrestuar në Belgjikë (EMRI)
LAÇ- Policia ka zbardhur vrasjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Kurbin, ku viktimë mbeti shtetasi Ilir Gjini, ndërsa ka identifikuar autorin kryesor të dyshuar të ngjarjes.
Aautori i dyshuar është identifikuar si Emiljan (Artur) Suti, 40-vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet.
Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se 40-vjeçari rezulton me precedent të theksuar kriminal, brenda dhe jashtë vendit. Ai është dënuar më parë me 5 vite burg për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, si dhe ka precedent për armëmbajtje pa leje.
Gjithashtu, sipas Policisë, Suti rezulton i arrestuar edhe në Belgjikë për veprën penale të vjedhjes. Ndërkohë, për kapjen e tij janë angazhuar, krahas Policisë vendore, edhe shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, ndërsa kontrollet në terren vijojnë intensivisht.
Njoftimi i policisë:
Kurbin/ Zbardhet dhe dokumentohet autorësia e vrasjes së kryer mbrëmjen e djeshme, në Kurbin.
Identifikohet autori kryesor i dyshuar i krimit, një 40-vjeçar me precedent të theksuar kriminal, brenda dhe jashtë vendit.
Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.
Si rezultat i hetimeve intensive dhe profesionale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë, menjëherë pas vrasjes me armë zjarri të shtetasit I. Gj., alias I. L., alias I. K., alias I. N., rreth orës 22:10 të datës 09.07.2026, në Kurbin, u bë i mundur identifikimi i autorit kryesor të dyshuar të këtij krimi.
Konkretisht, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi E. S., alias A. S., 40 vjeç, banues në Laç.
Nga verifikimet rezultoi se 40-vjeçari ishte dënuar më parë me 5 vjet burgim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, si dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, rezulton i arrestuar në Belgjikë për vjedhje.
Për kapjen e 40-vjeçarit, në ndihmë të Policisë vendore janë angazhuar edhe shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Kontrollet vijojnë intensivisht.
Ndërkaq, hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Çfarë ndodhi mbrëmë në Laç? E ndoqën deri te dera e shtëpisë, 40-vjeçari u ekzekutua me 7 plumba sapo zbriti nga makina(EMRI)
LAÇ- Një atentat me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit, ku mbeti i vrarë një 40-vjeçar. Viktima është identifikuar si Ilir Gjini, i njohur edhe me emrat Ilir Lika, alias Kokaj dhe alias Nure.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 22:10, në lagjen "Erdogan" të Laçit. Burime bëjnë me dije se 40-vjeçari u qëllua me 7 plumba teksa po hynte në banesën e tij. Dyshohet se autorët e kishin ndjekur deri në momentin kur kryen atentatin.
Sipas burimeve, autorët kanë hapur zjarr menjëherë pasi 40-vjeçari kishte parkuar automjetin e tij, ndërsa ai po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte. Edhe pse ka tentuar të largohet, ai është ndjekur dhe qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës.
Sipas njoftimit zyrtar, 40-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por nuk arriti t'u mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën gjatë rrugës.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë mbërritën në vendin e krimit dhe nisën kontrolle intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj alias I. L., alias I.K, alias I. N, rreth 40 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t'i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.