LIVE UPDATES

Kuvendi mbyllet me kaos! Opozita “zaptoi” vendet e ministrave, fyerje dhe flakadanë "ndezën" sallën! Shabani betohet si Avokat Populli!

➤Salla e Kuvendit të Shqipërisë është kthyer në kaos këtë të enjte, 18 dhjetor. ➤Pak minuta para nisjes së seancës, deputetët opozitarë u ulën në vendet e ministrave, duke refuzuar t’i lirojnë ato. ➤Gardistët tentuan t’i largojnë deputetët, por u regjistruan përplasje fizike ndërmjet palëve. ➤Deputetët Flamur Noka dhe Klevis Balliu protagonizuan kaosin brenda Kuvendit, të cilët më pas u përjashtuan nga kryeparlamentari Niko Peleshi. ➤Belinda Këlliçi kulmoi tensionet duke ndezur flakadanë në sallën e Kuvendit, po ashtu edhe Albana Vokshi. ➤Ndërkohë, Endri Shabani u betua si Avokat i Populli mes fërshkëllimave dhe tymit, teksa u dërgua një puthje opozitës. ➤Kreu i Kuvendit kaloi në votim rekord projektligjet, ndërsa në kushtë të pazakonta për të vijuar, mbylli seancën pas 1 orë tensione dhe përplasje. ➤Një incident u regjistrua edhe në ambientet e jashtme të Kuvendit, ku filtrat e transmetimit ka marrë flakë dhe kanë shkëputur sinjalin. 

12 artikuj për këtë temë.
5 MUAJ ME PARE

KAOSI në Kuvend jehonë në mediat ndërkombëtare! Reuters e Fox News: Parlamenti në protestë për shkak të akuzave ndaj Ballukut

Kuvendi mbyllet me kaos! Opozita “zaptoi” vendet e ministrave,
PAMJE NGA KUVENDI

TIRANË-Salla e Kuvendit të Shqipërisë e kthyer në kaos seancën e sotem ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Tensione, përplasje me Gardën, flakanda të ndezura në sallë...kjo ishte skena e Parlamentit shqiptar sot. Kaosit në Kuvendin shqiptar një artikull i ka kushtuar edhe agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, ku raporton se përplasjet dhe tensionet e opozitës u shkaktuan nga akuzat për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. 

Artikulli i Reuters

Deputetët ndezën flakadanë, hodhën ujë drejt kryetarit të Kuvendit dhe zunë vendet e rezervuara për ministrat e qeverisë, në përpjekje për të bllokuar zhvillimin e seancës, përpara se të ndërhynte Garda.

“Nuk mund të ketë parlament me ata që vjedhin dhe arratisen”, deklaroi Sali Berisha, kryetar i opozitës dhe i Partisë Demokratike. “Ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë.”

Deputetët e opozitës kërkonin të njiheshin me akuzat zyrtare të paraqitura ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Prokuroria e Posaçme, e ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i ka kërkuar Kuvendit të lejojë arrestimin e Ballukut, ndërsa legjislativi, ku partia në pushtet e drejtuar nga Rama ka shumicën, pritet të votojë për këtë kërkesë të premten.

Balluku, e cila ka shërbyer edhe si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe konsiderohet aleatja më e afërt e Ramës në kabinet, akuzohet se ka marrë pjesë në praktika korruptive për të favorizuar kompani të përfshira në projekte të mëdha infrastrukturore, përfshirë një tunel dhe Unazën në Tiranë. Ajo i ka cilësuar akuzat në parlament muajin e kaluar si “baltosje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”, duke deklaruar se do të bashkëpunojë plotësisht me drejtësinë.

Një artikull është pasqyruar edhe nga media amerikane Fox News, ku shkruhet se deputetët e opozitës u përleshën me policinë brenda parlamentit të Shqipërisë të enjten, pas javësh të tëra përshkallëzimi të tensioneve lidhur me akuzat për korrupsion kundër zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

Fox News shkruan se trazirat vijnë ndërsa Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Shqipërisë, e njohur si SPAK, i ka kërkuar parlamentit heqjen e imunitetit të Ballukut në mënyrë që ajo të arrestohet për akuza për korrupsion. Parlamenti pritet të votojë për kërkesën të premten.

Edhe mediat fqinje i kanë kushtuar një artikull aituatës së sotme në Kuvend. Media greke “Protothema” shkruan se “opozita protestoi sot në Kuvend për zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë të akuzuar për korrupsion”.

Ndërkohë “La Stampa” në Itali i qëndron së njëjtës linjë, teksa shkruan: “Përleshje dhe flakadanë shpërthejnë në parlamentin e Shqipërisë pas akuzave për korrupsion kundër zëvendëskryeministres”.

Sherre, konflikte fizike, zaptim karriges, flurim i shisheve të ujit dhe ndezje flakadanësh, përshkruajnë seancën e fundit plenare të këtij viti. Mes tensioneve u betua edhe Endri Shabani si Avokati i ri i Popullit, ndërsa mazhoranca kaloi në votim projektligjet. Në lidhje me situatën e krijuar ditën e nesërme do të mblidhet Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Grupit Parlamentar i PS-së kërkoi masë disiplinore për 29 deputetë të PD-së./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Seanca "u ndez" me tensione e flakadanë, reagon Peleshi: Kuvendi, jo vendi i betejave, por i bashkëpunimit!

Kuvendi mbyllet me kaos! Opozita “zaptoi” vendet e ministrave,
pamje nga seanca

TIRANË- Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar pas sancës kaotike ditën e sotme, që përfunoi mes tensioneve dhe përplasjeve. Përmes një postimi, Peleshi shprehet se Kuvendi është vendi ku fjala dhe sjellja e deputetëve duhet t'i shërbejnë mirëkuptimin dhe jo përçarjes. 

Kryeparlamentari thekson se institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja personale apo partiake, teksa shton se asnjë parti politike nuk duhet të harrojë se të gjithë shërbejnë për të njëjtin vend. Në fund të reagimit të tij, Peleshi shpreh mirënjohjen për Gardën e Republikës dhe të shërbimeve të Kuvendit, për korrektesën dhe përgjegjësinë në kryerjen e detyrës.

Postimi i plotë i Peleshit:

Kuvendi i Shqipërisë nuk është thjesht një vend debatesh, por institucioni ku fjala dhe sjelljet e deputetëve duhet të mbajnë e dëshmojnë peshën e përgjegjësisë dhe t’u shërbejnë mirëkuptimit, jo përçarjes. Çdo sjellje që shkel etikën, respektin dhe rregullat e funksionimit të Kuvendit dëmton rëndë dinjitetin, cënon përfaqësimin dhe besimin e qytetarëve. Detyrimi ynë është të bashkëpunojmë për zgjidhje në të mirë të vendit, të zhvillojmë dialog serioz, jo të krijojmë kaos.

Mbi interesin politik qëndron interesi i shtetit. Asnjë forcë politike nuk mund të pretendojë se përfaqëson e vetme të vërtetën dhe asnjë ndarje partiake nuk duhet të na bëjë të harrojmë se të gjithë shërbejmë për të njëjtin vend dhe për të njëjtët qytetarë. Institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja personale apo partiake. Ruajtja, forcimi dhe respektimi i tyre është përgjegjësi që na bashkon përtej ndarjeve tona politike. Vetëm kur e vëmë shtetin mbi partinë, mund të ndërtojmë një Shqipëri më të fortë për brezat që vijnë. Respekti për Kuvendin është respekt për Republikën, respekt për qytetarët.

Mirënjohje për punonjësit e Gardës së Republikës dhe të shërbimeve të Kuvendit, për korrektesën dhe përgjegjësinë në kryerjen e detyrës.

Seanca e fundit e sesionit parlamentar të këtij viti u mbyll pas një orë tensionesh dhe përplasjesh nga ana e opozitës, duke e shndërruar sallën e Kuvendit në një 'arenë lufte'. Sherre, konflikte fizike, zaptim karriges, flurim i shisheve të ujit dhe ndezje flakadanësh, përshkruajnë seancën e fundit plenare të këtij viti. Mes tensioneve u betua edhe Endri Shabani si Avokati i ri i Popullit, ndërsa mazhoranca kaloi në votim projektligjet./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

A do ta lejoni SPAK-un që të arrestojë Belinda Ballukun? Balla: Do të ndjekim procedurën sipas ligjit!

Kuvendi mbyllet me kaos! Opozita “zaptoi” vendet e ministrave,
taulant balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, nuk i ka shpëtuar pyetjes së gazetarëve në lidhje me votimin që do të mbahet për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Në prononcim për gazetarët jashtë ambientetve të Kuvendit, Balla është deklaroi se do të ndiqen procedurat ashtu siç parashikohen nga ligji.

Balla u shpreh qartë se për këtë rast, Kuvendi duhet të kryejë procedurën sipas Kushtetutës, ndërsa shtoi se do të ketë komunikim pas saj. 

Pyetje: Do lejoni që SPAK të arrestojë Ballukun?

Balla: Kuvendi i Shqipërisë e ka qartazi të përcaktuar procedurën që do ndjekë. Më gjithë klithmat e Gazment Bardhit Kuvendi nesër fillon procedurën. Ky është një rast ku kuvendi i Shqipërisë do duhet ta kryejë procedurën sipas Kushtetutës.

Pyetje: Po ju pyesim për votë politike?

Balla: Do kemi komunikim për këtë çështje pasi të fillojmë procedurën.

Ditën e nesërme do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkeën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeminsitres Belinda Ballukur, me qëllim arrestimin e saj./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

"Sa herë Kosova feston, Saliu bën një dëm në Shqipëri", Balla ironizon PD-në: I vënë zjarrin Kuvendit, kur s'kanë...

Kuvendi mbyllet me kaos! Opozita “zaptoi” vendet e ministrave,
taulant balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar te PS-së, Taulant Balla, ka ironizuar PD-në pas kaosit që shkaktoi në Kuvend, duke e lidhur sjelljen e tyre me protestat e zhvilluara së fundmi. Sipas Ballës, ky është një veprim i përsëritur i opozitës sa herë që nuk kanë pjesëmarrje në protesta.

"Kur protesta s’kanë pjesëmarrje duhet t’i vëmë zjarrin Kuvendit që të na vijnë në protestë", tha Balla.

Në një prononcim për mediat jashtë Parlamentit, Balla përgëzoi Kosovën për heqjen e sanksioneve të BE gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor, ndërsa shtoi se sa herë Kosova feston Berisha bën një dëm në Shqipëri.

“Dua të përgëzoj samitin e BE-Ballkanit Perëndimor, për heqjen e sanksioneve. Sa herë që Kosova ka festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri. Unë gëzohem sa herë që SPAK realizon operacione.  Klithmat e Bardhit sipas procedurës nesër nis procedimi. Ky është një rast ku Kuvendi do të duhet të kryejë procedurën sipas kushtetutës. Do e kemi komunikimin dhe për këtë çështje pasi të nisim procedurën”, tha Balla.

/ZËRI

 

5 MUAJ ME PARE

"S'ka parlament pa mbizotëruar ligji"! Berisha: Motoja e tyre është 'vidh e ik', Rama zgjodhi mes...

Kuvendi mbyllet me kaos! Opozita “zaptoi” vendet e ministrave,
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrait Sali Berisha është larguar nga salla e Kuvendit, ndërsa është ndalur në një prononcim për mediat. Berisha deklaroi se opozita nuk do të ndalet deri sa të mbizotërojë ligji, pasi sipas tij, motoja e mazhorancës është "vidh e ik". Lideri demokrat ka vijuar akuzat për kryeministrin, Ballukun dhe Agasin, ndërsa ëshë ndalur të ky i fundit duke theksuar se është njeriu më intim i Ramës. 

“Beteja jonë është për ligjin, kushtetutën dhe shtetin ligjor. Motoja e tyre është vidh dhe ik. Agasi është njeriu më intim i Edi Ramës. Balluku nuk vjen në kuvend të informojë për pazarin, siç pata njoftuar tre ditë më parë, se Rama ndodhej në zgjedhjen më të vështirë të jetë së tij, mes Lindës dhe Lubisë dhe mbrëmë ka vendosur të mbajë lindën dhe të lëshojë Belindën. Parlament me ata të cilët zbatojnë moton vidh dhe ik nuk ka dhe nuk mund të ketë. Ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë”, tha Berisha.

Kreu i demokratëve Berisha është larguar nga Kuvendi, pas tensioneve të vazhdueshme nga ana e opozitës që çuan deri në mbylljen e seancës. E parashikuar si seanca e fundit e sesionit parlamentar, Kuvendi u mbyll pas një ore tensionesh dhe përplasjesh, ndërsa mazhoranca kaloi në votim rekord projekligjet që ishin në rend dite./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

E pazakontë! Flakadanët në sallë, jashtë marrin flakë fibrat e transmetimit, çfarë ndodhi jashtë godinës së Kuvendit

Kuvendi mbyllet me kaos! Opozita “zaptoi” vendet e ministrave,
digjen fibrat jashte kuvendit

TIRANË- Kaosi shpërtheu në sallën e Kuvendit, por edhe jashtë tij. Deputetët e opozitës kanë "zaptuar" sallën për rreth një orë mes tensioneve, tymit dhe përplasjeve me gardën dhe mazhorancën. 

Nga ana tjetër, një epido i pazakontë ka ndodhur edhe jashtë godinës së Kuvendit. Fibrat e transmetimit të internetit dhe sinjalit televiziv të Kuvendit kanë marrë flakë duke bërë ndërprerjen e transmetimit për të gjitha mediat.

Fibrat ndodhen jashtë godinës dhe është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi atë. Ndërkohë që punonjësit e Kuvendit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shuar flakët./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Një orë tension, sherr dhe tym...Mbyllet seanca e fundit plenare në Kuvend! Mazhoranca miratoi projektligjet

Kuvendi mbyllet me kaos! Opozita “zaptoi” vendet e ministrave,
kuvendi

TIRANË- Seanca plenare për sesionit e fundit parlamentar të këtij viti plenar ka përfunduar pas 1 ore përplasje mes palëve. Mes tensioneve dhe flakadanëve mazhoranca ka kaluar në votim rekord aktet normative. Në këto kushte, kryeparlamentari Niko Peleshi ka vendosur mbylljen e seancës. 

Kjo seancë nuk ishte aspak e qetë, ndërsa u zhvillua edhe betimi i pazakontë i Avokatit të Popullit, Endri Shabani. Klevis Balliu dhe Flamur Noka ishin dy protagonistët e opozitës, të cilët pas kaosit të krijuar janë përjashtuar nga kryetari i Kuvendit. 

Por, Balliu dhe Noka nuk ishin të vetmit, deputetë të tjerë si Belind Këlliçi, Gazmend Bardhi, Saimir Korreshi dhe Albana Vokshi gjithashtu patën momentet e tyre 'protagonsite'. I pari që ndezi flakadanët në sallë ishtë Këlliçi, ndërsa më pas episode të tilla u regjistruan edhe nga Fidel Kreka dhe Albana Vokshi./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Sherr dhe flakadanë, qëllohet me sende Niko Peleshi, përjashtohet Balliu dhe Noka

Kuvendi mbyllet me kaos! Opozita “zaptoi” vendet e ministrave,
flakadane ne kuvend

TIRANË- Kaosi ka përfshirë sallën e Kuvendit, duke ndërprerë ecurinë normale të seancës plenare të planifikaur këtë të enjte. Deputetët e PD ndezën flakadanë dhe hodhën sende në drejtim të kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi.

Pelshi përjashtoi nga seanca plenare deputetin e PD Klevis Balliu dhe ndërpreu për pak minuta seancë. Ndërkohë, pas nisjes së seancës, Balliu ka refuzuar të dalë nga salla. Peleshi ka vijuar normalisht seancën dhe ka vijuar me rendin e ditës, por përplasjet nuk janë ndalur. Në kushte të tilla, Peleshi ka përjashtuar edhe deputetin Flamur Noka./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Mes tensioneve, betohet Avokati i Popullit Endri Shabani, "përshendet" me puthje opozitën

Kuvendi mbyllet me kaos! Opozita “zaptoi” vendet e ministrave,
endri shabani

TIRANË- Endri Shabani është betuar si Avokat i Popullit mes tensioneve në Kuvend. Mes fërshkëllimave dhe thirrjeve “dil përjashta”, kryeparlamentari Niko Peleshi ka lexuar fjalët e betimit të Endrit Shabanit, ndërsa ky i fundit ka përshëndetur edhe me një puthje deputetët e opozitës.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Endri Shabani ka mbërritur paraditen e sotme i pari në Kuvend, rreth 1 orë para nisjes së seancës. Ndërkohë që pak minuta para nisjes, opozita ka 'zaptuar' Kuvendin, me fyerje dhe flakadanë, duke e shëndërruar sallën në një kaos./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Kaos në Kuvend! Tensione ende pa nisur seanca plenare, deputetët e PD zënë vendet e ministrave (VIDEO)

Kuvendi mbyllet me kaos! Opozita “zaptoi” vendet e ministrave,
pamje ne kuvend

TIRANË- Ende pa nisur seanca plenare, tensioni është i lartë në sallën ee Kuvendit. Disa deputetë të Partisë Demokratike kanë zënë vendet e ministrave në sallë. Situata ka krijuar kaos në sallë, pasi opozita ka ndërprerë punimet dhe po pengon zhvillimin normal të seancës.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Deputetët opozitarë kanë bllokuar foltoren dhe pjesën ku ulen ministrat në sallë, ndërsa Klevis Balliu ka hipur edhe mbi tavolinë.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Avokat i Popullit, Endri Shabani, i cili u zgjodh me firmat e PD-së dhe votat e PS-së, pritet të bëjë betimin zyrtar në këtë seancë. Zgjedhja e Avokatit të Popullit ka qenë një nga çështjet më të diskutuara të ditëve të fundit, që ka ndezur debat jo vetëm mes palëve, por edhe brenda opozitës. 

Tensione të forta priten në lidhje me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, pas zhvillimeve të fundit, ku SPAK i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë për dhënien e autorizimit për arrestimin e saj. Këshilli i Mandateve është parashikuar të mblidhet të premten për të shqyrtuar kërkesën, megjithatë debatet kanë nisur më herët pasi, anëtarët ende nuk kanë marrë në dispozicion materialet provuese të SPAK. Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ende nuk ua ka vënë në dispozicion këtë material, duke argumentuar se dokumentacioni përmban të dhëna që janë sekret hetimor.

Pjesë e rendit të ditës pritet të jetë edhe mocioni me debat lidhur me masat e ndërmarra nga qeveria për forcimin e politikës së “tolerancës zero” ndaj krimit të organizuar./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Endri Shabani mbërrin në Kuvend, pritet betimi i tij si Avokat i Popullit (VIDEO)

Kuvendi mbyllet me kaos! Opozita “zaptoi” vendet e ministrave,
Endri Shabani

TIRANË- Endri Shabani pritet të kryejë betimin e tij si Avokat Populli sot në Kuvend. Seanca plenare pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa Shabani ka mbërritur i pari, porthuajse një orë para nisjes së seancës.

Avokat i Popullit, Endri Shabani, i cili do të zëvendësojë Erinda Ballancën, u zgjodh në seancën e 11 dhjetorit me 85 vota në postin e Avokatit të Popullit, pas debatesh të gjata në Kuvend. Në procesin e votimit nuk mori pjesë asnjë demokrat, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama votoi.

Ndërkohë, në rend dite sot, priten të diskutohen një sërë çështjesh, për të përmbyllur seancën e fundit të sesionit parlamentar./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar! Avokati i Popullit betohet sot në Kuvend, çfarë pritet nga seanca plenare

Kuvendi mbyllet me kaos! Opozita “zaptoi” vendet e ministrave,
kuvend

TIRANË- Parlamenti do të mblidhet këtë të enjte në orën 10:00 në seancën e fundit për vitin 2025. Në rendin e ditës janë parashikuar disa pika, të cilat pritet të ndezin debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Avokat i Popullit, Endri Shabani, i cili u zgjodh me firmat e PD-së dhe votat e PS-së, pritet të bëjë betimin zyrtar në këtë seancë. Zgjedhja e Avokatit të Popullit ka qenë një nga çështjet më të diskutuara të ditëve të fundit, që ka ndezur debat jo vetëm mes palëve, por edhe brenda opozitës. Endri Shabani u përzgjodh për këtë detyrë me firmat e Partisë Demokratike, por u miratua në seancë vetëm me votat e Partisë Socialiste. Opozita vendosi të tërheqë firmat, madje duke e konsideruar të kontestueshëm dhe e ka dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Tensione të forta priten në lidhje me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, pas zhvillimeve të fundit, ku SPAK i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë për dhënien e autorizimit për arrestimin e saj. Këshilli i Mandateve është parashikuar të mblidhet të premten për të shqyrtuar kërkesën, megjithatë debatet kanë nisur më herët pasi, anëtarët ende nuk kanë marrë në dispozicion materialet provuese të SPAK. Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ende nuk ua ka vënë në dispozicion këtë material, duke argumentuar se dokumentacioni përmban të dhëna që janë sekret hetimor.

Pjesë e rendit të ditës pritet të jetë edhe mocioni me debat lidhur me masat e ndërmarra nga qeveria për forcimin e politikës së “tolerancës zero” ndaj krimit të organizuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB