Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: Jo më në qeli gratë shtatzënë dhe nënat me fëmijë nën 6-vjeç
TIRANË- Është prezantuar sot drafti i ri i Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon një sërë ndryshimesh në mënyrën e zbatimit të masave të sigurisë.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se një nga ndryshimet e parashikuara lidhet me mbrojtjen e personave në gjendje të cenueshme. Sipas tij, gratë shtatzëna, nënat me fëmijë deri në 6-vjeç dhe baballarët apo kujdestarët e vetëm të fëmijëve nuk do të dërgohen në burg, në kushtet e përcaktuara nga ndryshimet e reja.
"Liria nuk mund të kufizohet një herë dhe të harrohet sikur nuk ekziston më. Po ashtu, paketa forcon edhe mbrojtjen e njerëzve në gjendje të cënueshme, nëna me fëmijë deri në 6-vjeç, babai ose kujdestari kur nëna nuk jeton, ose nuk ëshë në gjendje të kujdeset, personat mbi 70-vjeç, të sëmurë rëndë, nuk mund të trajtohen më sikur rrethanat e tyre njerëzore të mos ekzistojnë.", thotë Rama.
Rama: Do lejohet transmetimi live i seancave gjyqësore, me kërkesë të palëve
TIRANË- 'Seanca live'- kjo është kërkesa nga figura të politikës shqiptare, ndodhur në qeli apo në arrati, çështjet e të cilëve po shqyrtohen në seancat në Gjykatën e Posaçme. Kjo kërkesë ka marrë përgjigje nga drafti i ri i Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore. Vetë kreu i qeverisë Edi Rama gjatë prezantimit të ndyshimeve në nene, u shpreh se seanca mund të transmetohet drejtpërdrejt duke mbrojtur të drejtat e të tretëve dhe viktimave.
Edi Rama: Palët duhet që të njoftohen, të paraqesin kërkesat e tyre dhe të dëgjohen. Risia më e rëndësishme e kësaj pakete nuk është vendosja e arsyes mes të drejtës dhe hetimit. Prova e marrë në shkelje të ligjit, nuk mund të përdoret. Me kërkesën e të pandehurit dhe viktimës, seanca mund të transmetohet drejtpërdrejt. Gjyqtari që cakton vendimin, oficeri që abuzon me flagrancën, rrjedhjen e informacionit, duhet që të përgjigjen personalisht.
Më herët gjatë muajit prill 2026, ish-presidenti Ilir Meta, kryebashkiaku Erion Veliaj, ish.zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj i cili tashmë është në arrest shtëpie, kanë kërkuar që seancat gjyqësore ndaj tyre të transmetohen live, me argumentin se publiku duhet të ndjekë në kohë reale ecurinë e procesit. Prokurorët u shprehën dakort, por kërkuan që të mbroheshin dëshmitarët./ZËRI
Kodi i ri Penal/ Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë më arrest me burg
TIRANË-Kryeministri Edi Rama prezantoi ndryshimet e propozuara për masat e sigurisë në Kodin e Procedurës Penale. Rama njoftoi se masa e 'arrestit me burg' duhet të jetë e fundit dhe gjykatat të vlerësojnë masat më të buta. Kreu i qeverisë deklaroi se për veprat me dënim maksimal nën 5 vjet, nuk do të caktohet më masa 'arrest me burg'. Rama u shpreh gjithashtu se nëse gjykata kopjon argumentet e prokurorit, vendimi bëhet i pavlefshëm dhe lind përgjegjësia disiplinore e gjykatësit.
Edi Rama: Procesi penal duhet të nisë nga zona e lirisë dhe jo nga burgu si zanafillë. Gjykata duhet të nisë nga liria, të shqyrtojë masat më të buta, të vlerësojë arrestin në shtëpi dhe të arrijë te burgu vetëm kur çdo alternativë tjetër është e pamjaftueshme. Për veprat me dënim maksimal nën 5 vjet, nuk do të caktohet më arrest me burg. As heshtja e personit, as mospranimi i akuzës s’do të përdoren më si provë rrezikshmërie. Rreziku duhet të jetë konkret. Gjykata duhet të bëjë vlerësimin e pavarur dhe, nëse kopjon argumentet e prokurorit, vendimi bëhet i pavlefshëm dhe lind përgjegjësia disiplinore e gjykatësit. Sa herë caktohet arrestimi, gjykata duhet të vlerësojë edhe garancinë pasurore. Prokurori duhet t’i raportojë gjykatës nëse arsyet e masës vazhdojnë të ekzistojnë dhe t’i argumentojë ato.
Ndryshimet në Kodin Penal-Rama: Jo kontroll të celularëve pa autorizim të gjykatës! Marrja në pyetje do të regjistrohet
TIRANË-Mes ndryshimeve në Kodin e ri Penal janë edhe marrja në pyetje e personave në hetim. Kryeministri Edi Rama deklaroi se marrja në pyetje dhe veprimet kryesore hetimore do të regjistrohen me zë dhe figurë. Duke prezantuar ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, Rama theksoi gjithashtu se për hapjen e të dhënave do të nevojitet vendim gjykate.
Kreu i qeverisë deklaroi se kushdo që thirret si person në dijeni do të ketë të drejtën e thirrjes së një avokati. Çdo deklarim i marrë nën torturë, do të jetë i pavlefshëm, vijoi kryeministri.
Edi Rama: Marrja në pyetje dhe veprimet kryesore do të regjistrohen me zë dhe figurë. Nëse shteti merr në pyetje një njeri duhet të tregojë si e ka marrë dhe sa e ka respektuar. Dhe shkruhet se deklarimet e marra me sjellje me presion apo dhunë nuk vlen. Ndryshimi i 4 vjen si domosdoshmëri për të mbrojtur jetën private në epokën teknologjike. Sekuestrimi i pajisjes nuk mund të jetë më në asnjë mënyrë për të parë dhe lexuar apo parë gjithçka. Për ata hapur duhet vendim i gjykatës…Në rast të urgjencës të përcaktuara nga ligji, veprimi vlerësohet nga gjykata. Çdo material i nxjerrë që nuk ka lidhje me hetimin duhet të asgjësohet. E njëjta gjë në lidhje me përgjimet, duhet të shikohet vetëm ato që kanë lidhje me hetimet. Personi ka të drejtë të dijë se ndaj tij është regjistruar një procedim. Hetimet e fshehura në kohë nuk mund të jenë një rutinë në një shtet të së drejtës. Në gjyq do të shkojnë çështje që kanë perspektivë reale.