LIVE UPDATES

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi! Izraeli synon centralet bërthamore.Trump-Iranit: Dorëzohuni

➤Dita e gjashtë e konfliktit Izrael-Iran!➤ Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi Izraelin duke i thënë: "Beteja fillon". ➤Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërkoi "dorëzimin pa kushte" të Iranit. ➤Izraeli nisi një valë sulmesh që përfshinin më shumë se 50 avionë në vendet iraniane të prodhimit të centrifugave dhe raketave gjatë natës.➤ Raketa u lëshuan edhe nga Irani drejt Izraelit në një valë të dytë në më pak se një orë, konfirmoi ushtria izraelite. ➤Autoritetet izraelite thanë se mbi 90 persona janë plagosur nga sulmet e fundit iraniane.

18 artikuj për këtë temë.
1 ORE ME PARE

"Të ndërmjetësoj me Iranin?"/ Telefonata 'presidenciale', Trump-Putinit: Merru me Rusinë!

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Donald Trump dhe Vladimir Putin

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump zbuloi se pati një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Biseda është zhvilluar të martën, sipas presidentit amerikan. Trump tregoi se kishte hedhur poshtë ofertën e Moskës për të ndërmjetësuar në tensionin midis Iranit dhe Izraelit.

"Fola me të dje,"- u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pa hyrë në detaje rreth bisedës. Presidenti amerikan e bëri të qartë se nuk është i interesuar, të paktën për momentin, në ofertën e Putinit për të marrë një rol ndërmjetësues në konflikt.

"Ai ofroi të ndihmonte në ndërmjetësim. I thashë: 'Më bëj një nder. Kujdesu për vendin tënd më parë. Le të ndërmjetësojmë për Rusinë më parë. Kujdesu për pjesën tjetër të botës më vonë',"- tha Trump.

Ndërkohë që nga Putin, ende nuk është zbuluar asnjë detaj lidhur me telefonatën që pati me homologun e tij amerikan./ZËRI

1 ORE ME PARE

Politico: Gabbard shkaktoi një "tërmet" në Shtëpinë e Bardhë për Iranin, videoja që zemëroi Trumpin

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Donald Trump dhe Tulsi Gabbard

SHBA- Ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme rriten dhe skenari i përfshirjes së drejtpërdrejtë ushtarake amerikane në luftën Izrael-Iran duket më i mundshëm se kurrë, një përçarje e brendshme në Shtëpinë e Bardhë midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard është "ndezur". Më 10 qershor, në orën 5:30 të mëngjesit, Tulsi Gabbard postoi një video tre-minutëshe në Platformën X, duke denoncuar se “elita politike dhe luftëdashësit po nxisin pa kujdes frikën dhe tensionet midis fuqive bërthamore dhe se bota është në prag të shfarosjes nga këto armë”.

Sipas Politico, postimi erdhi disa ditë pas një sërë takimesh midis zyrtarëve izraelitë dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë, që synonin të bënin presion për mbështetje të menjëhershme për sulmet e Izraelit ndaj Iranit. Sipas atyre që kanë dijeni, Trump, pasi pa videon, u tërbua. Sipas burimeve brenda administratës, tregojnë ai e "lexoi" deklaratën si një kundërshtim publik ndaj linjës së administratës së tij.

Në sytë e Trump dhe disa personave pranë tij, Gabbard po e paralajmëronte të mos i jepte dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin. Ndërsa publikisht ende nuk e ka kundërshtuar Gabbard, thuhet se Trump u tha ndihmësve se nuk i pëlqente toni i saj, as fakti që ajo u shfaq për ta korrigjuar publikisht. Të gjithë e dinë se nëse ka një gjë që presidentit amerikan nuk i pëlqen, është të krijohet përshtypja se ai ka nevojë për korrigjim. 

Vjeshtën e kaluar, Trump e vlerësoi mbështetjen e Gabbard për fushatën e tij, duke e shtuar atë në kabinetin e tij pjesërisht për të nxjerrë në pah diversitetin ideologjik të koalicionit MAGA, ashtu siç bëri me Robert F. Kennedy Jr. Si një ish-kongresmene demokrate dhe veterane ushtarake, Gabbard ka thënë se dëshiron t'i shërbejë vendit të saj me një vizion paqësor dhe një politikë jo-ndërhyrëse.

Megjithatë, qëndrimi i saj ndaj krizës së Iranit - një qasje e bazuar në parandalimin e luftës dhe kujdesin ndaj përdorimit të forcës ushtarake - është në kundërshtim me administratën aktuale. Pavarësisht përpjekjeve të saj për të siguruar publikun se ajo dhe presidenti janë "në të njëjtën faqe", rrjedhjet e informacionit nga Shtëpia e Bardhë sugjerojnë se besimi midis Trump dhe Gabbard është tronditur. Madje ka raportime se ajo mund të eliminohet nga roli i drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare. Një veprim i tillë do të shënonte një ndryshim të madh në qasjen e administratës Trump ndaj çështjeve të brendshme.

Trump e ka komentuar çështjen vetëm njëherë kur ishte në avionin presidencial "Air Force One".

"Nuk më intereson çfarë tha ajo,"-tha ai. Në të njëjtën kohë, Gabbard ka ruajtur qetësinë e saj në publik, duke këmbëngulur se fjalët e saj janë në përputhje me vlerësimet konfidenciale që ajo ka dëshmuar para Kongresit. Por distanca e ftohtë midis tyre është ndjerë si nga aleatët ashtu edhe nga kritikët. Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare John Bolton, i cili ka kërkuar hapur shkarkimin e saj, Tucker Carlson dhe Steve Bannon, kanë vënë re mungesën e saj në takime kritike. Mesa duket, Gabbard duket se ka humbur disi ndikimin e saj.

Megjithatë, ajo vazhdon të kryejë detyrat e saj normalisht, të paktën për momentin.

Pavarësisht thashethemeve të forta, ajo ishte e pranishme në takimet e fundit kritike në Shtëpinë e Bardhë dhe mban një kanal komunikimi me homologët e huaj, përfshirë izraelitët. Megjithatë, roli i saj tani duket më teknokratik dhe më pak politik. 

Kundërshtarë në zgjedhjet e vitit 2028?

Gabbard po e lë të hapur mundësinë e kandidimit si kandidate për presidente në vitin 2028. Nëse e bën këtë, një përplasje me Trumpin për shkak të Iranit mund të jetë pika e kthesës që e rikthen atë në skenën kombëtare si një zë i pavarur.

"Nuk do të refuzoj kurrë asnjë mundësi për t'i shërbyer vendit tim,"- tha Gabbard . Por deri atëherë, ajo e gjen veten në një udhëkryq të vështirë midis disiplinës ushtarake, ndërgjegjes politike dhe realiteteve të ashpra të pushtetit. Dhe duke pasur parasysh ngjarjet e fundit, përfshirë përçarjen e Trumpit me aleatin e tij dikur më të ngushtë, Elon Musk, edhe aleatët më besnikë nuk mund të jenë kurrë plotësisht të sigurt./ZËRI

1 ORE ME PARE

Ministri i Jashtëm Izraelit sulmon Erdoganin: Ai guxon të flasë...

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Rexhep Tajip Erdogan

TEL AVIV- Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar ka “sulmuar” presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan pas deklaratave të fundit të presidentit turk në të cilat ai e krahasoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun me Adolf Hitlerin. Saar shkroi në X se Erdogan nuk mund t’u predikojë të tjerëve kur ai pushton ilegalisht pjesën veriore të Qipros dhe flet për të drejtën ndërkombëtare.

“Sulltani, në një tjetër fjalim nxitës, vazhdon të flasë kundër Izraelit dhe Kryeministrit (Netanyahu). Erdogan, i cili mban rekordin e shtypjes së lirive dhe të drejtave të qytetarëve të tij, si dhe shtypjes së opozitës në vendin e tij, guxon të predikojë të tjerët. Është ironike që dikush që nuk i fsheh ambiciet e tij imperialiste, ai që pushtoi Sirinë veriore dhe pushtoi ilegalisht Qipron veriore, tani pretendon se flet në emër të moralit dhe të drejtës ndërkombëtare. Pak vetëdije mund të jetë e dobishme,”- deklaroi fillimisht Ministri i Jashtëm izraelit në postimin e tij.

Erdogan, në komunikimin e tij me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, në lidhje me zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe luftën Izrael-Iran, tha se Benjamin Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë e rajonit. Ndër të tjera, presidenti turk i tha udhëheqësit të Katarit se konflikti Izrael-Iran nuk duhet ta eklipsojë krizën humanitare dhe gjenocidin në Gaza./ZËRI

1 ORE ME PARE

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit nëntokësor Fordov?

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Foto ilustruese

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit mbart shumë të panjohura: nëse sulmet ajrore izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane mund të shkaktojnë lirimin e materialeve radiologjike; nëse ofensiva izraelite mund të shndërrohet në fushatë për ndryshimin e regjimit; dhe nëse Shtetet e Bashkuara mund të përfshihen drejtpërdrejt në luftë me Iranin.

Por, thashethemet në media janë përqendruar veçanërisht në një skenar të mundshëm.

Pjesë kyçe të kompleksit bërthamor të Iranit janë ndërtuar nëntokë, dhe raportimet janë përqendruar tek një objektiv veçanërisht i fortifikuar – impianti i pasurimit të uraniumit në Fordov, në provincën Qom, rreth 150 kilometra në jug të Teheranit.

Impianti i Fordov është i ndërtuar thellë brenda një mali, në një kompleks tunelesh të ndërtuar për Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit. Qenia e tij u bë e ditur në vitin 2009, përmes një deklarate të përbashkët nga presidenti amerikan Barack Obama, presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe kryeministri britanik Gordon Brown.

“Irani ka të drejtë të zhvillojë energji bërthamore paqësore që plotëson nevojat energjetike të popullit të tij”, kishte thënë Obama asokohe.

“Por, madhësia dhe konfigurimi i këtij objekti nuk përputhen me një program paqësor”.

Më pas, Teherani e pranoi qenien e impiantit, i cili përfundimisht do të përfshihej në Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët (JCPOA), që kufizonte programin bërthamor të Iranit. Presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja gjatë mandatit të tij të parë, si pjesë e një fushate të ashtuquajtur “presion maksimal” ndaj Teheranit; Irani reagoi duke përshpejtuar programin e tij bërthamor. Gjendja sot? Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), impianti i Fordovit po prodhon uranium të pasuruar në nivel prej 60 për qind — një hap i madh drejt materialit me cilësi për armë, të përshtatshëm për prodhimin e një bombe.

“Statusi i Fordovit aktualisht apo pas ndonjë sulmi të mëtejshëm do të jetë vendimtar për të ardhmen bërthamore të Iranit, pasi besohet se është objekti ku pasurimi mund të rritet nga 60 në 90 për qind për uranium me cilësi për armë”, shkroi Heather Williams, drejtoreshë e Projektit për Çështjet Bërthamore dhe bashkëpunëtore e lartë në Departamentin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, në një koment që pasoi fillimin e sulmeve izraelite ndaj Iranit.

Një shqetësim tjetër është se Fordovi mund të jetë një nga vendet ku Irani ka grumbulluar uranium të pasuruar në nivelin 60 për qind, ose ku ky grumbullim mund të zhvendoset”, shtoi Williams.

Çfarë është “Bunker Buster” dhe a do të funksiononte kundër Fordovit?

IAEA-ja vlerëson tani se një sulm izraelit ka arritur të godasë një impiant nëntokësor të pasurimit në Natanz. Nuk dihet saktësisht se çfarë lloj municionesh janë përdorur në atë sulm, por ushtria izraelite zotëron bomba të afta të depërtojnë në nëntokë para se të shpërthejnë.

Një analizë me burime të hapura nga New York Times, bazuar në pamjet e avionëve të përdorur në sulmin që vrau vitin e kaluar liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, arriti në përfundimin se ata bartnin bomba amerikane 900-kilogramëshe të pajisura me kite udhëzuese JDAM (Joint Direct Attack Munition), që drejtojnë bombën në mënyrë precize drejt shënjestrës.

Këto bomba — të njohura si “bunker busters” — rrëzuan disa ndërtesa shumëkatëshe. Por, objekti në Fordov përbën synim shumë më të vështirë, pasi ndodhet thellë nën tokë.

Kjo ka nxitur një valë raportimesh spekulative në media rreth një arme që nuk është në dispozicion të izraelitëve: GBU-57 A/B Massive Ordnance Penetrator (MOP), një bombë në arsenalin e ushtrisë amerikane.

Sipas një artikulli të publikuar më 2007 nga Agjencia për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes (Defense Threat Reduction Agency), agjenci e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së që financoi zhvillimin e kësaj bombe, MOP me peshë 13.600 kilogramë është “projektuar për të shkatërruar objektiva të fortifikuar dhe të groposur thellë, si bunkerët dhe komplekset e tunelit”.

Një raport nga Zyra e Drejtorit për Testim dhe Vlerësim Operacional në Departamentin amerikan të Mbrojtjes thotë se bombarduesi i padukshëm B-2 Spirit është i vetmi avion që mund të përdorë bombën MOP (Massive Ordnance Penetrator). Nëse MOP mund të përdorej kundër Fordovit — dhe nëse do të ishte në gjendje ta nxirrte jashtë funksionit këtë objekt — mbetet ende një çështje hipotetike.

Retorika e Trumpit ndaj Iranit është ashpërsuar ditët e fundit, por ende nuk është e qartë nëse SHBA-ja do të ndërhyjë drejtpërdrejt në një fushatë bombardimi kundër Iranit dhe do të dërgojë B-2-sha për të goditur Fordovin. Ndërkohë, diskutimet për kapacitetin teknik të armëve anashkalojnë një aspekt kyç të çdo debati për armatimin: fuqinë e tyre shkatërruese. Për shembull, ushtria izraelite tashmë është përballur me kritika ndërkombëtare për përdorimin e bombave 900-kilogramëshe dhe municioneve të tjera në Gazë.

Avokatët për të drejtat e njeriut thonë se përdorimi i armatimit kaq të rëndë në zona të dendura urbane është i paqartë në objektiv dhe joproporcional. Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut publikoi vitin e kaluar një raport për gjashtë sulme të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit në Gazë që shkaktuan mbi 200 viktima civile.

Fordov nuk ndodhet në një zonë të populluar dendur, dhe krahasimet mes konflikteve nuk janë kurrë të sakta. Por, disa vëzhgues kanë vënë në pikëpyetje gjithashtu nëse një sulm i suksesshëm ndaj objektit do të vononte me të vërtetë programin bërthamor të Iranit.

“Impianti i pasurimit të ndërtuar në thellësi në Fordov nuk u godit në natën e parë të sulmit”, shkroi Mark Fitzpatrick nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike në një analizë online.

“Megjithatë, ai mund të jetë shënjestër në kuadër të operacionit që Netanyahu e paralajmëroi në një fjalim televiziv të së njëjtës ditë. Nuk dihet nëse Izraeli ka arritur të shkatërrojë sasinë prej 604 kilogramësh të uraniumit të pasuruar në nivelin 60 për qind, U-235, që Irani ka prodhuar deri më tani.

Kjo sasi është e mjaftueshme për dhjetë apo më shumë armë bërthamore, nëse pasurohet më tej në nivelin 90 për qind, që konsiderohet cilësi për armë. Ky stok mund të transportohet lehtësisht dhe me shumë gjasë ka qenë gjëja e parë që është fshehur, sapo planet e Izraelit për bombardim u bënë të qarta”.

Me fjalë të tjera, “bunker buster” mund të marrin vëmendje në titujt e lajmeve, por sulmet e profilit të lartë mund të mos japin rezultatet e pritura./REL

4 ORE ME PARE

Analiza: Çfarë ndodh nëse bombat godasin depozitat e uraniumit në Iran?

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Foto ilustruese

IRAN- Ashtu siç ndodhi me agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, në atë rast, të vendeve të centraleve bërthamore civile në Zaporizhzhia dhe gjithashtu të centralit fantazmë në Çernobil, përshkallëzimi i shpejtë i sulmeve dhe opsioneve ushtarake në Iran ka ringjallur një kambanë alarmi të Luftës së Ftohtë: çfarë do të ndodhte nëse bombat izraelite do të arrinin depozitat e uraniumit të pasuruar (siç do ta shohim në nivele të ndryshme)? A ekziston vërtet mundësia që fenomeni i ndarjes së atomit të shkaktohet dhe kështu të ndodhë një shpërthim bërthamor?

Situata bëhet edhe më e pasigurt nga përdorimi i mundshëm i "GBU-57", e ashtuquajtura raketë shkatërruese bunkerësh, e cila, megjithatë, do të duhej të furnizohej nga forcat ushtarake amerikane dhe për këtë arsye do të kërkonte dritën jeshile nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Ashtu si në rastet e mëparshme, nuk ka "literaturë" ose studim rasti që mund ta marrim si referencë të saktë, kështu që duhet të vazhdojmë me hipoteza.

Vendndodhja më e vjetër e pasurimit të uraniumit në Iran është Natanz, 220 kilometra në juglindje të Teheranit, e mbrojtur nga një bateri kundërajrore. Natanz është vendi më i madh i Iranit dhe aty ku janë "të fshehura" shumica e centrifugave të pasurimit të uraniumit. 

Ka të ngjarë që sulmet të kenë dëmtuar centrifugat, të cilat janë shumë të ndjeshme ndaj dridhjeve. Por le të kalojmë te pyetja e pyetjeve: nëse shpërthen një zjarr mbi uraniumin, a ekziston rreziku i një reaksioni bërthamor?

Kushdo që ka jetuar vitet e shpërthimit të Çernobilit në vitin 1986 nuk mund ta harrojë se në atë rast ekzistonin të dy elementë: paqëndrueshmëria e bërthamës së uraniumit, i cili nga ana tjetër kishte çliruar radionuklide në atmosferë duke i lënë ato në mëshirën e erërave. Kjo është reja atomike famëkeqe, edhe më e rrezikshme sepse mund të lëvizë. Në realitet, teknikisht një “bombë atomike”, është një grup pjesësh.

Dhe ky është ndoshta aspekti më delikat i akuzave të kryeministrit Benjamin Netanyahu: a po punonte Irani për një bombë atomike?

Nuk nevojitet vetëm uraniumi i pasuruar, por edhe detonatori (aspak i lehtë për t’u ndërtuar) dhe më pas nevojiten raketa dhe platforma lëshimi të përshtatshme. Për të arritur në reaksionin e bombës bërthamore, duhet të krijohen disa kushte të dobishme, të gjitha njëherësh. Rreziku më i madh në një rast si bombardimi i vendit të Natanzit është në fakt reaksioni kimik dhe jo ai që çliron radionuklide.

Uraniumi në vetvete nuk është toksik për shëndetin. Ai është i pranishëm në natyrë dhe gjithçka varet nga ekspozimi. Më i rrezikshëm mund të jetë reaksioni kimik me fluorin që përdoret gjatë procesit të pasurimit dhe që e transformon uraniumin në një gaz, pra të paqëndrueshëm dhe agresiv. Edhe këtu, fluori në sasi minimale gjendet edhe në pastën e dhëmbëve sepse është i mirë për dhëmbët. Por mbi një dozë të caktuar mund të jetë vdekjeprurës.

Vendndodhja e dytë e pasurimit të uraniumit (kohët e fundit doli se edhe Irani ka një të tretë) është Fordow, në këtë rast 100 kilometra në jugperëndim të Teheranit.

Këtu, siç konfirmohet nga IAEA, ka më pak centrifuga, por janë më të fuqishme. Pasurimi i uraniumit arrin një nivel prej 60% dhe për këtë arsye nuk është larg nga 90% që konsiderohet optimal.

Një pyetje e fundit mbetet pa përgjigje. Çfarë do të ndodhte nëse GBU-57 do të godisnin vazhdimisht dhe thellë (ky është modaliteti i sulmit) Fordow? Në realitet nuk kemi precedentë. Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje do të na duhej të dinim vendin e saktë të ruajtjes së uraniumit brenda vendit iranian. Hipoteza është se sasia nuk është e mjaftueshme për të shkaktuar shqetësim. Por përgjigjja është në duart e inteligjencës amerikane dhe izraelite./ZËRI

Marrë nga Corriere della Sera

5 ORE ME PARE

Kush është Reza Pahlavi? Gjithçka rreth shahëve të Iranit dhe çfarë çoi në rrëzimin e tyre

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Reza Pahlavi

IRAN- Reza Pahlavi, djali në mërgim i Shahut të fundit të Iranit, i rrëzuar në Revolucionin Islamik të vitit 1979, përsëriti thirrjen e tij për ndryshim regjimi në Teheran. Edhe pse nuk është në Iran, ai ka përcjellë një mesazh për qytetarët e vendit të tij, duke u shprehur se Republika Islamike po shembet. Pahlavi, në një postim në X, tha se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ishte “fshehur nën tokë” dhe kishte humbur kontrollin e vendit, duke e përshkruar momentin si “të pakthyeshëm”.

"Nevojitet vetëm një kryengritje e përgjithshme për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë këtij makthi kolektiv. Tani është koha për t’u ngritur. Koha për ta marrë Iranin përsëri. Të gjithë bashkë! Mos u shqetësoni për ditën pas rrëzimit të Republikës Islamike. Irani nuk do të hyjë në një periudhë pasigurie apo lufte civile,”-tha ai.

Irani — i njohur historikisht si Persia — sundohej nga monarkë të njohur si "shahë", duke kulmuar në shekullin e 20-të me dinastinë Pahlavi. Këta sundimtarë formësuan infrastrukturën, politikën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Iranit, derisa mbretërimi i tyre përfundoi me Revolucionin Islamik të vitit 1979. Ndërsa monarkia dikur përcaktonte identitetin kombëtar të Iranit, sot vendi është një republikë teokratike thellësisht në kundërshtim me Perëndimin dhe e bllokuar në një konflikt me Izraelin.

Mes konfliktit Izrael-Iran, Reza Pahlavi, djali i Mohammad Reza Shah, ka bërë vazhdimisht thirrje për një ndryshim të regjimit në Teheran. Në samitin e Këshillit Izraelito-Amerikan në shtator 2024, ai tha: Ne duhet t'i japim fund këtij regjimi... Iranianët që qëndrojnë në solidaritet me botën e lirë, me izraelitët, janë përgjigjja... jo ky regjim.

Më herët këtë muaj, Pahlavi e kishte fajësuar Khamenein për “futjen e Iranit në një luftë” me Izraelin dhe e përshkroi qeverinë në Teheran si “të dobët dhe të përçarë”.

“Irani mund të bjerë. U kam thënë bashkatdhetarëve të mi: Irani është i juaji dhe i juaji për ta rimarrë. Unë jam me ju. Qëndroni të fortë dhe ne do të fitojmë. U kam thënë ushtrisë, policisë dhe forcave të sigurisë: shkëputuni nga regjimi. Nderoni betimin e çdo ushtaraku të nderuar. Bashkohuni me popullin!”

Dinastia Kaxhar (Qajar), e cila sundoi Iranin nga viti 1794 deri në vitin 1925, u shënua nga paqëndrueshmëri e brendshme, ndërhyrje të huaja dhe humbje graduale territoriale. E themeluar nga Agha Mohammad Khan Kaxhar, dinastia centralizoi pushtetin, por luftoi për të modernizuar vendin. Gjatë gjithë shekullit të 19-të, Irani humbi toka të konsiderueshme në Kaukaz ndaj Rusisë dhe ra nën ndikimin në rritje të Britanisë dhe fuqive të tjera evropiane. Korrupsioni, qeverisja e dobët dhe keqmenaxhimi ekonomik dobësuan kontrollin e monarkisë.

Në fillim të shekullit të 20-të, kërkesat në rritje për reforma çuan në Revolucionin Kushtetues të vitit 1906, i cili prezantoi një parlament dhe kufizoi autoritetin mbretëror. Goditja përfundimtare erdhi kur Reza Khan, një oficer ushtarak, organizoi një grusht shteti dhe më vonë u kurorëzua si Reza Shah Pahlavi në vitin 1925, duke i dhënë fund zyrtarisht dinastisë "Kaxhare" dhe duke vendosur monarkinë Pahlavi.

Kush janë Pahlavitë?

Familja e fundit sunduese e Iranit, Pahlavitë, erdhën në pushtet në vitin 1925 kur Reza Shah Pahlavi, një ish-oficer ushtarak, përmbysi dinastinë Qajar. Reza Shah nisi përpjekje të gjera modernizimi - ndërtimin e rrugëve, shkollave dhe një ushtrie të centralizuar. Por sundimi i tij autoritar dhe afrimi me Gjermaninë naziste sollën abdikimin e tij të detyruar në vitin 1941 nga fuqitë aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u pasua nga djali i tij, Mohammad Reza Shah Pahlavi, i cili sundoi nga viti 1941 deri në vitin 1979. I njohur për qëndrimin e tij pro-perëndimor dhe partneritetet e naftës me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, Shahu i ri prezantoi Revolucionin e Bardhë, i cili përfshinte reforma tokësore dhe të drejtat e grave. Ndërsa nismat e tij morën lëvdata në Perëndim, në vend, kritikët e panë atë si shumë perëndimor dhe agresiv. Për ta, ai ishte një kërcënim për vlerat islame dhe tradicionale.

Rënia e Pahlavive

Pakënaqësia në rritje për shkak të represionit politik, pabarazisë ekonomike dhe lidhjeve të ngushta me Perëndimin - veçanërisht SHBA-në - shkaktoi protesta masive në fund të viteve 1970. Policia sekrete e Shahut (SAVAK) kishte shtypur brutalisht disidentët për vite me radhë, duke nxitur pakënaqësi të thellë. Në vitin 1979, pas muajsh trazirash dhe demonstratash publike, Shahu u largua nga Irani. Menjëherë pas kësaj, Ajatollah Khomeini u kthye nga mërgimi dhe themeloi Republikën Islamike.

Mohammad Reza Shah vdiq në mërgim në Egjipt në vitin 1980. Djali i tij, Reza Pahlavi, që atëherë është bërë një zë kryesor i opozitës që mbështet demokracinë laike, jo monarkinë.

Cili është statusi aktual i Shahëve?

Reza Pahlavi tani jeton në SHBA dhe, ndonëse nuk kërkon të rimarrë fronin, luan një rol simbolik mes iranianëve në mërgim. Ai ka bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare për ndryshimin e regjimit përmes tranzicionit paqësor dhe shihet nga disa si një udhëheqës kalimtar nëse Republika Islamike shembet.

Kush është Reza Pahlavi?

Reza Pahlavi është princi i kurorës në mërgim i Iranit dhe djali më i madh i Shahut të fundit, Mohammad Reza Pahlavi, i cili u rrëzua gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979. I lindur në vitin 1960, Pahlavi ka jetuar në mërgim kryesisht në Shtetet e Bashkuara, ku e ka pozicionuar veten si një kundërshtar i zëshëm i Republikës Islamike aktuale. Edhe pse nuk ka pushtet formal politik në Iran, ai komandon një numër simbolik ndjekësish midis segmenteve të diasporës iraniane dhe disa iranianëve me mentalitet reformist. Reza Pahlavi mbështet një Iran laik dhe demokratik dhe kohët e fundit ka intensifikuar shtrirjen e tij ndërkombëtare, duke bërë thirrje për mbështetje globale për protestuesit iranianë dhe një tranzicion paqësor nga teokracia aktuale.

Si ishin marrëdhëniet Iran-Izrael nën sundimin e shahëve?

Shahët mbajtën lidhje diplomatike zyrtare me Izraelin deri në vitin 1979, në kontrast të fortë me politikën aktuale armiqësore të Republikës Islamike. Kjo marrëdhënie historike shpesh përmendet në diskursin rajonal. Ndërsa Irani dhe Izraeli i afrohen konfliktit të drejtpërdrejtë në vitin 2025, disa iranianë reflektojnë mbi epokën e Shahut si një kohë paqeje relative dhe integrimi global - pavarësisht të metave./ZËRI

6 ORE ME PARE

CIA dhe Shahu/ Kur SHBA-të përmbysën qeverinë e Iranit në vitin 1953

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Ish-kryeministri iranian Mohammad Mossadegh

TEHERAN- Frika nga përfshirjen e Amerikës në luftën midis Izraelit dhe Iranit po intensifikohet. Ndërkohë bashkësia ndërkombëtare po monitoron nga afër lëvizjet e Donald Trump dhe po kërkon shenja të lëvizjeve të ardhshme të Uashingtonit në Lindjen e Mesme. Megjithatë, nuk do të jetë hera e parë që SHBA-të janë përfshirë në ndryshimin e regjimit në Iran.

Në vitin 1953, SHBA-të ndihmuan në grushtin e shtetit për të rrëzuar kryeministrin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Iranit, Mohammad Mossadegh, i cili ishte zotuar të shtetëzonte fushat e naftës së vendit, një veprim që SHBA-të dhe Britania e Madhe e konsideruan një goditje serioze, duke pasur parasysh varësinë e tyre nga nafta e Lindjes së Mesme.

Cili ishte qëllimi i grushtit të shtetit?

Qëllimi i grushtit të shtetit ishte mbështetja e monarkut iranian, Mohammad Reza Pahlavi, për të sunduar si Shah i Iranit dhe emërimi i një kryeministri të ri, Gjeneral Fazlolah Zahedi. Përpara grushtit të shtetit, CIA, së bashku me Shërbimin Sekret të Inteligjencës Britanike, ndihmuan në nxitjen e kundërshtarëve të Mossadeghut duke përdorur propagandë. Kështu, organizuan protesta të mëdha kundër Mossadeghut, të cilave shumë shpejt iu bashkua edhe ushtria.

Roli i CIA-s

Për t’i siguruar kryeministrit të ri të vendit, Zahedi, njëfarë stabiliteti, CIA ndau fshehurazi 5 milionë dollarë brenda dy ditëve nga marrja e pushtetit. Në vitin 2013, u publikuan dokumente të deklasifikuara të CIA-s, duke konfirmuar për herë të parë përfshirjen e agjencisë në atë që ndodhi shumë dekada mëparë. Por roli i SHBA-së ishte i njohur tashmë: ish-Presidenti Barack Obama kishte pranuar përfshirjen e SHBA-së në grushtin e shtetit që nga viti 2009.

Pas përmbysjes së Mossadeghut, SHBA-të rritën mbështetjen e tyre për Pahlavi-n që të sundonte si Shah. Por iranianët e kundërshtuan ndërhyrjen e huaj, duke nxitur ndjenjat antiamerikane në vend për dekada të tëra.

Shahu u bë një aleat i ngushtë i SHBA-së

Por në fund të viteve 1970, miliona iranianë dolën në rrugë kundër regjimit të tij, të cilin e konsideronin të korruptuar dhe të paligjshëm. Protestuesit laikë kundërshtuan autoritarizmin e tij, ndërsa protestuesit islamistë kundërshtuan axhendën e tij të modernizimit. Shahu u rrëzua nga pushteti në Revolucionin Islamik të vitit 1979, revolucion që i dha fund monarkisë së mbështetur nga Perëndimi dhe shënoi fillimin e Republikës Islamike dhe sundimit klerikal./ZËRI

6 ORE ME PARE

59 konflikte aktive dhe 10 vatra lufte! Çfarë po ndodh sot në botë

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Foto Ilustruese

TIRANË- Paqja globale është në rënie të vazhdueshme, me tensionet gjeopolitike në rritje dhe numrin më të lartë të konflikteve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas Indeksit Global të Paqes (GPI) për vitin 2025, që është publikuar të mërkurën nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe (IEP), paqja globale është përkeqësuar çdo vit që nga viti 2014, ndërsa aktualisht janë te të hapur 59 konflikte aktive me bazë shtetërore, numri më i lartë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore (1939-1945).

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Harta me konfliktet

Deri në vitin 2024, që nga hapja e konfliktit të parë, numërohen rreth 152 mijë njerëz të vrarë, përfshirë gra e fëmijë. Në total janë përfshirë 78 vende, ndërkohë që Indeksi paralajmëron për një probabilitet të lartë konfliktesh të reja për shkak të konkurrencës midis fuqive të mëdha, teknologjive të luftës dhe rritjes së borxhit në vendet me ekonomi më të dobët.

Ndikimi ekonomik global i kësaj dhune arriti në 19.97 miliardë dollarë në vitin 2024, ekuivalent me 11.6% të produktit të brendshëm bruto (PBB) global, vëren indeksi, duke paralajmëruar se konfliktet po bëhen gjithnjë e më të kushtueshme dhe të vështira për t'u fituar.

Për më tepër, investimet globale në parandalimin e konflikteve kanë rënë ndjeshëm. Sipas llogaritjeve të IEP, 87 vende përjetuan një përkeqësim të paqes së tyre në vitin 2024, krahasuar me 74 që u përmirësuan.

Përtej vuajtjeve njerëzore, konfliktet përfaqësojnë një barrë të konsiderueshme ekonomike për shkak të zhvendosjes, ndikimit në tregti, pasigurisë së biznesit dhe shkatërrimit të infrastrukturës, tregon raporti.

Përqendrimi i ndikimit dhe fuqisë globale po ndryshon, me 34 vende që tani kanë ndikim të rëndësishëm gjeopolitik mbi të paktën një vend tjetër, krahasuar me vetëm 13 në fund të Luftës së Ftohtë.

Vende të tilla si Arabia Saudite, Turqia, India, Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraeli, Afrika e Jugut, Brazili dhe Indonezia janë bërë fuqi rajonale me ndikim. Amerika e Jugut ishte i vetmi rajon që u përmirësua në aspektin e paqes, me Perunë që regjistroi përmirësimin më të madh, të nxitur nga një reduktim i trazirave civile.

Evropa Perëndimore dhe Qendrore, rajoni më paqësor

Indeksi tregon se Evropa Perëndimore dhe Qendrore mbetet rajoni më paqësor në botë, dhe Islanda mbetet vendi më paqësor në botë, një pozicion që e ka mbajtur që nga viti 2008, së bashku me Irlandën, Austrinë, Zelandën e Re dhe Zvicrën.

Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë përjetuar rëniet më të mëdha të ndikimit, vëren raporti, duke shtuar se, për herë të parë, Rusia është vendi më pak paqësor në botë, e ndjekur nga Ukraina, Sudani, Republika Demokratike e Kongos dhe Jemeni.

Themeluesi dhe Drejtori Ekzekutiv i IEP-së, Steve Killelea, vuri në dukje se "Indeksi Global i Paqes i këtij viti tregon se bota është në një pikë kritike kthese, me fragmentimin global që po rritet në mënyrë dramatike".

"Kjo është për shkak", shpjegoi ai, "të rritjes së fuqive të nivelit të mesëm, konkurrencës midis fuqive të mëdha dhe niveleve të paqëndrueshme të borxhit në vendet më të brishta të botës. Kjo po çon në një riorganizim themelor dhe një pikë kthese të mundshme drejt një rendi të ri ndërkombëtar."

Rajoni MENA, më pak paqësori në botë

Rajoni MENA (Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut) është më pak paqësori në botë, veçanërisht Sudani, Jemeni, Siria dhe Izraeli, ndërsa Afrika Sub-Sahariane është rajoni me më shumë vende në konflikt, me 35 nga 43 kombe të përfshira në një konflikt në pesë vitet e fundit.

Saheli mbetet epiqendra globale e terrorizmit, ndërsa Azia Jugore ka parë përkeqësimin më të madh të paqes, të nxitur nga masat shtypëse në Bangladesh dhe trazirat dhe konfliktet civile në Pakistan.

Vende dhe rajone me konflikte të rëndësishme:

Ukraina – Luftë e hapur me Rusinë.

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Ukrainë

Lufta Ruso-Ukrainase filloi në shkurt të vitit 2014 pas Revolucionit të Dinjitetit në Ukrainë, kur Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë nga Ukraina. Më pas mbështeti paraushtarakët rusë të cilët filluan një luftë në rajonin lindor të Donbasit kundër ushtrisë së Ukrainës. Në vitin 2018, Ukraina shpalli rajonin të pushtuar nga Rusia. Por, në shkurt të vitit 2022, Rusia nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës, duke i hapur derën konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Lufta ka rezultuar në një krizë refugjatësh dhe qindra mijëra vdekje.

Pushtimi rus u dënua ndërkombëtarisht; shumë vende vendosën sanksione kundër Rusisë dhe dërguan ndihmë humanitare dhe ushtarake në Ukrainë. Përballë rezistencës së ashpër, Rusia braktisi një përpjekje për të marrë Kievin në fillim të prillit. Në gusht, forcat ukrainase filluan të çlironin territoret në verilindje dhe jug. Në shtator, Rusia shpalli aneksimin e katër provincave pjesërisht të pushtuara, gjë që u dënua ndërkombëtarisht. Që atëherë, ofensivat ruse dhe kundërsulmet ukrainase kanë fituar vetëm sasi të vogla territori. Pushtimi ka çuar gjithashtu në sulme në Rusi nga forcat ukrainase dhe të mbështetura nga Ukraina, midis tyre një ofensivë ndërkufitare në rajonin Kursk të Rusisë në gusht 2024. Rusia ka kryer vazhdimisht sulme të qëllimshme dhe pa dallim ndaj civilëve larg vijës së frontit. [Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) hapi një hetim për krime lufte dhe lëshoi urdhër-arreste për Putinin dhe disa zyrtarë të tjerë rusë.

Deri në qershor të vitit 2025, Ukraina ka deklaruar se ka vrarë dhe plagosur më shumë se 1 milion ushtarë rusë që nga shkurti i vitit 2022, ndërsa vetë ka humbur rreth 100 mijë jetë njerëzish. Rusia ka marrë rreth 20 % të territorit të Ukrainës, i fokusuar në Donetsk, Luhansk, Zaporizhia, Kherson dhe Sumy/Kharkiv

Rusia po përdor taktikën “meat-grinder”, me numër të lartë viktimash për territor minimal, ndërsa Ukraina përdor efektivisht dronë, sulme dhe mbrojtje të kombinuar, duke bërë rezistencë të qëndrueshme.

Rripi i Gazës / Izrael–Palestinë – Konflikt i vazhdueshëm me eskalime të mëdha në 2025.

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Gaza

Konflikti aktual shpërtheu më 7 tetor 2023, kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë rreth 1,195 persona, përfshirë 815 civilë, dhe duke marrë 251 të marrë peng. Më 7 tetor 2023, grupet ushtarake palestineze të udhëhequra nga Hamasi nisën një sulm në shkallë të gjerë kundër Izraelit nga Rripi i Gazës, duke thyer barrierën Gazë-Izrael dhe duke hyrë me forcë nga pikat kufitare të Gazës në qytetet izraelite pranë, instalimet ushtarake ngjitur dhe vendbanimet civile. Ky është konflikti i parë i drejtpërdrejtë brenda territorit të Izraelit që nga Lufta Arabo-Izraelite e vitit 1948. Deri me sot numërohen më shumë se 55,600–57,000 të vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza (duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë)  Gaza është nën katastrofë humanitare me shterim te ushqimeve, ujit, barnave dhe energjisë. Shtrimet në spital janë minimale, ka terrene të shkatërruara dhe civilë të zhvendosur. Izraeli ka zhvilluar operacione tokësore dhe ajrore të gjera, duke fshirë pjesë të mëdha urbane, duke shkaktuar rrënoja masive dhe zhvendosje të mbi 2 milionë banorësh në Gaza.

Yemeni – Luftë civile që nga 2014.

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Yemen

Kjo është një luftë civile shumëpalëshe e vazhdueshme që filloi në fund të vitit 2014 kryesisht midis Këshillit të Udhëheqjes Presidenciale të udhëhequr nga Rashad al-Alimi dhe Këshillit të Lartë Politik të udhëhequr nga Mahdi al-Mashat , së bashku me mbështetësit dhe aleatët e tyre. Të dy pretendojnë se përbëjnë qeverinë zyrtare të Jemenit. Gjithçka nisi në vitin 2014, kur rebelët Houthi (të mbështetur nga Irani) morën kontrollin e kryeqytetit Sanaa dhe pjesëve të veriut të vendit. Më 21 mars 2015, Komiteti i Lartë Revolucionar i udhëhequr nga Houthi shpalli një mobilizim të përgjithshëm për të rrëzuar presidentin e atëhershëm Abdrabbuh Mansur Hadi dhe për të zgjeruar kontrollin e tyre duke u futur në provincat jugore. Më pas Arabia Saudite dhe aleatët e Gjirit nisën një fushatë ajrore kundër rebelëve, e mbështetur nga SHBA e MB. Konflikti u zgjerua në një luftë civile me pasojat më të rënda humanitare në botë. Aktualisht kryengritësit Huthi kontrollojnë kryeqytetin Sanaa dhe të gjithë ish-Jemenin e Veriut, përveç Guvernatorit lindor Marib. Pas formimit të Këshillit Kalimtar Jugor (STC) në vitin 2017 dhe kapjes së mëvonshme të Adenit nga forcat STC në vitin 2018, forcat pro-republikane u përçanë, me përleshje të rregullta midis forcave pro-Hadi të mbështetura nga Arabia Saudite dhe separatistëve jugorë të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Al-Kaeda në Gadishullin Arabik (AQAP) dhe Shteti Islamik kanë kryer gjithashtu sulme kundër të dy fraksioneve, me AQAP që kontrollon pjesë të mëdha territori në zonat e thella dhe përgjatë bregdetit.

OKB-ja ndërmjetësoi një armëpushim dy-mujor mbarëkombëtar më 2 prill 2022, por konflikti u rindez në tetor 2023, në kontekstin e luftës në Gaza. Sipas OKB-së, mbi 150,000 njerëz janë vrarë në Jemen, si dhe vlerësimet për më shumë se 227,000 të vdekur si rezultat i një zie të vazhdueshme buke dhe mungesës së objekteve shëndetësore për shkak të luftës. Në mars 2025, nën administratën Trump, SHBA dhe MB nisën Operation Rough Rider: mbi 1,000 sulme ajrore dhe detare ndaj rebelëve Houthi, duke goditur sistemet e radarëve, bazat e raketave dhe portet. Më pas luftime u zgjeruan me sulme të përbashkëta nga SHBA dhe Izraeli në portin Hodeida në maj 2025.

Etiopia (Amhara) – Përplasje mes milicive dhe forcave qeveritare.

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Etiopi

Ndryshe nga vendet e tjera, në Etiopi po zhvillohet një konflikt civil. Lufta në Amhara është një konflikt i armatosur dhe kryengritje në Rajonin Amhara të Etiopisë që filloi në prill të vitit 2023 midis milicisë Fano dhe qeverisë etiopiane. Konflikti filloi pasi qeveria u përpoq të shpërbënte Forcat Speciale të Amhara dhe forca të tjera rajonale si pjesë e një plani për të reformuar dhe centralizuar aparatin e sigurisë së vendit dhe për t'i integruar ato në forcat e armatosura federale. Ky veprim çoi në protesta dhe rezistencë të armatosur nga forcat lokale nën Fano.

Tensionet midis Fano-s dhe qeverisë kishin qenë në rritje për një vit para konfliktit. Edhe pse luftëtarët e Fano-s ishin bashkuar me qeverinë gjatë luftës së Tigray-t, marrëdhëniet u përkeqësuan pas marrëveshjes së paqes të vitit 2022, të cilën Fano e konsideroi si tradhti. Qeveria, nga ana tjetër, e pa Fano-n si një kërcënim në rritje për shkak të natyrës së saj të parregulluar. Në fillim të vitit 2023, qeveria miratoi fazën e parë të planit të saj për të ricentralizuar shërbimet e sigurisë etiopiane dhe lëvizi për të shpërbërë forcat speciale rajonale të Amhara-s. Disa forca speciale rajonale kaluan te militantët e Fano-s, të cilët filluan të luftonin kundër Forcës Kombëtare të Mbrojtjes Etiopiane (ENDF). Që atëherë, lufta është zhvilluar kryesisht në malësitë rurale të rajonit , megjithëse Fano ka arritur të depërtojë në zonat urbane.

Deri në mesin e vitit 2023, pjesa më e madhe e rajonit të Amharës ishte bërë një zonë lufte, ndërsa Fano nisi ofensiva në qytete kryesore, duke marrë përkohësisht kontrollin e disa prej tyre përpara se të shtyhej nga ENDF-ja. Një gjendje e jashtëzakonshme gjashtëmujore u shpall në gusht 2023 pas një kërkese nga qeveria rajonale e Amharës. Luftimet u përshkallëzuan në vitin 2024, me ofensiva të ripërtërira kryengritëse në zonat Gondar dhe Gojjam dhe operacione ushtarake në rritje nga ENDF-ja. Konflikti ka rezultuar në përdorimin e rëndë të sulmeve ajrore, përplasje mbi qytetet kryesore dhe raportime për rritje të viktimave civile. Gjatë korrikut 2024, Fano nisi një ofensivë të gjerë në të gjithë rajonin dhe në tetor 2024, ushtria etiopiane nisi një operacion kundër kryengritjes në shkallë të gjerë. Pjesa më e madhe e fshatit të Amharës ka rënë nën kontrollin e Fano-s, me raportime për zhvatje, vjedhje dhe rrëmbime që po bëhen të përhapura. Zona e Gojjamit Perëndimor në veçanti ka parë nivele të rënda konflikti të armatosur që nga tetori.

ENDF është akuzuar për shkelje ekstreme të të drejtave të njeriut dhe përdorim pa dallim të sulmeve me dronë. Organizatat e të drejtave të njeriut kanë akuzuar ushtrinë për vrasje jashtëgjyqësore dhe sulme ndaj objekteve mjekësore. Amnesty International raporton se qeveria ka mbajtur në arrest arbitrarisht mijëra civilë në kampe internimi. Komunikimet janë kufizuar dhe qasja u është mohuar gazetarëve që përpiqen të raportojnë nga rajoni.

Vëzhguesit ndërkombëtarë paralajmërojnë se konflikti rrezikon të destabilizojë të gjithë vendin, pasi asnjëra palë nuk duket e aftë për një fitore ushtarake.  Gjatë vitit 2024, kryengritësit e Fano-s i shtuan sulmet ndaj ENDF-së, ndërkohë që mbajtën për një kohë të shkurtër disa qytete dhe qyteza. Gjatë marsit 2025, Fano nisi një fushatë të re si pjesë e ofensivës së Amharës. Lufta dyshohet se ka rezultuar në mbi 15,000 viktima, si luftëtarë ashtu edhe civilë. Gjatë korrikut 2024, OKB-ja vuri në dukje se më shumë se 2,000 civilë ishin vrarë gjatë vitit 2024 si rezultat i luftimeve.

Sudani / Sudani Jugor – Konflikte civile të përgjakshme.

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Sudan

Edhe në Sudan po zhvillohet një konflikt civil që filloi më 15 prill 2023 midis dy fraksioneve rivale të qeverisë ushtarake të Sudanit. Konflikti përfshin Forcat e Armatosura Sudaneze (SAF), të udhëhequra nga Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, dhe Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), të komanduara nga Mohamed Hamdan Dagalo (i njohur zakonisht si Hemedti), i cili gjithashtu udhëheq koalicionin më të gjerë Janjaëeed. Disa grupe të vogla të armatosura kanë marrë pjesë gjithashtu. Luftimet janë përqendruar në kryeqytetin, Khartum, ku konflikti filloi me beteja në shkallë të gjerë, dhe në rajonin e Darfurit. Shumë civilë në Darfur janë raportuar të vdekur si pjesë e masakrave të Masalit, të cilat janë përshkruar si spastrim etnik ose gjenocid. Sudani është përshkruar si vendi që përballet me krizën më të keqe humanitare në botë ; gati 25 milionë njerëz po përjetojnë uri ekstreme.

Që nga fitimi i pavarësisë në vitin 1956, Sudani ka përjetuar një paqëndrueshmëri kronike të shënuar nga 20 përpjekje për grusht shteti, sundim të zgjatur ushtarak, dy luftëra civile shkatërruese dhe gjenocid në Darfur. Lufta shpërtheu mes tensioneve mbi integrimin e RSF-së në ushtri pas grushtit të shtetit të vitit 2021, duke filluar me sulmet e RSF-së në objektet qeveritare në Khartum dhe qytete të tjera. Deri në fund të vitit 2023, RSF kontrolloi pjesën më të madhe të Darfurit dhe përparoi në Khartum, Kordofan dhe Gezira.

Vetëm uria ka vrarë rreth 522,000 fëmijë, ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve nga lufta, duke përfshirë viktimat nga dhuna, uria dhe sëmundjet, është edhe më i lartë; mijëra të tjerë mbeten të zhdukur ose janë vrarë në masakra të synuara, kryesisht të atribuuara RSF-së dhe milicive aleate. Në përgjigje të konfliktit, Shtetet e Bashkuara , Mbretëria e Bashkuar , Kanadaja dhe Bashkimi Evropian vendosën sanksione ndaj individëve, kompanive dhe subjekteve të lidhura me SAF-në dhe RSF-në për shkelje të armëpushimit, abuzime të të drejtave të njeriut dhe aktivitete destabilizuese.

Konflikti në Republikën Demokratike të Kongos- (Kivu, Ituri, Katanga) – Milici dhe luftë civile.

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Kongo

Në fillim të vitit 2025, luftimet midis forcave të sigurisë kongoleze dhe grupeve militante të udhëhequra nga M23 u përshkallëzuan me shpejtësi, duke kulmuar me kapjen e qendrës rajonale e Republikës Demokratike Lindore të Kongos (RDK; Kongo) në kufirin me Ruandën. Ruanda, mbështetësja kryesore e grupit të armatosur M23, mbështeti ofensivën e saj në RDK-në lindore me tre deri në katër mijë  trupa tokësore. Më 4 shkurt, M23 shpalli një armëpushim të njëanshëm. Midis 900 personave, sipas vlerësimeve të OKB-së, dhe 2,000 personave, sipas vlerësimeve të qeverisë kongoleze, u vranë në ofensivë. Me një milion kongolezë që kërkojnë strehim jashtë vendit dhe njëzet e një milion njerëz në vend që kanë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore, ushqimore dhe të tjera, RDK përfaqëson një nga krizat më të mëdha dhe më vdekjeprurëse humanitare në botë. Që nga viti 1996, konflikti në lindje të Kongos ka çuar në afërsisht gjashtë milionë vdekje.

Burkina Faso, Mali, Niger (Zona e Sahelit) – Kryengritje xhihadiste dhe kundërpërgjigje shtetërore.

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Sahel

Rajoni qendror i Sahelit, që përfshin Burkina Fason, Malin dhe Nigerin, aktualisht po përballet me një luftë komplekse dhe të vazhdueshme kundër grupeve të armatosura islamike të lidhura me al-Kaedën (JNIM) dhe të ashtuquajturin Provinca e Shtetit Islamik Sahel. Këto vende po përjetojnë nivele të larta dhune nga grupet e armatosura jo-shtetërore, me zhvendosje të konsiderueshme të popullatave dhe qasje të kufizuar humanitare. Situata është komplikuar më tej nga grushtet e shtetit ushtarak në të tre vendet, duke çuar në formimin e Aleancës së Shteteve të Sahelit (AES) dhe një ndryshim në shtrirjen e politikës së jashtme drejt Rusisë. Konflikti nisi në vitin 2011

Deri në vitin 2015, lufta në Mali ishte përhapur në Burkina Faso dhe Niger , gjë që çoi në luftime të ashpra dhe kriza humanitare në të dy vendet.

Konflikti në Nigeri arriti gjithashtu kulmin përpara se një ofensivë e koalicionit në vitin 2015 t'i detyronte kryengritësit të qetësoheshin. Deri në vitin 2019, efektet e konfliktit në të gjithë rajonin filluan të përshpejtoheshin për shkak të pakënaqësisë brenda popullsisë dhe për shkak të paaftësisë së supozuar për të trajtuar konfliktin. Këto pikëpamje çuan në një seri grushtesh shteti në Mali, Burkina Faso, Niger, Sudan, Çad dhe Guine, të cilat çuan në etiketimin e rajonit si një "rrip grushti shteti". Komiteti Përgatitor i Unionit të Mjekëve Sudanezë raportoi se mbi 522,000 foshnje kanë vdekur nga kequshqyerja. Sipas një raporti të publikuar nga Le Monde në nëntor 2024, lufta mund të ketë vrarë mbi 150,000 civilë përmes numrit të përgjithshëm të bombardimeve, masakrave, urisë dhe sëmundjeve. Numri total i vdekjeve ka të ngjarë të jetë dukshëm më i madh se 150,000. Një raport i nëntorit 2024 nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër vlerësoi më shumë se 61,000 vdekje vetëm në shtetin e Khartumit, për periudhën midis prillit 2023 dhe qershorit 2024.

Myanmar – Konflikt civil që nga grushti i shtetit në 2021.

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Myanmar

Lufta civile në Myanmar e njohur edhe si lufta civile birmaneze, është një luftë civile e vazhdueshme që nga viti 2021. Ajo filloi pas kryengritjeve të gjata të Myanmarit, të cilat u përshkallëzuan ndjeshëm në përgjigje të grushtit të shtetit të vitit 2021 dhe shtypjes së dhunshme pasuese të protestave kundër grushtit të shtetit. Qeveria e Unitetit Kombëtar në mërgim (NUG) dhe organizatat kryesore të armatosura etnike hodhën poshtë Kushtetutën e vitit 2008 dhe në vend të kësaj bënë thirrje për një shtet federal demokratik. Përveç angazhimit në këtë aleancë, qeveria në pushtet e Këshillit të Administratës Shtetërore (SAC), gjithashtu përballet me forca të tjera anti-SAC në zonat nën kontrollin e saj. Kryengritësit janë të ndarë në qindra grupe të armatosura të shpërndara në të gjithë vendin. Që nga marsi i vitit 2023, Kombet e Bashkuara vlerësuan se që nga grushti i shtetit në shkurt të vitit 2021, 17.6 milionë njerëz në Mianmar kishin nevojë për ndihmë humanitare, ndërsa 1.6 milionë ishin zhvendosur brenda vendit dhe mbi 55,000 ndërtesa civile ishin shkatërruar. Më 28 mars 2025, tërmeti i vitit 2025 në Myanmar goditi vendin, duke thelluar krizën humanitare të vendit dhe duke zhvendosur fokusin e luftës civile. Rezistenca, junta dhe EAO-të deklaruan të gjitha armëpushime të ndryshme unilaterale që u respektuan në shkallë të ndryshme.

Lufta në Siri

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Siri

Lufta civile siriane është një konflikt i vazhdueshëm në Siri që filloi me revolucionin sirian në mars të vitit 2011, kur pakënaqësia popullore ndaj regjimit ba'athist të sunduar nga Bashar al-Assadi shkaktoi protesta në shkallë të gjerë dhe tubime pro-demokraci në të gjithë Sirinë. Regjimi i Asadit iu përgjigj protestave me forcë, duke shkaktuar një luftë civile që kulmoi me rënien e regjimit të Asadit në dhjetor 2024. Të gjitha fraksionet revolucionare u bashkuan në qeverinë e përkohshme siriane deri më 12 mars 2025. Bashar Al Assad ndodhet në Rusi ku ka marrë azil politik nga Presidenti Vladimir Putin, ndërsa Siri aka hyrë në një epokë të re. Udhëheqësi i rebelëve të Sirisë që rrëzuan presidentin Bashar Al- Assad është emëruar president i përkohshëm i vendit të mërkurën. Ahmad Al-Sharaa, një rebel dikur i lidhur me Al-Qaidan është kreu i grupit, Hayat Tahrir al-Sham (HTS) është shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara.

Irani–Izraeli, luftë e vjetër me zhvillime të reja

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Teheran

Lufta më e re me një histori të vjetër nga pas nisi në qershor të vitit 2025. Më 13 qershor 2025, Izraeli nisi “Operacion Rising Lion”, duke goditur mbi 100 vende strategjike iraniane, fabrikat e raketave, bazat ushtarake, qendrat bërthamore dhe objektiva aleate, duke vrarë të paktën 224 persona, duke përfshirë shkencëtarë bërthamorë dhe gjeneralë të IRGC-së. Pjesë e operacionit ishin edhe Mossad dhe ekipet e dronëve të implikuara në sabotimin e sistemeve iraniane të mbrojtjes ajrore përpara sulmeve. Agjencitë iraniane të lajmeve raportuan se sulmet rezultuan në vdekjen e të paktën 224 personave dhe plagosjen e mbi një mijë të tjerëve, shumë prej të cilëve ishin civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, dhe përfshinin shkatërrimin e infrastrukturës civile, siç janë objektet e energjisë, spitalet dhe ndërtesat e banimit. Por këto sulme patën dhe kundërpërgjigje. Irani lëshoi më shumë se 400 raketa balistike dhe drone, rreth 40 penetruan mbrojtjen në Izrael, duke vrarë 24 civilë dhe plagosur qindra të tjerë.

Sulmet ndaj Tel Aviv, Haifa, Bnei Brak dhe Bat Yam shkaktuan viktima dhe dëme materiale – duke përfshirë shkatërrimin e objektivave civile dhe institucioneve si ambasadat amerikane. Në Izrael raportohet se ka 24 viktima dhe qindra të plagosur. Izraeli synon të ndalë programin bërthamor dhe të dobësojë regjimin Iranian, ndërsa Irani ka paralajmëruar kundërdëmtime ndaj bazave perëndimore në rajon. Ky konflikt ka pasur dhe ndërhyrje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por deri më tani roli i Presidentit Donald Trump nuk është shumë i qartë, pasi nuk ka folur për armëpushim, por për një ‘fund’./ZËRI/

6 ORE ME PARE

Trump i pavendosur: Mund ta godas Iranin, por edhe mund të mos e godas!

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri deklarata të shkurtra për median nga Shtëpia e Bardhë. Kur u pyet për përfshirjen e mundshme të SHBA-së në një sulm ndaj Iranit, ai e shmangu përgjigjen direkte.

"Nuk mund ta them këtë,"- tha ai, duke shtuar me tonin e tij karakteristik: Mund të sulmojmë, mund të mos sulmojmë. Askush nuk e di se çfarë dua të bëj. Ajo që mund të them është se Irani ka shumë probleme dhe dëshiron të negociojë.

Presidenti i SHBA-së përsëriti gjithashtu një qëndrim që e ka shprehur vazhdimisht ditët e fundit, duke argumentuar se Teherani duhet të kishte treguar një gatishmëri më të madhe për të negociuar para sulmit të Izraelit. Në të njëjtën kohë, ai zbuloi se negociatorët iranianë "kanë lënë të kuptohet se mund të shkojnë për të diskutuar në Shtëpinë e Bardhë", por për Trump është shumë vonë.

"Negociatat janë të vështira sepse është tepër vonë për diskutime. Ka një ndryshim të madh midis situatës aktuale dhe situatës së një jave më parë,"-shtoi Trump në deklaratën e tij. Ai e përshkroi Iranin si një vend plotësisht të pambrojtur, ndaj theksoi se ka vetëm një zgjidhje për ta.

"Ka vetëm një zgjidhje me dy fjalë të thjeshta: dorëzim pa kushte,"-tha Trump, duke e mbyllur pa dhënë përgjigje konkrete para mediave. 

Ndërkohë dje, në Shtëpinë e Bardhë, Trump mblodhi për më shumë se një orë Këshilltarët e Sigurisë, por askush nuk e di se çfarë u diskutua gjatë takimit. E vetmja gjë që dihet me siguri është se kryefjala e bisedave ka qenë çështja e Iranit./ZËRI

7 ORE ME PARE

Analiza e CNN: Çfarë planifikon të bëjë Trump për Iranin...bota po pret Presidentin

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Foto ilustruese

SHBA- Me largimin e tij të nxituar nga samiti i G7-ës dhe thirrjet e tij për një dorëzimin pa kushte të iranianëve, presidenti amerikan, Donald Trump po i mban ende "kartat e mbyllura". Ai ende nuk e ka lënë të kuptohet nëse do të përfshihet ushtarakisht kundër Iranit.

Deklaratat mistike të presidentit amerikan për diçka "të madhe" që do të ndodhë, mund të nënkuptojnë çdo gjë. Trump mund ta ketë fjalën për një marrëveshje paqeje, ose për përfshirjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit.

Qasja e ndërlikuar e Trump ndaj luftërave

Presidenti amerikan nuk i përshtatet "kalibrit" të politikanëve të vjetër republikanë në çështjen e politikës së jashtme dhe luftërave. Trump nuk është i prirur të fillojë luftëra. Një përfshirje e mundshme në ndonjë operacion kompleks, afatgjatë dhe të kushtueshëm do të rezultojë në humbjen e ushtarëve amerikanë, gjë që nuk është politikisht e qëndrueshme.

Synimet e Donald Trump duket se ndryshojnë nga ato të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka deklaruar se do t'i japë fund armiqësive vetëm kur të jenë zhdukur dy kërcënimet "ekzistenciale" ndaj Izraelit, pra Palestinës (Hamasit) dhe Iranit.

Por u duhet ndihma e amerikanëve! Sidomos për shkatërrimin e objekteve bërthamore të Fordow-t, që janë të ngritura në mes të një mali dhe nuk mund të depërtohen lehtësisht nga jashtë. Izraeli mund të mos ketë pasur domosdoshmërisht nevojë për ndihmën amerikane deri më tani, përtej sigurimit të municioneve, por për neutralizimin e objektivit të rëndësishëm i duhet Amerika. Për të shkatërruar një infrastrukturë kaq të blinduar mirë, nevojitet bomba GBU-57 MOP, të cilën e kanë vetëm amerikanët.

Por Trump nuk e ka vendosur nëse do  të futet apo jo në luftë. Deri më tani është mjaftuar me paralajmërime. Ndaj e gjithë bota ka sytë nga Shtëpia e Bardhë, sepse një vendim mund të ndryshojë gjithë kursin e historisë. Mund të sjellë paqe, por edhe Luftën e Tretë Botërore./ZËRI

 

7 ORE ME PARE

"Netanyahu e ka tejkaluar Hitlerin", Erdogan i del në krah Iranit: Mbrojtja ndaj Izraelit, e drejtë legjitime

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka folur për konfliktin në Lindjen e Mesme, duke theksuar mbështetjen për të drejtën e Iranit për vetëmbrojtje kundër Izraelit. 

“Është një e drejtë shumë e natyrshme, legjitime dhe ligjore për Iranin që të mbrohet nga banditizmi dhe terrorizmi shtetëror i Izraelit”, tha udhëheqësi turk, duke pretenduar se "Netanyahu e ka tejkaluar prej kohësh Hitlerin mizor në krimin e gjenocidit".

Duke folur para grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet, presidenti turk tha të gjitha institucionet janë në gatishmëri të lartë në lidhje me efektet e mundshme të këtyre sulmeve ndaj Turqisë. Erdogan paraljmëroi se po bën përgatitje për çdo lloj skenari.

"Vetëmbrojtja e Iranit kundër kësaj sjelljeje grabitqare të Izraelit, kundër këtij regjimi shtetëror terrorist, është një e drejtë plotësisht e natyrshme, ligjore dhe legjitime. Irani ka marrë një sulm të qartë nga një vend që nuk njeh ligjin, nuk njeh rregullat, nuk ka parime.  E përsëris: Heshtja përballë këtij agresioni, kësaj shpërfilljeje të rregullave, këtij terrorizmi shtetëror dhe grabitjeje, do të thotë që ju pranoni atë që po ndodh. Jo vetëm ata që mbështesin guximin e Izraelit, por edhe ata që heshtin, kanë gjakun e civilëve, foshnjave dhe fëmijëve të vrarë në duart dhe në flokët e tyre, dhe ky gjak nuk do të lahet kurrë", tha presidenti turk.

Presidenti turk theksoi gjithashtu se që nga 13 qershori, kur filloi konflikti midis Izraelit dhe Iranit, ai është angazhuar në një aktivitet të dendur diplomatik, duke kujtuar se ka folur dy herë me presidentët e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe të Iranit, Masud Peskov, si dhe me udhëheqës të rajonit tonë, si dhe me presidentin rus Vladimir Putin. Ai deklaroi se Turqia mund të flasë me Iranin dhe po bën përpjekje për të zgjidhur çështjen bërthamore iraniane përmes mjeteve diplomatike./ZËRI

 

7 ORE ME PARE

"Dasma e Kuqe"/ Si u frymëzua Izraeli për të sulmuar Iranin nga seriali "Game of Thrones"?

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Foto ilustruese

TEL AVIV- I frymëzuar nga seriali televiziv i njohur "Game of Thrones", duket se ky ka qenë plani kompleks i Izraelit për të eliminuar udhëheqjen ushtarake të Iranit dhe për t'i dhënë një goditje të rëndë regjimit të Teheranit. Plani i suksesshëm, i cili rezultoi në vrasjen e figurave kryesore në Iran, nga ushtria, politika dhe shkenca, u quajt "Dasma e Kuqe", si titulli i një episodi në fillim të serialit. Në këtë episod një familje e tërë praktikisht shfaroset në dasmë.

Korrespondenti i Ushtisë i portalit "Walla", Amir Bukhbut, publikoi materiale mbi planin për të eliminuar udhëheqjen ushtarake iraniane, i cili u zhvillua nga AMAN (Shërbimet Sekrete Izraelite) dhe Forcat Ajrore para fillimit të luftës që është ende në vazhdim. Emri i koduar për operacionin, i cili eliminoi figura të larta në regjimin e Ajatollahut, u huazua nga Izraeli nga seriali televiziv "Game of Thrones".

Burime nga Ushtria thanë se operacioni ishte planifikuar në prag të fantazisë, por përfundimisht u bë e mundur të llogaritej dhe të arrihej me saktësi dhe precizion eliminimi i kokave të udhëheqjes së Ushtrisë.

Kështu, 10 gjeneralë u ekzekutuan për 12 minuta!

Vrulli i operacionit duket i pashembullt dhe kompleks, pasi edhe ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, në një intervistë para se gjithçka të ndodhte paralajmëroi se do shihnim diçka që "do habiste botën".

"Ne kemi përgatitur një sërë surprizash,"- tha ai në mënyrë enigmatike.

Si u zhvillua operacioni "Dasma e Kuqe" nga nëntori deri në mars?

Në fund të nëntorit 2024, pothuajse dy muaj pas sulmit të paprecedentë të Izraelit ndaj udhëheqjes së Hezbollahut me dronë, shërbimet izraelite të sigurisë vendosën të fillonin përgatitjet për një operacion të madh në Iran që synonte t'i jepte një goditje të rëndë programit të tij bërthamor. Forcat izraelite ende po luftonin kundër Hezbollahut në Liban, por oficerë të lartë të inteligjencës dhe forcave ajrore paralelisht mbylleshin nga 10 orë në ditë në një hotel në Izraelin qendror duke hartuar objektivat kryesorë që mund të goditeshin me efekt maksimal. Udhëheqja e Shtabit të Përgjithshëm u përqendrua në mbrojtjen ajrore, dronët, raketat, si dhe në elementët e programit bërthamor.

Çështja e raketave në veçanti ishte thelbësore. Kjo për shkak se Irani ka një numër shumë të madh raketash në arsenalin e tij, por i ka të ndara në shumë pak grupe. 

Pas takimit të lartpërmendur, pasoi një tjetër takim me 120 oficerë, nga nënkolonelët deri te gjeneralët e brigadëve në selinë e Njësisë së Inteligjencës Elektronike 8200, për të analizuar informacionet që kishin dhe për të formuluar një plan veprimi.

Ata po kërkonin një përgjigje për pyetjen: Si mund të depërtonin në mbrojtjen e Iranit dhe të godisnin pikat kyçe?

Në këtë kontekst, një pjesë kyçe e operacionit izraelit ishte transporti dhe aktivizimi i dronëve në "zemër" të Iranit. Agjentët e Mossadit transportuan dronë pa pilot dhe i vendosën brenda Iranit. Këta dronë u aktivizuan në kohën e duhur, duke goditur pikat kyçe të lartpërmendura. Deri në shkurt, ishte marrë vendimi për të nisur sulme paralele ndaj objektivave të ndryshme me qëllim hapjen e një korridori ajror të mbrojtur nga Izraeli në Iran. Deri në mars, plani ishte përfunduar. 

Emri i koduar

Në fund, operacioni i fshehtë, i cili kërkonte saktësi maksimale, u kodua “Dasma e Kuqe” sipas skenës në “Game of Thrones” ku ndodh një masakër në sfondin e një dasme. Ai u bë simbol i muajve të tërë përgatitjesh intensive nën mbulesën e mosveprimit në frontin iranian, duke kulmuar në një sulm brutal që synonte thyerjen e shtyllës kurrizore të armikut me një ofensivë ushtarake të karakterizuar nga kreativiteti dhe surpriza.

*Në serialin Game of Thrones: Dasma e Kuqe ishte një masakër që ndodhi gjatë Luftës së Pesë Mbretërve, e organizuar nga Lord Walder Frey si hakmarrje kundër Robb Stark, Mbretit sundues në Veri, për thyerjen e paktit martesor midis Shtëpisë Stark dhe Shtëpisë Frey. Masakra u autorizua nga Shtëpia Lannister, e cila kërkoi t'i jepte fund rebelimit të Robb kundër Fronit të Hekurt.

Nga teoria në praktikë

Sipas burimeve të lartpërmendura, më shumë se 200 avionë luftarakë sulmuan më shumë se 100 objektiva në të gjithë Iranin. Çdo skuadrileje iu dha një listë objektivash prioritare sipas sektorit. Detyra kryesore ishte të kapërceheshin distancat midis objektivave dhe të eliminoheshin udhëheqësit, përfshirë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe anëtarët e komandës iraniane. Disa u vranë në shtëpitë e tyre, të tjerë në pozicionet komanduese.

Vrasjet e suksesshme ishin një goditje kritike për regjimin e Ajatollahëve: në momentet e para pas sulmit, kur ushtria dhe Garda Revolucionare (IRGC) po përpiqeshin të kuptonin se çfarë po ndodhte dhe të jepnin urdhra, askush që mund të merrte vendime. Që në orët e para u bë e qartë se tre nga komandantët më të lartë ushtarakë të regjimit ishin vrarë: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Mohammad Hossein Bagheri, komandanti i IRGC-së Hossein Salami dhe komandanti i selisë së "Khatem al-Anbiya", Hatem Gholam-Ali Rashid.

Lista u zgjerua më vonë.

Figurat e eliminuara nuk ishin vetëm udhëheqës, por edhe "idhuj" të sigurisë jo vetëm në Iran, por në të gjithë botën. Sipas burimeve, me kalimin e kohës, operacioni mund të njihet si një pikë kthese dhe ndikimi i tij do të mbetet një goditje që do të mbahet mend për dekada të tëra./ZËRI

7 ORE ME PARE

Provokon sërish "Charlie Hebdo": I pari që zbulon datën e vdekjes së Khameneit fiton udhëtim në Teheran

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
"Charlie Hebdo"

FRANCË- Në stilin e saj të njohur, revista satirike "Charlie Hebdo" po komenton konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Në kopertinën e saj të re, shfaqet udhëheqësi suprem fetar i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Në karikaturën, në krah është paraqitur dita e tij e lindjes. Ndërsa një pikëpyetje shfaqet në vend të datës së vdekjes së tij.

Me satirë, titulli i revistës shkruan: Personi i parë që gjen datën e vdekjes së Khameneit fiton një udhëtim në Teheran!

Kopertina e tyre vjen pas një sërë deklaratash, si nga Izraeli, edhe nga presidenti amerikan Donald Trump. Ky i fundit tha dje se ishin në dijeni të vendndodhjes së liderit islamik, por shtoi nuk kanë ndërmend që ta vrasin ende./ZËRI

7 ORE ME PARE

Lufta në pikën kritike! BBC: Trump ka në dorë të ardhmen e Lindjes së Mesme

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Izrael-Iran

SHBA- Nga Frank Gardner

Ky konflikt tani ka arritur në një pikë kritike. Ajo që Donald Trump vendos të bëjë ose të mos bëjë mund të përcaktojë atë që do të ndodhë më pas në Lindjen e Mesme.

Transmetimi i sotëm televiziv nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka shpërndarë çdo shpresë të gabuar që Republika Islamike ishte gati të kërkonte paqe.

Përkundrazi, Ajatollah e ka kërcënuar Trumpin, me hakmarrje të tmerrshme nëse Amerika bashkohet me sulmet e Izraelit.

Irani mund të jetë dobësuar rëndë, jo vetëm nga sulmet ajrore të vazhdueshme izraelite të ditëve të fundit, por edhe nga humbja ose çmontimi i aleatëve të tij rajonalë në Liban, Siri dhe Gaza.

Por prapëseprapë mund të shkaktojë shumë dëme. Në krye të listës së objektivave të saj, nëse SHBA-të sulmojnë Iranin, do të jenë bazat e shumta amerikane të shpërndara përgjatë Gjirit. Selia e Flotës së 5-të të Marinës Amerikane në Mina Salman në Bahrein është një objektiv i dukshëm, por edhe bazat e Amerikës në Irak dhe Kuvajt janë të tilla.

Por nuk mbaron me kaq. Sulmi masiv me dronë i shtatorit 2019 ndaj industrisë petrokimike të Arabisë Saudite ishte një mësim i dobishëm se sa të cenueshme janë asetet ekonomike të Gjirit ndaj raketave dhe dronëve iranianë.

Nëse regjimi iranian do të ndiente se mbijetesa e tij ishte në rrezik, ose nëse do të vendoste që fqinjët e tij arabë të Gjirit ishin bashkëpunëtorë në sulmin ndaj tij, atëherë mund të tundohej të sulmonte impiantet e desalinizimit, terminalet e eksportit të naftës ose edhe të minonte Ngushticën strategjike të Hormuzit, duke mbytur gati 30% të furnizimeve botërore me naftë.

Përkthyer dhe përshtatur nga BBC

8 ORE ME PARE

Lufta Izrael-Iran, kryeministri britanik thërret takimin urgjent "Cobra"

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer

MBRETËRI E BASHKUAR- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, do të kryesojë një takim të komitetit të emergjencës Cobra, që do të zhvillohet të mërkurën për të diskutuar situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme.

Një zëdhënës i Downing Street thotë se qëndrimi i Mbretërisë së Bashkuar është pro çtensionimit të situatës.

 “Kjo është një situatë që po evoluon jashtëzakonisht shpejt dhe ne po punojmë me partnerët për të përsëritur nevojën për t’iu rikthyer diplomacisë”, shton zëdhënësi.

Qeveria thotë se britanikët në Izrael duhet të "ndjekin këshillat e autoriteteve lokale për të qëndruar pranë strehimoreve".

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar thotë se anëtarët e familjeve të stafit në Ambasadën Britanike në Tel Aviv dhe konsullatën britanike në Jerusalem janë tërhequr përkohësisht si masë paraprake.

Në këshillat e saj të fundit për udhëtimin për Izraelin, thuhet se ambasada dhe konsullata ende po kryejnë punë thelbësore, duke përfshirë shërbimet për shtetasit britanikë.

9 ORE ME PARE

'Dorëzohuni'! Lideri i Iranit i përgjigjet Trump: Izraeli ka bërë gabim, nëse SHBA sulmon do përgjigjemi

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Ali Khamenei

IRAN-Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se vendi i tij nuk do të pranojë thirrjen e Presidentit amerikan Donald Trump për një dorëzim të pakushtëzuar. Deklaratës së SHBA ai iu përgjigj me një kërcënim, teksa tha se nëse sulmojnë, do të "shpërblehen" me dëm të pariparueshëm. 

"Kushdo që e njeh Iranin, popullin dhe historinë e tij nuk do t'i drejtohej kurrë këtij kombi me tone kërcënuese, sepse Irani nuk do të dorëzohet. Amerikanët duhet ta dinë se çdo ndërhyrje ushtarake nga ana e tyre padyshim që do të shpërblehet me dëm të pariparueshëm. Ky komb nuk do t'i dorëzohet askujt përballë imponimit. Izraeli ka bërë një gabim të madh dhe do të ndëshkohet", u shpreh Khamenei.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ndodhet në një bunker nëntokësor në zonën Lavizan, në verilindje të Teheranit. Ai u largua disa orë pasi Izraeli nisi sulmet e tij ndaj kryeqytetit iranian.

12 ORE ME PARE

Hakera izraelitë godasin Iranin me sulm masiv kibernetik

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
FOTO ILUSTRUESE

IRAN- Grupi i hakerëve pro-izraelitë "The Predatory Sparroë" ka njoftuar një sulm të ri kibernetik kundër bursës më të madhe të kriptomonedhave në Iran, pas sulmit kibernetik të djeshëm në bankën kryesore të Republikës Islamike. Bursa Nobitex u sulmua raportojnë ata, ndërsa kërcënuan se do të zbulonin të të gjitha informacionet e brendshme të bursës brenda 24 orëve, duke akuzuar Novitec për financimin e terrorizmit iranian dhe kështu anashkalimin e sanksioneve ndërkombëtare.

Grupi i cili publikisht njihet me emrin, Gonjeshke Darande, shtoi se ka fshirë gjithashtu të dhënat e sistemit bankar shtetëror.

“Kjo është ajo që u ndodh institucioneve të dedikuara për të mbështetur fantazitë terroriste të diktatorit”, shkroi grupi në X.

Bank Sepah nuk ka komentuar publikisht për sulmin, i cili ndodhi pasi disa njerëz në Teheran u evakuuan gjatë natës pas paralajmërimit të kobshëm të Presidentit Trump. Ndërsa hakerat njihen për ekzagjerimin e ndikimit të sulmeve të tyre, Predatory Sparroë në fakt ka një histori të gjatë sulmesh shkatërruese ndaj infrastrukturës iraniane.

12 ORE ME PARE

Irani i përgjigjet SHBA-së: Nëse përfshiheni në konflikt do të përballeni me pasoja të rënda

Palët nuk bëjnë pas! Udhëheqësi iranian: Beteja filloi!
Ali Bahreini

IRANI- Irani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se çdo përfshirje e drejtpërdrejtë në fushatën ushtarake të Izraelit do të hasë në një përgjigje të fortë nga ana e Teheranit.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori iranian në OKB, Ali Bahreini, gjatë një deklarate për mediat në Gjenevë. Sipas Bahreinit, SHBA-të shihen si bashkëfajtore në veprimet që po ndërmerr Izraeli dhe nëse përfshihet drejtpërdrejt në konflikt, do të përballet me pasoja të rënda.

“Ne nuk do të hezitojmë të mbrojmë popullin tonë, sigurinë dhe territorin. Përgjigjja jonë do të jetë serioze, e ashpër dhe pa kufizime”, tha ai.

Ndërkohë Donald Trump, po shqyrton mundësinë që Shtetet e Bashkuara të bashkëpunojnë me Izraelin për të goditur objektiva bërthamore iraniane, përfshirë edhe kompleksin në Fordow. Megjithatë, raportohet se nuk ka ende një dakordësi të plotë mes këshilltarëve më të afërt të presidentit për këtë hap të mundshëm. 

Poll

MOS HUMB