LIVE UPDATES

DOSJA 'Rraja'! Droga kapet në Turqi e Mal të Zi, Rrexhep Rraja në krye-bisedat në Sky Ecc: Na fikët! I bie krejt Fushë-Kruja në burg

➤ZËRI ka siguruar dosjen e SPAK, për grupin kriminal Rraja, i cili u godit nga autoritetet pak ditë më parë. ➤Në kuadër të aksionit u lëshuan 14 udhër-arreste, 10 masa të ekzekutuara, mes tyre edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe kushëriri i tij, Përparim Rraja. ➤Në dosjen e SPAK janë zbardhur bisedat në aplikacionin SKy Ecc mes grupit, ku reflektohen episodet e trafikut të drogës drej Turqisë, Ekuadorit dhe drejt vende të Bashkimit Europian. ➤Grupi hetimor ka arritur të zbardhë rolet dhe mënyrën se si funksiononin 3 prej grupeve, ku në krye të njërit qëndronte Rexhep Rraja.

3 artikuj për këtë temë.
5 MUAJ ME PARE

'Rrushi ti fshijnë gjurmët"! Droga kapet në Mal të Zi, grupi i Rrajave: S’kanë ç’na bëjnë se i bie me shku krejt Fushë-Kruja në burg

DOSJA 'Rraja'! Droga kapet në Turqi e Mal të Zi, Rrexhep
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Në dosjen e SPAK të siguruar nga ZËRI zbardhet episodi i bisedave pas kapjes së një sasie prej 2 ton drogë në pikën e kufirit në Malin e Zi, mes anëtarëve të grupit kriminal, që drejtohej nga Islam Sefa dhe Rrexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist në Krujë, Rrahman Rraja.

Bisedat tregojnë dhe skemën e transportit të drogës, ku konkretisht Vidjan Baroka njofton Islam Sefën se ka mbërritur në qytetin e Lushnjës (qyteti në të cilin është realizuar dhe ngarkesa me bimë narkotike në kamionin e sekuestruar nga autoritetet e Malit të Zi), ishte takuar në dalje të qytetit të Lushnjës me personin që do merrte në dorëzim mjetin në të cilin ishte ngarkuar sasia e lëndës narkotike të llojit marijuanë që do trafikohej, dhe pasi ta shkarkonte do vendosnin për
vendin ku do ju kthente sërish mjetin e përdorur për këtë transport.

Në mesazhe Sefa e porosit Vidjonin që të porosiste bashkëpunëtorët që kishte takuar në Lushnjë që të merrnin masat për të fshirë/pastruar (dyshohet për gjurmët papilare të gishtave të dorës të personave që janë marrë me paketimi dhe transportimin e pakove më lëndë narkotike, me qëllim që të mos bëhej e mundur identifikimi i tyre).

Vidjan Baroka: tu arrit mlushnje rrush kishe gja ...po rrushi tu afru mlushnje...arrita rrushi, e mor njoni nga kto cunat mak tani mdalje t lushnjes, kur t vij ta diskutoj me ta se ku do e takoj mrapa, a prap ktu apo јo

Islam Sefa: rrush thuj ti kalojnë njëher për merak ato me nonjë natriban a me nonjë gjë si kan për ti fut ato, ti fshijn ti pastrojn

Në vijim, Vidjani i dërgon të hetuarit Islam me foto një lajm tjetër të publikuar në media në lidhje me këtë episod ku citohet gjeneralitetet e personave të arrestuar në Lushnjë, por Sefa i pohon se personat e arrestuar nuk i njohin fare bashkëbiseduesit dhe organizatorët e këtij trafiku, por është lojë e gazetave, dhe shqetësohen rreth tiranasve. Vidjani i konfirmon faktin se atyre nuk kanë se çfarë t'ju bëjnë, pasi nuk kanë patur kontakt të drejtpërdrejtë me personat që janë marrë me ngarkimin e lëndës narkotike.

Islam Sefa: O Vidjoni...ku mo bos? E hangri Kali! Rrush, mbyll makinën, shko m’shefe 7777.

Vidjon Baroka: Po rrush. A po fol me Tan Konin e ti thuash a ka kush me e hap grilën, ke garazhdet, poshtë 7 Yjeve. Me shku me e fsheh atje, se është me grilë poshtë e nuk e shikon kush. Ok në rregull.

Islam Sefa: Ma mirë naj një vend tjetër. Po i duhet thën edhe Rremës të vie të takojë ty njëherë dhe s;qaroja që është zënë malli dhe ai..

Islam Sefa: I them unë, ok vëlla...

Vidjon Baroku: E kee rrugën ke lok, të vij atje tani? E ke rrugën ke lok...?

Islam Sefa: Bjeri, Bjeri në Krujë.Unë jam tu ardh sipër o Rrushi ça Rimi.

Vidjon Baroku: Qënkan arrestuar dhe dy të tjerë në Lushnjë rrushi, e dhanë lajmet. Qenka edhe një tjetër në kërkim

Islam Sefa: aj dha me emra? Rrushi alo...alo rrush? A i ka dhënë me emra?

Vidjon Baroka: Po rrush me emra.

Islam Sefa: Varja se ata janë pronar të magazinës

Vidjon Baroka: Dhe ai tjetri që është në kërkim është ndonjë puntor aty.

Islam Sefa: Ai që është në kërkim është në Gjermani, shoku i atyre tiraneve.

Islam Sefa: Nuk na njofin ata ne rrush, ata të Lushnjës fare a e kupton. Dhe gazetat kështu bajnë për her.

Vidjon Baroka: Jo neve jo po thashë se për ato Saimirin e ato për ne ta çova rrush, Veç ata të Tiranës, a kupton.

Islam Sefa: Veç ata të Tiranës, a kupton?

Vidjon Baroka: A ok rrushi. Nga je ti?

Islam Sefa: Tiranë. Na ka stresuar kjo punë fort rrush.

Vidjon Baroka: Neve skanë ç’na bajnë se ashtu i bie me shku krejt Fushë-Krujën në burg. Po ato si kanë pasur kontakt drejt për drejt, me ato ashtë një fije problem.

Islam Sefa: Po po, ato direkt.

5 MUAJ ME PARE

Dosja "Rraja"/ Zbulohet episodi 3: Si u trafikuan 475 kg kokainë nga Ekuadori? Përgjimet e SkyEcc: Kam taku djalin e deputetit...(FOTOT)

DOSJA 'Rraja'! Droga kapet në Turqi e Mal të Zi, Rrexhep
spak-rexhep rraja

TIRANË- Në dosjen e Rrajave, të siguruar nga ZËRI është zbuluar një tjetër episod i trafikut të drogës. Këtë herë, bëhet fjalë për episodin e tretë, ku në datë 23 Nëntor 2020, në Portin Vlissingen, në Holandë, janë sekuestruar rreth 475 kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë. Lënda narkotike u gjend mes një ngarkese me banane që vinte nga Ekuadori, vlera e së cilës shkonte rreth 23 milion euro (referuar burimeve të hapura).

Ky episod është zbuluar nga bisedat në "Sky Ecc" të Ervis Shulit me Përparim Rrajën, kushëriri i Rexhep Rrajës, djali i ish-deputetit të PS-së. Ervis Shuli, ka zhvilluar komunikime me interes për hetimin me përdoruesin e aplikacionit Sky Ecc PIN "L1SAKD" (ende i pa identifikuar), i cili i kishte komunikuar Shulit se kishte takuar Përparim Rrajën dhe djalin e deputetit. 

"Më datë 12.11.2020, përdoruesi i aplikacionit SkyEcc PIN "A29DLN" personi nën hetim Ervis Shuli, komunikon me përdoruesin e aplikacionit SkyEcc PIN "ëV3DZM" personi nën hetim Përparim Rraja, dhe pasi i shpjegon për debatin që ka patur me një shokun e tyre të përbashkët nga Fushë Kruja, i cili nuk i kishte bërë pagesën që kishte porositur për 10 kilogram, në ngarkesën prej 475 kilogram lëndë narkotike të sekuestruar në Portin Vlissingen, i thotë që te kjo ngarkesë i kishte futur 2 kilogram të dyshuar lëndë narkotike kokainë edhe të hetuarit Përparim Rraja.", thuhet në dosje.

Pjesë nga dosja, biseda se çfarë i shkruan Shuli-Rrajës:

Ku esht ai ku.va

A me ka thon kam atdh ne shiperi

Po them per ate fushkrujsin

Po Ai me ka thon jam aty e jam me ty e po i kerkoj leket ty

Leket qe ka dhon per mallin Aitij ku.ves kam fol para 15 ditesh e me tha apo me fut nja gje me shemen ketu ke un po ju pata then me jep leket e jua fus sa cop doni duam 20 jo 20 skam vend por 10 jua fus ti kaloj leket ne shiperi me tha per 3 dit ok se kina cuar me

shemon 10 cop ne Elbasan

ok ju thash ne rregull jan kam fut buket e lek skan kaluar asgje tani kur u ka nis puna ju kam cuar stampen e sasin 475 cop e ju thash puna ka hyr ne uje ti jap sot ti jap neser jam ne shiperi kam takuar cakun ok mir ju thash para 5 diteve anija ka ariit ne holland ne rregull Tani malli esht kap ka dal ne gazet ok

Me shkruan nje mesazh se kam takuar ty e djalin e deputetit e ju i keni thon shikoje se ta ka fut vi... se ka desh me te marr Ieket

DOSJA 'Rraja'! Droga kapet në Turqi e Mal të Zi, Rrexhep
gazeta holandeze qe tregon kapjen e mallit

Ja dhe gazeta qe ka ra malli E me tha po ti pse ca... si ke fut cke pun me caа... ti thash un ja fus ka vetja ime se ca... ska lek prandaj mos u merr me ca.. ti por bjer leket Vlla 2 cop ti kam pas fut me lek te mia se e di se nuk ke lek mos ta ni por me vjen me ja qi ata robt atij ku.ve

"Më datë 18.11.2020, Ervis Shuli komunikon përsëri me përdoruesin e SkyEcc PIN RJLGDI" (ende i pa identifikuar), dhe i dërgon dy foto ku në foton e parë vërehet një pako e vogël me ngjyrë të bardhë në dukje si ajo e lëndës narkotike të llojit kokainë, me numrat "2222" dhe në foton e dytë vërehet një arkë si ato të bananeve brenda së cilës ndodhen disa pako të vogla të mbështjella me ngjitës/material ngjyrë kafe, ku jashtë kutisë ndodhen disa fruta në dukje banane", theksohet më tej në dosje.

DOSJA 'Rraja'! Droga kapet në Turqi e Mal të Zi, Rrexhep
fotoja e pakove te lendes narkotike me mbishkrimin "2222"

Nga aktet e dërguara me letërporosi nga organet ligjzbatuese të Mbretërisë së Holandes
rezulton se: Më datë 23 Nëntor 2020, në një ngarkesë me banane me mbishkrimin e paketimeve "Yelloë Pafic" të cilat transportoheshin me anijen "Autumn Stream", u gjetën 475 kilogram lënde narkotike e llojit kokainë, në pako të mbështjella me ngjitës ngjyrë kafe. Pakot e dyshuara me 114 Page lëndë narkotike u gjetën në dy paleta me banane ku ishin 48 (dyzet e tetë) arka të ndara në 8 (tetë) shtresa. Anija vinte nga Ekuadori dhe kishte si destinacion final portin "Vlissingen" në Holandë. Në këtë rast nuk u arrestua asnjë person i dyshuar, ndërsa ngarkesa e kapur pas ekzaminimeve laboratorike është transportuar për shkatërrim drejt furrave të djegies të përdorura për këtë qëllim.

Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja rezulton të ketë qenë drejtuesi i një prej grupeve që u goditën me urdhër të SPAK, pwr tw cilin u lwshuarn 14 urdhwr-arrrest. Grupi krriminal dyshohet të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, konkretish t2.4 tonë marjuanë e kokainë drejt vende të Bashkimit Europian. 

Masa "arrest me burg" është caktuar ndaj: Islam Sefa, Rexhep Rraja (djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja), Agim Nina, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj, Aldo Gjini, Sokol Qaja dhe Jani Çavo. Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme në lekë, euro dhe dollarë, si dhe makina luksoze, armë, ora Rolex dhe dokumente të ndryshme./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Dosja e “Rrajave”/ Kodet dhe nofkat e grupit kriminal ne Sky Ecc, zbulohet "bjondi", i shumëkërkuari i INTERPOL-it

DOSJA 'Rraja'! Droga kapet në Turqi e Mal të Zi, Rrexhep
aldo gjini-spak-rexhep rraja

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga dosja voluminoze e SPAK për grupin kriminal Rraja, ku dalin në dritë identitete dhe role të të përfshirëve. Grupi i dyshuar kriminal dyshohet për 3 episode trafiku të lëndëve narkotike, teksa kanë qenë bisedat në Sky Ecc që nxorrën zbuluar aktivitetin e tyre. 

Në dosjen e siguruar nga ZËRI, evidentohet një episod i trafikut të drogës, ku vihet re se anëtarët mes tyre identifikoheshin me pseudonime. E gjitha kjo për të 'fshehur' edhe mallin e paketuar në pako, i mbështjellë në qese alumini dhe i emëruar me kode, shenjë me qëllim që mos të ngatërroheshin me pakot e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Nga transkriptimi i bisedave të enkriptuara në Sky Ecc janë zbuluar nofkat, ku bie në sy njëri nga protagonistët e grupit, Aldo Gjini, i njohur si "bjondi". Roli i tij ishte pikërisht ajo e emërimit të pakove të aluminit. "Bjondi" është një prej personave të ndaluar në operacionin e fundit të SPAK kundër grupit të strukturuar kriminal “Rraja”, ku ai u informua për masën e arrestit brenda qelisë. Por, emri i tij është i njohur edhe më herët nga autoritetet për shkak të të shkuarës kriminale, trafikim armësh, droge dhe tentative për vrasje, si dhe i shpallur në kërkim nga INTERPOL.

"Nga analiza e bisedave të zhvilluara mes tyre evidentohet fakti se, i hetuari Jani Çavo, informon bashkëbiseduesin Agim Nina, se bashkëpunëtorët e tyre kishin bërë gati sasinë e lëndës së dyshuar narkotike që do trafikonin, ndërsa, i hetuari Agim e porosit se lënda e dyshuar narkotike me qëllim që të transportohej e sigurtë duhej që të ambalazhohej me material qese alumini, ndaj dhe i dërgon me foto modelin se si ka ambalazhuar një pjesë të lëndës narkotike. I hetuari Jani Çavo i tregon të hetuarit Agim se personat që do sillnin pjesën e tyre të ngarkesës me lëndë narkotike kërkonin që ti bënin me shenjë dalluese pakot e tyre, e për rrjedhojë i dërgon edhe mesazhin që i ka dërguar njëri nga bashkëpunëtorët e tyre me pseudonimin "Hermano" i cili ka përdorur aplikacionin e platformës së enkriptuar SkyEcc PIN "EB43A6”, identifikuar si i hetuari Sokol Qaja i cili e pyet në lidhje me shenjat që do vendoste.

Në vijim, i dërgon edhe mesazhet që i ka dërguar përdoruesi tjetër i aplikacionit të enkriptuar Sky Ecc PIN "BJFJ6H" me pseudonimin ":"XRI "Neë Sky", identifikuar si i hetuari Rexhep Rraja, i cili e njofton të hetuarin Jani Çavo se do shkonte bjondi (i referohet të hetuarit tjetër Aldo Gjini), i cili ishte personi që do bënte me shenjë pakot e aluminit me qëllim që mos të ngatërroheshin me pakot e bashkëpunëtorëve të tjerë. Sipas komunikimeve të realizuara ndërmjet tyre, evidentohet fakti se në këtë trafikim, një pjesë nga lënda narkotike (ende e pa përcaktuar), i përkiste një presoni tjetër të cilit i drejtohen me emrin "Eldi".", thuhet ndër të tjera në dosje. 

Dosja e SPAK zbulon kodifikimin e brendshëm të grupit. Sipas dokumenteve të SPAK, Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, përdorte pseudonimet “XR1” dhe “New Sky”. Nofka të tjera që bëjnë të mundur identifikimin e anëtarëve të tjerë: Islam Sefa – “Kruja”; Bujar Sefa – “Venecia”; Hajdar Sefa – “Bruxel”; “Detroit USA”, “GjoranKruja”; Vidjan Baroka – “Rrushi”; “Neë";  “Plaku”; “979”, etj.

SPAK urdhëroi një operacion të gjerë në Nikël, mëngjesin e së mërkurës, 10 dhjetor, kundër grupit kriminal të njohur si “Rraja”, duke çuar në 14 urdhër-arrest, 10 prej të cilave u ekzekutuan. Grupi në fjalë akuzohet për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. 

Masa "arrest me burg" është caktuar ndaj: Islam Sefa, Rexhep Rraja (djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja), Agim Nina, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj, Aldo Gjini, Sokol Qaja dhe Jani Çavo. Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme në lekë, euro dhe dollarë, si dhe makina luksoze, armë, ora Rolex dhe dokumente të ndryshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB