Aktualitet

Bardhi "diskutim" me efektivin e Policisë: Nuk e hap rrugën...më rrezikohet jeta!

Bardhi e kundërshtin me pretendimin se nëse do të hapte një aks, do i rrezikohej jeta nga mjetet. 

k.m.
Bardhi "diskutim" me efektivin e Policisë: Nuk e hap
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka debatuar me një nga drejtuesit e Policisë së Shtetit. Teksa Bardhi dhe deputetë të tjerë të opozitës kanë bllokuar një nga rrugët e Tiranës, shefi i Policisë po u kërkon që të hapin një aks. Por Bardhi e kundërshton me pretendimin se nëse do të hapte një aks, do i rrezikohej jeta nga mjetet. 

MOMENTI ME VIDEO: 

"Nuk hapet rruga se jam në protest. Më rrezikohet jeta mua po të hapet një segement dhe të qarkullojnë automjetet. Nuk bëj dot tubim unë ashtu se më rrezikohet jeta,"-dëgjohet në diskutimin e tij me efektivin e Policisë së Shtetit, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi./ZËRI

Poll

MOS HUMB