LIVE UPDATES

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut! Heqja e imunitetit në 'duart' e Kuvendit, Rama: E turpshme!

➤Katër ditë pasi Gjykata Kushtetuese me vendim unanim e riktheu në detyrë zv.kryeministren dhe ministren Belinda Balluku, duke rrëzuar vendimine e GJKKO-së për pezullim, SPAK ka bërë lëvizjen e radhës. ➤Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të Belinda Balluku, me qëllim arrestimin. ➤Sipas njoftimit të SPAK, bëhet me dije se Balluku akuzohet për shkelje në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. ➤Ndërkohë, është vënë në hetim edhe për të 7 lotet e Unazës së Madhe, një projekt për të cilin janë prokuruar 45.9 miliardë lekë (450 milion euro). ➤Kryeministri Edi Rama e ka quajtur kërkesën e SPAK një fakt të turpshëm, ku arrestimet bëhen pa gjyq. ➤Për heqjen e imunitetit kërkesa e SPAK i kalon Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, i cili e përcjell menjëherë në Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, i cili pritet të mblidhet më 19 dhjetor.

5 artikuj për këtë temë.
5 MUAJ ME PARE

Në hetim për 8 tenderë! ZBARDHET kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Ballukut

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut! Heqja e imunitetit në
Belinda Balluku

TIRANË-Është publikuar kërkesa që Prokuroria e Posaçme i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë, për heqjen e imunitetit të deputetit të Belinda Balluku, duke i hapur kështu rrugë arrestimit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Në shkresë theksohet se SPAK kërkon dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit Belinda Balluku, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, në atë të arrest në burg/në shtëpi.

SHKRESA:

I nderuar z. Kryetar i Kuvendit,

Të nderuar Deputetë të Kuvendit,

Mbështetur në nenet 73, 95,103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ ministrit/ zëvendëskryeministrit Belinda BALLUKU, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal nga ajo e “Ndalimit të daljes
jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr.136 të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjithashtu, në respektim të nenit 288, pika 2, të Kodit të Procedurës Penale, bashkëlidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse, si dhe urdhrin për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve, datë 16.12.2025. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

Altin Dumani

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut! Heqja e imunitetit në

5 MUAJ ME PARE

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut! Këshilli i Imunitetit mblidhet në 19 dhjetor

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut! Heqja e imunitetit në
Belinda Balluku

TIRANË-Këshilli i Mandateve pritet të mblidhet të premten e 19 dhjetorit për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit. SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të zv.kryeministres dhe ministres, Belinda Balluku, me qëllim arrestimin.

Kjo kërkesë i përcillet kryeparlamentarit Niko Peleshi, e më pas Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, duke vënë në dijeni edhe deputeten, ministren e njëherësh zv.ministren, Belinda Balluku. Këshilli i cili do të shqyrtojë kërkesën e SPAK ndaj Ballukut përbëhet nga 10 anëtarë, 5 mazhoranca dhe 5 opozita. Ky Këshilli brenda 2 javësh harton raportin që u shpërndahet deputetëve, ku rekomandon miratimin ose rrëzimin e saj.

Në fund kërkesa futet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën plenare. Kuvendi me shumicë votash voton ose jo heqjen e autorizimit.

Kërkesa e SPAK

SPAK i kërkon Kuvendit autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut. Për të vendosur Ballukun në masë arresti me burg ose arrest shtëpie, do duhet që Kuvendi të miratojë heqjen e imunitetit të deputetit. Në kërkesën drejtuar Kuvendit, Prokuroria e Posaçme informon se Belinda Balluku po hetohet në total për 8 procedura prokurorimi. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. Ndërkohë, Balluku është vënë në hetim edhe për të 7 lotet e Unazës së Madhe, një projekt për të cilin janë prokuruar 45.9 miliardë lekë (450 milion euro)./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut! Çfarë bën Kuvendi për t'i hequr imunitetin

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut! Heqja e imunitetit në
Belinda Balluku

TIRANË-SPAK ka dalë sot me një kërkesë ndaj Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres dhe ministres, Belinda Balluku, me qëllim arrestimin e saj. Për të kryer këtë procedurë Kuvendi duhet të ndjekë disa hapa bazuar në procedurën e parashikuar në Rregullore.

Filimisht kërekesa e SPAK i kalon Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, i cili e përcjell menjëherë në Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, duke vënë në dijeni edhe deputeten, ministren e njëherësh zv.ministren, Belinda Balluku. Këshilli përbëhet nga 10 anëtarë, 5 mazhoranca dhe 5 opozita: Niko Peleshi, Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi
Bledi Çomo, Antoneta Dhima anëtar zëvëndësues, Arkend Balla anëtar zv/anëtarë, Gazment Bardhi, Oerd Bylybashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Saimir Korreshi, Ivi Kaso zv/anëtarë dhe Gerta Bardeli zv/anëtarë. 

Vetëm pasi të jetë njoftuar zyrtarisht, Ballluku  ka të drejtë të japë shpjegime, të përfaqësohet nga avokati dhe të ushtrojë të plotë të drejtën e mbrojtjes. 

Këshilli shqyrton kërkesën dhe brenda 2 javësh harton raportin që u shpërndahet deputetëve, ku rekomandon miratimin ose rrëzimin e saj. Në fund kërkesa futet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën plenare. Kuvendi me shumicë votash voton ose jo heqjen e autorizimit.

Nëse Kuvendi nuk shprehet brenda 3 muajve, kërkesa e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion konsiderohet e rrëzuar.

Kërkesa e SPAK

SPAK i kërkon Kuvendit autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut. Për të vendosur Ballukun në masë arresti me burg ose arrest shtëpie, do duhet që Kuvendi të miratojë heqjen e imunitetit të deputetit. Në kërkesën drejtuar Kuvendit, Prokuroria e Posaçme informon se Belinda Balluku po hetohet në total për 8 procedura prokurorimi. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro.  Ndërkohë, Balluku është vënë në hetim edhe për të 7 lotet e Unazës së Madhe, një projekt për të cilin janë prokuruar 45.9 miliardë lekë (450 milion euro)./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut! Rama: Fakt i turpshëm, arrestet pa gjyq janë bërë modë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut! Heqja e imunitetit në
Belinda Balluku dhe Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres dhe ministres Belinda Balluku me qëllim arrestimin. Kërkesa e SPAK vjen disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese me vendim unanim e riktheu në detyrë, duke rrëzuar vendimine e GJKKO-së për pezullim. 

Rama në reagimin e tij e quan kërkesën e SPAK një fakt të turpshëm, ku arrestimet bëhen pa gjyq. Kreu i qeverisë shprehet se këto arrestime nuk kanë lidhje me standartet demokratike europiane. Rama deklaron se si forcë politike në qeveri nuk paragjykojnë kërkesën e prokurorit por do të angazhohen për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë

Edi RamaPasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren - me burg ose në shtëpi. Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur - një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane - gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht. Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi.

Çfarë ka ndodhur me çështjen e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. 

Më 12 dhjetor, Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Me shumicë votash, 5 me 3, u vendos pezullimi i vendimit të GJKKO-së i datës 20 nëntor. Po në të njëjtën mbledhje, dhe me të njëjtën shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi edhe pranimin e ankimimit të Qeverisë të bërë ndaj kësaj çështjeje. Për kërkesën e qeverisë për shqyrtimin në themel të çështjes, gjykata caktoi datën e seancës plenare publike: 22 janar 2026, ora 10:00. Në këtë proces do të thirren edhe SPAK, GJKKO-ja e Shkallës së Parë, Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës.

Sot katër ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit. Në njoftimin e ndarë për mediat, SPAK thotë se i ka kërkuar autorizim Kuvendit për arrestimin e Ballukut./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut! Heqja e imunitetit në
belinda balluku

TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të zv.kryeministres dhe ministres, Belinda Balluku, me qëllim arrestimin. Balluku është person nën hetim pasi akuzohet për kryerje të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të hetimeve për Tunelin e Llogarasë. Ndërsa sipas njoftimit të SPAK, bëhet me dije se Balluku akuzohet për shkelje tenderash edhe për 6 lote, në total 7. Kërkesa e SPAK vjen disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese me vendim unanim e riktheu në detyrë, duke rrëzuar vendimine e GJKKO-së për pezullim. 

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit:

Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Kjo shtetase është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale:

“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Gjithashtu, shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;
“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;
“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Kjo kërkesë ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro.  Ndërkohë, Balluku është vënë në hetim edhe për të 7 lotet e Unazës së Madhe, një projekt për të cilin janë prokuruar 45.9 miliardë lekë (450 milion euro).

Më 12 dhjetor, Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Me shumicë votash, 5 me 3, u vendos pezullimi i vendimit të GJKKO-së i datës 20 nëntor. Po në të njëjtën mbledhje, dhe me të njëjtën shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi edhe pranimin e ankimimit të Qeverisë të bërë ndaj kësaj çështjeje. Për kërkesën e qeverisë për shqyrtimin në themel të çështjes, gjykata caktoi datën e seancës plenare publike: 22 janar 2026, ora 10:00. Në këtë proces do të thirren edhe SPAK, GJKKO-ja e Shkallës së Parë, Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës.

Sot katër ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit. Në njoftimin e ndarë për mediat, SPAK thotë se i ka kërkuar autorizim Kuvendit për arrestimin e Ballukut./ZËRI

Poll

MOS HUMB