Atentati në Rinas/ E bërë "shoshë" nga plumbat, mjeti i "shënjestrës" merret për ekspertizë (VIDEO)
TIRANË- Automjeti tip "Benz", me të cilin udhëtonte viktima e atentatit në Rinas, Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe miku i tij shofer, Muçi Shaljani alias Sheqeri, është hequr nga vendngjarja në orët e mbrëmjes së të martës. "Benz"-i që ishte shënjestër e autorëve dhe me të cilën lëviznin Dani dhe Shaljani, u mor nga ekspertët ku do t’i kryhet ekspertiza ligjore. Ndërsa, edhe pse tashmë disa orës pas ngjarjes, aksi vijon të jetë ende i bllokuar.
Ndërkohë, në makinën e autorëve që u gjet e shkrumbuar në një përrua pranë aksit Fushë-Krujë – Krujë, midis fshatrave Halil dhe Zallë, i gjetën tre armë tip kallashnikov dhe një pistoletë. Armë të cilat, mendohet se janë përdorur në ngjarje nga autorët dhe janë dërguar për ekspertizë.
Automjeti me targa AB 099UO, ka rezultuar në pronësi të Elvis Kosovës. Burime për mediat bëjnë me dije se automjeti me të cilin po udhëtonin Gilmando Dani dhe Muçi Sheqeri alias Shaljani rezulton të jetë në pronësi të Elvis Kosovës, një emër jo i panjohur për Policinë. Automjet tip 'Benz' rezulton në pronësi të Elvis Kosovës i njohur si 'Visi i garave'. Ky i fundit një person jo pak i njohur për autoritetet. Në gusht të 2025 Elvis Kosovës i vendosën tritol në biznesin e makinave, ku si pasojë u dëmtuan 4 makina të parkuara./ZËRI
"Blindohet" fshati Halil në Krujë! E shkrumbuar plotësisht, dalin pamjet makinës së autorëve
KRUJË- Kjo është makina e atentatorëve të ngjarjes së ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë miku i Emiljano Shullazit dhe u plagos një tjetër. Automjeti u dogj në fshatin Halilaj të Fushë Krujës, pak kilometra larg vendit të krimit. Siç shikohet nga pamjet, makina është shkrumbuar plotësisht. Policia nuk ndërhyri menjëherë në mjetin e djegur, pasi brenda tij kishte edhe katër armë.
Automjeti ti "Toyota" me targa greke, u gjet pak minuta pas atentatit, në një përrua, pranë aksit Fushë Krujë-Krujë, mes fshatrave Halil dhe Zall. Autorët, pasi kanë kryer atentatin, duke vrarë Gilmando Danin, dogjën makinën në periferinë e Krujës.
Në një reagim, Policia e Krujës dhe detaje rreth makinës së gjetur të shkrumbuar plotësisht, ndërsa bënë me dije se armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore. Ndërkohë, forca të shumta policia ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën për kapjen e autorëve./ZËRI
Detaje nga atentati/ Autorët u siguruan që Dani të vdiste, pas breshërisë drejt "Benz"-it, njëri i maskuar zbriti dhe...
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga atentati ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani i njohur edhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, i cili ishte edhe objektiv i atentatit, mbeti i vdekur në vend. Ndërsa miku i tij, Shaljani, i cili prej 3 mujash shërbente si agjent i AMP-së, po drejtonte mjetin dhe ka marrë plumba në kokë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dinamika e ngjarjes: 47-vjeçari Gilmando Dani sapo kishte mbërritur me mikun e tij në Shqipëri nga Barcelona, Spanjë. Të dy ishin nisur me avion drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kishin lënë makinën të parkuar në aeroport, ndërsa u kthyen nga Barcelona këtë të martë. Sipas burimeve për mediat, avioni me të cilin udhëtonte Dani zbriti në tokën shqiptare në orën 13:55, rreth 35 minuta para orarit të planifikuar. Atentati ka ndodhur 25 minuta më pas, rreth orës 14:20 në rrethrrotullimin e Rinasi. Dani ishte pritur në aeroport nga miku i tij, 40-vjeçari Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë sulmit me armë zjarri dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën.
Nga hetimet paraprake është zbuluar se autorët e kanë pritur para aeroportit dhe kanë lëvizur të dy makinat paralel me njëra-tjetrën. Aty nga makina tip "Toyota" me targa greke, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash mjeti “Benz”, i cili eci për disa metra dhe ndaloi nga të shtënat. Mësohet se autorët kanë qëlluar në anën e pasagjerit, ku ndodhej i ulur Dani. Plumbat e kanë bërë shoshë mjetin, duke depërtuar të shoferi dhe përtej, deri të bizneset që ndodht në zonë.
Sipas dëshmitarëve, të shtënat kanë vijuar për mbi 30 sekonda, nga ku është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve të rastit që kanë qenë rreth bizneseve në këtë zonë, bar-kafe dhe lokale.
Në atë moment, një nga autorët, me kapele dhe i maskuar, del nga makina dhe afrohet duke qëlluar disa herë me pistoletë, duke u siguruar që shënjestra ka ndërruar jetë. Më pas, kthehet në makinë dhe largohen. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, autorët janë larguar me shpejtësi drejt Fushë-Krujës. Ata kanë ndaluar në fshatin Halil, ku kanë djegur automjetin që përdorën në atentat, në një zonë të pyllëzuar që ndodhet vetëm 3 minuta larg qendrës së qytetit dhe rajonit të Policisë së Fushë Krujës.
Pas konstatimit të një automjeti të djegur në fshatin Halil të Fushë-Krujës, menjëherë pas atentatit në Rinas, policia ka gjetur 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në ngjarje. Sipas burimeve, mjeti është përfshirë plotësisht nga flakët dhe dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e atentatit të ndodhur në rrethrrotullimin që të çon drejt terminalit të pasagjerëve në Rinas.
Burime për mediat bëjnë me dije se automjeti me të cilin po udhëtonin Gilmando Dani dhe Muçi Sheqeri alias Shaljani rezulton të jetë në pronësi të Elvis Kosovës, një emër jo i panjohur për Policinë. Automjet tip 'Benz' rezulton në pronësi të Elvis Kosovës i njohur si 'Visi i garave'. Ky i fundit një person jo pak i njohur për autoritetet. Në gusht të 2025 Elvis Kosovës i vendosën tritol në biznesin e makinave, ku si pasojë u dëmtuan 4 makina të parkuara.
Deri në këto momente, nuk ka asnjë emër të dyshuar si autorë të ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor ende nuk ka zbardhur plotësisht ngjarjen, por po punohet për identifikimin e autorëve apo intenerarin që ato kanë ndjekur, si dhe të personave të mundshëm që kanë qenë në rolin e vëzhguesve./ZËRI
U përdor në atentat/ Makina e djegur 3 minuta larg qendrës së qytetit, policia: U gjetën 4 armë zjarri në mjet
KRUJË- Një automjet i djegur u gjet pak minuta pas atentatit në Rinas, ndërsa dyshohet se u përket autorëve. Gjatë kontrollit në zonë, në fshatin Halil, u gjet një automjet tip “Toyota”, ku në të janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje. Policia e Krujës bën me dije se armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.
Mësohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes, por nuk i është afruar makinës që vijon të digjet. Kjo pasi hetuesit dyshojnë se brenda saj ndodhen armë dhe municione të cilat mund të shpërthejnë nga flakët.
Njoftimi:
Krujë/ Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.
Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.
Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Makina e djegur tip "Toyota" është gjetur në fshatin Halil të Fushë-Krujës. Sipas informacioneve dyshohet se ajo është makina e autorëve të atentatit në Rinas, ku si pasojë ka mbetur i vdekur Gilmando Danin, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Gilmando Dani humbi jetën dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri), ky u fundit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet se pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa pak minuta më vonë është raportuar për makinën që po digjej në fshatin Halil. Mdërsa, shqetësues është fakti se si arritën autorët të lëvizin të pashqetësuar nga Rinasi në drejtim të Fushë Krujës, duke kaluar edhe disa postblloqe policie, për të djegur më pas mjetin në një zonë të thellë dhe të fshehur, vetëm 3 minuta larg qendrës së qytetit dhe rajonit të Policisë së Fushë Krujës./ZËRI
Terror në Rinas: Të shtënat vijuan mbi 30 sekonda, plumbat depërtuan në biznese (VIDEO)
TIRANË- Atentati ku mbeti i vrarë bashkëpunëtori i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri), ka rrezikuar të gjithë zonën përrreth dhe qytetarët. Sipas dëshmitarëve, të shtënat kanë vijuar për mbi 30 sekonda, nga ku është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve të rastit që kanë qenë rreth bizneseve në këtë zonë, bar-kafe dhe lokale.
Breshëria e plumbave që u shkarkua në drejtim të "Benz"-it të bardhë ku udhëtonte viktima dhe i plagosur, ka prekur edhe xhamat e një hoteli fare pranë vendit ku ka ndodhur atentati, në rrethrrotullimin e Rinasit. Kryesisht plumbatkanë depërtuar deri brenda hollit të hotelit, duke dëmtuar fasadën e biznesit.
Grupi hetimor ende nuk ka zbardhur plotësisht ngjarjen, por po punohet për identifikimin e autorëve apo intenerarin që ato kanë ndjekur, si dhe të personave të mundshëm që kanë qenë në rolin e vëzhguesve.
Muçi Shaljani drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz” kur drejt tyre u hap zjarr pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani 47-vjeç. Ky i fundit nuk i mbijetoi dot plagëve të marra./ZËRI
Gilmando Dani erdhi sot nga Barcelona, sapo hipi në 'Benzin' luksoz, autorët "e pritën" me breshëri plumbash
TIRANË- Gilmando Dani, i cilësuar si mik i Emiljano Shullazit dhe krahu i djathtë i tij në veprimtarinë kriminale, mbeti viktimë e atentatit në Rinas, teksa burime bëjnë me dije se ai sapo ishte kthyer nga Barcelona. Dani kishte arritur në Rinas në orën 13:55, rreth 35 minuta para orarit të planifikuar, ndërsa atentati ka ndodhur vetëm pak minuta pas mbërritjes së Danit në Rinas.
Atë e priste një makinë tip “Benz” dhe Dani ka hipur në të si pasagjer. Në dalje të aeroportit, Danit i është bërë pritë dhe si pasojë e të shtënave ai ka mbetur i vdekur në vend. Shoferi i mjetit, Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili do ta shoqëronte me makinë, ka mbetur i plagosur rëndë dhe akualisht ndodhet te Trauma në Tiranë.
Mësohet se mjeti luksoz tip "Benz" nuk ishte në pronësi të të plagosurit Muçi Shaljani, por i shtetasit Ervis Kosova. Ky i fundit një person jo pak i njohur për autoritetet. Në gusht të 2025 Elvis Kosovës i vendosën tritol në biznesin e makinave, ku si pasojë u dëmtuan 4 makina të parkuara.
Autorët kanë qëlluar disa herë teksa plumbat kanë prekur edhe xhamat e fasadës së një hoteli aty afër duke rrezikuar jetën e qytetarëve të thjeshtë që kalonin në zonë. Pas ngjarjes në fshatin Halil të Krujës u gjet një makinë e djegur që dyshohet e autorëve./ZËRI
Atentati me një viktimë në Rinas, digjet një makinë në Krujë, dyshohet se i përket autorëve
TIRANË- Një makinë e djegur është gjetur në fshatin Halil të Fushë-Krujës. Sipas informacioneve dyshohet se ajo është makina e autorëve të atentatit në Rinas, ku si pasojë ka mbetur i vdekur Gilmando Danin, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Gilmando Dani humbi jetën dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri), ky u fundi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet se pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa pak minuta më vonë është raportuar për makinën që po digjej në fshatin Halil. Aktualisht, forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetime në vendin ku u gjet mjeti i djegur, me qëllim identifikimin e pronësisë së tij dhe mbledhjen e provave që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar nëse mjeti i djegur është përdorur nga autorët e atentatit dhe për të rindërtuar itinerarin e tyre pas krimit.
Mbeti i plagosur në atentatin e Rinasit, 40-vjeçari punonjës i AMP dhe pronar i hotelit "RAMEL" (EMRI-FOTO)
TIRANË- Muçi Shaljani (Sheqeri) 40-vjeç mbeti i plagosur rëndë në atentatit që ndodhi pasditen e së martës pranë rrethrrotullimit të Rinasit. Ai ndodhej në një automjet të bardhë tip “Benz”, së bashku me Gilmando Danin, ku ky i fundit nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Mësohet se Shaljani është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë një plumb në kokë.
Burime për mediat bëjnë me dije se ka dyshime që personi i plagosur, i cili në momentin e atentatit ka qenë në timonin e mjetit të blinduar është një punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Që prej shtatorit Shaljani ishte emëruar si agjent në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore (AMP), nga Artjol Saliasi. Gjithashtu, 40-vjeçari rezuton se është biznesmen. Shaljani është pronari i hotelit "Ramel" në qendër të Tiranës.
Shaljani drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz” kur drejt tyre u hap zjarr pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani 47-vjeç. Ky i fundit nuk i mbijetoi dot plagëve të marra./ZËRI
Vrasja e Gilmando Danit në Rinas, policia njoftim zyrtar: I plagosuri në gjendje të rëndë
TIRANË- Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me atentatin mafioz në Rinas, mesditën e sotme, rreth orës 14:20. Si pasojë e të shtënave ka metur i vrarë Gilmando Dani, bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit, ndërsa i plagosur ka mbetur Muçi Shaljani (Sheqeri). Ky fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë, blutë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.
Njoftimi:
Rinas/Informacion paraprak
Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ekzekutimi i mikut të Shullazit! Makina ku udhëtonte Dani në pronësi të Elvis Kosovës, në gusht iu vu tritoli
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i Gilmando Danit, i njohur si mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit. Dani ndodhej në një automjet tip 'Benz' të bardhë bashkë me një tjetër person me mbiemrin Muça, që ka mbetur i plagosur pranë Rinasit, ku ra pre e breshërisë së plumbave.
Automjet tip 'Benz' rezulton në pronësi të Elvis Kosovës i njohur si 'Visi i garave'. Ky i fundit një person jo pak i njohur për autoritetet. Në gusht të 2025 Elvis Kosovës i vendosën tritol në biznesin e makinave, ku si pasojë u dëmtuan 4 makina të parkuara.
Aakohe 'Visi i Garave' deklaronte se nuk kishte asnjë problem me njeri dhe nuk dyshonte te asnjë person. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se Elvis Kosova është pronari i ‘Mel Construction’, që ka për objekt të aktivitetit të tij, shitjen dhe blerjen e pjesëve të ndryshme për makina. 39-vjeçari është emër i njohur për Policinë.
I njohur ndryshe si "Visi i garave", apo "Visi i makinave të shpejta", ai u vendos në pranga në gusht të vitit 2024 së bashku me një shtetas turk, pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi, për përvetësimin e një mjeti audi luksoz, me vlerë rreth 200 mijë euro, të cilin e kishin marrë me qera në Gjermani./ZËRI
PROFIL/ U ekzekutua sot në Rinas, kush është Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit që u dënua për gjobëvënie
TIRANË- Gilmando Dani ka mbetur viktimë e atentatit paraditen e sitme pranë Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas. Sipas burimeve mësohet se viktima ka qenë duke lëvizur në një makinë të bardhë. Disa kalimtarë të rastit, por edhe policë kanë shkuar në ndihmë për të hapur mjetin. Ndërkohë, si pasojë e të shtënave i plagosur ka mbetur Muçi Shaljani (Sheqeri).
Dani është një emër i njohur për autoritetet, pasi njihet si një ndër anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit. 47-vjeçari Gilmando Dani është konsideruar gjithnjë si person i rrezikshëm për shkak të ekspozimit të tij të shpeshtë në episode të përbashkëta me Emiljano Shullazin. Mësohet se ndaj Danit është bërë atentat dhe dy herë më parë, por mbeti i plagosur. Ngjarjet ndodhën në vitet 2011 dhe në 2015.
Mësohet se ai është liruar nga burgu më 6 tetor të vitit 2024, pasi kreu 3/4 e dënimit për gjobëvënie.
Kush është Gilmando Dani dhe e tij me bandën "Shullazi"
Në gusht të 2009, banesa e Gilmando Danit u kontrollua pas vrasjes së katër efektivave të policisë në Durrës nga Dritan Dajti. Kontrolli në banesën e Gilmando Danit u bë nën dyshimet se ai mund të kishte qenë në Durrës atë ditë, por më pas policia sqaroi se 33-vjeçari ka qenë në Tiranë, edhe pse nuk ishte gjetur në banesë në momentin e kontrollit. Në kuadër të hetimit për masakrën në Durrës, Prokuroria e Krimeve të Rënda i bllokoi pasaportën për disa ditë Gilmando Danit. Po kështu, më 23 prill 2011, gjatë fushatës elektorale, Gilmando Dani u shoqërua në Policinë e Tiranës pasi ndodhej në vendin e ngjarjes ku Emiljano Shullazi pengoi një miting të Partisë Socialiste në Njësinë Bashkiake Nr. 7 në kryeqytet. Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, kërkoi ndërhyrjen e policisë, e cila ndaloi Shullazin dhe shoqëroi Gilmando Danin.
Megjithatë, precedenti i parë zyrtar i Gilmando Danit daton më 11 shkurt 2006, kur ai ra në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për shkak të dënimit në mungesë të dhënë ndaj tij me një vit burg për akuzat “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “kanosje në bashkëpunim”.
Emiljano Shullazi dhe banda e tij, ku bënte pjesë edhe Gilmando Dani, janë akuzuar për kërcënim dhe gjobvënie ndaj biznesmeni Ylvi Beqja. Shullazi u arrestua në 2016 bashkë me kushëririn Blerim Shullazi, Gilmando Danin, Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën për zhvatjen e pasurisë dhe kërcënimin e biznesmenit. Përmes shantazheve dhe kërcënimeve, grupi arriti që t'i merrte biznesmenit Beqja 5 herë çeqe bankare dhe 20% të ish-hotelit "Vollga" në Durrës. Përballja mes tyre ka ngjallur një debat të ashpësh brenda sallës së gjyqit, ku Beqja ka pohuar para togave të zeza se Shullazi dhe grupi i tij e kishin kërcënuar me armë.
Grupi i Shullazit janë të përfshirë po ashtu edhe në vitin 2019 për dhunim dhe kanosje me armë zjarri të bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani. Grupi i Emiljano Shullazit kishte kërkuar vazhdimisht, 12 herë që gjyqtarja të tërhiqej nga dosja e tyre, por kjo e fundit nuk kishte pranuar duke dashur ti shkojë deri në fund gjykimit. Sipas SPAK, në ngjarjen e rëndë, Emiljano Shullazi ka pasur rolin e porositësit të dhunës, ndërsa zbatues të urdhrit kanë qenë Fabio Zyberaj (Ballabani) dhe një person tjetër i paidentifkuar. Saida Dollani u largua nga procesi gjyqësor i Shullazit, ndërsa për rastin e kërcënimit nisën hetimet, por 10 muaj më pas prokurorja Ida Ahmetlli kërkoi pushimin e hetimeve, ndërsa gjykata e kundërshtoi duke e rikthyer për vijimin e hetimeve në 2020.
Në dhjetor të vitit 2021, Shullazi dhe 4 pjesëtarë të grupit të tij, mes tyre Gilmando Dani, u dënuan me 55 vite burg në total për gjobëvënie nga Gjykata e Apelit. Dani mori personalisht 12 vite heqje lirie.
Atentati u regjistrua mesidtën e sotme, ku raportohet se është qëlluar në drejtim të një mjeti tip “Benz” në të cilin udhëtonin të paktën dy persona. Autorët janë larguar me një makinë tip Toyota Yaris dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u drejtuar në zonën e Fushë-Krujës. Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe në disa akse të qarkullimit, ndërsa po kontrollohen rrugët dytësore dhe fshatrat përreth për të bërë të mundur kapjen e autorëve./ZËRI
PAMJET e rënda! Shkelma dhe leva xhamit, momenti kur policia tenton të nxjerrë të plagosurin nga makina në Rinas
TIRANË-ZËRI ka siguruar pamjet nga atentati mafioz i ndodhur në Rinas, ku raportohet për një viktimë dhe një të plagosur. Në pamjet e siguruara shihet momenti kur Policët tentojnë të nxjerrin nga mjeti tip 'Benz' të plagosurin, duke thyer xhamin e automjetit me levë.
Raportohet se është qëlluar në drejtim të një mjeti tip “Benz” në të cilin udhëtonin të paktën dy persona. Autorët janë larguar me një makinë tip Toyota Yaris dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u drejtuar në zonën e Fushë-Krujës. Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe në disa akse të qarkullimit, ndërsa po kontrollohen rrugët dytësore dhe fshatrat përreth për të bërë të mundur kapjen e autorëve./ZËRI
DETAJE nga vrasja në Rinas! Autorët qëlluan drejt një Benzi të bardhë, vetë u larguan me Toyota Yaris
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Rinas, ku dy persona dyshohet të jenë vrarë dhe një i tretë ka mbetur i plagosur. Raportohet se është qëlluar në drejtim të një mjeti tip “Benz” në të cilin udhëtonin të paktën dy persona. Autorët janë larguar me një makinë tip Toyota Yaris.
Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u drejtuar në zonën e Fushë-Krujës. Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe në disa akse të qarkullimit, ndërsa po kontrollohen rrugët dytësore dhe fshatrat përreth për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Nga dinamika e ngjarjes dhe mënyra e ekzekutimit, dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat me prapavijë mafioze, ndoshta në vazhdën e konflikteve të mëparshme mes grupeve kriminale që veprojnë në zonën e Fushë-Krujës dhe Tiranës./ZËRI
Atentat pranë Rinasit! Një viktimë dhe një i plagosur! Breshëri plumbash mes dy mjeteve
TIRANE- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar paraditen e sotme pranë Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, duke shkaktuar panik tek qytetarët dhe udhëtarët që ndodheshin në zonë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në dalje të aeroportit, në aksin që lidh Rinasin me Fushë-Krujën, ku është qëlluar në drejtim të një mjeti tip “Benz” në të cilin udhëtonin të paktën dy persona. Autorët janë larguar me një makinë tip Toyota Yaris.
Sipas burimeve për ZËRI, nga breshëritë e armëve ka mbetur i vrarë një person, ndërsa një tjetër është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u drejtuar në zonën e Fushë-Krujës. Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe në disa akse të qarkullimit, ndërsa po kontrollohen rrugët dytësore dhe fshatrat përreth për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Nga dinamika e ngjarjes dhe mënyra e ekzekutimit, dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat me prapavijë mafioze, ndoshta në vazhdën e konflikteve të mëparshme mes grupeve kriminale që veprojnë në zonën e Fushë-Krujës dhe Tiranës. Policia e Shtetit dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin e viktimave dhe sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë të instaluara në perimetrin e aeroportit dhe përgjatë rrugës kryesore, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes./ZËRI