LIVE UPDATES

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për deputetë, listat e hapura zhgënjejnë "besnikët", s'mungojnë as "tradhëtitë". Berisha dhe Rama përballen në Tiranë

➤ Partitë politike kanë kohë deri në mesnatë që të dorëzojnë listat e hapura dhe të mbyllura për kandidatët për deputetë. ➤ Kur akeprat të shënojnë 00:00 emrat për deputetë në 12 qarqe të vendit duhet të jenë depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. ➤ Partia e parë që ka dorëzuar listën është 'Lëvizja Bashkë'. ➤ Emrat i ka zbuluar edhe Partia Socialiste, e cila do të "risjellë" si deputet në Tiranë kryeministrin Edi Rama. ➤ Drejtuesit e qarqeve kanë dalë njëri pas tjetrit dhe kanë lexuar emrat e kandidatëve para selisë rozë. ➤ Edhe pse lista ka "rrjedhur" në media, ende nuk ka një listë zyrtare nga Partia Demokratike. ➤ Emrat janë dorëzuar në KQZ por nuk janë bërë publikë. ➤ Por edhe pse ishte lista e fundit që u bë publike, Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se dokumentacioni është kthyer mbrapsht në selinë blu për plotësim pasi duket se ka parregullsi. ➤Po ashtu, edhe forcat e tjera politike i kanë dorëzuar listat e kandidatëve. Përmendim: Djathtas për Zhvillim, Demokratët Euroatlantikë, PSD, Mundësia dhe Nisma Shqipëria Bëhet!

47 artikuj për këtë temë.
3 MUAJ ME PARE

19 demokratë e kanë vendin "e sigurtë", 13 deputetë në listë të hapur të PD, "sforco" për të ruajtur mandatin

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Demokratët kanë zgjedhur që këto zgjedhje t'i japin vende të sigurta kandidatëve të aleatëve për deputetë. Kështu vetëm 13 deputetë të Partisë Demokratike janë në listën e hapur për zgjedhjet e "11 majit"; ndërsa disa emra të tjerë që janë aktualisht në sallë janë vendosur në listën e hapur. Kjo edhe pse kanë qenë ndër më të votuarit gjatë procesit të Primareve, i cili u zhvillua 10 ditë para përpilimit të listës.

Vende të sigurtë kanë deputetët: Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Tomorr Alizoti, Greta Bardeli, Ramadan Likaj, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Bujar Leskaj, Ina Zhupa, Xhelal Mziu, Tritan Shehu, Gazment Bardhi, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati, Oerd Bylykbashi dhe Flamur Hoxha. Disa prej tyre vendin e kanë të sigurtë për shkak se kanë fituar vota gjatë Primarëve, ndërsa të tjerë sepse janë drejtues politikë të qarqeve të vendit.

Deputetët që rrezikojnë për shkak se janë vendosur në listën e hapur janë: Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Andia Ulliri, Petrit Doda, Edmond Spaho, Andrea Mano, Ludovik Hasani, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Kreshnik Çollaku, Isuf Çela,  Asllan Dogjani, dhe ⁠Qani Xhafaj. Në listat e hapura, kandidatët e listës shumemërore do të renditen në bazë të numrit të votave dhe vetëm në rast barazie tërësore, atëherë do të jetë shorti, i cili vendos kush merr mandatin e deputetit.

Por ka edhe deputetë që kanë vendosur që të mos garojnë më, duke e bërë këtë legjislaturën e fundit në të cilën kanë shërbyer.

Deputetët që refuzuan të kandidojnë ose u tërhoqën nga gara: Helidon Bushati, Ferdinand Xhaferaj (u tërhoqën para Primareve); Kasem Mahmutaj; Eralda Bano; Emilia Koliqi; ⁠Lefter Gështenja; ⁠Zheni Gjergji; Sorina Koti; ndërsa Oriela Nebiaj dhe Ilda Dhori edhe pse u vendosën në listë të hapur kanë vendosur që të tërhiqen nga gara për arsye të ndryshme. Nebiaj thotë se respekton faktin që nuk u votua në Primarë, ndërsa Dhori thotë se vendosja e saj në listën e hapur nuk respekton përfaqësimin e demokratëve të Divjakës. Ndryshe nga të gjithë ka vepruar ⁠Dashnor Sula, i cili pasi nuk pranoi vendin në listën e hapur të Elbasanit do të garojë nën siglën e partisë së Adriatik Lapajt, koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Gara është më e hapur, më 11 maj vendosin qytetarët./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Disa të sigurtë, të tjerët duhet të mundohen për mandatin! Kush janë deputetët e ministrat e PS në listën e hapur

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Edi Rama

TIRANË- Vetëm 16 nga 74 deputetët aktualë të Partisë Socialistë që janë aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë kanë një vend në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë. Të tjerët, mes tyre dhe ministra të kabinetit Rama do të duhet që të "luftojnë" për të marrë një mandat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Një vend të sigurtë e kishin drejtuesit politikë në qarqe, por sërish jo të gjithë.

Deputetët aktualë në listë të sigurt: Edi Rama; Blendi Klosi; Mirela Kumbaro; Ulsi Manja; Niko Peleshi; Bledi Çuçi; Eduart Shalsi; Evis Kushi; Klodiana Spahiu; Milva Ekonomi; Aurora Mara; Belinda Balluku; Ogerta Manastirliu; Elisa Spiropali; Lindita Nikolla dhe Taulant Balla.

Deputetët dhe ministrat në listën e hapur, por mes tyre ka edhe kryebashkiakë që e lanë postin e tyre për të garuar për një vend në Kuvend: Argon Malaj; Fadil Nasufi; Tërmet Peçi; Eni Zake; Ilirjan Pendavinji; Edona Bilali; Frrok Gjini; Vullnet Sina; Damian Gjiknuri; Alban Xhelili​; Luan Duzha; Saimir Hasalla; Shkelqim Bullari; Antoneta Dhima; Nuset Avdulla; Anila Denaj; Arben Pëllumbi; Blendi Gonxhe; Blerina Gjylameti; Erion Braçe; Ermonela Felaj; Ervin Hoxha; Etilda Gjonaj; Etjen Xhafaj; Fatmir Xhafaj; Klotilda Bushka; Mimi Kodheli; Olta Xhaçka; Ornaldo Rakipi; Pandeli Majko; Plarent Ndreca; Toni Gogu dhe Xhemal Qefalia.

34 deputetë aktualë do të jenë në listë të hapur dhe do të duhet që të marrin një vend në Kuvend, ndërsa pjesa tjetër 24 deputetë aktualë, nuk do të kenë shansin që të garojnë për një tjetër mandat./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Lista e plotë! Kush janë kandidatët për deputetë të PD në 12 Qarqe

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Pamjet nga takimi

TIRANË- Edhe pse ky nuk është versioni final i dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, këto janë emrat që do të garojnë nën siglën e Partisë Demokratike. ZËRI ka publikuar dhe listat e hapura të PD-së për 12 qarqet e vendit, ku sërish duket se janë futur kandidatë edhe nga ata që nuk "shkëlqyen" në procesin e Primareve që u zhvillua para daljes së listës zyrtare. Në Fier i është vendosur emri edhe dy deputeteve Ilda Dhori dhe Orjela Nebijaj, por ato janë tërhequr nga gara; ndërkohë që në Elbasan, PD ka humbur Dashnor Sulën. Të gjithë deputetët kryesohen nga Sali Berisha, i cili ka vendosur që të drejtojë garën e Tiranës përballë kryeministrit Edi Rama. Nga aleatët, Ilir Meta dhe Shpëtimi Idrizi kanë vendosur vetë që të caktohen në listën e hapur dhe të luftojnë për të thyer herësin ditën e zgjedhjeve më 11 maj. 

Por edhe pse ishte lista e fundit që u bë publike, Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se dokumentacioni është kthyer mbrapsht në selinë blu për plotësim pasi duket se ka parregullsi.

Më poshtë keni listën e plotë të kandidatëve për deputetë për 12 qarqet e vendit: 

Kandidatët, LISTA e plotë e Partisë Demokratike

Qarku Tiranë

Lista e mbyllur

Sali Berisha
Flamur Noka
Edi Paloka
Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Jozefina Topalli
Erisa Xhixho
Tedi Blushi
Mesila Doda
Klevis Balliu
Fatmir Mediu
Besart Xhaferri

Lista e hapur

Ethem Aga
Ilir Alimehmeti
Erisa Bajaziti
Eduart Çaça
Kreshnik Çollaku
Rivelino Çuno
Dhurata Çupi
Petrit Doda
Asllan Dogjani
Mhill Gecaj
Petrit Gjorgji
Altin Goxhaj
Mimoza Hajdarmataj
Edith Harxhi
Lisander Hoxha
Loranca Hoxha
Arjan Hoxha
Rudin Hylviu
Shpetim Idrizi
Julia Ilirjani
Albi Jahelezi
Salvador Kaçaj
Adriana Kalaja
Arnold Kariqi
Akil Kraja
Besim Kuka
Pranvera Kurpalaj
Ilir Meta
Grigels Muçollari
Myslim Murrizi
Jonathan Pano
Elton Roshi
Sali Shehu
Lili Sula
Jorida Tabaku
Xhulia Xheka
Ilda Zhulali

Qarku Elbasan

Lista e mbyllur

Tomor Alizoti
Edmond Haxhinasto
Klodiana Çapja
Blendi Himçi
Aurel Bylykbashi

Lista e hapur

Ilirjan Alliu
Qamil Boja
Dritan Cani
Gani Cani
Elsa Gega
Lumturi Hasa
Armaldo Kllogjeri
Renato Kumria
Armonela Marku
Dritan Mitarja
Alis Narazani
Mustafa Pashja
Qani Xhafa
Dashamir Xhika

Qarku Gjirokastër

Lista e mbyllur

Tritan Shehu

Lista e hapur

Mariklent Dervisi
Bajram Hysa
Alma Kore
Arben Ristani

Qarku Lezhë

Lista e hapur

Agron Gjekmarkaj
Elda Hoti

Lista e hapur

Edison Ndoci
Gjin Gjoni
Aleksandër Lala
Lindita Metaliaj
Kastriot Piroli
Viktor Tushaj
Melisa Vuthaj

Qarku Korçë

Lista e mbyllur

Ivi Kaso
Bledion Nallbati
Ledina Alolli

Lista e hapur

Enton Çaçani
Gentian Çala
Genti Çela
Ernest Koçe
Kristi Koçibelli
Andrea Mano
Brunilda Prifti
Eleina Qirici
Edmond Spaho
Elsuida Vila

Qarku Dibër

Lista e mbyllur

Xhelal Mziu
Denisa Vata

Lista e hapur

Alketa Agolli
Basir Çollaku
Xhemal Gjunkshi
Shpend Ndreu
Përparim Spahiu

Qarku Vlorë

Lista e mbyllur

Bujar Leskaj
Vangjel Dule
Ina Zhupa
Atird Hoxhaj

Lista e hapur

Alda Haluçi
Matilda Çyrku
Nada Daullja
Liljana Elmazi
Lorenc Banaj
Edmond Fetahu
Skënder Muço
Dario Runa
Ritvan Mezini
Romario Meminaj
Petro Gjikuria
Artan Liçaj

Qarku Fier

Lista e mbyllur

Gazment Bardhi
Luan Baçi
Brunilda Haxhia
Saimir Korreshi
Eduart Sharka

Lista e hapur

Gentian Koçi
Ledion Çala
Luljeta Sejko
Ajet Bërguri
Ardian Ferro
Silva Hasa
Arben Çuko
Matin Dogani
Gentian Çela
Pelivan Bufi
Arben Hoxha
Fatjon Semanjaku
Samena Malena
Shpëtim Axhami
Ilda Dhori (tërhequr)
Oriela Nebiaj (tërhequr)

Qarku Durrës

Lista e mbyllur

Oerd Bylykbashi
Gent Strazimiri
Manjola Luku
Artan Luku
Igli Cara

Lista e hapur

Edlira Harizi
Skënder Dika
Jola Hysaj
Aulon Kalaja
Ilirjana Kuçana
Arian Ndoji
Anida Ulliri
Ilir Haznedari
Emri Vata
Shyqyri Myrtollari
Petro Vokopola
Viola Kapedani
Pellumb Shullazi
Adriatik Hoxha

Qarku Berat

Lista e mbyllur

Enno Bozdo
Zija Ismaili

Lista e hapur

Fatmira Kola
Thoma Runiçi
Oltion Merdari
Parim Mahmutaj
Ledion Marra
Lefter Maliqi (Partia e Lirisë)
Valbona Doku

Qarku Kukës

Lista e mbyllur

Flamur Hoxha (drejtuesi politik)

Lista e hapur

Isuf Çela
Shkëlqim Shehu
Elvira Peka

Qarku Shkodër

Lista e mbyllur

Luçiano Boçi
Greta Bardeli
Ramadan Likaj
Kliti Hoti

Lista e hapur

Lodovik Hasani
Gent Ndoj
Bardh Spahia
Tedi Kopliku
Gloria Shllaku
Ndoc Ashta
Senada Mehmeti
Arben Lusha
Matilda Matija
Liljan Idrizi
Elmira Ndrevashaj

3 MUAJ ME PARE

Edhe "Djathtas për Zhvillim" dorëzon listat, Alibeaj e Shehi garojnë në Tiranë, tërhiqet nga politika Flutura Açka

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Koalicioni "Djathtas për Zhvillim" ishte i fundit që dorëzoi listat me 186 emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Enkelejd Alibeaj i ‘Djathtas 1912” do të jenë në listën e hapur të qarkut Tiranë, ndërsa kryetari i koalicionit Rezart Kthupi është regjistruar në listën e Durrësit. Edhe pse anëtare e kësaj force politike, duket se Flutura Açka ka zgjedhur që të mos garojë më për një tjetër mandat si deputete.

Më poshtë keni listën e plotë të kandidatëve për deputetë për 12 qarqet e vendit: 

3 MUAJ ME PARE

Partia ‘Mundësia’ dorëzon listat në KQZ, Agron Shehaj kandidon në Tiranë

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Agron Shehaj

TIRANË- Partia “Mundësia” ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Me dokumentin e dorëzuar zyrtarisht në KQZ, Shehaj ka zbuluar përbërjen e ekipit të tij për zgjedhjet e ardhshme. Si kryetari i Partisë, Agron Shehaj ka vendosur të kandidojë në një nga qarqet më të rëndësishme, Tiranën.

Më poshtë keni listën e plotë të kandidatëve për deputetë për 12 qarqet e vendit: 

3 MUAJ ME PARE

PSD dorëzon listat në KQZ, Tom Doshi kandidon në Shkodër

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Tom Doshi

TIRANË- Partia Socialdemokrate është subjekti i radhës që ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e kandidatëve për deputetë. Vetë Tom Doshi ka zgjedhur që të garojë për të marrë mandatin e tij në qarkun e Shkodrës. Aktualisht, në Kuvendin e Shqipërisë kjo forcë politike është përfaqësuar me 3 deputetë.

Më poshtë keni listën e plotë të kandidatëve për deputetë për 12 qarqet e vendit: 

 

3 MUAJ ME PARE

"Gjak i ri!"/ Rama realizon “transfuzionin” në PS, kush janë deputetët që dorëzojnë mandatin

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e bëri të qartë gjatë një takimi me rastin e 8 marsit se kërkon një "transfuzion gjaku" në Partinë Socialiste. Dhe ndodhi ashtu siç u paralajmërua nga kryesocialisti, shumë prej deputetëve aktualë nuk e kanë mundësinë për të garuar për një mandat tjetër. Në garën e 11 majit për parlamentin e ardhshëm, do të mungojnë plot 22 deputetë. Disa prej tyre nuk kanë pranuar që të garonin në listën e hapur, ndërsa të tjerëve nuk u është dhënë mundësia që të kandidojnë ditën e zgjedhjeve.

Lista e plotë e deputetëve socialistë që mbetën jashtë listave dhe kanë mandatin e fundit: Nasip Naço, Agron Çela, Denis Delia, Petro Koçi, Klevis Xhoxhi, Lavdrim Krashi, Ilir Metaj, Gerta Duraku, Bujar Çela, Eduard Ndreca, Niko Kuri, Anduel Tahiraj, Paulin Stërkaj, Shpresa Marnoi, Laert Duraj, Baftjar Zeqaj, Mirela Pitushi, Ismet Beqiraj, Lindita Buxheli, Tatiana Piro, Ilir Topi, Bardhyl Kollçaku, Pranvera Resulaj, dhe Teuta Rama./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

"Nisma Shqipëria Bëhet" dorëzon listat/Lapaj i "rrëmben" Dash Sulën Berishës, i ati garon në Berat

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Adriatik Lapaj

TIRANË- Koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet" ka dorëzuar listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve! Adriatik Lapaj i ka "rrëmbyer" deputetin Dashnor Sulën, kryedemokratit Sali Berisha. Lëvizja erdhi për shkak se Sula u vendos në listën e hapur nga Partia Demokratike, gjë që nuk e pranoi. Ndaj edhe në momentin e fundit është vendosur i 19-i në listën e Elbasanit.

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Dashnor Sula

Lista në Tiranë hapet nga Ana Dajko, ndërsa po në Tiranë garon edhe Endrit Shabani, partneri në koalicion i Nismës Thurje; ndërsa Pano Soko duket se ka zgjedhur që të mos jetë pjesë e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Edhe vetë Lapaj, bashkë me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë garon në Tiranë. Por jo vetëm kaq! Përveç Dash Sulës, "surpriza" tjetër është babai i tij, Ferman Lapaj, i cili do të kandidojë në listën e Qarkut të Beratit.

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Ferman Lapaj i pari në Berat

Më poshtë keni listën e plotë të kandidatëve për deputetë për 12 qarqet e vendit: 

3 MUAJ ME PARE

Çfarë po ndodh në selinë blu? Shpëtim Idrizi shkon me urgjencë në PD

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Shpëtim Idrizi

TIRANË- Një takim i minutave të fundit është zhvilluar në selinë blu. Pak pas orës 23.00, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike.

Për shkak se kryedemokrati Sali Berisha nuk është më në seli, takimin po e zhvillon me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka. Por nuk dihet tema e diskutimit mes tyre, edhe pse sot "kryefjala" është lista e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit./ZËRI 

3 MUAJ ME PARE

Më e votuara në Primare/ Elisabeta Rredhi tërhiqet nga gara: Lista e kandidatëve 'qokë'!

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Elisabeta Rredhi

DIVJAKË- Ish-kryetarja e degës së Partisë Demokratike në Divjakë, Elisabeta Rredhi, e cila rezultoi gruaja më e votuar në Qarkun e Fierit në Primare. Edhe pse mori 492 vota dhe u rendit ndër më të votuarat nuk u përfshi në listën e mbyllur, ndaj edhe ajo ka njoftuar tërheqjen. Në postimin e saj në rrjetet sociale, Rredhi shkruan se nuk i trembet garës së hapur, por u shpreh se është e zhgënjyer. Ajo shkruan se një parti e madhe dhe me vlera si PD nuk mund të shndërrohet në një parti që bën qoka për të preferuarit e qendrës dhe nuk respekton vullnetin e demokratëve.

POSTIMI I PLOTË:

Se pari dua të falënderoj te gjithë strukturat e PD,anëtarësine, Kryesinë dhe të gjithë demokratet ,miqtë, shoqërinë, të njohur e të panjohur në Divjakën time, që besuan tek unë dhe më votuan në primaret e PD-së, duke më dhënë besimin për të qenë në listën kryesore të kandidatëve për deputetë në qarkun e Fier. Ndryshe nga sa kisha diskutuar dhe rënë dakord më herët me drejtuesit e lartë të PD-së, emri im nuk u përfshi në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë. Për të qenë pjesë e primareve, sipas statutit të partisë, dhashë dorëheqjen si kryetare e degës së Divjakës, ku të gjithë së bashku kemi punuar fort duke ruajtur PD-në të bashkuar . I gjithë rrugëtimi im në PD, që nga dita e parë e deri në fitoren e pak ditëve më parë, është i lidhur ngushtë me Divjaken dhe qytetarët e saj, që meritojnë një përfaqësim dinjitoz. Është e gabuar të mendosh se unë i trembem një gare në një listë të hapur pasi kam garuar dy here ne liste te hapur ne 2017 ku dorzova dhe mandatin dhe ne 2021 ku u rendita femra e dyte me e votuar ne Qarkun Fier dhe pse e renditur e 17 ne liste! Faktet dhe votimet e primareve e treguan qartë vlerësimin e bazës për mua. Një parti e madhe dhe me vlera si PD nuk mund të shndërrohet në një parti që bën qoka për të preferuarit e qëndres dhe lë jashtë vullnetin e shprehur me votë te demokratëve! Vendimi për të mos qenë pjesë e listës së hapur të PD-së për Fierin nuk ishte një vendim i lehtë por i detyruar! Mirënjohese perjetesisht te gjithë atyre që me kanë besuar dhe mbështetur në rrugëtimin tim për 12-vite!/ZËRI

3 MUAJ ME PARE

PD e la jashtë listës së mbyllur, Dash Sula: Mund të garoj me LZHK-në! Shehi konfirmon negociatat

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në fjalën e tij, Sula shpjegoi arsyet se pse u dorëhoq nga gara elektorale e 11 majit duke zbuluar se këto orët e fundit po mendon për një "marrëdhënie" të re politike. Ai po sheh aleancë me Dashamir Shehin dhe Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar, e cila është në koalicion me "Djathtas 1912".

“PD në Elbasan nuk i kalon 5 mandate, i kam shanset “zero” që të fitoj në listën e hapur. Në PD është bërë një listë besnikësh,”-tha Sula.

Edhe Dashamir Shehi ka konfirmuar negociatat me Dashnor Sulën.

“Problemi i vetëm është listat e Elbasanit janë dërguar në KQZ, po shihet nëse ka mundësi korrigjimi,”- tha Shehi./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Zhgënjeu me Primaret, Ori Nebiaj: S'jam pjesë e listave, i hap rrugën atyre që meritojnë më shumë se unë

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Orjela Nebiaj

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Orjela Nebiaj është tërhequr nga gara për deputete në radhët e opozitës. Por po ashtu, ka sqaruar se emri i saj mund të jetë përfshirë gabimisht në qarkun e Fierit si kandidate. Ndaj edhe ka ndarë një mesazh ku qartëson se në respekt të Primareve, ku doli me një rezultat të dobët, nuk do të garojë për deputete.

"Unë kam kërkuar që të mos jem në asnjë listë. As në Tiranë (në respekt të Primareve) dhe as në Fier. Sa për sqarim; dikush i ka lexuar gabim emrat. Jo si tërheqje, por si vendim për ti lënë rrugën të rinjve dhe zonjave që meritojnë më shumë se unë. Unë jam dhe do jem PD. Suksese ekipit të fitores,"-shkruan Nebiaj./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Edhe Basha nuk mungon! Koalicioni Euroatlantik dorëzon listat e kandidatëve në KQZ, garon me lista të hapura

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Foto ilustruese

TIRANË- Koalicioni Euroatlantik, me në krye ish-kryedemokratin Lulzim Basha ka dorëzuar zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në njoftimin për mediat, në të cilin kanë listuar të gjithë kandidatët për deputetë, Koalicioni Euroatlantik pretendon se do të garojë me lista të hapura, duke i dhënë qytetarëve mundësinë që të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre në Parlament.

Për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore:  Koordinatore Kombëtare e Fushatës do të jetë Merita Bakiu; Zëdhënëse e Fushatës është Doriana Musai. Po ashtu, Koalicioni Euroatlantik ka zbuluar edhe sloganin për këtë fushatë zgjedhore: Shqipëria meriton më shumë! 

Lista e kandidatëve sipas qarqeve:

Tiranë

Orsela Aga
Alfred Ahmetcenaj
Lulzim Basha
Fatos Brahja
Fabian Curri
Neli Demi
Rajmond Dervishi 
Rudi Erebara
Shpresa Fasllia
Armend Gjana
Fatmir Gjoci
Azgan Haklaj
Lorina Halilaj
Ergert Haxhiu
Marcel Hila
Laura Hoxha
Taulanda Jupi
Ed Kelmendi
Gazmend Koduzi
Kristina Kostasi
Sajmir Lika
Dhimiter Marko
Artan Murati
Denisa Mustafa
Nevila Nika
Ermelind Paja
Oriola Pampuri
Shemsi Premci
Anisa Rapo
Pellumb Seferi
Irsida Shehu
Armando Shushmani
Diana Sino
Abaz Tafaj
Diana Toma
Rajna Tullumani
Hysen Xhura

Fier

Vjola Avdulaj
Ali Bendaj
Dajela Daka
Amarildo Filaj
Burbuqe Goxhaj
Sabire Hoxhaj
Afrim Kokla
Gerard Komini
Gezim Maloku
Klejdan Mehmetaj
Burhan Misiraj
Florentina Nushi
Gjergji Peri
Elvis Pisku
Fatjon Pollozhani
Ermal Sefa

Elbasan

Emin Cani
Riges Cela
Endri Hasa
Matilda Ibrahimi
Migena Kapllanaj
Mirela Karabina
Blerim Kuqja
Aldi Leka
Redjon Llalla
Naim Metaj
Desart Muzhaqi
Adriatik Vrapi
Bujar Vreto
Marsida Xhindi

Durres

Besnik Babasi
Qazim Bajraktari
Mimoza Celcima
Pirina Cypi
Stela Dedeja
Albor Elezi
Eljan Kasa
Xhuli Kertusha
Drini Muharremi
Jon Myshketa
Sami Osmani
Elona Prendi
Nazmi Shuli
Gjergj Tirja

Vlore

Gezim Ademaj
Dallendyshe Bleta
Myzafer Elezi
Ismail Ferraj
Blendi Hoxha
Letis Jashaj
Alketa Karafilaj
Kamela Kasimi
Hermes Mishgjoni
Gjergji Nika
Gentian Zere
Brunilda Zoga

Shkoder

Xhevdet Amuli
Ramiz Cobaj
Valbona Cuku
Elvisa Drishti
Arben Gjura
Naim Hasani
Anton Koka
Antonjola Kola
Elvis Pacrami
Nikolin Radovani
Franc Shkembi

Korce

Shpetim Agolli
Laureta Alidinaj
Elvin Bregu
Sara Caci
Rudolf Cenolli
Besnik Ibi
Ilir Poro
Andi Prifti
Dhimitri Sino
Marinela Ziu

Lezhe

Prel Deda
Aleksander Jushi
Kejda Myftari
Flora Myrta
Eduart Ndocaj
Kol Nikolla
Aleksander Prenga

Berat

Altin Canga
Eugert Cjapi
Julian Gjata
Bujar Hoxha
Artur Hoxha
Tushe Sollaku
Kristina Vrapi

Diber

Edmond Isaku
Mirjan Kaloshi
Albert Kojku
Sabiana Pasha
Sokol Ruka

Gjirokaster

Klement Caushaj
Dorina Guga
Panajot Laro
Dorian Ziflaj

Kukës

Zenel Halili
Ramiz Metaliaj
Marsilda Shahu

3 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet, tërhiqet nga gara Ilda Dhori: E zhgënjyer, nuk përfaqësohet Divjaka!

 

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Ilda Dhori

 

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori është tërhequr nga zgjedhjet parlamentare pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë. Ajo si shumë emra të tjerë ishte e vendosur në listën e hapur. Ndaj, pas mbledhjes së Kryesisë, Ilda Dhori shkruan në rrjetet sociale se ndihet se zhgënjyer sepse me listën e publikuar nuk përfaqësohet Divjaka dhe as komuniteti ortodoks i Fierit.

"Është vendimi më i drejtë që mund të marr në kushtet e moskonsiderimit e mosvlëresimit që më bëhet jo mua personalisht, por DIVJAKËS dhe njerëzve të saj të punës, që kanë treguar vlerat më të larta qytetare në këto katër vite, në mbrojtje të kauzave te drejta e vlerave", shkruan Dhori.

POSTIMI I PLOTË:

Sot, me berjen publike te listave per deputete te PD, kam vetem nje fjale qe mund te pershkruaj ndjesine e ketyre oreve: ZHGENJIM! Zhgenjim per MOS perfaqesimin e Divjakes si pjese e listes se mbyllur, nderkohe qe vendosen ne te njejtin pozicion “DY kandidate nga nje lagje”…. Zhgenjim, per MOS perfaqesimin e grave nga PD, nderkohe qe, “vende” paska pasur me bollek. Zhgenjim nga MOS perfaqesimi i Komunitetit Orthodoks ne Qarkun e Fierit, karakteristike e listave jo fituese te PD ne kete qark, pasi Fieri ka numrin me te madh te ketij komuniteti ne Shqiperi! Per hir te detyrimit qe kam ndaj atyre njerezve, me mijera qe me kane besuar dhe qe duan te me besojne per ti perfaqesuar ne Parlament, dhe ne kushtet kur kjo e fundit diktohet jo nga vota meritokratike e cdo kandidati, por nga “pazaret nen rrogoz”, kam vendosur me ndergjegje te plote te terhiqem nga gara per Deputet ne listen e hapur te PD! Eshte vendimi me i drejte qe mund te marr ne kushtet e moskonsiderimit e mosvleresimit qe me behet jo mua personalisht, por DIVJAKES dhe njerezve te saj te punes, qe kane treguar vlerat me te larta qytetare ne keto kater vite, ne mbrojtje te kauzave te drejta e vlerave!/ZËRI

3 MUAJ ME PARE

'Atëherë s'e doja, tani e dua Edi Ramën'/ Kush janë "tradhëtarët" e opozitës, u bënë me PS

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Foto ilustruese

TIRANË- Partia Socialiste i ka marrë 3 emra demokratëve dhe i ka futur në listat e saj si kandidatë për deputetë. Edhe pse nuk janë "shpërblyer" me një vend në listat e mbyllura sërish garojnë nën një sigël tjetër. Në Vlorë, PS ka vendosur që të fusë në garë Zamira Sinën, dekane në Universitetin e Vlorës. Gjatë prezantimit të emrave të listës, drejtuesi politik i qarkut, Bledi Çuçi i parapriu lajmeve duke treguar se Sina kishte qenë mbështetëse e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike. Madje kishte mbajtur edhe një fjalim në "çadrën" e vitit 2017.

"Zamira Sina është dekane e Fakultetit Ekonomik në Vlorë. Do iu dali që ka qenë në çadrën e famshme në vitin 2017 ku ka mbajtur një qëndrim me problemet e arsimit. Kur e kam takuar në Vlorë, e pyeta për këtë çështje dhe i thashë 'si ka mundësi që ke qenë atje dhe ke thënë këto gjëra', dhe ajo më tha 'atëherë nuk e doja Edi Ramën, tani e dua Edi Ramën',"-shpjegoi Çuçi 

Një tjetër emër që "rrëshqiti" nga lista e PD-së ishte edhe Sterjovski. Kryetari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), Vasil Sterjovski sot në mëngjes dorëzoi shkresën në KQZ, ku kërkonte tërheqjen nga koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Në një prononcim për mediat, Sterjovski bëri me dije se arsyeja e tërheqjes ishte për shkak se kishin kërkuar një kandidat në listën e hapur të Qarkut të Korçës, por kjo kërkesë u ishte refuzuar nga ana e demokratëve. 

Nuk kaloi shumë kohë dhe e gjeti një “strehë të re” duke haruar për qarkun e Korçës. Por kalimi duket se nuk i shërbeu për gjë pasi edhe socialistët e kanë lënë në listën e hapur.  Edhe në vitin 2021, Vasil Sterjovski i Aleancës së Maqedonasve ka qenë kandidat për deputet nën logon e PS-së në Qarkun e Korçës, por nuk arriti të shpallej fitues. Ai mori mandatin e deputetit vetëm në vitin 2019, kur opozita vendosi të djegë mandatet e saj. Një tjetër emër që është larguar nga opozita është dhe Blendi Sulaj që ka mbajtur postin e nën/Kryetarit të Partisë Republikane të drejtuar nga Fatmir Mediu. Nga PDIU ka ikur edhe Nusret Avdulla, i cili kandidon në listën e hapur të Fierit. Avdulla ka drejtuar degën e Fierit për PDIU dhe ka qenë deputet pas zgjedhjeve të 2021 për Qarkun e Fierit nga lista e PD-së.

Një tjetër "rrjedhje" është shënuar nga demokratët. Ish-deputeti i Partisë Demokratike Alban Zeneli i është bashkuar skuadrës së Partisë Socialiste. Por do të garojë në listën e hapur! Alban Zeneli ka qenë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën 2013-2017.

Edhe pse jo i Partisë Demokratike, një tjetër ikje nga kampi opozitar është edhe Endrit Brahimllari. Pas shumë përplasjeve me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Brahimllari tha pak javë më parë se kërkonte që të angazhohej pranë Partisë Socialiste.

E mesa duket kërkesa që bëri publikisht në një intervistë "ra në veshin e duhur". Tashmë, ai është i vendosur në listën e hapur të kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës dhe i duhet që ta fitojë vetë vendin në Kuvend./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Rama, i pari në Tiranë! Manastirliu lexon listën e kandidatëve për deputetë

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për

Tiranë

Lista e mbyllur: Edi Rama, Ogerta Spiropali, Elisa Spiropali, Lindita Nikolla, Taulant Balla, Adea Pirdeni, Albana Koçiu, Igli Hasanaj, Delina Ibrahimaj, Ilva Gjuzi, Iris Luarasi, Erion Malaj.

Lista e hapur: Andi Seferaj, Anila Denaj, Antonela Dedej, Arben Pëllumbi, Blendi Gonxhe, Blendi Sulaj, Blerina Gjylameti, Edlira Durmishaj, Eldi Çepeli, Endrit Brahimllari, Entrela Ramosacaj, Erion Braçe, Etilda  Gjonaj, Ermonela Felaj, Ervin Hoxha, Etjen Xhafaj, Fatmir Xhafaj, Julinda Dhame, Florjan Pullazi, Glinxhet Madhi, Halil Koloshi, Halit Valteri, Julinda Dhame, Kejsi Elezi, Klotilda Bushka, Mimi Kodheli, Mirgit Vata, Olta Xhaçka, Ornaldo Rakipi, Pandeli Majko, Persida Shkrepa, Plarent Ndreca, Roi Bashaj, Silda Çepej, Sofika Lleshi, Toni Gogu, Xhemal Qefalia dhe Ylli Shehu.

3 MUAJ ME PARE

Orët vendimtare për partitë! Sonte dorëzohen listat me kandidatët për deputetë

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha

TIRANË- Partitë Politike kanë kohë deri mesnatën e sotme për të vendosur për emrat që do të fusin në listën e kandidatëve për deputetë. Partia e parë që ka dorëzuar listën është "Lëvizja Bashkë". Lista në Tiranë udhëhiqet nga Redi Muçi, ndërsa i dyti është Arlind Qori, kryetari i “Lëvizjes Bashkë”. Kryeministri Edi Rama po zhvillon takime të njëpasnjëshme me drejtuesit politikë në seli, ndërkohë që është raportuar se tre kryebashkiakë kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre për të garuar për deputetë.

Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Matit Agron Malaj, kryebashkiakun e Tepelenës Tërmet Peçi dhe kryebashkiakun e Beratit Ervin Demo. Pritet gjithashtu edhe zyrtarizimi i emrit të kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi.

Ndërsa në Partinë Demokratike ka pasur rrjedhje. Deputeti Dashnor Sula ka deklaruar se kryedemokrati Sali Berisha e ka lënë jashtë listës për shkak të mbështetjes që i ka dhënë Prokurorisë së Posaçme dhe drejtësisë së re. Një gjë e tillë është kundërshtuar nga vetë Berisha, i cili është shprehur se ende nuk është marrë vendimi përfundimtar për emrat.

Mesditën e sotme pati edhe një largim të 'Partisë Aleanca e Maqedonasve' nga koalicioni i Partisë Demokratike. Këtë gjë Berisha e konsideroi tradhëti, ndërkohë që është raportuar se Vasil Sterjovski po negocion me Partinë Socialiste.

3 MUAJ ME PARE

Belinda Balluku liston kandidatët e PS për Fierin

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për

Fier

Lista e mbyllur: Belinda Balluku, Erion Mile, Petrit Malaj, Kidunia Zaka, Ana Nako

Lista e hapur: Ceno Klosi, Zaira Gjika, Ramion Kurti, Mariglen Hoxha, Gerta Dhima, Asfloral Haxhiu, Elton Korreshi, Maldrita Bardho, Përparim Arapi, Ilirjan Musko, Zeqene Çaushi, Antoneta Dhima, Klevis Jahaj, Dhimitër Kruti, Avdi Snalla, Nustret Avdulla

3 MUAJ ME PARE

'Dëshiron ta mbyllë angazhimin'/ Rama lajmëroi tërheqjen, Vullnet Sinaj "ndryshon mendje", garon sërish në Vlorë

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Vullnet Sinaj dhe Edi Rama

TIRANË- Ky duhet të ishte mandati i fundit për Vullnet Sinaj, por duket se socialisti ka zgjedhur që të garojë sërish për deputet. Sipas listës shumëemërore të kandidatëve për deputetë për qarkun e Vlorës, të prezantuar nga drejtuesi politik Bledi Çuçi, duket se Sinaj kërkon një mandat tjetër. Por me një ndryshim!

Më 11 maj, Vullnet Sinaj do të vendoset në listën e hapur dhe do të duhet të thyejë herësin e Vlorës për të fituar mandatin e tij të tretë nën siglën e Partisë Socialiste. Lajmin për largimin e tij nga politika e dha kryeministri Edi Rama në mbledhjen e fundit të Kongresit të Partisë Socialiste. Madje teksa Rama fliste, Sinaj u përlot.

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Vullnet Sinaj

"Fatmirësisht i kemi deputetët pa të cilët kemi arritur shumëçka në këtë mandat të tretë dhe I kemi dhe deputetët që nuk mungojnë as kur duhet të ulen në karrige për të marrë vendime, e as kur duhet ti japin këmbëve për të takuar zgjedhësit. Vullnet Sina është njëri prej tyre. I ka në rregull punët e veta, do të thuhej në kafene. Por Vullneti I ka pasur në rregull edhe më përpara. Nuk është I vetmi por se paradisakohësh më tha se dëshiron të mbyllë angazhimin e tij. Kurrë nuk më ka shqetësuar për asgjë personale por nuk e ka pasur problem të më shkruaj pas mesnate duke u kthyer I lodhur në një nga zonat më të thella e të vështira ku ka bërë më shumë se qeveria. Shembull të tillë nuk na mungojnë. Mbi shembuj të tillë do të ndërtojmë skuadrën e radhës, ku do të hyjmë jo thjesht për të marrë mandatin e katërt por për të marrë fitoren më shembullore,"-tha Rama disa muaj më parë.

Por mesa duket Sinaj ka ndërruar mendje dhe ka vendosur të garojë edhe këto zgjedhje./ZËRI 

3 MUAJ ME PARE

Emrat e kandidatëve të Durrësit

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për

Durrës

Lista e mbyllur: Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Loer Kume, Skëndër Pashaj, Aurora Mara,

Lista e hapur: Etleva Budini, Entela Hoxha, Ani Dyrmishi, Edvin Premçe, Fjona Osmani, Dorian Laçi, Indrit Gjoka, Erjon Xhina, Gentian Milla, Arkend Balla, Alban Xhelili, Ilir Ndraxhi.

3 MUAJ ME PARE

Mazniku 'udhëheq' Elbasanin, kush janë emrat e listës së PS

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për

Elbasan

Lista e mbyllur: Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, Adi Qose, Evis Kushi, Ermal Elezi

Lista e hapur: Aulona Bylykbashi, nënkryetare e Bashkisë; Florent Spaho; Valentina Soho; Saimir Hasalla; Arbron Gaxho; Shkëlqim Bullari; Ela Toçka; Olsi Komici; Ervina Metaj; Eldon Fejzo; Luan Duzha, Arlind Kullolli, Sara Mile, Musa Coha. 

3 MUAJ ME PARE

Shalsi, i sigurtë!/ Këta janë emrat e PS për Kukësin

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për

Kukës

Lista e mbyllur: Eduart Shalsi

Lista e hapur: Ali Hallaçi, Aristogena Poga/Geca, Alban Zeneli

3 MUAJ ME PARE

Çuçi prezanton listën e Vlorës

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për

Vlora

Lista e mbyllur: Bledi Çuçi, Zamira Sina, Erjona Ismaili, Pirro Vëngu

Lista e hapur: Vasil Llajo, mjek; Ardit Bido, drejtori i Arkivave; Gjergji Mwrkuri; Ina Majko, Vullnet Sinaj, Evis Allushi, Klevis Kaso, Brunilda Mersini, Briseida Çakërri, Mjaftesa (Tesi) Sulaj, Endi Hysenaj, Damian Gjiknuri.

 

3 MUAJ ME PARE

"11 maji"/ Benet Beci prezanton kandidatët e Shkodrës, emra të rinj në listën e mbyllur

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për

Shkodër

Lista e mbyllur: Marjana Koçeku (Neomalësorja), deputeti që duam; Onid Bejleri, inxhiner; Xhenis Çela, menaxhere në turizëm dhe media; Bujar Rexha

Lista e hapur: Edona Bilali, Ervin Doda, Olta Duda, Frrok Gjini, Besmir Lezha, Marjan Ndërshtiqaj, Vera Ndreca, Kejsi Spahiu, Nertil Cani, Shkëlqim Sterkaj, Adnan Shullani 

3 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet/ PS prezanton skuadrën e Korçës

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për

Korçë

Lista e mbyllur: Niko Peleshi, Romina Kuko dhe Genti Dokollari

Lista e hapur: Alfons Olldashi (Deputeti që duam); Arjan Jaupllari, zv.ministër i Ministrisë së Bujqësisë; Besa Spaho, nënkryetare e Bashkisë së Korçës; Bledi Çomo, jurist; Eni Zake, aktualisht deputete; Erigion Rustemi, nënkryebashkiak i Maliqit; Gëzim Gora, inxhiner; Ilirjan Pendavinji, deputet; Vasil Sterjovski; Vinjola Rrota, drejtoresha e Arsimit në Korçë

3 MUAJ ME PARE

"11 maji"/ Ulsi Manja prezanton formacionin për Lezhën

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për

Lezhë

Lista e mbyllur: Ulsi Manja, Ermal Pacaj

Lista e Hapur: Admir Kadeli, ekonomist; Andon Gjoni, IT kandidat nga Deputeti që Duam; Klotilda Ndreca; Erion Markaj, jurist; Marjeta Nela; Aurora Reçi/Gjeloshi; Pranvera Skana.

 

3 MUAJ ME PARE

Mirela Kumbaro prezanton listën për Gjirokastrën

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për

Mirela Kumbaro prezanton listën për Gjirokastrën

Lista e mbyllur: Mirela Kumbaro

Lista e hapur: Anila Dhimitri; Pirro Dhima; Shyqyri Hysi; Tërmet Peçi.

3 MUAJ ME PARE

Ervin Demo zyrtarizon kandidaturën në Berat, lexon emrat e listës

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për

Ervin Demo zyrtarizon kandidaturën në Berat, lexon emrat e listës

Lista e mbyllur: Ervin Demo dhe Enriketa Jaho

Lista e hapur: Matea Rexhepi, Hatixhe Konomi, Julian Zyla, Ardian Islami, Ertis Hyka, Fadil Nasufi dhe Hysen Buzali

3 MUAJ ME PARE

"11 maji"/ Klosi prezanton listën e Dibrës

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për

Klosi prezanton listën e Dibrës

Dibër:

Lista e mbyllur: Blendi Klosi, Alma Selami

Lista e hapur: Murat Dani, i përzgjedhur nga "Deputeti që duam", Daniel Gjura, Valentina Haliti, mësuese; Agron Malaj / ish-kryebashkiaku i Matit dhe Dritan Selishta, ekonomist.

3 MUAJ ME PARE

3 socialistët që nuk i pranuan listat e hapura!

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Socialistët

TIRANË- Partia Socialiste do të futet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit pa 3 emra: Nasip Naçon, Klevis Xhoxhin dhe Laert Durajn. Për të tre, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste, është ofruar nga një vend në listën e hapur të 3 qarqe të ndryshme të vendit.

Por edhe pse një vend u ishte rezervuar, asnjë nuk e ka pranuar "ofertën" e socialistëve duke preferuar që të mos garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Naço ishte caktuar për të garuar në Berat; Klevis Xhoxhi në Elbasan, ndërsa Laert Duraj në Gjirokastër.

Në fakt ky ishte rregulli i vendosur për të gjithë kandidatët socialistë. Sipas kryeministrit Edi Rama, të gjithë deputetët që kanë fituar qoftë edhe një mandat nën siglën e PS do të duhet që të provojnë veten e tyre në listën e hapur. Lista e mbyllur do t’ju lihet drejtuesve të qarqeve dhe figurave të reja politike, duke u foksuar më shumë tek gratë dhe vajzat./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit, Rama do jetë në listën e mbyllur të PS në Tiranë

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Edi Rama

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, drejtuese politike e qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste prezantoi skuadrën me 49 emra kandidatësh. I pari në listë është kryeministri Edi Rama, i cili po në Tiranë do të ketë përballë kryedemokratin Sali Berisha. Edhe pse pak ditë më parë la të kuptohet se vetë edhe mund të mos garojë për deputet, duket se në momentin e fundit i pari i qeverisë ka ndryshuar mendim dhe do të garojë.

Në zgjedhjet e shkuara, Rama ka marrë mandat në Vlorë dhe në Durrës, ndërsa këto zgjedhje kishte në plan për të garuar në Shkodër, duke qenë se socialistët morën bashkinë për herë të parë që nga rënia e diktaturës. Por duket se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë Ramën që të ndryshojë planet e tij./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Për HERË të PARË! Do garojë nga burgu në listën e hapur, Kryemadhi mbështet Metën: Me ty në çdo hap e sfidë!

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, për herë të parë, ka bërë një postim mbështetës për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta. Pas disa muajsh në proces divorci me të, Kryemadhi sot ka bërë reagimin e parë mbështetës ndaj tij, por në mënyrë indirekte. Kryemadhi ka ripostuar një publikim në rrjetet sociale të Miranda Rirës, ish-kryebashkiakja e Prrenjasit.

"Unë nuk i braktis kurrë njerëzit, sidomos kur ata janë në momentin më të vështirë të jetës së tyre. Po, mund të kem mendim ndryshe, diskutime dhe debate por qëndrimi im ndaj tyre bazohet në parimin e mirënjohjes, qëndrueshmërisë dhe sakrificës, no matter ëhat! Këto përmblidhen në atë që quhet karakter dhe kjo qëndron për çdo marrëdhënie njerëzore që unë ndërtoj. Me ty Ilir Meta, në çdo hap dhe në çdo sfidë!,"-shkruan Rira në postimin që ka shpërndarë edhe Kryemadhi.

POSTIMI I KRYEMADHIT:

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për

Deputetja e PL-së e ka deklaruar se nuk do të garojë më për politikë, por është shprehur se do të vazhdojë që të mbrojë dhe të angazhohet për opozitën. Edhe pse në burg, presidenti i Partisë së Lirisë ka vendosur që të garojë në listën e hapur të qarkut të Tiranës./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Një vend në listën e hapur? Laert Duraj nuk pranon, tërhiqet nga gara në Gjirokastër

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Laert Duraj

TIRANË- Laert Duraj është tërhequr nga gara pasi u vendos në listën e hapur të qarkut Gjirokastër. Sipas burimeve nga brenda mbledhjes së Kryesisë dhe të dërguarve politikë të Partisë Socialiste, u mësua se Duraj ishte vendosur për të garuar në Gjirokastër. Por vendi në listën e hapur duket se nuk i ka shërbyer, ndaj edhe si disa të tjerë, ka vendosur që të mos garojë në zgjedhjet e 11 majit./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

'Farsë dhe përzgjedhje klanore'/ PD e Divjakës peticion për Berishën: S'jemi të përfaqësuar

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Foto ilustruese

TIRANË- Demokratët e Divjakës janë të pakënaqur për faktin se Elisabeta Rredhi nuk është futur në listën e sigurtë. Kështu që një grup firmëtarësh të Partisë Demokratike në zonë i kanë dërguar Kryesisë së PD-së dhe kryedemokratit Sali Berisha një letër ku shprehin pakënaqësitë për listën e mbyllur të këtij qarku. Ata kërkojnë përfshirjen e Rredhit në listën e mbyllur për shkak se gjatë Primareve u votua nga 492 anëtarë të Partisë Demokratike.

"Ne si dege e PD Divjake nuk ndjehemi te perfaqesuar pasi fituesja e primareve e vendit te pare nga zonjat me 492 vota ne Qarkun Fier dhe e treta ne Republike, me nje mbeshtetje elektorale dhe kontribut te rendesishem nuk perzgjidhet nga kryesia ne listen e sigurte, por i ofrohet vendi ne listen e hapur. Lista e Qarkut Fier sipas informacioneve paraprake nuk eshte liste fituese dhe nje liste qe te sillte risi, emra te rinj dhe me reputacion, pasi Fieri eshte qarku me i majte ne Shqiperi, po i serviren elektoratit e njejta fotografi kandidatesh,”-shkruhet ndër të tjera në letër.

Peticioni i firmëtarëve të zonës së Divjakës:

KRYETARIT TE PDSH Z. SALI BERISHA.

TE NDERUAR ANETARE TE KRYESISE SE PDSH,

I NDERUAR ZOTI BERISHA.

Pas procesit te primareve qe percaktonte se pushteti politik per zgjedhjen e kandidaturave per deputet do ta kishte anetaresia, deri tani sipas informacioneve rezulton nje farse dhe me perzgjedhje klanore. Ne po ndjekim me shqetesim te thelle se pas 12 viteve opozite dhe qendrese, serish nuk po respektohet nga kryesia e PDSH verdikti i demokrateve nepermjet zgjedhjes se primareve, por po gjenden artificie per shmangjen e tyre duke na demotivuar per te punuar ne funksion te fitores se PD. Ne si dege e PD Divjake nuk ndiehemi te perfaqesuar pasi fituesja e primareve e vendit te pare nga zonjat me 492 vota ne Qarkun Fier dhe e treta ne Republike, me nje mbeshtetje elektorale dhe kontribut te rendesishem nuk perzgjidhet nga kryesia ne listen e sigurte, por i ofrohet vendi ne listen e hapur.Zonja ne fjale ka kontribuar dy here si kandidate ne vitin 2017 dhe 2021. Dega Divjake ka marre rezultate te rendesishme ne cdo pale zgjedhje dhe eshte nje nder deget me te mira te Qarkut Fier, mbeshtetese ne te gjitha aksionet opozitare ne keto 12 vjet. Lista e Qarkut Fier sipas informacioneve paraprake nuk eshte liste fituese dhe nje liste qe te sillte risi, emra te rinj dhe me reputacion, pasi Fieri eshte qarku me i majte ne Shqiperi, po i serviren elektoratit e njejta fotografi kandidatesh”./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Ishte më i votuari i Primareve të Tiranës, Hysen Kadiu: PD s'mund të shndërrohet në parti qokash

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Hysen Kadiu

TIRANË- Ishte një ndër më të votuarit e Primareve të Tiranës, por Hysen Kadiu nuk u përfshi në listat e sigurta të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës. Lajmin e ka bërë me dije vetë Kadiu, duke zbuluar se ka dhënë dorëheqjen edhe nga posti i kryetarit të PD-së së Kavajës dhe nga funksionet e tjera brenda Partisë Demokratike. Sipas tij, tërheqja nuk ka ndodhur sepse ka frikë që të vendoset në listën e hapur, por për shkak se i është "thyer" fjala e dhënë; ndërsa shton se për këtë ka diskutuar edhe me kryedemokratin Sali Berisha.

"Pas disa bisedave me kryetarin e PD-së, zotin Sali Berisha, vendosa të mos jem pjesë e listës së hapur për qarkun e Tiranës. Ndryshe nga sa kisha diskutuar dhe rënë dakord më herët me drejtuesit e lartë të PD-së, emri im nuk u përfshi në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë. Është e gabuar të mendosh se unë i trembem një gare në një listë të hapur. Faktet dhe votimet e fundit për zgjedhjet lokale dhe primaret treguan qartë forcën dhe peshën e demokratëve të Kavajës. Një parti e madhe dhe me vlera si PD nuk mund të shndërrohet në një parti që bën qoka për të preferuarit e qendrës dhe lë jashtë prioriteteve qëndrestarët e vërtetë, që i kanë qëndruar pranë në kohë të vështira dhe që janë përpjekur çdo ditë të bëjnë më të mirën për të,"-shkruan Kadiu në sqarimin e tij.

POSTIMI I PLOTË:

Së pari, dua të falënderoj familjen time, miqtë, shoqërinë, të njohur e të panjohur në Kavajën time, që besuan tek unë dhe më votuan në primaret e PD-së, duke më dhënë besimin për të qenë në listën kryesore të kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Pas disa bisedave me kryetarin e PD-së, zotin Sali Berisha, vendosa të mos jem pjesë e listës së hapur për qarkun e Tiranës. Ndryshe nga sa kisha diskutuar dhe rënë dakord më herët me drejtuesit e lartë të PD-së, emri im nuk u përfshi në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë. Për të qenë pjesë e primareve, sipas statutit të partisë, dhashë dorëheqjen si kryetar i degës së Kavajës, ku të gjithë së bashku kemi punuar fort duke ruajtur PD-në të bashkuar dhe duke fituar bashkinë dy vjet më parë. I gjithë rrugëtimi im në PD, që nga dita e parë si adoleshent e deri në fitoren e pak ditëve më parë, është i lidhur ngushtë me Kavajën dhe qytetarët e saj, që meritojnë një përfaqësim dinjitoz. Kavaja nuk mund të konsiderohet vazhdimisht si hambari i votave për PD, ndërsa përfaqësimi i saj në listat e deputetëve të jetë i padenjë. 

Është e gabuar të mendosh se unë i trembem një gare në një listë të hapur. Faktet dhe votimet e fundit për zgjedhjet lokale dhe primaret treguan qartë forcën dhe peshën e demokratëve të Kavajës. Por angazhimi, përkushtimi, serioziteti dhe pasioni për të bërë më të mirën për demokratët, përveç votave të marra, duhet të përkthehet edhe në vlerësim për ata që kanë dhënë kontributin e tyre. Një parti e madhe dhe me vlera si PD nuk mund të shndërrohet në një parti që bën qoka për të preferuarit e qendrës dhe lë jashtë prioriteteve qëndrestarët e vërtetë, që i kanë qëndruar pranë në kohë të vështira dhe që janë përpjekur çdo ditë të bëjnë më të mirën për të.

Vendimi për të mos qenë pjesë e listës së hapur të PD-së për Tiranën nuk ishte një vendim i lehtë, por ishte i duhuri për të lënë vetes kohën e nevojshme për të reflektuar mbi angazhimin e mëtejshëm politik dhe gjithashtu për t’i treguar bashkëqytetarëve të mi se dinjiteti dhe fjala e mbajtur kanë qenë vlerat mbi të cilat e kam krijuar marrëdhënien shumëvjeçare me ta dhe parime mbi të cilat nuk do të shkel kurrë. Unë, si Hysen, dhe familja ime do të mbetemi ashtu siç kemi qenë gjithmonë: demokratë të vlerave qytetare, me besimin në Zot që na drejton në rrugën tonë të përditshme dhe me besimin e përhershëm se e drejta do ta gjejë rrugën e vet, sado e ndërlikuar të jetë bërë rrugës./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Ish-deputeti i PD i bashkohet Ramës, Alban Zeneli garon në listën e hapur të Kukësit

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Alban Zeneli

TIRANË- Një tjetër "rrjedhje" është shënuar nga demokratët. Ish-deputeti i Partisë Demokratike Alban Zeneli i është bashkuar skuadrës së Partisë Socialiste. Ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht, por burime bëjnë me dije se ka kërkuar që të garojë në listën e hapur për qarkun e Kukësit. 

Alban Zeneli ka qenë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën 2013-2017./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Do vendosej në listën e hapur, socialisti Klevis Xhoxhi tërhiqet nga gara

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Klevis Xhoxhi

TIRANË- Klevis Xhoxhi nuk do të jetë më deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në prag të dorëzimit të listave përfundimtare me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, Klevis Xhoxhi ka vendosur që të bëjë hapa pas. Kjo për shkak se ai ishte vendosur në listën e hapur të qarkut të Elbasanit. Kështu që në këto kushte ka zgjedhur që të mos garojë më për një mandat tjetër në Kuvendin e Shqipërisë./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Dalin emrat e parë! Kush janë kandidatët e listës së mbyllur, Sula mbetet jashtë, si renditen aleatët

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Pamje nga selia blu

TIRANË- Dalin emrat e parë, kandidatë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike, është miratuar një listë paraprake për kandidatët, e cila nis me kryedemokratin Sali Berisha në krye të listës së Tiranës. Jashtë listës së mbyllur të Tiranës mbeten Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi, të cilat janë propozuar të lihen në listën e hapur. Jashtë listës është lënë edhe Hysen Kadiu, i cili ka vendosur që të tërhiqet fare nga gara për deputet. Në Elbasan, duket se nuk ka një vend të sigurtë as për Dashnor Sulën, por nuk dihet nëse do të jetë pjesë e listave të hapura. Por ndryshe nga demokratët, ashtu siç e kishte premtuar, Berisha ka vendosur në vende të sigurta kandidatët për deputetë nga partisë aleate. 

LISTAT 

Qarku Durrës:

Oerd Bylykbashi

Gent Strazimiri

Artan Luku ( kandidat i Agron Dukës)

Manjola Luku

Igli Cara

Qarku Fier:

Gazment Bardhi

Luan Baçi

Eduart Sharka

Brunilda Haxhia (PL)

Saimir Korreshi

Qarku Tiranë:

Sali Berisha

Belind Këlliçi

Albana Vokshi

Flamur Noka

Fatmir Mediu

Jozefina Topalli

Edi Paloka

Tedi Blushi

Klevis Balliu

Besart Xhaferri

Erisa Xhixho

Qarku Korçë:

Ivi Kaso

Ledina Aliolli

Bledjon Nallbati

Qarku Elbasan:

Tomor Alizoti

Edmond Haxhinasto

Klodjana Çapja

Blendi Himçi

Aurel Bylykbashi

Qarku Berat:

Eno Bozdo

Zija Ismaili

Qarku Kukës:

Flamur Hoxha

Qarku Gjirokastër:

Tritan Shehu

Qarku Lezhë:

Agron Gjekmarkaj

Elda Hoti

Qarku Shkodër:

Luçiano Boçi

Greta Bardeli

Ramadan Likaj

Kliti Hoti

Qarku Dibër:

Xhelal Mziu

Denisi Vata

Qarku Vlorë:

Bujar Leskaj

Atird Hoxha

Ina Zhupa

Vangjel Dule

3 MUAJ ME PARE

Dorëhiqen njëri pas tjetrit, kush janë kryebashkiakët që duan të bëhen deputetë

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Ervin Demo, Agron Malaj dhe Tërmet Peçi

TIRANË- Tre nga kryebashkiakët e vendit kanë dhënë dorëheqjen në prag të dorëzimit të listave të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 majit. Dorëheqjen e ka dhënë i pari kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj. Këshilli Bashkiak i Matit ka njoftuar mbledhje të jashtëzakonshme dhe ka zgjedhur zëvendësin e tij, Myslym Zeneli, i cili deri më tani ka mbjetur postin e nënkryetarit të Bashkisë Mat. Malaj pritet të kandidojë për deputet në listat e PS të Qarkut Dibër. Pas kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen dhe kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, që do të kandidojë për deputet në Qarkun e Gjirokastrës. I treti që ka dhënë dorëheqjen nga posti është Ervin Demo kryebashkiaku i Beratit. Një emër tjetër që pritet të lërë postin e kryebashkiakut për mandatin e deputetit është Majlinda Bufi e Roskovecit, për të cilën nuk ka ende një konfirmim zyrtar.

 

3 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet/ Iu ofrua vendin në listën e hapur, tërhiqet nga gara Nasip Naço

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Nasip Naço

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Nasip Naço nuk do të jetë pjesë e listës shumëemërore të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Burime nga brenda mbledhjes që po zhvillohet në selinë rozë kanë bërë me dije se Naço nuk ka pranuar një vend në listën e hapur që i ishte ofruar në qarkun e Beratit.

Kështu, për shkak se për të nuk u menduan asnjë vend i sigurtë në qark, Naço ka zgjedhur që të mso garojë fare në zgjedhjet që do të mbahen pas 2 muajsh. Por edhe pse duket se një vendim e ka marrë, ende nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për të shpjeguar qëndrimin e tij. 

Naço ishte pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integim, por në vitin 2021 u fut në listën e socialistëve. Por duket se ky ishte mandati i tij i fundit në Kuvendin e Shqipërisë./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

LISTAT/ Nis mbledhja e Kryesisë së PD, Berisha: Kemi LaCivita-n me vete, risi!

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Foto ilustruese

TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike është hapur me një fjalim të kryedemokratit Sali Verisha. Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku ka deklaruar se sot do të marrin vendimmarrjen më të rëndësishme të këtyre 4 viteve, atë të kandidaturave që kjo forcë politike do të paraqesë para elektoratit. Pavarësisht kritikave, Berisha e ka cilësuar procesin e Primareve në PD si transparent, duke u krahasuar me Partinë Socialiste. 

"Nga kampi i PS-së janë flakur edhe socialistët e fundit që kishin mbetur në atë parti dhe janë zëvendësuar me eksponentë politikë të botës së krimit, apo me kushëri apo kushërira.”

Po ashtu, përmendi se Partia Demokratike hyn me risi në këto zgjedhje, duke iu referuar Chris LaCivita-s. 

"Të dashur miq, betejat elektorale janë beteja luftarake. Ato kanë strategjinë e tyre. Në këtë kuadër, ajo që përbën dhe risinë më të madhe 34-vjeçare të betejave të PD është dhe bashkëpunimi i vendosur me kryestrategun e fitores elektorale më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, bashkëkryemagjistarin e fitores të presidentit Donald Trump, i cili mori përsipër këshillimin dhe organizimin e fushatës elektorale të PD dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në mënyrë që fitorja që ai korri në SHBA, të pasohet nga një fitore e thellë edhe në Shqipëri. Dhe kjo siç jeni dëshmitarë ju, e ka tmerruar kundërshtarin tonë në mënyrë të papërmbajtur. Shkallmoi! Vetëm 3-4 ditë pas ardhjes së Chris LaCivita ai i ra tavolinës me grushta dhe është bërë banor i një parku zoologjik me avertebrorë dhe qenie të tjera, të cilat nuk i shqiten nga mendja sepse duket se në koshmaren e tij përjeton momente shumë të vështira. Por 11 maji vjen dhe koalicioni firmos me 11 maj me ekipin që paraqitet një fitore të shkëlqyer,"-shtoi Berisha.

Listat/ Berisha: Ky është procesi më transparent që është zhvilluar në PD. Kandidaturat e PS-së po i përcakton krimi

Mblidhemi sot në vendimmarrjen më të rëndësishme të këtij 4-vjeçari, në miratimin nga kjo kryesi të kandidaturave që PD e Shqipërisë do paraqesë para elektoratit shqiptar së bashku me koalicionin për Shqipërinë Madhështore. Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, meritë e madhe e anëtarësisë së PD, drejtuesve të saj në degët e PD-së dhe në qendër, deputetëve të saj dhe ajo çka mund t’u them unë se ky proces qëndron në lartësinë e plotë të objektivit kryesor të PD-së, Shqipëria Madhështore. Ky është procesi më transparent që është zhvilluar ndonjëherë në historinë e PD, me pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme, me përfaqësimin e të gjitha ndjesive, të gjitha shtresave, nënshtresave, grupeve, komuniteteve të shoqërisë shqiptare. Por këta kandidatë për deputetë kanë avantazhin sepse janë njëkohësisht përfaqësuesit e koalicionit më të fuqishëm që ka njohur Shqipëria në 32 vite. Ky koalicion që bashkon rreth 25 parti, të cilat pa PD-në, përfaqësojnë pothuaj një të tretën e elektoratit shqiptar. Kjo përbën një avantazh të fuqishëm për aleancën për Shqipërinë Madhështore dhe PD-në, një avantazh i cili ka goditur thellë në dëshpërim palën kundërshtare, që në fakt është në kaos të vërtetë. Ekipi Rama-Lubi Balluku po përcakton kandidaturat tërësisht në bashkëpunim me klanet e krimit në Shqipëri. Janë flakur edhe socialistët e fundit që kishin mbetur në atë parti dhe janë zëvendësuar me eksponentë të botës së krimit apo kushërinj, kushërira, etj, etj. Kërcënimi është metoda bazë e përcaktimit në lista të deputetëve. Kështu, në rast se Rama dëshironte që të lante duart me Gjiknurin, Gjiknuri i çoi një zarf jo me para, por me fotot e McGonigalit. Dhe Gjiknuri u rikthye në lista. Dhashë këtë shembull se si po caktohet lista në krahun tjetër.

Mund t’u sjell edhe shembuj të tjerë plot se si famëzi Ceno Klosi përjashtoi socialistin asnjëherë të mençur, Petro Koçi. E të tjera me radhë, por nuk jemi për këtë çështje këtu. Koalicioni për ‘Shqipërinë Madhështore’ paraqitet para shqiptarëve me listën më dinjitoze që është paraqitur ndonjëherë kjo parti, me luftëtarë të vendosur të kauzave të drejta të kësaj partie, të cilët në 4 vite kanë bërë betejat më të fuqishme që ka njohur opozitarizmi në Shqipëri. Paraqitet me specialistë të shquar, me përfaqëues të inteligjencës shqiptare, të diasporës, të komuniteteve të ndryshme, dhe ndonjëherë nuk ka pasur ndonjë përfaqësi kaq të plotë para zgjedhësve shqiptarë. Përfaqësohen gra të shquara, të rinj të vendosur dhe energjikë. Pra, kryesia do bëjë përzgjedhjen përfundimtare të këtyre kandidaturave dhe jam i bindur se impakti i tyre tek qytetarët shqiptarë do jetë i një fakti që ndez peshë, çon peshë zemrat e tyre. Natyrisht kjo garë elektorale, e cila ka krijuar siç keni parë vetë një klimë të pashembullt nga ’90-a gjer sot, ka si frymëzim programin e PD, një program që në shtyllat e tij, në paketën e dhembshurisë, në shtyllën Made in Albania, Shqipëria Madhështore është programi në distancë më i mirë që kanë pasur ndonjëherë shqiptarët para tyre, dhe programi më realist. Të dashur miq, betejat elektorale janë beteja luftarake. Ato kanë strategjinë e tyre. Në këtë kuadër, ajo që përbën dhe risinë më të madhe 34-vjeçare të betejave të PD është dhe bashkëpunimi i vendosur me kryestrategun e fitores elektorale më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, bashkëkryemagjistarin e fitores të presidentit Donald Trump, i cili mori përsipër këshillimin dhe organizimin e fushatës elektorale të PD dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në mënyrë që fitorja që ai korri në SHBA, të pasohet nga një fitore e thellë edhe në Shqipëri.

Dhe kjo siç jeni dëshmitarë ju, e ka tmerruar kundërshtarin tonë në mënyrë të papërmbajtur. Shkallmoi! Vetëm 3-4 ditë pas ardhjes së Chris LaCivita ai i ra tavolinës me grushta dhe është bërë banor i një parku zoologjik me avertebrorë dhe qenie të tjera, të cilat nuk i shqiten nga mendja sepse duket se në koshmaren e tij përjeton momente shumë të vështira. Por 11 maji vjen dhe koalicioni firmos me 11 maj me ekipin që paraqitet një fitore të shkëlqyer./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Me kë po flet Niko Peleshi? Pendavinji i kalon telefonin

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Ilirjan Pendavinji dhe Niko Peleshi

TIRANË- Socialistët janë mbledhur në selinë rozë për të vendosur lidhur me emrat që do të përfshihen në listën shumëemrore të kandidatëve për deputetë. Kamerat kanë kapur edhe drejtuesin politik për qarkun e Korçës, dhe njëkohësisht kreun e grupit parlamentar, Niko Peleshi teksa futet në seli.

MOMENTI ME VIDEO: 

Por para se të hynte, deputeti tjetër i Korçës, Ilirjan Pendavinji i ka kaluar telefonin që të komunikonte me dikë. Ende nuk dihet se më kë ka folur Peleshi dhe po ashtu nuk dihet as tema e diskutimit në telefonatën e shkurtër./ZËRI 

3 MUAJ ME PARE

Kryesia e PD, Berisha: Po përgatis qeverinë e re! Sula s'është përjashtuar, Sterjovski tradhtar

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Sali Berisha

TIRANË-Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë për të miratuar listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Në hyrje të ambjenteve të selisë blu, kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar përjashtimin e deputetit Dashnor Sula nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit dhe largimin e 'Partisë Aleanca e Maqedonasve' nga koalicioni.

Sa i përket Sulës, Berisha deklaroi se deputeti nuk është përjashtuar, ndërsa ka lënë të nënkuptohet se mund të jetë kandidat në listat e hapura.

Sali Berisha: S’është përjashtuar dhe s’mund të përjashtohetDashnor Sula është njeri i respektuar. Mos shkoni në ekstreme, primaret janë një kriter themelor, nuk ia mohon kush. Ka meritat e veta. Nuk kam komunikuar me zotin Sula. Telefoni im ka mijëra mesazhe, edhe mund të më ketë shkruar. Ju doni të mbuloni emrat e atyre që dolën, çfarë kishte sot në dëshmitë e skapistëve në gjykatë, shpëtuat nga një telefonatë ju nga Lali vjedhësi?

Nga ana tjetër sa i përket largimit të 'Partisë Aleanca e Maqedonasve' nga koalicioni i Partisë Demokratike, Berisha e komentoi me një shprehje dedikuar kryetarit të AMIE-s, Vasil Sterjovski.

'Sa ç'është i vjetër njeriu është edhe tradhtia',-u shpreh Berisha.

Deklarata e kryetarit të PD, Sali Berisha:

Berisha: Asnjë gjë e tillë nuk ka. Ai është një njeri i respektuar plotësisht. Nuk mundet kurrsesi që të mbajë një qëndrim, por kjo listë këto mundësi kishte. Nga lista e hapur nuk është përjashtuar ai. Ai ka meritat e veta. Unë po e marr vesh nga ju. Nuk kam komunikuar me zotin Sula. Nuk e përjashtoj mundësinë që të më ketë dërguar mesazhe se telefoni im ka mijëra mesazhe. Por ajo që mund t’i them se ai është njeri i respektuar. … Kjo nuk e zhbën procesin e primareve. Mos shkoni në ekstreme. Primaret janë një kriter themelor. … Këto janë teknika të dëshpëtuara. Ju doni të mbuloni emrat e atyre që dolën… Myzyr çfarë kishte sot në dëshmitë e Skapistëve në gjykatë. Shpëtuat ju nga një telefonatë nga Lali Vjedhësi që të shkruani këto e të bëni ato? Më të votuarit janë në lista të sigurta. Disa prej tyre. Por të miratohet lista. Nuk më shkon mua të nxjerr listat tani. Ai deklaron por pastaj mund të ndryshojë mendim. … Unë më shumë po mendoj për qeverinë pas 12 majit. Tani unë po them që po përgatis qeverisjen e ardhshme. Nuk mund të pajtohen të papajtueshmet… Sa ç’është i vjetër njeriu, është tradhtia. Nuk ke se çfarë i bën.

Kryetari i 'Partisë Aleanca e Maqedonasve' Vasil Sterjovskin ka kaluar në krahun tjetër, duke iu bashkuar Partisë Socialiste. Sterjovski flitet se do të garojë në listën e hapur të Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Rama mbledh drejtuesit politikë, mbërrin në seli krah Ulsi Manjës

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Ulsi Manja dhe Edi Rama

TIRANË-Në selinë rozë po zhvillohet mbledhja e Partisë Socialiste. Gjatë mbledhjet do të diskutohen emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kreu i qeverisë ka mbërritur në seli, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Mësohet se Rama do të zhvillojë bisedime me të gjithë drejtuesit politikë në qarqe, më vete. Më pas ai do të takohet edhe me shefin për diasporën, Taulant Ballën ku do të flitet për emrat favoritë nga diaspora që do të futen në listën e mbyllur të PS.

Në 19:00 mblidhet Kryesia e PS, ku do të zyrtarizohen emrat e kandidatëve për deputetë që duhet të dorëzohen në KQZ para mesnatës./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Berisha lë jashtë listës Dashnor Sulën! Deputeti: Më hoqën sepse jam 'SPAK-ist'

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Dashnor Sula

TIRANË-Teksa pritet të zyrtarizohen emrat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, po zbulohen ata që kanë ngelur jashtë listës së Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për deputetin e qarkut të Elbasanit, Dashnor Sula. Vetë Sula ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme sipas tij “sepse është “SPAKIST””. Në reagimin e tij deputeti thotë se po shkelet statuti i partisë, pasi u përjashtua nga lista edhe pse ka qenë më i votuari në primaret e Elbasanit.

REAGIMI:

Listë fituese apo listë për një përfitues?! Partia Demokratike ka hyrë në fazën finale të listës për betejën e 11 majit. Por a po respektohen kriteret e Statutit të PD dhe te trumbetuara ne media?! Ndonëse 70-80% e kryesisë së PD defakto ishin kundër primareve, referuar statutit dhe insistimit të PD, primaret u zhvilluan. Si një deputet i qarkut të Elbasanit që përfaqësoj Bashkitë Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh dhe Gramsh, pas 4 vitesh deputet u futa me bindjen pa bërë kulisa të brendshme për të parë a kisha mbështetjen e demokratëve për ri përfaqësuar edhe një mandat. Faleminderit demokratëve, të Elbasanit, Peqinit, Cërrikut, Gramshir e Belshit, dola i pari si më i votuar. Në 4 vite si deputet kam denoncuar kontrabandën e naftës, braktisjen e bujqësisë e shumë të tjera. Instituti i Studjimeve Politike më ka renditur disa herë te 10 deputetët më aktivë të Parlamentit në Opozitë Bërje. Çdo ditë kam mbrojtur interesin e votuesve duke denoncuar në media dhe duke mbrojt edhe Partinë Demokratike. Kam takuar mijëra Shqiptarë në diasporë në këto 2-3 muajt e fundit me një objektiv dhe dëshirë të vetme, ti bind të kontribojne për të bërë vendin e tyre të begatë. Jam pritur me shumë respekt siç edhe i vlersojë Por, të dashur miq, sapo jam njoftuar se nuk do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme; sepse jam “SPAKIST”. Për asnjë moment gjatë kësaj legjislature nuk kam vënë në dyshim vetëm një gjë: mbështjetjen time në çdo dalje në foltoren e Parlamentit të strukturave të Reformës në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO-së. Kam besuar dhe besuar dhe vazhdoj të besoj se ato po vazhdojnë ti bëjnë një shërbim të madh këtij vendi, kanë futur në burg njerëz me pushtet, që pak vite më parë as mund të mendoheshin se do të ishin në këtë situatë. Për mua kjo është një medalje që më vendoset pas 3 mandatesh deputet, po të kihet parasysh se jam mbështetës i atyre strukturave të Drejtësisë, të cilat nga cdo sondazh i bërë, dalin si institucionet më të besuara në vend. Për veten nuk kam asnjë keqardhje, kur e nisa këtë rrugë në 2005 as e kisha menduar se do rrija në politikë për 20 vjet. Të vetmen keqardhje e kam për demokratët e qarkut të Elbasanit dhe ata mijëra që kam njohur e takuar këto 2-3 muajt e fundit në Diasporë. Në fund kam edhe një mesazh për ata që janë ngujuar në kullë e po bëjnë listën e qarkut të Elbasanit, jo kushdo që do të futet në atë listë të mbyllur mund t’i gëzojë votat e demokratëve të Elbasanit, Peqinit, Cerrikut, Belshit dhe Gramshit. Keq më vjen, por nuk i keni bërë mirë llogaritë… ftoj të gjithë demokratët që për më shumë të më ndjekin sot në orën 21:00 në media.

Partia Demokratike pritet sot të zyrtarizojë listën e kandidatëve për deputet. Në orën 17:00 mblidhet Kryesia e PD dhe në orën 19:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar. Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike garon si pjesë e koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" (ASHM)./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Lëvizja Bashkë, e para parti që dorëzon listën me kandidatët për deputetë në KQZ, Qori i dyti në Tiranë

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Arlind Qori

TIRANË- Lëvizja Bashkë është partia e parë që ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Mësohet se lista udhëqhiqet nga Redi Muçi. I dyti në listë është arlind Qori, kryetari i “Lëvizjes Vetëvendosje”.

Partitë kanë kohë deri mesnatën e sotme për të vendosur për emrat që do të fusin në listën e kandidatëve për deputetë. Kur akeprat të shënojnë 00:00 emrat për deputetë në 12 qarqe të vendit duhet të jenë depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. 

Emrat për Listën e mbyllur të “Lëvizja Bashkë”:

Tiranë

Redi Muçi
⁠Arlind Qori

Shkodër
Gabriel Rakaj

Lezhë
Emiljano Kita

Korçë
Petro Lubonja

Fier
Mirela Ruko

Elbasan
Oltion Fociro

Dibër
Besjan Kica

Kukës
Alban Metollari

Gjirokastër
Klevis Bedaj

Durrës
Arta Kaçani

Berat
Eljo Shyti

Vlorë
Ilir Zoto

3 MUAJ ME PARE

Nis numërimi mbrapsht! Mesnata afati i fundit, emrat e ekipeve garues më 11 Maj në 'duart' e Berishës dhe Ramës

"11 maji"/ PD-PS prezantojnë kandidatët për
Sali Berisha dhe Edi Rama

TIRANË-Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë kohë deri mesnatën e sotme për të vendosur për emrat që do të fusin në listën e kandidatëve për deputetë. Kur akeprat të shënojnë 00:00 emrat për deputetë në 12 qarqe të vendit duhet të jenë depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. 

Partia Socialiste do të mbledhë në orën 19:00 Kryesinë, nga ku do të dalë dhe përbërja e ekipit socialist për zgjedhjet e 11 majit. Bëhet me dije se para mbledhjes së Kryesisë, Rama do të zhvillojë një takim edhe me bordin e diasporës që drejtohet nga ministri Taulant Balla. I paqartë është vendi i Edi Ramës, i cili ka deklaruar se ende nuk ka marrë një vendim, por gjasat janë të mëdha që të mos kandidojë fare për deputet.

Emrat për deputetë kanë filluar të përfliten, por 'garanci' kanë tre kryebashkiakë të vendit të cilët dhanë dorëheqjen vetëm 24 orë para dorëzimit të listës për PS. I pari ishte Agron Malaj, kryebashkiaku i Matit, i ndjekur nga kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi dhe më pas Ervin Demo kryebashkiaku i Beratit. Arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë ende me dije, por Malaj, Peçi dhe Demo përfliten mes emrave të kryebashkiakëve, të cilët do të të garojnë për deputetë më 11 maj. Një emër tjetër është edhe kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi. Por emrat janë ende të pakonfirmuar. 

Partia Demokratike do të mbledhë po ashtu pasditen e sotme Kryesinë e kësaj force politike dhe Këshillin Kombëtar. Në orën 17:00 mblidhet Kryesia e PD dhe në orën 19:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar. Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike garon si pjesë e koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" (ASHM) me 26 parti të tjera.

Kreu i PD Sali Berisha ka premtuar 8 vende të sigurta në lista. Nga emrat që përfliten është Fatmir Mediu, i cili do të jetë kandidat në listën e sigurtë të Tiranës, ndërsa një emër i zgjedhur nga Agron Duka do të kandidojë në Durrës, kjo për shkak se Duka ka vendosur që të tërhiqet nga karriera e tij në politikë. Koalicioni “PD-Shqipëria Madhështore” do të ketë një kandidat për deputet që do të bëjë fushatë nga qelia, Ilir Metën. Ky i fundit do të jetë në listat e hapura. Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho janë konfirmuar në Tiranë, Edmond Haxhinasto në Elbasan, ndërsa sekretarja e përgjithshme e PL-së, Brunilda Haxhiu do të jetë në listën e mbyllur të Fierit. Nga kandidatët e tjerë, dihet vetëm që Vangjel Dule do të garojë në listën e Vlorës; ndërsa emrat e tjerë do t'i zbulojmë nesër. Gjithsesi asgjë nuk është e konfirmuar.

Në zgjedhje garojnë edhe dy koalicione të tjera, "Nisma Shqipëria Bëhet" e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit dhe "Djathtas për zhvillim" e Enkelejd Alibeajt dhe Dashamir Shehit./ZËRI

Poll

MOS HUMB