LIVE UPDATES

'Buxheti 2025"/ Rama rikthehet në Kuvend, premton bonusin për pensionistët, tensione me opozitën: Mbeturina!

➤ Edhe sot, seanca në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet me tensione. ➤ Shkak kësaj here ishte fjala e kryeministrit Edi Rama. ➤ Teksa ky i fundit ishte në Foltore, deputetët e grupit parlamentar i ndërprenë disa herë fjalën. ➤ Pas disa minutave pushim, Rama lajmëroi në Kuvend se sa do të jetë bonusi i fundvitit për pensionistët. Sipas tij, për të gjithë ata që e kanë pensionin deri në 200 Euro, do të ketë rritje të bonusit me 150 euro; ndërsa për pjesën tjetër që e kanë më të lartë, bonusi do të dyfishohet. ➤ Po ashtu, Rama ka njoftuar edhe bonusin e pranverës. ➤ Kunja dhe akuza pati edhe për opozitën. ➤ Pasi mbaroi me fjalën e tij, Rama doli nga salla.

10 artikuj për këtë temë.
6 MUAJ ME PARE

Ministria e Drejtësisë 14.3 miliardë lekë buxhet, Manja: Paraburgim i ri në Kukës dhe uniforma për stafin

'Buxheti 2025"/ Rama rikthehet në Kuvend, premton bonusin
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja foli sot nga Kuvendi për buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë. Ai tha se ministra do të ketë një buxhet prej 14.3 miliardë lekë, i cili do të përdoret reformat në drejtësi, kompensimit të ish-pronarëve dhe sistemit të sigurisë në burgje.

“56% të totalit e zë sistemi i Burgjeve, 31% shërbimi i kthimit dhe kompensimit të pronave dhe 13 % programet e tjetra në përgjegjësi të Minsitrisë së Drejtësisë. 7.9 mld lekë shkojnë për paga dhe sigurime shoqërore, me një rritje me një 895 mln lekë, që reflekton rritjen e pagave në burgje me 16%, dhe 14% për ndihmën juridike falas, si pasojë e shtesës në organikë me 10 punonjës prej ndryshimit të hartës gjyqësore”, tha ministri ndër të tjera.

Ai sqaroi se nga shuma e përgjithshme, 4,8 mld lekë janë për shërbime operative dhe të mirëmbajtjes, me një shtesë përej 144 mln lekë për Minsitrinë e Drejtësisë, që “kryesisht shkojnë për përkthime për shkak të AQUIS me BE-në, 500 mln lekeë për sistemin e burgjeve, kryesisht për uniforma të stafit ushtarak”.

“1.5 mld lekë janë investime. Vlen të theksohet se investimet e brendshme për 2025 krahasuar me 2024 për sistemin e burgjeve janë shtuar me 400 mln lekë, 133% rritje, ku projekti kryesor do të jetë ndërtimi i një paraburgimi në qytetin e Kukësit, që do t’i shërbejë zonës, pse jo dhe Kosovës”, tha Manja. /ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Balla ironizon protestën e PD-së: Luan kombëtarja nesër!

'Buxheti 2025"/ Rama rikthehet në Kuvend, premton bonusin
Taulant Balla

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla replikuan me njëri-tjetrin gjatë seancës parlamentare për projekt buxhetin 2025. Balla tha se eksportet janë rritur 4.5 herë më shumë që prej vitit 2013. Ai ironizoi edhe protestën e PD-së, e cila është caktuar për nesër, duke thënë se luan kombëtarja.

“Pensionet rriten kur rriten taksat. Në 2023 është 550 milion euro eksporte në bujqësi. 550-ja dhe 120-ja Mondi kush është më e madhe? Lulin e kam pyetur por thashë të pyes ty. Më bëhet qejfin kur thua pyet Lulin. Ore kjo 120-ja është më e vogël apo më e madhe. 4 herë Mondi. Dole këtu the ka ra bujqësia. Si ka ra kur është 4.5 herë më e madhe eksporti. Natyrshëm dhe konsumatori është rritur Mondi. Ti llogarisësh në 2013 turistë ata që vinin si delegacion. Sot është rritur konsumi me disa fish dhe prandaj ka një rritje edhe të nivelit të importeve. Do kemi boll këto 24 orë. Ju jeni të mëdhenj keni thirrur edhe protestë nesër. Nesër luan kombëtarja Mondi,”- tha Balla.

“Jam këtu për opozitë dhe bëj opozitë dhe të evidentoj gjithçka që nuk e kanë drejtë apo gënjejnë. Ju e patë dhe Belën sa e kënaqur ishte për marrëdhëniet e mira. Ti Taulant ke një problem të madh. Hiqesh kompetent në ekonomi. Në financë jep përgjigje. Dhe përgjigje për çdo gjë, ekonomi, financë, krimi, droga dhe e mbylle me sportin. Duhet të kesh parasysh se: Marrëzia vjen kur ke përgjigje për gjithçka, mençuria vjen kur ke pyetje për gjithçka,”- u shpreh Spaho. /ZËRI

6 MUAJ ME PARE

"MBETURINA"/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Shko lahu dhe kurohu! Do të blesh votat e pensionistëve me bonusin

'Buxheti 2025"/ Rama rikthehet në Kuvend, premton bonusin
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi replikoi me kryeministrin Edi Rama lidhur me bonusin e pensionistëve dhe buxhetin për vitin e ardhshëm. Edhe pse Rama pas fjalës së tij u largua nga salla, Bardhi mori fjalën duke e akuzuar kreun e qeverisë se kishte alokuar bonusin për shkak se po i afrohemi zgjedhjeve parlamentare. Më pas, ndër të tjera në fjalën e tij, kreu i grupit të demokratëve tha se i gjithë buxheti nuk ishte në ndihmë të shtresave në nevojë. Po ashtu, iu përgjigj edhe vetë Ramës, i cili në fund të fjalës së tij i quajti deputetët e opozitës “mbeturina të së kaluarës”. Gazment Bardhi iu përgjigj ashpër.

“E di çdo shqiptar, e di çdo koleg këtu në sallë dhe çdo njeri që të ka takuar ty. Shko priji thonjtë, shko lahu, kurohu dhe pastaj hajde bëj kryeministrin e Shqipërisë,”- iu përgjigj Gazment Bardhi.

FJALA E PLOTË E BARDHIT:

Të nderuar qytetarë shqiptarë, të dashur kolegë deputetë, ky është buxheti i 12-të që kjo qeveri sjell në këtë sallë, dhe për të 12-ën herë, ky buxhet është një dëshmi e qartë e asaj që qytetarët tanë vuajnë çdo ditë, korrupsionin galopant që po shkatërron ekonominë dhe shpresën e këtij vendi. Jemi mbledhur për të folur mbi buxhetin, që normalisht dhe në thelb të tij ka prioritetet e qeverisë, ka ideologjinë qeverisëse të forcës politike në pushtet dhe objektivat që ajo ka për vitin 2025, apo për të shtruar rrugën drejt viteve të ardhshme me ato që do duhet të ndërtojë sot. Por cfarë kemi sot... Sot kemi një dosje me fletë që flasin për shifra, pa asnjë histori njerëzore brenda saj. Asnjë histori për shtresat në nevojë, asnjë tregim për pensionistët, asnjë plan për normalizimin e kostos së jetesës dhe çmimeve, asnjë farë për bujqit, asnjë shpresë për qytetarët. Por në fakt mos ta bëjmë kaq të zi, ky buxhet në fakt i shërben disa njerëzve..., atyre që do marrin tenderat e rrugëve që fryhen me disa zero rrugës, atyre që do marrin paratë e subvencioneve në bujqësore që shndërrohen në hotele me 5 yje për qeveritarët si Olta Xhacka, dhe për ata njerëz që kontrollojnë ekonominë në Shqipëri, që sic e shohim përditë në dosje, flasin me Ramën edhe për arkitekturën dhe arredimin e shtëpive të tyre. Ky buxhet u shërben një grushti njerëzish që e kanë kapur këtë qeveri, që kanalizojnë cdo qindarkë në xhepat e tyre dhe mbysin tregun e lirë, konkurencën dhe pengojnë uljen e cmimeve dhe zhvillimin e qendrueshëm. Ky është një buxhet për oligarkët, për klientelën e qeverisë dhe për të pasurit. Por jo për ata që mezi ia dalin në muaj.

Për 12 vjet me radhë, secili prej jush që është në një punë, e ka parë që sa vjen dhe po ble më pak, po bën më pak pushime, ka më pak për të ndarë për familjen dhe fëmijët. E gjitha kjo nën dritën kur ju, që punoni ndershëm dhe me djersën tuaj me punën që keni, shikoni komshiun, të fortin e lagjes apo drejtorin e partisë që ndërsa punon si drejtor, ka një makinë të shtrenjtë, ka një shtëpi të madhe dhe e vetmja punë që bën, është të sigurojë vota për këtë qeveri. Të nderuar qytetarë. Kur flasim për rritjen e pabarazisë, nuk ka të bëjë vetëm me mbledhjen e pasurisë në disa duar, por edhe për pabarazinë shoqërore, për vlerat shoqërore, ku sot, nën drejtimin ekskluzivisht të Edi Ramës, të punosh ndershmërisht nuk të mjafton të bësh një jetë dinjitoze, nuk të mjafton të belsh një shtëpi apo të sigurosh të ardhme të mirë për fëmijët. Të punosh ndershmërisht në Shqipëri, sot është të jesh një hap larg varfërisë. Dhe disa nga ju kanë zgjedhur të ikin, ndoshta me të drejtë, sepse dinjiteti ju nëpërkëmbet. Kjo nuk ndodh vetëm si pasojë e një drejtimi djallëzor që Edi Rama i bën qeverisë dhe shteti, por zanafilla e kësaj gjendje është tek këto buxhete, që ndahen që në ditën e parë për oligarkët, që nuk ndahen me programe, me projekte, por me llokma se kush do e marri portin, kush do e marri rrugën, aeroportin dhe cdo të mirë publike që ka në Shqipëri. Dhe për ju nuk ngelet asgjë. Dhe sikur për vetëm pak sekonda të mos e paragjykojmë këtë buxhet. Unë kam një pyetje. Cili është prioriteti i këtij buxheti? Cfarë do të ndërtojë Shqipëria me këtë buxhet? Cila është rruga që shtrohet për të ardhmen e Shqipërisë me këtë buxhet? Asnjë, vetëm ajo që do të ndahet me biznesmenët që pastaj do financojnë partinë për zgjedhjet që vijnë.

Sot ministri i Financave nuk di të përgjigjet se si përballet ky buxhet me koston e jetesës që tashmë po shndërrohet në një barrë të papërballueshme për qytetarët. A e dini se çfarë ndodh sot në tregjet tona? Çmimet e ushqimeve bazë, buka, vaji, qumështi, kosi, janë rritur në nivele që shumica e shqiptarëve nuk i përballojnë më. Keni dëgjuar gjë nga ndonjë ministër se si do të përballohen këto cmime? Një familje mesatare shqiptare shpenzon mbi 50% të të ardhurave vetëm për të ushqim Për këto familje, nuk ka pushime, nuk ka kursime, nuk ka jetë të denjë. Ata jetojnë për të mbijetuar. Dhe këta janë ajo që ne quajmë shtresë e mesme. Dhe kur flasim kështu për shtresën e mesme, cili prej këtyre të qeverisë ka fytyrë t’u dalë përpara pensionistëve? Të dashur qytetarë, le të flasim për prindërit tanë, për të moshuarit që kanë ndërtuar këtë vend dhe që sot trajtohen me një mungesë totale respekti. Një pensionist në Shqipëri merr mesatarisht 15 mijë lekë në muaj? Si mund të jetojë dikush me këto para? Si mund të paguajë faturat, të blejë ilaçet dhe të ushqehet? Të moshuarit tanë nuk jetojnë më me dinjitet. Ata numërojnë çdo qindarkë për të mbijetuar, ndërsa qeveria ofron një bonus fundviti që do të jetë sa një gjel deti me cmimet e sotme. Prej 1 muajsh, maxhoranca është angazhuar në bisedë me pensionistët për t’i thënë se si nuk u dolën 12 vjet për t’i rritur pensionet. Të dashur pensionistë. Mos u gënjeni, kanë 12 që ju gënjejnë. Në fund të ditës, në gjithë takimet që kanë bërë me ju, asnjë nuk ju ka thënë që do rriten pensionet... sepse nuk do t’i rrisin pensionet. Nuk kanë lekë se do i cojnë për biznesmenët e lidhur me ta. Nuk kanë asnjë plan, për të rritur pensionet. Por cdo të thotë kjo për ju? Çmimet rriten, por pensionet mbeten mjerane. Dhe ndërkohë, qeveria na sjell projekte luksi dhe tendera me miliona euro për miqtë e saj, ndërsa ju shkoni drejt varfërisë ekstreme. Nuk ka asgjë në këtë buxhet për ju, pensionistë. Pensionet tuaja janë një turp kombëtar. E mbani mend në vitin 2015, kur Edi Rama mblodhi gjithë bizneset dhe gjoja i detyronte të deklaronin punonjësit që punonin në të zezë? Asokohe kjo i duhej për të rritur vendet e punës në librin e sigurimeve shoqërore sepse edhe pse gënjeshtar, atëherë kishte pak cipë në faqe dhe donte që të mbulonte premtimin e vet për 300 mijë vende pune. Një gënjeshtër e madhe. Por të paktën u munuda ta propagandonte duke regjistruar punën në të zezë dhe duke e quajtur vend të ri pune.

Sot, të dashur pensionistë ka dalë t’i kërkojë bizneseve të njëjtën gjë, të regjistrojnë punonjësit, sepse ju ka thënë ju në takim që e kanë ata fajin që juve nuk ju rriten pensionet. Të dashur pensionistë, kush e pengoi Edi Ramën në këto 12 vjet të ndërmerrte politika të regjistronte punonjësit në të zezë? Pse nuk e bëri për 12 vjet? Kur nuk e bëri për 12 vjet, të jeni të sigurtë që nuk ka për ta bërë kurrë. Prandaj mos u gënjeni nga një gënjeshtar serial. A është ky një buxhet për shqiptarët? Ky është një turp! Ky është një dështim i madh i kësaj qeverie, që nuk arrin të kujdeset as për më të dobëtit mes nesh. Dhe thotë që është një qeveri e majtë. Të dashur pensionistë. Ju gënjejnë kaq paturpësisht sepse mendojnë që votën tuaj e kanë në xhep. Ndëshkojini, mos u gënjeni më. Partia Demokratike ka propozuar një skemë se si deri në vitin 2029, të mos ketë pensione më pak se 320 mijë lekë. Kjo është një skemë progresive vit pas viti, në përputhje me buxhetet dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë. Dhe tani dua të flas për bujqësinë, shtyllën e ekonomisë tonë që është lënë pas dore. Fermerët shqiptarë janë heronjtë e vërtetë të këtij vendi. Ata punojnë nga mëngjesi deri në darkë, shpesh me mjete primitive, për të prodhuar produktet që të gjithë ne konsumojmë. Por çfarë merr një fermer nga ky buxhet? Asgjë! Çmimi i plehrave kimikë është trefishuar. Nafta për bujqësinë është më e shtrenjtë se në vendet fqinje. Ndërkohë, subvencionet që qeveria premton shkojnë tek ata që nuk kanë lidhje me tokën dhe prodhimin. Sot, fermerët tanë nuk kanë tregje, nuk kanë mbështetje dhe nuk kanë asnjë arsye për të qëndruar në fshat. Si mund të quhet ky një buxhet për zhvillimin ekonomik, kur sektori më vital i ekonomisë sonë është i harruar? Të dashur qytetarë, bujqësia është modeli më i shndritshëm i qeverisë së Edi Ramës se si e koncepton ajo zhvillimin e këtij sektori. Programi  IPARD i bashkimit Europian, është një program ndihme pikërisht për fermerët, për t’i ndihmuar ata për të ngritur ekonominë e tyre bujqësore dhe për të ndihmuar fermerët të fitojnë nga puna në tokën e tyre. E dini kujt ua dha kjo qeveri paratë e ardhura nga BE? Biznesmenëve të lidhur me ta. Për të përfituar në mënyrë të paturpshme. Dhe Shqipëria sot merr 0 lekë nga ky program, ndërkohë që fqinjët tanë po marrin qindra miliona euro. Pse të ndëshkohemi ne për vjedhjen e kësaj qeverie? Ndëshkoni ju këtë qeveri me votë. Por nuk mbaron këtu. Sepse kjo fushë është edhe ndërgjegja e Edi Ramës se si e koncepton qeverinë dhe propagandën për t’i gënjyer qytetarët. Ministrja e Bujqësisë, që u kap në vjedhje nga OLAF, organi hetues i BE, iku si Ministre Bujqësie dhe e dini ku është sot? Këshilltare e Edi Ramës. Përse duhet ta mbajë Rama këshilltare zonjën Krifca? Për cfarë e këshillon ajo? Dhe mbani mend se cfarë do ju thotë për kumbullat dhe dardhat kur SPAKU të merret me këtë cështje... Të dashur qytetarë, edhe për bujqësinë këtë herë, do kemi mollë të hedhura në kanal nga fermerët, prodhime që nuk do të kenë leverdi dhe subvencione që shkojnëjo në xhepat e fermerëve por të biznesmenëve të lidhur me qeverinë. E gjithë kjo nuk është rastësi. Kjo është pasojë e një sëmundjeje të thellë që e ka kapluar këtë qeveri, korrupsionit. Kudo ku ka marrëveshje që përfshihen paratë me qeverinë e Shqipërisë, vendet e huaja alarmohen sepse kanë frikë se paratë e tyre do të përlahen nga kjo qeveri. Rasti i emigrantëve të Italisë ishte i fundit me dokumentarin e RAI 3. Ky buxhet nuk është për shqiptarët. Ky është një buxhet për klientelën e qeverisë. Çdo lek që vidhet nga tenderat dhe projektet imagjinare është një rrugë më pak për fshatin, një shtrat më pak në spitale dhe një pension më pak për të moshuarit. E dini sa miliarda euro humbasim çdo vit për shkak të korrupsionit? Këto para mund të kishin ndryshuar jetën e çdo shqiptari. Por ato përfundojnë në xhepat e një pakice të privilegjuar.

Të dashur qytetarë, nuk mund të vazhdojmë kështu. Shqipëria ka nevojë për një qeveri normale, që punon për njerëzit, që vjen në parlament dhe tregon se si do t’i prekë buxheti jetët e tyre, jo të punojë për oligarkët që nëpërmjet tyre të përfitojnë matrapazët, drejtorët, ministrat apo edhe vetë kryeministri i Shqipërisë. Të dashur qytetarë, kjo qeveri është shndërruar në një qeveri drejtorësh që vjedhin, në një qeveri që të mbron deri sa të sigurohesh që nuk flet, që siguri e motos “Mos pyet, mos trego” Mos pyet se si i bëra lekët unë, dhe mos trego se si i bëre lekët ti, sepse vetëm kështu, Edi Rama ka sigurinë të thotë që unë nuk di se çfarë bën Beqja në ministrinë e  Shëndetësisë, se cfarë bën Arben Ahmetaj te zyra ngjitur, se cfarë bën Lefter Koka, se cfarë bën Erion Veliaj te ish zyra ku ka qenë vetë. Të gjitha aferat që janë përfshirë këta më sipër, të dashur qytetarë arrijnë në vlerën e mbi 1 miliardë eurove. 1 Miliardë euro mjaftojnë pothuajse të dyfishojnë pensionet, të ndërojnë 50 spitale, 300 shkolla dhe dhjetëra rrugë. Sot janë në xhepat e tyre. Edi Rama nuk i di këto, por ai del studio më studio për t’i mbrojtur. Kaq mjafton ti vëmë damkën si i paaftë, që nuk kupton se po e vjedhin. Shikoni, nëse ju paguani një roje për të ruajtur shtëpinë por ndërkohë shtëpia juaj vidhet herë pas here, a e mbani më rojen në punë? Kur kjo nuk arrin t’i garantojë rojes suaj vendin e punës që paguhet me rrogë minimale, përse duhet të jetë normale për kryeministrin e Shqipërisë që menaxhon 7 miliardë euro. Pushojeni nga puna në majin që vjen me votën tuaj sepse shumë para po ju vidhen nga xhepat tuaj, jo nga hajdutë me maskë, por nga minsitrat e tij, nga njerëzit e tij të afërt. Është koha të refuzojmë këtë buxhet të korrupsionit dhe pabarazisë./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Noka&Bardhi ankohen për Ramën: E ka lënë pis Foltoren!

'Buxheti 2025"/ Rama rikthehet në Kuvend, premton bonusin
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, në Foltore për repikë morën fjalën dy deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi. Por të dy kishin ankesa! Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi nuk pranoi që të merrten fjalën pa u pastruar Foltorja, pasi sipas tij, Rama e kishte lënë të ndotur.

“A mund të pastrohet pak zonja Kryetare?! Nuk mund të vendos letrën aty, është me ujë. E ka bërë pis. Kërkoj 5 minuta pushim të pastrohet Foltorja se nga nervat e ka bërë pis,"- tha ai.

Kërkesa iu pranua nga Spiropali.

“2 minuta pushim, është ujë z. Bardhi. 2 minuta pushim ju lutem administrata,”- tha kryetarja e Kuvendit./ZËRI

MOMENTI ME VIDEO: 

 

6 MUAJ ME PARE

“Janë vetëshpallur si shpëtimtarë të pensionistëve”/Rama ironizon opozitën: Qylymat fluturues të Sudes e Rrapushëve

'Buxheti 2025"/ Rama rikthehet në Kuvend, premton bonusin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën por edhe të gjithë faktorët e tjerë politike që kanë diskutuar për pensionet. Teksa fliste për projektbuxhetin e vitit 2025, Rama i krahasoi sërish me 'Suden'. Premtimet e opozitës për pensionet, Rama i cilësoi si "përralla".

"Jemi në vigjilje të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, të ballafaqimit elektoral dhe pensionet janë bërë shesh për përshesh nga ata që janë vetëshpallur shpëtimarë të pensionistëve dhe kanë nxjerrë në pazar qilimat fluturues të Sudes dhe Rrapushit. Herë me fytyrën e rrudhur nga rënia prej fikut të pushtetit dhe herë me fytyrën e djersitur por plot oreks për pushtet këtë shitës qilimash flutures, disa të njohur për punë të këqija, disa të panjohur sepse nuk kanë punuar akoma asnjë ditë të vetme për shtetin, kanë marrë rrugët për tu shitur pensionistëve qilima dhe shqiptarëve një tufë përrallash të 1001 netëve. Por ndërkohë që këto Sude dhe Rrapush do të ndihmojnë për të bërë të qartë dallimin mes ecjes sonë në rrugën e shtetbërjes europiane dhe ecjes qafëthyese mbi qilimat e përrallave të tyre, dua të sjell këtu vetëm një shumë fakte të punës së mirë që kemi bërë,"-tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Rama "sulmon" opozitën nga Kuvendi: Mbeturina të një kohe që s'kthehet më kurrë

'Buxheti 2025"/ Rama rikthehet në Kuvend, premton bonusin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me tone të ashpra opozitës në mbyllje të fjalës së tij nga Foltorja e Kuvendit. Pasi foli për projektbuxhetin e vitit 2025, Rama 'ceku' edhe temën e zgjdhjeve të ardhshme parlamentare, ku parashikoi humbjen e opozitës. Këta të fundit i cilësoi si "mbeturina".

Rama: Mblidheni mendjen se keq dolët këtë herë, më keq do dilni herën tjetër. Pranverën e ardshshme do të japin një gjykim më të mirin e PS dhe më të merituarin historik për këto mbeturina të një kohe që nuk kthehet më kurrë.

Pas përfundimit të fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u largua nga Kuvendi, edhe pse deputetët të opozitës i kërkuan që të qëndronte në parlament.

“Ulu, ulu! Rri të dëgjosh,”- i tha Noka./ZËRI

 

6 MUAJ ME PARE

Opozita s'e la të fliste/ Rama "porosi" Spiropalit: Ndërprerja e fjalës së kujtdo duhet të marrë përgjigje

'Buxheti 2025"/ Rama rikthehet në Kuvend, premton bonusin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama sot po përballet më "vështirësitë" e Foltores së Kuvendit pasi përballë ka deputetët e opozitës. Pasi mori fjalën për të prezantuar buxhetin e vitit të ardhshëm, Rama u ndërpre disa herë nga ndërhyrjet e deputetëve të opozitës. Në këto kushte, Rama i bëri një kërkesë kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropalit. Për numrin një të qeverisë kjo "praktikë" nuk mund të legalizohet, por të ndëshkohet.

“Praktika e ndërprerjes të fjalës së kujtdo qoftë që merr fjalën këtu në këtë tribunë duhet të marrë përgjigje me kalim në votim. Kjo lloj praktike nuk mund të legalizohet dhe të vazhdojë më tutje. Parlamenti është vendi ku secili thotë atë që mendon dhe secili mbron pozicionin e vet ndërsa spostimi fizik nga karriget drejt folësve dhe ulërimat nga vendi duhet sanksionuar me kalim në votim. Mbajeni parasysh këtë gjë,”-tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Rama premton bonusin e pensioneve, deputeti i PD i del para, kryeministri: Po ulu tani!

'Buxheti 2025"/ Rama rikthehet në Kuvend, premton bonusin
Asllan Dogjani dhe Edi Rama

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me fjalën e kryeministrit Edi Rama. Në mbledhjen e sotme të Kuvend, Rama tregoi edhe për bonusin e fundvitit, por nuk e la që të mbaronte fjalën. Para tij doli deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani. Me të përballë, Rama shkëmbeu pak batuta, por më paskërkoi pushim 5 minuta nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

DISKUTIMET NË SALLË:

Rama: Ditët në vijim qeveria do të lëshojë 100 mln euro për fondin e shpërblimit. Të gjithë ata që kanë pension deri në 200 euro do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshëm. Të gjithë ata që kanë pension deri në 20 mijë lekë, do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshëm. Ndërsa ata që e kanë më të madh se 20 mijë lekë, do të marrin 2-fishin.

*I afrohet Dogjani

Rama: Po ulumo, ça është kjo punë? Rri aty!? Ça bën ashtu? Ulu tani.

Spiropali: Ju lutem zoti Bardhi mblidhni grupin parlamentar se do të keni dhe ju fjalën tuaj.

Rama: 5 minuta pushim

Spiropali: Atëherë 5 minuta pushim.../ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Rama kthehet në Kuvend, opozita e rrethon në Foltore

'Buxheti 2025"/ Rama rikthehet në Kuvend, premton bonusin
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare ku do të diskutohet për buxhetin e vitit 2025. Sot, edhe kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të marrë i pari fjalën në sallë, por në nisje është penguar nga opozita.

Gjatë kohës që ai po fliste, deputetët e opozitës u ngritën në këmbë dhe nisën që t'u binin tavolinat në shenjë proteste. Për të parandaluar ndonjë përplasje të mundshme, kreu i qeverisë u rrethua nga punonjësit e Gardës së Republikës./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM- Deputeti Dash Sula shkon me presh dhe lakër në Kuvend

'Buxheti 2025"/ Rama rikthehet në Kuvend, premton bonusin
Dash Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka zgjedhur që edhe në seancën e sotme plenare të përcjellë një mesazh. Me një qese lakra e presh dhe me një lopatë në dorë, Sula është futur në sallën e Kuvendit. Sipas tij, me perimet që ka sjellë me vete kërkon vëmendjen e qeverisë ndaj bujqësisë, duke qenë se sot dhe nesër në Kuvendin e Shqipërisë do të diskutohet lidhur me buxhetin e vitit që vjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB