Ekzekutimi i Klaudio Prendit, makina e autorëve me targa greke! Agjentët e Policisë inspektojnë "G-në" e viktimës

TIRANË- Mjeti tip "G-Class", pranë të cilit u vra 30-vjeçari Klaudio Prendi është parkuar tashmë pranë Drejtorisë së Policisë, atje ku do t'i nënshtrohet një ekspertize nga grupi hetimor. I riu është qëlluar me armë me silenciator sapo ka dalë nga një lokal në zonën e njohur si Xhamlliku në kryeqytet, ndërsa autorët dogjën mjetin e tyre në Farkë.

Nga automjeti tip 'Audi' i autorëve ka mbetur vetëm targa e greke, mbi të cilën mezi shquhen gërmat dhe numrat 'BKA732".
Brenda makinës nuk janë gjetur armë, të cilat mesa duket autorët janë siguruar që t'i marrin me vete./ZËRI
Mbrëmë i vranë djalin! Kush është ish-gjyqtari Fran Prendi, dha dorëheqjen në 2020, dosjet "e nxehta" që gjykoi

TIRANË- 30-vjeçari Klaudio Prendi u qëllua për vdekje me armë zjarri gjatë mesnatës, teksa po shkonte drejt makinës së tij. Motivi i vrasjes të së riut ende nuk është përcaktuar, por pistat ku po hetohet janë dy. Sipas informacioneve që janë zbuluar deri më tani nga burime jozyrtare mësohet se i riu kishte pasur së fundmi disa sherre me persona të tjerë dhe ishte larguar nga vendi, për t'u rikthyer vetëm pak ditë më parë. Por, po ashtu, po hetohet edhe konfliktet që mund të ketë i ati, Fran Prendi, ish-gjyqtar.

Po kush është Fran Prendi?
Fran Prendi e nisi karrierën në Gjykatën e Pukës në 1995, kur edhe pati emërimin e tij të parë. Në vitin 2006, u transferua në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe për një periudhë shumë të shkurtër kohore ka qenë edhe gjyqtar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organiuzar. Fran Prendi u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë në 3 nëntor të vitit 2020, pas nisjes së procesit të Vettingut. Për shkak të pozicionit si gjyqtar tek Krimet e Rënda, Prendi ka pasur në ngarkim shumë dosje të bujshme; nga dosja 339; grupi i Emiljano Shullazit, dënimi i Salvatore Lettizias, anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015; vrasjen e koleges gjyqtare Fildez Hafizi, e cila u ekzekutua nga i shoqi. Por është edhe gjykatësi që liroi nga burgu Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamajt.
Por kur kishte kaluar në GJKKO, vendosi që të mos i nënshtrohej Vettingut.
“Arsyeja e dorëheqjes ka qenë angazhimi në një aktivitet privat,”- shpjegoi për BIRN asokohe koordinatori për të drejtën e informimit pranë KLGJ-së, Elis Kuçi.
Pas këtij vendimi, Prendit i ndalohej riemërimi në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme./ZËRI
Sa ishte kthyer në Shqipëri, kishte probleme! Kush është Klaudio Prendi, i riu u mbajt nën vëzhgim nga autorët (DINAMIKA)

TIRANË- Klaudio Prendi u ekzekutua mbrëmë në zonën e Xhamllikut në Tiranë. 30-vjeçari kishte shumë pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi jetonte edhe jashtë vendit. Mbrëmë, ndoshta për t'u ritakuar me shoqërinë e tij, zgjedh një lokal në zonën e Xhamllikut, pa e ditur se çdo lëvizje e tij po vëzhgohej nga personat që do i merrnin jetën me breshëri automatiku. Teksa Prendi ishte në lokal, autorët (të cilët dyshohet se ishin 3) erdhën nga zona e Freskut dhe po prisnin jashtë, qetësisht, derisa të dilte personi që po kërkonin. Pak pas mesnate, Klaudio Prendi doli nga lokali dhe po i drejtohej mjetit të tij, por iu pre rruga në mes nga një breshëri plumbash. Miqtë e tij, të cilët mendohet se kanë parë gjithë skenën nga brenda lokalit e dërguan me urgjencë në spital. Por plagët që ai kishte marrë në kokë, gjoks dhe në të gjithë trupin, i morën jetën.
Pasi kryen vrasjen, autorët u larguan drejt Qendrës dhe morën rrugën për në Farkë. Atje dogjën mjetin "Audi A4", me targa të huaja. Nga hetimet e para në mjet nuk është gjetur asnjë armë zjarri, që u përdorur për të kryer krimin. Mesa duket autorët janë kujdesur që t'i marrin me vete për të mos lënë asnjë gjurmë të tyren pas.
Tashmë që Tiranë, Klaudio Prendi u vra! Policia po heton për të zbuluar se kush janë autorët dhe shkaku i vrasjes. Deri më tani raportohet se i riu ka pasur konflikte, madje më 6 maj 2023, ai ka qëlluar me armë zjarri në qytetin e Pukës. Për këtë ngjarje u shpall në kërkim edhe pse kishte qëlluar në ajër nga brenda mjetit të tij, tip "Maserati". Por nuk përjashtohet edhe fakti që Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë në vitin 2020, shumë pak pas nisjes së procesit të vettingut. Ish-gjytari Prendi e nisi karrierën e tij në Gjykatën e Pukës, në vitin 2006 u tranferua në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Për një periurdhë të shkurtër, para se të jepte dorëheqjen, shërbeu edhe si gjyqtar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjatë karrierës së tij, Prendi ka gjykuar dosjen "339", grupin e Emiljano Shullazit dhe vrasjen e Azem Hajdarit duke rishqyrtuar fajësinë e Izet Haxhisë.
Edhe pse i riu raportohet se ka pasur konfliktet e veta, nuk përjashtohet nga hetimet nga karriera e të atit./ZËRI
2 viktima në 5 ditë! Kush është dora që po vret natën në Tiranë?!

TIRANË- Mesnata në Tiranë është kthyer në një "kurth vdekjeje"! Dy atentate mafioze i kanë marrë jetën 2 personave brenda 5 ditëve në kryeqytet. I pari që u ekzekutua ishte biznesmeni Eduart Reçi, i cili u qëllua me një plumb në kokë mesnatën e 13 nëntorit. Banorët e zonës, duke menduar se ishin fishekzjarrët që hidhen rëndom çdo mesnatë nuk e kuptuan që shumë pranë tyre kishte ndodhur një vrasje. Por reaguan vetëm kur panë të shtrirë në tokë 52-vjeçarin. Edhe pse u dërgua në spital, biznesmeni nuk i mbijetoi dot plagës së marrë në kokë.
-
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni Eduart Reçi
14 Nëntor, 15:30
Pa kaluar ende java, mesnatën e djeshme skenari u përsërit! Klaudio Prendi u ekzekutua teksa po futej në mjetin e tij. Autorët e kishin ndjekur prej kohësh dhe e ruajtën derisa doli nga një lokal, ku edhe ndodhej nën shoqërinë e miqve të tij. Teksa po i drejtohej mjetit të tij, u qëllua me breshëri plumbash. 30-vjeçari u dërgua në spital, por nuk u mbijetoi dot plagëve që kishte marrë në kokë dhe në gjoks. Ndryshe nga ngjarja e parë, kësaj here autorët e kanë lënë një gjurmë pas...
Një orë pas ngjarjes është gjetur një makinë e djegur në zonën e Farkës. Ky mjet mendohet se u përket autorëve. Për të dyja ngjarjet, rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende! Për atentatit e parë po shqyrtohen pistat e të shkuarës së biznesmenit, i cili ka qenë drejtor në Shërbimin Informativ të Shtetit, e po ashtu ka pasur edhe konflikte pronësie. Ndërsa Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. Edhe pse i riu mund të ketë pasur përplasjet e tij me persona të tjerë, sërish nuk përjashtohet mundësia që të jetë qëlluar për shkak të punës që ka pasur i ati.
Shumë pak dihet për të dy ngjarjet, por diçka është e sigurtë, një dorë po vret natën, atëherë kur të gjithë flenë./ZËRI
Atentat në Tiranë, ekzekutohet djali i ish-gjyqtarit, autorët djegin makinën në Farkë
FOTOLAJM- Ky është djali i ish-gjyqtarit që u vra në mesnatë në Tiranë

TIRANË- I riu që shihni në foto është Klaudio Prendi, 30-vjeçari që u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme në zonën e Xhamllikut. Prendi u qëllua sapo kishte dalë nga një lokal dhe po shkonte drejt mjetit të tij. Ai është dërguar i plagosur në spital, por nuk ka mundur që t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë vetëm pak pasi ka mbërritur.


Viktima është djali i ish-gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme, Fran Prendi. Ai dha dorëheqjen në vjeshtën e vitit 2020, para se t'i nënshtrohej procesit të Vettingut./ZËRI
Atentati në Tiranë, Policia jep detajet e para ç'ndodhi gjatë natës: I riu vdiq në spital

TIRANË- I riu, Klaudio Prendi u qëllua për vdekje me armë zjarri në mesnatë, në rrugën "Xhanfize Keko". Mëngjesin e sotëm, Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar duke zbuluar se një orë pas ngjarjes, uniformat blu kishin gjetur një mjet të djegur që dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes.
Tiranë/Informancion paraprak
Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën "Xhanfize Keko" , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip "Audi". Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar./ZËRI
Atentat në Tiranë, ekzekutohet me armë zjarri një 28-vjeçar

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Tiranë, ku një 28-vjeçar është vrarë me armë zjarri me silenciator. Klaudio Prendi raportohet se është vrarë në zonën e Porcelanit, ndërsa në Farkë është gjetur një makinë e djegur.
Rreth 1 orë pas ngjarjes, një automjet me targa të huaja u gjet i djegur në zonën e Farkës. Dyshohet se makina i përket autorëve të atentatit ndaj 28-vjeçarit./ZËRI