Mospezullimi për 7 funksione! Rama: Ligji do të votohet pasi Kuvendi të shprehet për imunitetin e Ballukut
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku u prezantua nisma që prek kodin e procedurës penale për mbrojtje të 7 institucioneve nga pezullimi i detyrës, tha se mandati i Belinda Ballukut do të trajtohet me përgjegjësi nga shumica qeverisëse.
Kryeministri Edi Rama sqaroi se ndryshimi i nenit do të votohet në Kuvend, pasi ky i fundit të jetë shprehur për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, masë e kërkuar nga SPAK. Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për çështjen e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe hapjen e rrugës për arrestimin e saj, pritet të mblidhet këtë javë.
Edi Rama: Duke e mbyllur dua të them që nisma thjesht dhe vetëm adreson një…juristët e quajnë boshllëk, unë them një problem që nuk duhet të shfaqet më. Nuk duhet ti shkojë në mend askujt që me fuqinë e prokurorit dhe verbërinë e gjykatësit të marrë peng një funksion kushtetues. Ndërsa rasti konkret është një proces në Kuvendin e Shqipërisë dhe do trajtohet me përgjegjësinë që ne kemi si shumicë qeverisëse. Kush i lidh këto të dyja edhe në aspektin kohor, nëse nuk gaboj në llogarinë e kohës, parlamenti do të shprehet më para për imunitetin dhe më pas do të kojë në votë ky ndryshim. Kështu që nuk ka lidhje me rastin konkret.
Në nenin që aktualisht nuk lejon pezullimin nga detyra vetëm të deputetit apo kryebashkiakut do të shtohen edhe Presidenti, Kryeministri, zv.kryeministri, ministrat, Avokati i Popullit, Kreu i KLSH-së dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Neni 242-Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”.
Ndryshimi i nenit 242
“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, zv.kryeministri, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”.
Rama: Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, jam unë që nuk e ka pranuar
TIRANË-Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë Belinda Balluku ia ka dorëzuar plot tre herë dorëheqjen deri më tani, por ka qenë ai që ka refuzuar.
Rama tha se nuk do ta pranojë dorëheqjen “deri kur të plotësohen kushtet”, ndërsa theksoi “s’e nuk e përcakton dot as prokurori, as gjykatësi i seancës paraprake, as media dhe as gjyqi popullor.”
Rama: Sa i përket rastit konkret, ky është një tjetër proces. Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Tre herë. Një herë kur iu ngrit akuza. Një herë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë kur Gjykata nuk mori vendim. Kam qenë unë që ia kam refuzuar dorëheqjen. Sepse dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vetë dhe është futur në territorin e pushtetit ekzekutiv nuk ka. I jam falënderues për faktin që nuk ka persistuar, por ka vazhduar të marrë gjithë atë baltë në fytyrë, sepse unë nuk e pranoj dorëheqjen deri sa të plotësohen kushtet. Dhe kur plotësohen kushtet nuk e përcakton dot as prokurori, as gjykatësi i seancës paraprake, as media dhe as gjyqi popullor.
"Pezullohen njerëzit si simite"! Rama: Unë nuk pajtohem, pse vetëm drejtësia qënka e pavarur...
TIRANË-Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku u prezantuan ndryshimet për pezullimin e zyrtarëve të lartë, u shpreh se nisma nuk synon cënimin e të drejtave dhe pavarësisë së gjyqësorit. Sa i përket qëndrimit të Gjykatës Kushtetuse e cila u nda 4 me 4 nëse duhet të merret ose jo autorizim nga Kuvendi para se të pezullohet me vendim gjykate një anëtare qeverie, Rama thkesoi se nuk ka prokuror e gjykatës që ve në dyshim vendimet sovrane të qeverisë.
Edi Rama: Vijmë te mosvendimi. Çdonjëra nga ato figura që u përmendën të mos jenë vulnerabël. Ne këtë nuk mund ta lejojmë. Kjo s’ka lidhje fare me asnjë cënim të të drejtave që i jep pushteti, pas 100 vitesh. Vazhdojmë ta garantojmë ne deri sa të bëhet një garanci e pakthyeshme nga askush. Duhet të ketë ndarje tjetër që e vërej me keqardhje. Nuk ekziston në mendjen e gjithkujt. Pse vetëm pushteti gjyqësor është i pavarur, të tjerët janë të varur? Jo! Kushtetuta e thotë qartë, janë 3 pushtete. Ne jemi të pavarur për të marrë vendime. Vendimet tona janë sovrane dhe nuk ka prokurorë dhe gjykatës që t’i vënë në dyshime. Vendimet për pezullime sikur njerëzit të ishin simite. Kjo histori e goditjes së burimeve njerëzore, bazuar në dyshim të arsyeshëm është një histori që nuk pajtohem dhe nuk mund dhe nuk do pajtohemi sepse cënohet pikërisht ajo që thashë, territori i pavarësisë kushtetuese i pushtetit ekzekutiv dhe territori i të drejtave dhe lirive i njerëzve që duhet të qeverisin dhe administrojnë punët e këtij vendi.
Pezullimi i Ballukut/ Rama: U hodhën 100 veta pas një budallai që hodhi një gur në lumë, stopohet puna e një ministrie
TIRANË-Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e grupit të PS-së ku u propozua nisma ligjore për ndryshime në ligj sa i përket pezullimit të zyrtarëve të lartë, referuar çështjes Balluku, deklaroi se gjyqtarët kanë sipas tij boshllëk në tru, që si dhanë drejtim kësaj situate. Rama theksoi se pezullimi me vendim të GJKKO-së, nuk cenon personin por individin.
Edi Rama: Boshllëku ndodhet në trutë e atyre që nuk i dhanë drejtim bazuar në frymën e Kushtetutës dhe modelin e ndarjes së pushteteve në të gjithë planetin. Natyrisht kur them boshllëku kam parasysh jo persona të veçantë por kulturën e dobët demokratike dhe të shtetit ligjor që ka Shqipëria për shkak të traditës. Ai që e bën të pa pranueshëm pezullimin nga një prokurori dhe gjykatës në një seancë paraprake pa nisur ende gjyqi për një anëtar të kabinetit qeveritar, është fakti që pezullimi nuk cënon personin. Pezullimi cënon funksionin. Funksioni që solli në vëmendjen tuaj kreu i Komisionit të Ligjeve si pjesë e këtij grupi nismëtar për ndryshim. Janë funksione që nuk zbatohen dot pa personin. Nuk pezullohet vetëm vajtja në punë e një individi, por puna e institucionit. Ajo ministri nuk ka më kapacitet të propozojë asgjë në Këshillin e Ministrave. Kaq duhet të mjaftonte për të mbyllur një debat absurd dhe të mos hidheshin 100 vetë pas një budallai që hodhi një gurë në lumë.
'Balluku'-Ndryshimi i Ligjiti! Manja: Pezullimi të mos prekë Presidentin, Kyeministrin, zv/kryeministrin, ministrat...
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar, ku po prezantohen edhe ndryshimet e propozuara ligjore, përmes së cilave synohet që të mos lejohen më gjykatat të pezullojnë nga detyra ministrat, apo postet e tjera. Ndryshimet ligjore të cilat u prezantuan nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja mbajnë firmën e Edi Ramës. Në nenin që aktualisht nuk lejon pezullimin nga detyra vetëm të deputetit apo kryebashkiakut do të shtohen edhe Presidenti, Kryeministri, zv.kryeministri, ministrat, Avokati i Popullit, Kreu i KLSH-së dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
View this post on Instagram
Ulsi Manja: Ndryshim nenit 242 të procedurës penale. Më lejoni të bëj një prezantim te nismës. Cfarë propozojmë ne konkretisht. Ky nen ka të bëj me masat ndaluese. Në pikën 1 te këtij neni sqarohen masat ndalues, pezullimi nga detyra, që është një masë gjyqësore që garanton hetimin dhe ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë së caktuar që lidhet me atë që shqyrton gjykata. Nuk jemi te e dyta por te pezullimi. Në pikën 1 të këtij neni thuhet, masa e pezullimit nga detyra nuk shtrihet në ligjin elektoral dhe referuar Kodit Zgjedhor, dhe sipas Kodit zgjidhen zgjidhen anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe deputetët. Ne propozojmë që në pikën 2 të shtohet dhe rrethi i subjekteve që nuk mund të pezullohen nga detyra. Ne propozojmë që në pikën dy të shtohet rrethi i subjekteve, Presidenti, Avokati i Popullit, Kyeministri zv/kryeministri, ministrat, kreut të KLSH dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Jemi referuar strikt Kushtetutës, këta janë institucione që burojnë nga Kushtetuta dhe përbëjnë shtyllat kryesore të shtetit. Janë themelet e shtetit demokratik. Qëllimi ndërhyrës është garantimi i funksionimit normal dhe pandërprerë dhe kushtetues të institucioneve duke ruajtur kompetencat e prokurorisë dhe gjykatave. Ndryshimi nuk synon të kufizojë juridiksionin penal dhe as te krijojë paprekshmëri individuale, për të vendosë balancë ndërmjet ushtrimit të funksioneve kushtetuese.
Çfarë thotë neni 242-Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral.
Ndërhyrja u paralajmërua nga kryeministri lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku në unanim 8 gjyqtarët u shprehën se imuniteti i ministrit nuk përfshin pezullimin. Gjykata Kushtetuese nuk konsideroi faktin që një ministër ka imunitet njësoj si deputeti dhe nuk mund të pezullohet. Në unanim 8 gjyqtarët u shprehën se ministri nuk hyn në kategorinë e personave të zgjedhur, siç janë deputetët dhe imuniteti i ministrit nuk përfshin pezullimin. Pra, ministrat kanë imunitet si deputetët, por nuk i mbron nga pezullimi nga detyra nëse janë nën hetim.
Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. Ndërkohë, Balluku është vënë në hetim edhe për të 7 lotet e Unazës së Madhe, një projekt për të cilin janë prokuruar 45.9 miliardë lekë (450 milion euro)./ZËRI
Pezullimi i Ballukut! Rama dorëzon sot ndryshimet në ligj
TIRANË-Sot kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar, bashkë me Taulant Ballën dhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjën do të dorëzojë nismën për ndryshimet ligjore që lidhen me kompetencat e gjyqësorit, pas vendimit për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
ZËRI paralajmëroi më herët se ndërhyrja ligjore do të kërkohet për nenin 242, paragrafi 2, të Kodit të Procedurës Penale, i cili u garanton imunitetin të zgjedhurve. Raportohet se masa e pezullimit do të shtrihet edhe tek anëtarët e qeverisë, Presidenti dhe funksionarë të tjerë të nivelit të lartë. Nëse në nenin aktual thuhet që masa e pezullimit nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, në nenin që do të propozohet parashikohet që masa e pezullimit të mos zbatohet as për Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë”.
Ndërhyrja u paralajmërua nga kryeministri lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku në unanim 8 gjyqtarët u shprehën se imuniteti i ministrit nuk përfshin pezullimin. Gjykata Kushtetuese nuk konsideroi faktin që një ministër ka imunitet njësoj si deputeti dhe nuk mund të pezullohet. Në unanim 8 gjyqtarët u shprehën se ministri nuk hyn në kategorinë e personave të zgjedhur, siç janë deputetët dhe imuniteti i ministrit nuk përfshin pezullimin. Pra, ministrat kanë imunitet si deputetët, por nuk i mbron nga pezullimi nga detyra nëse janë nën hetim.
Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. Ndërkohë, Balluku është vënë në hetim edhe për të 7 lotet e Unazës së Madhe, një projekt për të cilin janë prokuruar 45.9 miliardë lekë (450 milion euro).
Nga ana tjetër SPAK ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për autorizim për arrestimin e Ballukut, duke e vendosur çështjen në qendër të debateve juridike dhe politike në vend./ZËRI