Ngrirja e fondeve nga SHBA/ Shtëpia e Bardhë mohon lajmet: Urdhri mbetet në fuqi!

UASHINGTON- Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas lajmit të Washington Post, ku thuhej se kishte pezulluar ngrirjen e fondeve federale. Përmes një deklarate zyrtare, Shtëpia e Bradhë ka shkruar se vendimi për ngrirjen e fondeve federale “Mbetet në fuqi”. Më herët mediat ndërkombëtare publikuan një artikull se zyra e buxhetit e Shtëpisë së Bardhë kishte revokuar një urdhër për ngrirjen e granteve federale, pasi kjo kishte shkaktuar kaos dhe shqetësim.
Sipas dokumentit të ndarë për agjencitë federale, Matthew J. Vaeth, drejtor i përkohshëm i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit (OMB) të Shtëpisë së Bardhë, deklaronte se memorandumi M-25-13 i OMB "është revokuar", por menjëherë pas kësaj reagoi Shtëpia e Bardhë duke e mohuar këtë lajm. Ditën e sotme Ambasada Amerikane në Tiranë i dërgoi një notë diplomatike të gjithë institucioneve shqiptare duke i lajmëruar se do t'u ndërpritet menjëherë mbështetja dhe fondet.
LISTA E INSTITUCIONEVE:
Ky shërben si njoftim zyrtar për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon që ky njoftim të ndahet me të gjitha Ministritë, institucionet dhe entitetet e tjera qeveritare përkatëse që bashkëpunojnë përmes programeve ekzistuese të ndihmës së huaj të SHBA-ve, duke përfshirë:
Ministria e Financave, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare
Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë dhe Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ministria e Drejtësisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve
Ministria e Mbrojtjes
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX)
Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit
Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Parlamenti, duke përfshirë komisionet e tij
Këshilli i Lartë Gjyqësor
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
Gjykata Kushtetuese
Gjykata e Lartë
Të gjitha gjykatat, përfshirë gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë
Struktura e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit
Gjykata e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm
Inspektori i Lartë i Drejtësisë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Dhoma e Posaçme e Apelimit
Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK)
Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI)
Ministria e Shtetit dhe Zyra e Kryenegociatorit
Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)
Të gjitha pushtetet lokale
Tashmë, do të mbetet për t'u parë nëse për drejtësinë e re do të ketë një rikthim të mbështetjes nga Amerika. Vendimi i Trumpit kërkon që për 90 ditë të ketë një shqyrtim se ku shkojnë fondet dhe nëse dilet në përfundimin se përputhen me vlerat dhe qëllimet e SHBA-ve, do të vazhdojnë që të shpërndahen. Ky mund të jetë edhe rasti i institucioneve të reja të drejtësisë./ZËRI
Pezullimi i fondeve në Shqipëri, reagon Ambasada e SHBA: Duhet të përqendrohemi në interesat kombëtare

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar zyrtarisht pas publikimi të listës së institucioneve që do t'u ndërpriten fondet nga SHBA. Në sqarimin e bërë për mediat, Ambasada ka bërë me dije se vendimi ka lidhje me Urdhërin Ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për rishikimin dhe riorganizimin e ndihmës ndërkombëtare. Në një deklaratë zyrtare që mban firmën e zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, ndihma do të pezullutohet për një periudhë 90-ditore.
"Ky pezullim synon të garantojë që fondet e taksapaguesve amerikanë të përdoren në mënyrë efektive dhe në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA,"-shkruan ndër të tjera Ambasada në reagimin e parë pas vendimit.
Ju referojmë te deklarata për shtyp e Zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, të datës 26 janar. Më poshtë gjeni variantin shqip të deklaratës.
“Në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump për rivlerësimin dhe riorganizimin e ndihmës ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, Sekretari Rubio ka pezulluar të gjithë financimin e ndihmës ndërkombëtare të SHBA, të financuar nga ose përmes Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), për shqyrtim. Ai ka nisur një rishikim të të gjitha programeve të ndihmës ndërkombëtare për të siguruar që ato të jenë efektive dhe në përputhje me politikën e jashtme të SHBA, sipas agjendës ‘Amerika e Para’. Presidenti Trump ka theksuar qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të vazhdojnë të ofrojnë para pa asnjë rezultat për popullin amerikan.
Rishikimi dhe riorganizimi i ndihmës ndërkombëtare në emër të taksapaguesve që punojnë fort është jo vetëm e drejtë, por edhe një detyrim moral. Sekretari është krenar për të mbrojtur investimet amerikane përmes një rishikimi të qëllimshëm dhe të kujdesshëm të shpenzimeve të ndihmës ndërkombëtare jashtë vendit. Mandati i popullit amerikan ka qenë i qartë – duhet të përqendrohemi më shumë në interesat kombëtare të SHBA. Departamenti i Shtetit dhe USAID-i e marrin shumë seriozisht rolin e tyre si kujdestarë të dollarëve të taksapaguesve.
Zbatimi i këtij Urdhri Ekzekutiv dhe udhëzimet e Sekretarit janë një hap tjetër përpara në këtë mision.
Siç ka thënë Sekretari i Shtetit, Marco Rubio: “Çdo dollar që shpenzojmë, çdo program që financojmë dhe çdo politikë që ndjekim duhet të justifikohet me përgjigjen për tre pyetje të thjeshta: A e bën Amerikën më të sigurt? A e bën Amerikën më të fortë? A e bën Amerikën më të begatë?”
Ju faleminderit, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun.
Tashmë, do të mbetet për t'u parë nëse për drejtësinë e re do të ketë një rikthim të mbështetjes nga Amerika. Vendimi i Trumpit kërkon që për 90 ditë të ketë një shqyrtim se ku shkojnë fondet dhe nëse dilet në përfundimin se përputhen me vlerat dhe qëllimet e SHBA-ve, do të vazhdojnë që të shpërndahen. Ky mund të jetë edhe rasti i institucioneve të reja të drejtësisë./ZËRI
"SPAK, GJKKO dhe ministritë"/ Ambasada Amerikane u çon njoftim gjithë institucioneve shqiptare: E vendosi Trump, ndërpritet mbështetja dhe fondet!

TIRANË- Nuk është mbushur java nga lëshimi i urdhërit të Trump dhe Ambasada Amerikane në Shqipëri ka marrë të gjitha masat për të bazuar porosinë e të parit të shtetit! Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve shqiptare duke i lajmëruar se do t'u ndërpritet menjëherë mbështetja dhe fondet. Të paktën deri në një moment të dytë! Sipas dokumentit, të cilin "Albanian Post" e disponon, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraqet qëndrimin e saj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe dëshiron të informojë Qeverinë e Republikës së Shqipërisë për qëllimin e Urdhrit Ekzekutiv të Qeverisë së SHBA-ve.
LISTA E INSTITUCIONEVE:
Ky shërben si njoftim zyrtar për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon që ky njoftim të ndahet me të gjitha Ministritë, institucionet dhe entitetet e tjera qeveritare përkatëse që bashkëpunojnë përmes programeve ekzistuese të ndihmës së huaj të SHBA-ve, duke përfshirë:
Ministria e Financave, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare
Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë dhe Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ministria e Drejtësisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve
Ministria e Mbrojtjes
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX)
Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit
Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Parlamenti, duke përfshirë komisionet e tij
Këshilli i Lartë Gjyqësor
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
Gjykata Kushtetuese
Gjykata e Lartë
Të gjitha gjykatat, përfshirë gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë
Struktura e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit
Gjykata e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm
Inspektori i Lartë i Drejtësisë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Dhoma e Posaçme e Apelimit
Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK)
Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI)
Ministria e Shtetit dhe Zyra e Kryenegociatorit
Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)
Të gjitha pushtetet lokale
Por rastësia ka çuar sot edhe kryeministrin Edi Rama që t'i përmendtte Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në takimin e zhvilluar sot, i cili mund të jetë zhvilluar edhe më parë, Rama mori pjesë në lidhjen e bashkëpunimit mes shkollës “Harry Fultz” me Institutin e Teknologjisë Rochester, një ndër universitetet më të mira në SHBA. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama falënderoi Fondacionin Shqiptaro-Amerikan mbështetës i disa projekteve për një arsimin cilësor në vendin tonë.
“Nuk është bërë shumë publike se çfarë bën fondi Shqiptaro-amerikan për teknologjinë. Tek Piramida ka një praktikë të jashtëzakonshme të futjes së fëmijëve në teknologji. Bordi i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan mendoi që t’i ofrojë studimet e larta në Shqipëri. 80 mijë dollarë viti në SHBA. Ajo që po bëjmë me fondin amerikan për zhvillimin të krijojmë suport me bursa, me kosto që të jenë të përballueshme. Po mundohemi të gjejmë burse sidomos për ata që vijnë nga Harry Fultz. Është bërë zakon të falënderohet Ambasada Amerikane dhe kur nuk është prezentë kështu që sot është prezente. Falënderoj shumë përfaqësuesen dhe është e dyta ditë rresht që ne takohemi dhe flasim për dy realitete të reja akademike dhe profesionale që lidhen me Shtetet e Bashkuara,"-tha Rama.
Ndoshta edhe pa e ditur "notën diplomatike" që u shpërnda sot edhe në media. Dokumenti mban datën e sotme, ndaj ka gjasa që kreu i qeverisë ka falenderuar Ambasadën Amerikane, por pa e ditur që këto ndoshta do të jenë investimet e fundit që vijnë nga Uashingtoni.
Megjithatë vendimi nuk ishte i papritur pasi vetëm pak ditë më parë, ZËRI publikoi një lajm, ku demokratja Edith Harxhi dhe analisti Baton Haxhiu flisnin për bllokimin e fondeve nga SHBA, duke shtuar se fondet do të ndërpriteshin edhe për SPAK. Vetëm pak ditë më pas, lajmi u konfirmua nga Ambasada Amerikane.